A eshte ende e veshtire te jesh femer ?

Зngjεll

___________
A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Ne kohet e sotme ka nje perparim te madh ne aspektin e barazise midis femerave dhe meshkujve.
Por ne shume raste punedhenesit nuk do te preferonin te punesonin nje femer per shkak te mungeses se saj ne pune per disa muaj psh: gjate lindjes se femijes etj, etj .
A nuk i bie qe ne kete rast te jete nje diskriminim ndaj femres?
Para se te filloja pune bera ne fillim nje takim pune ku me pyeten per shume gjera, por pyetjet e para ishin keto:
- A jeni e lire ne cdo moment gjate dites?
- A jeni e fejuar, e lire, e martuar?
- A keni femje?
- A keni ne projekt te beni femije tani afer ?
Dmth me qarte, per nje punedhenes "projekti femije" = ulje e te ardhurave potenciale.
Mgjt une mora nje shembull por kjo teme eshte bere per tu shqyrtuar nga ju, ne aspektet e pergjithshme ne jeten e nje femre.
Do desha te dija nese femrat e ketij forumi kane patur impresionin se gjate gjithe rruges se jetes se tyre jane ndjere te vuajtura ne nje menyre apo nje tjeter, e te qenit femer dhe jo nje mashkull.
Ndihemi ndonjehere se pergjithesisht (globalisht) kemi pershtypjen se ekziston nje tendence drejt barazise, ne me shume raste, ka nje renie?

 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Fatkeqesisht eshte e vertet,te jesh femer eshte e veshtire,,,,perballemi gjithmone me veshtiresi qe nje mashkull nuk i has ne jete.
Te jesh femer dhe te kerkosh nje pune eshte gjeja me e veshtire,,,sepse para se ai (shefi) te lexoj me vemendje CV tende do te shikoj njehere nga koka deri te kembet pastaj te jap nje vleresim...ne kete pike i thua vetes ..-Sa keq qe jam femer!
Ka dhe plote raste te tjera qe pabarazia femer-mashkull vihet ne dukje.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

- A jeni e lire ne cdo moment gjate dites?
- A jeni e fejuar, e lire, e martuar?
- A keni femje?
- A keni ne projekt te beni femije tani afer ?
Dmth me qarte, per nje punedhenes "projekti femije" = ulje e te ardhurave potenciale.

Fatmirsisht akoma sjam perballur me keto pyetje,meqe jama koma ne shkolle te mesme....megjithate,kur arrin nje fare moshe te caktuar,qe te duhet te ecesh vete ne jete,po eshte pjeserisht e veshtire.Puna eshte te dish si ta perballosh........:)
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Зngjεll;153982 said:

- A jeni e lire ne cdo moment gjate dites?
- A jeni e fejuar, e lire, e martuar?
- A keni femje?
- A keni ne projekt te beni femije tani afer ?

Po jam shume e lire, me pak kufizime :) ne rrethanat ku jam.

Jam beqare e dashuruar.

Nuk kam femije, akoma.

tani per tani nuk e coj neper mend.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Nuk jane keto pyetjet e diskutimit ju lutem lexojeni mire temenperpara se te beni nje koment . Keto ishin nje shembull qe ju solla nga jeta ime psh: po te shikoni pergjigjen e Ides them se i eshte pershtatur temes .
Diskutohet: Do desha te dija nese femrat e ketij forumi kane patur impresionin se gjate gjithe rruges se jetes se tyre jane ndjere te vuajtura ne nje menyre apo nje tjeter, e te qenit femer dhe jo nje mashkull.
Ndihemi ndonjehere se pergjithesisht (globalisht) kemi pershtypjen se ekziston nje tendence drejt barazise, ne me shume raste, ka nje renie?

Ju faleminderit :)
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Veshtiresia te qenit femer do te jete gjithmon. Veshtiresia, apo pengesat qe e bejne nje femer te jete me plot goje veper e me tedrejta te plota gjithmone do te kete pengesa sado qe me kalimine kohes behen shume lehtesime per to.

Eshte gjeja me e mire, e gjeja qe po luftojne per te bere apo sjelle nje barazi, por une mendoj se kjo gje kurre nuk do te jete e mundur per vete faktin se karakteri e menyra se si eshte krijuarnje femer ka ndryshim nga nje mashkull e kurre nuk mund te jene te barabarte, por jemi krenare qe te pakten perpara ligjin me aq sa dime te drejtat e femres nuk jane te humbura.

Mendoj se e ke shume gabim kur mendon se nje pundhenes i jep perparesi nje mashkull per ti dhene pune se sa nje femer, nuk jam me kete mendim mendoj se femra e ka me te lehte per te cfare ne kete drejtim, flas nga eksperjenca ime. nuk mendoj se eshte arsye lindja per te mos marre nje femer ne pune, thjeshte pundhenesi don mashkull ne pune, ashtu sic ka nga ato qe duan femra, ne punen e ambjentete tyre.


Nuk shikoj gje diskriminim ne ke te shembull thjeshte eshtee drejta e pundhenesit.

 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Зngjεll;154015 said:
Nuk jane keto pyetjet e diskutimit ju lutem lexojeni mire temenperpara se te beni nje koment . Keto ishin nje shembull qe ju solla nga jeta ime psh: po te shikoni pergjigjen e Ides them se i eshte pershtatur temes .
Diskutohet: Do desha te dija nese femrat e ketij forumi kane patur impresionin se gjate gjithe rruges se jetes se tyre jane ndjere te vuajtura ne nje menyre apo nje tjeter, e te qenit femer dhe jo nje mashkull.
Ndihemi ndonjehere se pergjithesisht (globalisht) kemi pershtypjen se ekziston nje tendence drejt barazise, ne me shume raste, ka nje renie?

Ju faleminderit :)
shumica
e femrave ktu lal sdine ceshte jeta dhe ja fusin kot kam pershtypjen se kur ti bije b.. ne uje sdo dine te presin as buken me thike te jesh femer eshte e veshtie po te meresh me punen e femres nese je tip ku rafsha mos u vrafsha te jesh femer eshte avantazh se ben qef sa te dush
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Sikur te ishin vetem kto veshtirsite e nje femre...periudha e barres:)
Edhe pse ka femra shume /teper aktive qe deri ne muajin e 9 jan ne pune dhe pas lindjes rrine shume pak ne shtepi, dhe arrine ti bejne ball dhe punes dhe bebes( ushqimi natyral)..
Une se shof si nje pengese barren per nje femer...
Besoj qe dhe angazhuesi duhet te marri parasysh qe dhe kto femra duhet te punojne, duhet te ken dhe femije dhe familje.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

tani persa i perket veshtiresise kur nje femer behet nene pra kur lind femije mund te themi qe kjo ehste nje nga veshtiresite me te bukura qe mund ti ndodhe nje femre ,,no matter se cfare heq deri ne momentin qe e lind apo ede kur fillon ta rrise ,,, persa i perket apesktit femer ne lidhje me meshkujt kjo ehste dicka qe keshtu ka per te qene gjithmone ,,mashkulli ngelet superior ne shume ane ,,gjithsesi mendoj se nuk ehste nai gje e veshtire te jesh femer ,,por ama ne ditet e sotme me e veshtire ehste te jesh femer budallaqe dhe jo inteligjente dhe jo thjesht femer keshtu qe une vetem ketu mund te ndjehem keq se smund te di dicka por jo se jam femer ,,,pastaj per pune shpie nuk jam dakort ..vetem ketu nuk jam dakort qe femrat duhet ti bejne punet e shpise
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

A nuk i bie qe ne kete rast te jete nje diskriminim ndaj femres?

Nuk arrij te kuptoj qellimin e temes..Pse te jete diskriminim?
Eshte ligji i natures, femra eshte femer dhe eshte mese normale te kete femij.
Nuk do te thote qe ajo sdo punoje por krahasuar me turnet e burrit do beje dicka me te kufizuar. Qofte se nje femer vendos te krijoje familje ather duhet te kete te qarte qe femra eshte ajo qe rrit femijt, eshte ajo qe kujdeset me shume ndaj familjes. Duhet te gjej nje kompromiz. Pse te jete diskriminim? Aspak. Burri qe ska shqetesime te tilla duhet te punoje me shume, me orare me te gjata. Te pakten kur femijt jane te vegjel. Nuk shoh asgje anormale ketu.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Nese nje liber, poezi, poeme, ceshtje do arrihej te lexohej vertet ashtu si duhet dihet qe ia gjejme kuptimin dhe thelbin .
Sigurisht qe eshte nje diskreminim dhe pikerisht ketu ku jetoj une te pakten eshte bere nje ceshtje qe po diskutohet pak shpesh sepse nese e ve re tek ai shembull i jetes time kur me moren ne pyetje per punen para se te filloja me bene ato pyetje te cilat nuk e kuptoj rendesine e tyre per mua ndersa per ata (dmth punedhenesit) ka rendesi sepse nese do punojne nje femer qe pas nje muaji ne pune bie bie shtatezane ata do jene te detyruar ta paguajne per lejen e shtatezanise kur ajo ka vetem nje muaj pune, uroj te me kuptosh ku po dal . Dhe te tilla pyetje nuk i behen mashkullit : A ke ndermend te beni nje femije ?
A keni femije ?
E pra ketu del ky diskriminin per femren dhe jo per mashkullin ? Atehere kjo gje i bie qe te mos jemi te barabarte me meshkujt.
Tjeter gje, une temen se kam hapur vetem per kete pike por ne pergjithesi ne cdo lloj fushe, une mora nje shembull qe te kuptonit thelbin e kesaj ceshtjeje dhe mesa shoh disa jane kapur tek shembujt .
A jeni ndjere te pabarabarte me nje mashkull, te pa diskreminuar nga mashkulli, gjate jetes tuaj ? A keni ndjere pershtypjen se barazia mashkull-femer eshte si pak ne renie?
Mendoj se thelbin e nje ceshtje mund ta gjejme nga leximi me vemendje dhe arsyetimi i shembujve te cilat te cojne ne krijimin e idese per kete ceshtje .
Nuk ka te bej me mardheniet burre-grua ne cift apo ne shtepi anetar te nderuar
Ju pershendes
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

E eshte e veshtire po nuk do kisha preferuar te isha mashkull fundja dhe ata per shume gjera jane te diskriminuar nga ne femrat
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

tani ti hapesja e temes ke shume te drejte per ceshtjen qe shtron. keta qe jane eprgjigjur me sa shof une nuk jane ne marredhenie pune akoma, pra sjane ndeshur me situata te tilla ku femra diskriminohet.
ne ate pyetesorin tend, ata qe te paskan marre ne interviste ty kane qene meshkuj, ose jane pyetje te bera nga meshkujt.
Ne shoqerine e sotme kapitaliste te dashur forumiste, nuk do tja dije njeri je femer ti dhe ke te drejte te besh femije apo jo, se kete te drejte sta heq kapitalizmi dhe asnje ne bote, por ne kapitalizem ai pronari gjykon me nje llogjike matematike: pra sa humbet ai nqs ti merr lejen e lindjes qe sipas ligjit varion ne shtete te ndryshme nga 6 muaj ne 2 vjet. ai ne ekte periudhe eshte i detyruar te te paguaje ty 80% te rroges, ne nje kohe qe ti nuk shkon ne pune pra nuk je produktive dhe nuk i sjell me punen tende asnje fitim kompanise. Kjo per sa i perket sferes se privatit.
nqs punon ne shtet diskriminimi ka natyre tjeter, sepse kur merr ti lejen e lndjes, shteti ta paguan rrogen e pjesshme, pra shefit nuk i ngel ndonje lek borxh etj etj.
ama diksriminimi ne shtet shifet tek fakti qe mehskujt bejne karriere me shpejt dhe me kollaj se sa nje femer e zgjuar dhe e zonja. shefat preferojne ti japin doren dhe te ngrene ne piedestal me mire nje mashkull idiot, se sa nje femer te zgjuar.

te dyja shemubjt qe solla une sjane te drejte dhe jane diskriminues per femren.
dhe une nuk jam adakort me ate qe tha dikush ketu, qe femra te rrije ne shtepi dhe burri te punoje me shume e te sjelle para ne shtepi. dhe kjo me duket shume diksriminuese.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Disa nuk e kane kuptuar temen me duket. Te gjithe e dime si duhet te jete, por rralle ndodh qe gjerat te jene ashtu si duhet te jene. Nje nga gjerat qe i intereson me shume punedhenesit tend te ardhshem eshte disponibiliteti yt. Fakti qe ti i perket gjinise femerore te ben automatikisht me pak te disponueshme. Fati i madh qe natyra na ka dhuruar (pra mundesia per te lindur femije) ne keto raste behet pikerisht pengesa jote me e madhe. Edhe nese je duke u punesuar, me pare duhet te deklarosh qe nuk je shtatezane e nuk ke nder mend te besh femije se afermi (kjo ne disa vende pune, jo ne te gjitha per fat te mire). Nese ti, rastesisht, ngelesh shtatezane pak pasi je punesuar, mund te ndodhe qe te te heqin nga puna, duke mos besuar qe shtatezania ka qene e rastesishme e jo e planifikuar. E pervec pushimit nga puna, merr edhe fjalet e keqija si manipuluese e perfituese. Keto nuk jane perralla, por kane ndodhur vertete. Kam njohur dy persona qe pasi rane shtatezane, kishin frike t'ua thoshin punedhenesve dhe e mbajten fshehur deri atehere kur nuk mund ta fshihnin me. E do te shtoja qe ne disa raste, nese ndodh qe te mungosh ne pune se te semuret femija, pronari ka te drejte te mos e paguaje diten e punes. Por varet nga vendi i punes ku punon e nga punedhenesi qe te bie ne pjese. Ja ky eshte realiteti! Nese nuk e quani kete diskriminim, me thoni ju si mund ta quajme!
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Po, eshte akoma e veshtire te jesh femer !

Ne karrieren time profesionale do isha akoma me lart po te isha mashkull... kam humbur shume raste vetem pse kam gjinine femer. Nuk ma ka then me kaq fjale, por eshte shume e qarte per mua :(
Femra diskriminohet akoma, mashkulli edhe pse nuk eshte aq i zoti sa "kolegia" femer, ka me shume shance per tu ngritur ne detyre :nxef:
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

E eshte e veshtire po nuk do kisha preferuar te isha mashkull fundja dhe ata per shume gjera jane te diskriminuar nga ne femrat

1 mashkull max quhet Rrugaç , i femer max quhet Rrugaçe ku eshte diskriminimi !!
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Po, eshte akoma e veshtire te jesh femer !

Ne karrieren time profesionale do isha akoma me lart po te isha mashkull... kam humbur shume raste vetem pse kam gjinine femer. Nuk ma ka then me kaq fjale, por eshte shume e qarte per mua :(
Femra diskriminohet akoma, mashkulli edhe pse nuk eshte aq i zoti sa "kolegia" femer, ka me shume shance per tu ngritur ne detyre :nxef:

shume shume e vertete. dhe ne shqiperi po perhapet shume kjo gje, qofte ne shtet qofte ne privat. me e keqja eshte kur je femer e vetme pra e pamartuar, sepse per ato qe jane te martuara ndryhon puna, kane nje burre pas kraheve qe po t ejete i forte i detyron punedhenesit me metoda te ndryshme alla shqiptarce te te marrin ne pune. ama kur je vetem fare sado e zonja te jesh rrezikohesh shume shpesh te vuash nga uria.....
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

E di qe ka qene e veshtire per femren atehere kur ska pas te drejten e votes, se vetem atehere di qe ka pas pabarazi. Persa i perket aspektit te punes, skam pare pabarazi. Police femra, zjarrfikse femra, bojaxhije femra... e me rradhe. Kur te punesojne te thone sa kohe leje ke. Si femra si mashkulli kane 1 muaj te drejte pushimi ne fillim. Femra le ta perdori ate per shtatezanine. Ka femra delikate "obobo keshtu e ashtu", po nje muaj i mjafton qe trupi te shkoje prap ashtu sic ishte (edhe doktori thote keshtu). Pra ska dhe aq pabarazi, megjithate mashkulli do mbetet mashkull, dhe femra do mbetet femer. Pike.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Krahasuar me kohet e hershme normal qe tani barazia gjinore eshte ne nje nivel shume me te mire,ne shume pune qe me pare nuk kemi pare femra tani i kemi prezente kudo,pergjithsisht te drejtat e femrave ne kete kohe jane te barabarta me ato te meshkujve.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

e mja u ankuat ju femrat mja
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Eshte mese e vertet me nje problem te tille jam perballur dhe une dhe nuk ma
dhane postin e pergjegjeses se sesionit ku desha te vija dhe nga sa pashe dhe degjova
ngaqe jam e huaj ia dhane nje francezi .Ketu eshte nje diskriminim rrace ndaj femres .
Se kuptoj qe disa thone nuk ka pabarazi ndoshta ngaqe punojne neper pune te tilla qe nuk ka konkurrence dhe nuk behet karrirre psh: kamariere etj etj ose ne pune shteterore sepse privati ehste privat nuk fal dhe i dhimbset dhe 50 cent euro jo me te
paguaj dhe sa per lejen nuk eshte nje muaj por eshte 5 jave dhe jetes si dihet cfare
mund te ndodhi , ato 5 jave nuk te dalin ndonjehere keshtu qe se kuptoj kete mendim tendin, por kur nje femer bie shtatezane pronarit si leverdis keshtu qe ai do preferoj te marri nje femer qe eshte e pamartuar dhe qe mendon vetem per karrierre apo per punen per momentin sesa nje femer qe eshte shtatezane apo qe bie shtatezane qe javet e para qe hyn ne pune prandaj dhe pyetesoret e tyre jane bere te komplikuara, dhe zgjedhja e femrave ne pune te tilla si: pergjegjese, shefe etj etj eshte bere e veshtire sepse nuk duan te humbasin leke ne bisnesin etyre kurse nje mashkull dihet qe femijet ia plas gruas dhe punon dhe privatet e kane me te lehte te kene punetor nje mashkull sesa nje femer mama, ashtu si e ka shpjeguar dhe Fragolina apo shembulli i Mia . Ka dhe ka shume pabarazi.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Kur te punesojne te thone sa kohe leje ke. Si femra si mashkulli kane 1 muaj te drejte pushimi ne fillim. Femra le ta perdori ate per shtatezanine. Ka femra delikate "obobo keshtu e ashtu", po nje muaj i mjafton qe trupi te shkoje prap ashtu sic ishte (edhe doktori thote keshtu). Pra ska dhe aq pabarazi, megjithate mashkulli do mbetet mashkull, dhe femra do mbetet femer. Pike.
Nje muaj?? Le ta perdore per shtatezanine? Po ti e ke ndopak parasysh si funksionojne gjerat ne keto raste? Dicka po ta them une, sa per info te pergjithshem. Ne rastin me te mire, pra kur shtatezania ecen mbare, femra mund te punoje deri pak kohe para lindjes. Gjithmone ne varesi te llojit te punes ee, se ne nje pune zyre eshte e lehte te vazhdosh te japesh kontributin tend, por nese punon psh kamariere apo bojaxhie si the ti, barkun nuk e terheq dot zvarre ne pune fizike jo. Aq me teper qe vete ligji te tutelon nga ky aspekt: nuk mund te rrezikosh jeten e femijes per dy leke me shume. Jane 5 muaj leje ne dispozicion, qe mund t'i ndash si te duash (2 para lindjes dhe 3 pas lindjes, ose anasjelltas). Pervec ketyre, ke te drejte te kerkosh te tjere muaj nese e ndjen te nevojshme (s'mund ta dish kurre si te merr shtatezania). Keshtu qe, nese femra del ne leje lindjeje te parakohshme, qe mund te filloje edhe menjehere, punedhenesi ngelet me nje punetor me pak, te cilin duhet edhe ta paguaje, pjeserisht, por e paguan. Pas lindjes, mos kujto se cdo gje kthehet ne normalitet.. te pakten per 40 dite, per te mos thene 3 muaj (minimumi) nena e re duhet te mbledhe veten e te ushqeje foshnjen. Te lindesh nje femije nuk eshte nje shetitje, humbet energji, proteina, hekur, etj etj. E nga ana tjeter, foshnjen nuk mund ta ushqesh menjehere me nje cope berxolle, ajo krijese e pafajshme ka nevoje per qumeshtin dhe prezencen e nenes.. vazhdueshmerisht.. diten dhe naten, cdo ore, cdo dy ore, cdo tre ore, e keshtu me radhe deri sa te rritet pak. U zgjata shume, tani ti bej llogarite me nge e me thuaj se ku do e fusim ate muajin qe ke permendur me lart.
Te pershendes.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

E di qe ka qene e veshtire per femren atehere kur ska pas te drejten e votes, se vetem atehere di qe ka pas pabarazi. Persa i perket aspektit te punes, skam pare pabarazi. Police femra, zjarrfikse femra, bojaxhije femra... e me rradhe. Kur te punesojne te thone sa kohe leje ke. Si femra si mashkulli kane 1 muaj te drejte pushimi ne fillim. Femra le ta perdori ate per shtatezanine. Ka femra delikate "obobo keshtu e ashtu", po nje muaj i mjafton qe trupi te shkoje prap ashtu sic ishte (edhe doktori thote keshtu). Pra ska dhe aq pabarazi, megjithate mashkulli do mbetet mashkull, dhe femra do mbetet femer. Pike.

nje muaj pushim eshte leja e zakonshme qe merr cdo njeri qe punon ne vit. ose me sakte varion sipas vendit dhe shtetit, ka shtete qe e kane 5 jave pune ne vit. aty ne amerike me sa di une eshte 2 jave pune.
leja e shtatzanise eshte perseri me ligj ne cdo shtet te botes, dhe varion nga 6 muaj ne 2 vjet sipas shtetit. ne shqiperi arriin deri ne 9 muaj me sa di une.
6 muajt e pare te jetes se nje femije duhet patjeter prania e nenes se femija ushqehet me qumesht gjiri dhe vetem me te, pastaj kur fillon ushqimi alternativ ka nevoje per 1 vakt ose 2 vakte ne dite per qumeht gjiri. pastaj imagjino muajt e pare t elindjes kur nena cohet naten cdo 2 ore per ti dhene gji femjes. a eshte te nesermen ne gjendej te punoje me perqendirm maximal ne pune nje njeri i tille? kurren e kurres, ndaj ka leje lindjeje.
tani une do isha shume dakort psh qe une te veja ne pune dhe ti jepte qumesht bebit i jati. skam asnje kundershtim.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

leja e shtatzanise eshte perseri me ligj ne cdo shtet te botes, dhe varion nga 6 muaj ne 2 vjet sipas shtetit. ne shqiperi arriin deri ne 9 muaj me sa di une.

Ne Kosove pushimi vjetor perbehet nga 18 dite pune per te gjithe te punesuarit ( qe praktikohet ne administraten shtetrore), ndersa pushimi i lindjes (lehonise) eshte mjafte i disfavorshem per femrat. Ky pushim perfshin periudhen tre + tre muaj. tre muajt e pare me rroge te plote nga institucioni punedhenes dhe tre muaj tjere shtese me rroge qe eshte e barabart me 70% te rroges minimale ne Kosove ( qe eshte 146 Euro). Pas ketyre 6 muajve femra o duhet te vazhdoj punen ku mundet te punoj per 8 jave me orar - 2 ore pune ne dite ose duhet te kerkoje pushim pa pagese ( ku gjat ketij pushimi nuk i humbet vendi i punes). Ne keso kushte eshte shume e veshtire te rritet femija andaj nataliteti eshte ne renie drastike. Keto dite eshte hartuar ligji i ri i punes i cili akoma nuk eshte miratuar ne Parlament dhe pritet te qe te filloj te aplikohet nga data 1 janar 2010 dhe shpresoj se sipas ketij ligji te drejtat e punetoreve si dhe te drejtat e femres ne rastin konkret te jene me te avancuara. :eek:k
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Ju kuptoj fare mire ku doni te dilni, jam femer vete dhe i di si jane keto gjera. Une thjesht thash se si eshte ketu. Tani vertete qe po tu deshen me shume merr me shume leje, por shembull me konkret eshte ai i kushurires sime e cila pati te drejte vetem 2 jave para dhe 2 jave pas lindjes. Kjo eshte leja e zakonshme lindjeje e paguar, e them dhe njehere e paguar (dmth 1 muaj). Po tu desh me shume merr me shume. Nuk ishte nevoja te perseriteshin gjera jo gjiri jo gjumi naten jo lodhja e te tjera qe permendet me siper. Ajo per te cilen une fola skishte lidhje fare se si do kujdeset femra per femijen se ajo e gjen veten kohen e saj dhe sa i duhet, une fola per barazine dhe per kohen e pushimeve meqe hapsja e temes foli per "preferimin e punedhenesve"...

Nejse, pabarazi ka dhe do kete, dhe me vjen mire qe ka, se sdo jemi te gjithe te parat per cdo gje. Keshtu ka qene keshtu do jete, si per meshkujt dhe per femrat. DHe kjo i pergjigjet temes jo puna e gjirit dhe bebit, ajo eshte teme tjeter nese doni ta hapni.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Ne mos gabofsha, ketu eshte kerkuar me shume te diskutohet per lindshmerine se sa per lejen e zakonshme. Gjithsesi, fakti qe femra arrin te koordinoje gjithe keto detyrime (pune-familje) eshte nje tregues i forces qe mbartim. Provoni ta vini nje femer nen presion e do habiteni me forcen dhe vullnetin e saj! Sa keq ama qe shpesh kjo force tremb e zevendesohet nga monotonia qetesuese mashkullore.. c'humbje e madhe!
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

shumica
e femrave ktu lal sdine ceshte jeta dhe ja fusin kot kam pershtypjen se kur ti bije b.. ne uje sdo dine te presin as buken me thike te jesh femer eshte e veshtie po te meresh me punen e femres nese je tip ku rafsha mos u vrafsha te jesh femer eshte avantazh se ben qef sa te dush


avash avash ti, ku i ke frenat e dores... si nuk e ditkemi ne me lal se cfare eshte jeta? pa me thuaj nje here ti si mashkull qe je se cfare eshte jeta??
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Ju kuptoj fare mire ku doni te dilni, jam femer vete dhe i di si jane keto gjera. Une thjesht thash se si eshte ketu. Tani vertete qe po tu deshen me shume merr me shume leje, por shembull me konkret eshte ai i kushurires sime e cila pati te drejte vetem 2 jave para dhe 2 jave pas lindjes. Kjo eshte leja e zakonshme lindjeje e paguar, e them dhe njehere e paguar (dmth 1 muaj). Po tu desh me shume merr me shume. Nuk ishte nevoja te perseriteshin gjera jo gjiri jo gjumi naten jo lodhja e te tjera qe permendet me siper. Ajo per te cilen une fola skishte lidhje fare se si do kujdeset femra per femijen se ajo e gjen veten kohen e saj dhe sa i duhet, une fola per barazine dhe per kohen e pushimeve meqe hapsja e temes foli per "preferimin e punedhenesve"...

Nejse, pabarazi ka dhe do kete, dhe me vjen mire qe ka, se sdo jemi te gjithe te parat per cdo gje. Keshtu ka qene keshtu do jete, si per meshkujt dhe per femrat. DHe kjo i pergjigjet temes jo puna e gjirit dhe bebit, ajo eshte teme tjeter nese doni ta hapni.
nje muaj leje lindje e paguar une se di se ne cilin shtet te botes mund t eekzistoje nje gje e tille, ne amerike ndohsta?
aty kam degjuar qe po u semure dhe theve kemben nuk merr dot raport po shkon ne pune me kemben ne allci se t epushojne....
ne shumicen te vendeve te tejera te botes sdi t ekete leje lindjeje me pak se 6 muaj, dhe sigurisht qe eshte e paguar me perqindje t endryshme te rroges baze.biles ne shume vende te evropes veriore, kane filluar politika kaq shume sociale per femrat qe lindin sa sta merr mendja, punedhenesit shpesh here jane te detyruar me ligj te marrin nje femer para nje mahskulli nqs te dy kane t enjejtat aftesi profesionale.
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Teme interesante.

Patjeter qe qendron ky diskriminim. Shume punedhenes nuk e paguajne kete leje ne vitet e para te punes. Duan qe primare te keni punen - kjo gje kuptohet pasiqe jetojme ne nje shoqeri kapitaliste dhe tjetri i ben llogarite sa kohe do t'i duhet te te paguaje ty pa bere asgje per te.

Po shoh qe disa nga ju po e ngaterroni lejen e zakonshme me lejen e lindjes - dhe dua te shtoj qe, ne disa vende mund ta marin edhe meshkujt kete te fundit, jo direkt kuptohet, por nena mund te transferoje 6 muaj leje lindje tek babai.

Ketu ne MB, ne 2007'ten, gjykata e larte vendosi se femrat mund te hedhin ne gjygj (dhe zakonisht dalin te fituara) nese marrja e lejes se lindjes u shkakton vonesa ose u ndalon ngritjen ne detyre. "Te drejta te barabarta!"
 
Titulli: A eshte ende e veshtire te jesh nje femer ?

Une Per veti e di qe oshte veshtire te jesh femer por skemi qa me ba tashë masi zoti na ka Krijuare dy gji te Ndryshme si p.sh Mashkull dhe Femer ky oshte Mendimi jemi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top