" Syte pasqyra e zemres "

Зngjεll

___________
Thone se " Syte jane pasqyra e zemres " !!!
Duke vezhguar me thellesisht , duhet atehere te shohim ate qe komplotohet ne brendesine e nje qenie-je qe vezhgojme .
Nese eshte ky rast , nese eshte kaq e thjeshte te lexosh ne shikimet e njerezve sesa ne nje roman , atehere perse nuk mundemi te shohim ate qe ndodh tek njerzit qe na rrethojne ?.
Shikoj syte e tyre , i vezhgoj , i sodis , i studioj dhe me te gjitha keto , nuk shikoj cfare po kerkoj.
Shikoj mire qe ka dicka ne shikimin e tyre !
Shikoj nje siguri dhe nje force te madhe , sikur duan te verbojne ata qe duan ta shohin
Per nje cast shume te shkurter arrita te heq mbulesen ,dhe pashe gjate kesaj kohe te shkurter , qe kishte dicka te tmerrshme dhe te forte.
Nuk munda ta shoh te verteten por kjo kohe me mjaftoi per te me turbulluar ne menyre te papershkrueshme.

Cfare fshehin njerzit pas nje shikimi ?

Gjate kesaj kohe , pata idene sikur hyra ne infinit,sikur gjithe dituria dhe bukuria e botes me ishte ofruar ne dhurate .
E me gjithe kete nuk shikoja akoma gjithcka .
Mendoj se syte jane çeles dhe jo pasqyre !!!
Dhe ne vezhgojme nga ky çeles per te tentuar te shikojme ate se cfare ndodh ne anen tjeter .

Atehere a vlen kjo thenie : Syte jane pasqyra e zemres ?

 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

po ashtu eshte ne te vertete......vetem syte bojqiell nuk i kuptoj dot asnjehere.....:(
Me duken sikur shprehin gjithcka,s'kane asgje per te fshehur.......te genjejne :(
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

vlen, sidomos te personat te cilet "flasin" shume me mimiken e tyre (fatkeqesisht bej pjes ne kte grup) dhe vetem nje shikim mjafton per ti then ato gjera qe me shume fjal mund ti thuash...

Jo gjithmon vlen...mu kujtua nje batut qe bera kur njeri me tha (bazuar ne shprehjen ne fjal)
"e shikoj nga syt qe nuk je e sinqert me mua"
Pergjigja ishte : boll shikove veten ne " pasqyr " LOL
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

Ndonjehere eshte shume e veshtire te kuptojme tjetrin se cfare do te thote ne te vertet edhe pse shikojme syte por dhe qe mund te na genjejne .
Njeriu eshte nje qenie shume e veshtire per tu kuptuar dhe zbuluar sado qe mundohemi ti kuptojme e zbulojme .
Mendoj se shprehja : Syte jane pasqyre e zemres, qendron ne disa raste por ne disa raste te tjera jo.
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

Зngjεll;154303 said:
Ndonjehere eshte shume e veshtire te kuptojme tjetrin se cfare do te thote ne te vertet edhe pse shikojme syte por dhe qe mund te na genjejne .
Njeriu eshte nje qenie shume e veshtire per tu kuptuar dhe zbuluar sado qe mundohemi ti kuptojme e zbulojme .
Mendoj se shprehja : Syte jane pasqyre e zemres, qendron ne disa raste por ne disa raste te tjera jo.

Ashtu eshte, kot ska dal fjala: te genjen sy per sy :bye:
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

syte tregojne shume ndjenja por syte e mi shprein gjithmone pasion kete ma thone gjithnje
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

Me terheq misteri qe fshehin njerezit pertej syve.. une do i ndaja ne kategori psh.. Dinaku do te te shohe vjedhurazi, dinakerisht. Nje i cilter do te te shohe embelsisht, pa hile, me qetesi. Por kemi edhe syte guximtare, ata qe nuk druhen nga shikimi yt, tipike te njerezve te drejtperdrejte. Por jane edhe syte e ndrojtur, ata duken sikur duan te mbrojne me xhelozi brendesine e tyre dhe perpiqen te shmangin cdo lloj "perplasje". Lista do behej shume e gjate.. Ne cdo rast, syte mund te behen nje mburoje shume e mire, ashtu si mund te transformohen edhe ne dritare te hapura kanat.. por asnjehere nuk mund te jene krejt te palexueshem, te pakten sipas meje.
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

Mendoj se kjo shprehje eshte me shum vend. Cdo njeri shikohet ne sy, e nese do te jesh I e zonja arrin te kuptosh se cfare do te thote e se cfare don te veproje. Une kam pasur nje shoqe qe arrija ta kuptonim njera-tjetren vetem me shikim..
Jo cdo njeri arrihet ta kuptosh, nuk duhet harruar se ka edhe nga ata qe jane dyftyresh e shume mire dine te veprojne ne ate menyre qe ne te verte jane…
Cfare fshehin njerzit pas nje shikimi ?
Mendoj se se nuk jemi ne ate grade saqe ta kuptojme 100 % se cfare fhshin jerizit apo ato qe na rrethoje, shoken miqte apo te dashurit tone!
Mund te fshehin shume gjera, nje veprim qe duhet bere, nje situate qe duhet ndryshur, nje dahsuri e pashprehur..
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

Per fat te keq syte shprehin gjithcka, edhe boshllekun e nje individi.

Syzet e diellit jane gjetje ideale.
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

po ashtu eshte ne te vertete......vetem syte bojqiell nuk i kuptoj dot asnjehere.....:(
Me duken sikur shprehin gjithcka,s'kane asgje per te fshehur.......te genjejne :(

po syckat jeshil i kupton?
 
Titulli: " Syte pasqyra e zemres "

mua me pelqen kjo shprehje dhe mendoj se eshte deri diku e vertete, pasi verehet qe nga menyra e te shikuarit, qe nga forma e syrit madje dhe ngjyra e syrit shprehin personalitetin e nje njeriu

personalisht, nje person e vleresoj goxha nga pamja ose syte, dhe nese kam paragjykuar ndonje person, ka dale e verteta qe mendoja

ka dhe raste psh, kur nje njeri eshte i gezuar "i qeshin syte"
ose kur eshte i dashuruar marrezisht me nje person "i shkelqejne syte"
nese mundohesh te depertosh ne thellesine e shpirtit, normal qe deperton me ane te shikimit ne sy dhe jane syte ato qe vleresojne cdo gje
 
syt e nje femre kurr mos i besoni...veprat e nje femre jane pasqyra e zemres...
 
une pas nje shikimi fsheh lotet .... se besoj qe ja vlen gjithmone ..... syte jane pasqyra e zemres , sidomos kur je duke fjetur :p
 
une pas nje shikimi fsheh lotet .... se besoj qe ja vlen gjithmone ..... syte jane pasqyra e zemres , sidomos kur je duke fjetur

ku te shkoi mendja me lal por mos harro se ka edhe nga ato njerez qe flejne me sy hapur :p

Jo, nuk eshte e vertete, jane te pakte ata individe qe i kupton qe ne shikim...

ve4rte qe eshte e veshtire po r te thuahs qe nuk ka nuk jam me te njetin mendim, pastaj varte se nese je i/e zonja per ti njohur... e per ti dalluar...
 
...ose sa te zote jane te tjeter per ti fshehur ndjenjat qe i burojne nga shpirti,qofshin te mira apo te keqia.....:)
 
...ose sa te zote jane te tjeter per ti fshehur ndjenjat qe i burojne nga shpirti,qofshin te mira apo te keqia.....

Jane tipe e tipe.. Ka nga ata qe jane shume te "pafashem" e e kuptojme direkte qe nga shikimi se cfare duan te arrijne, por ka edhe nga ata fingjillet e mbuluar qe per mua une i thith qe ne ajer...nuk ka gje me te veshtire e me te ulet kur shikon njerez qe mundohen te fshehin ate qe duan.. me duken shume te ulet...edhe une kete doja te thoja qe fshin qellime te mira apo te keqija...
 
kam pasur eksperience qe e verteton dhe si besoj me syve te femres po syve te mij

Normale besoj.. por te arrishe deri ne ate pike saqe mos ti besosh aspak syve te femres do te thote qe ti ja ul te gjith "autoritetin" asasj qe ke per krahe... duhet ta njohesh shuem mire e si pasoje te dalesh ne nje perfundim te tille...
 
Te kuptosh dike nga syte eshte e veshtire mund te genjejne,ralle jane njerzit qe mbrenda dhe nga jashte jane te njejt,....sa shume sy engjellor kam pare qe prapa fshehin djallin.
 
Syte,pasqyra e zemres....Besoj shume ne kete shprehje...
Shume gjeste,fjale dhe emocione askush me mire se syte nuk mund ti percjelle... :)
 
Syte jane pasqyra e shpirtit dhe zemres kur shef thell ne syte e nje neriu i shikon cfar ndjen ai person,kur dikush eshte i merzitur apo i gezuar, syte qeshin dhe qajne gezohen dhe friksohen.... me nje fjale une besoj ne kete thenie...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top