Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Sot ne mengjes per shkak te moskuptimit te fundit qe pata me gjyshen (zakonisht "perleshemi" shpesh), filloi e te me cungonte ne koke ky problemi i gjuhes se folur.
Po vrisja mendjen perse sjell kaq shume probleme ne kuptimin e koncepteve gjuha, edhe duke patur te njejten prejardhje.
Thashe me vete "Shqip flasim, e vesh nuk merremi", eh pike e zeze.
Njehere ja vija fajin largesise, nje here ja vija fajin telefonit (si mjet i ftohte komunikimi qe eshte), nje here ja vija fajin moshes por asnjehere nuk dola ne konkluzionin e nje faktori te vetem qe shkakton kete "ndarje" mes nesh.

Vazhdova diskutimin me mamane, duke u munduar te shpjegohesha me qarte, por edhe ajo, fjalet e mija e te gjyshes i interpretoi komplet ndryshe, i dha nje ngjyrim tjeter.

Prape me vete: "Shqip po flasim e vesh nuk merremi"!

Qepar isha jashte me shoqet e mija, dhe duke me pare cik si kshu, te prekur nga fakti, me pyeten c'kishte ndodhur, dhe une nisa te tregoja epopene e moskuptimit konceptual midis meje dhe nenes.
4 veta te ndryshem me dhane serisht 4 interpretime te ndryshme te asaj qe thashe une e te asaj qe tha nena. Njera filloi te uleriste e te gjykonte raportin tim me gjyshen, tjetra filloi te jepte interpretimin psikologjik te ceshtjes, ndersa dikush u limitua ti mendonte gjerat ashtu sic ishin thene.
U be nje lemsh i papare. Une nuk po kuptoja me asgje. Mbarrova ate te shkrete sallate nen flladin e ketij marsi premtues, dhe i vetmi konkluzion qe nxorra eshte se pervec faktoreve qe rendita mesiper, njerezit i japin fjales interpretimin qe duan sipas gjendjes shpirterore ne te cilen gjenden, sipas prejardhjes gjeografike qe kane dhe e bejne debatin sipas shkalles sociale qe i perkasin.

ufffffffff
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Ose e thene ndryshe , Njeri i bie thumbit e tjetri patkoit.
Ato shoqet italiane ishin ?
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Ose e thene ndryshe , Njeri i bie thumbit e tjetri patkoit.
Ato shoqet italiane ishin ?

E mire e the ti...Taliane shoqet, po edhe ne italisht, i njejti problem u ngrit..:(
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Kjo vjen ngaqe memoria ka karakter selectiv.Regjistron ate qe do dhe si e do ajo.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

E mire e the ti...Taliane shoqet, po edhe ne italisht, i njejti problem u ngrit..:(

E pra te gjitha kombet dhe shoqerit kane probleme te kesaj natyre.
Eshte pak komode kjo .
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

E pra te gjitha kombet dhe shoqerit kane probleme te kesaj natyre.
Eshte pak komode kjo .

E marr vesh une, qe te gjitha kombet kete problem kane, por nga vjen ky problem se?!
Kjo po ma merr shpirtin fare mua.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Mendoj se nje pergjigje te sakte per kete ceshtje e ka dhene orakulli . Cdo gje varet nga njeriu ate cka memorizon ne menyren e tij te seleksionimit .
Si rrjedhoje dhe pershkrimi i ketij seleksionimi behet nga menyra e kendveshtrimit qe personi i ka regjistruar ne memorien e tij .
Cdo njeri ka nje kendveshtrim personal per fjalet apo ceshtjet ( e cila lidhet perseri me memorizimin qe ai person ka bere ne veten e tij ne lidhje me keto fjale apo ceshtje) dhe si rrjedhoje shpesh here del ajo shprehja qe ti e thua : "Shqip flasim dhe vesh nuk merremi" .

Por mendoj gjithashtu se, ne lidhje me prinderit tane apo gjysherit tane ka te beje gjithashtu dhe ndryshimi i kendveshtrimeve te viteve dhe evolimi i kuptimeve ndaj fjaleve dhe gjuhes .
Kam vene re shpesh here se kendveshtrimi i moshes se madhe me moshen e sotme te re ne shume raste jane te kunderta dhe si rrjedhoje del moskuptimi i fjaleve nga keto grupmosha : i ri - moshatar .
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Зngjεll;148619 said:

Kam vene re shpesh here se kendveshtrimi i moshes se madhe me moshen e sotme te re ne shume raste jane te kunderta dhe si rrjedhoje del moskuptimi i fjaleve nga keto grupmosha : i ri - moshatar .

Po moskuptimi midis dy moshatareve, pra e njejta moshe, nga vjen?
Dhe nese keta dy moshatare, pervec moshes kane edhe te njejtin nivel shkollor, nga vjen keqkuptimi?
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Po moskuptimi midis dy moshatareve, pra e njejta moshe, nga vjen?
Dhe nese keta dy moshatare, pervec moshes kane edhe te njejtin nivel shkollor, nga vjen keqkuptimi?

Pergjigja eshte e njejta : memorizimi sipas menyres se tyre i fjaleve .
Mgjt do te shtoja dhe dicka (gjithmone mendimi im )ka raste qe dhe ne moshatar te te njejtes moshe dhe nivel shkollimi ka te beje pak rivaliteti, apo debatimi i dijeve midis tyre apo edhe Uni etj etj, gje e cila na con jashte ketij koncepti dhe ceshjtje qe ti ke shtruar ketu, del pak me personal ne kete ane .
Por e pergjithshmja qendron vetem tek fakti i memorizimit nga ana e dikujt dhe konceptin qe personi e ben me ane te ketij regjistrimi fjalesh qe ai ka bere ne veten e tij
Psh: une e bej kendveshtrimin tim sipas dijeve te mia, sipas menyres qe une i kam regjistruar dhe kuptuar ne veten time (me anen e leximeve,mesimeve,thenieve,profesoreve qe une kam studiuar,nenes time,gjysherve dhe qe une i kam regjistruar ne veten time por qe jane te bazuara gjithmone nga te tjere para meje, shume para meje qe do dali atje ku thashe me siper qe ka te beje dhe evolimi i viteve ndaj kendveshtrimit te fjaleve dhe gjuhes dhe kendveshtrimeve te ndryshme nga persona te ndryshem po perseri ne lidhje me gjuhen dhe fjalet ) ashtu sikurse dhe ti dhe tjetri e tjetri...

Ashtu si ti qe ke memorizuar dijet e tua nga ane te ndryshme por ashtu si ke dashur ti dhe si i ke menduar ti ndoshta nje shoqja jote po e njejtit nivel me ty ka nje koncept tjeter te kendveshtrimit te fjaleve nga ty sepse ajo i ka regjistruar ne menyre tjeter sipas deshires se saj te te mesuarit dhe konceptuarit .

Te pershendes
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

C'eshte gjuha?
Gjuha eshte kombinim i komponenteve kryesore;
1.Intonacioni(tingellimi muzikor)
2.Lidhja e fjaleve njera me tjetren.
3.Shqiptim(Tingujt e folur te zanoreve,bashtingelloreve dhe kombinimeve te tyre njera me tjetren)
4.Mendim.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Ketu ka te bej koncepti, dhe jo gjuha.

Gjuha eshte e perbere nga koncepte, dhe ndryshimi apo "difekti" i nje koncepti te vetem, me ndryshon ngjyrimin e fjalise.:)

Duke menduar tani, mbasi lexova pergjigjen tende, une mendoj se pervec faktoreve qe kane thene engjell dhe orakulli me siper, ne kuptimin e koncepteve midis dy personave ka te beje edhe lidhja logjike, nga njera fjali ne tjetren.

Problemi qendron kur une them: "UNE SHOH" dhe ti kupton "TI NUK SHEH" :)

Fakti qe une shoh, nuk do te thote qe ti nuk sheh, do te thote qe une shoh. Pak a shume keshtu ishte debati midis meje dhe gjyshes (jo mbi shikimin).


Megjithate, nje rast te tille, mund te sjell edhe nga forumi.
Nese une apo dikush tjeter themi "DIME" nuk kuptoj perse disa te tjere ndihen te nenvleftesuar ne aftesite e tyre psiqike!?
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Kur dy persona nuk kuptohen ne te njejten gjuhe ne nje aspekt te caktuar kemi rastin e dy personave qe flasin gjuhe te ndryshme.Pra,gjuha te huaja.
Sic e shkruajta me lart,difekti mund te jete tek kuptimi aktual qe ka nje 'fjale" ose "grup fjalesh per ju".Ky kuptim eshte i memorizuar ne nje zone te trurit,e cila zgjohet prejt teje sa here qe ti e kerkon mendim-shqiptimin e saj ose e degjon nga bashkebiseduesi.Pra,varet me "cfare ju mendoni duke shfrytezuar syrtaret tende te memmories kur ju flisni" dhe "si e mendoni ju nje "fjale" ose "grup fjalesh" kur e degjoni nga te tjeret".Kur ka perputhje te asaj qe del nga filtrimi i asaj qe ju thuhet me ate qe tjetri "kupton",atehere duhet t'kemi rezultat idealen e te kuptuarit ndermjet dy personave.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Nese do te analizoja fjaline e briciolos ne gjuhen e folur;Une shoh.
Kemi dy mundesi theksimi qe mbart edhe ndryshim kuptimi gjithashty dy drejtimesh;
1.Une shoh.Theksohet "une" duke ngritur volumin e zerit ose ndryshuar noten muzikore te njesise "une".Ne kete rast kuptohet qe pikerisht "une" shoh,personi ne fjale.Kjo mund te sjelli dhe keqkuptimin tek tjetri.Perderisa ti thekson "une" e me tej shoh.Kjo ndoshta per bashkebiseduesin kupton,qe ai "nuk sheh".
2.Une sho..Ketu theksohet folja shoh,veprimi dhe nuk le mundesi keqkuptimi dhe dyshimi mbi pronarin e ketij veprimi.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Per ta bo plotesisht te kuptueshme
1.Une shoh nji karroce.Ate e shikoj vetem une ,per te tjeret nuk jam i sigurte.
2.Une shoh nji karroce.Nder verpimet e shumta qe kryen njeriu,une po bej njeren prej tyre,shoh.
3.Une shoh nji karroce.Ndermjet mjeteve te tjera, te shumta ne numerp.sh.makina etj,une shoh "nji" karroce te vetme.
4.Une shoh nji karroce.Une nuk jam shikuar ndonje aeroplan,makine,film,TV,por jam duke pare saktesisht "karroce"
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Nese do te analizoja fjaline e briciolos ne gjuhen e folur;Une shoh.
Kemi dy mundesi theksimi qe mbart edhe ndryshim kuptimi gjithashty dy drejtimesh;
1.Une shoh.Theksohet "une" duke ngritur volumin e zerit ose ndryshuar noten muzikore te njesise "une".Ne kete rast kuptohet qe pikerisht "une" shoh,personi ne fjale.Kjo mund te sjelli dhe keqkuptimin tek tjetri.Perderisa ti thekson "une" e me tej shoh.Kjo ndoshta per bashkebiseduesin kupton,qe ai "nuk sheh".
2.Une sho..Ketu theksohet folja shoh,veprimi dhe nuk le mundesi keqkuptimi dhe dyshimi mbi pronarin e ketij veprimi.


Orakull, supozojme qe po flasim ne forum, pra ti nuk sheh as fytyren time, as tonin e zerit tim...
Ky ndryshim botekuptimi nga vjen?
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Vjen nga ajo qe kam shkruejt ne fillim.
1.Po e zgjeroj.
Gjuha e shkruar eshte "leterzimi" i gjuhes se folur,ose ndryshe me terma shkencore kodifikimi nje per nje i gjuhes se folur.Per te mos u zgjat me metat e gjuhes se shkruar me ate te verteten,gjuhe e folur,dua te theksoj vetem disa prej tyre;gjuha e folur ka shpirt(organizem i gjalle),eshte intuitive,eshte krijuese.Me pak fjale eshte nje mrekulli.Gjuha e shkruar eshte si "pema" ne dimer,pa gjethe,e kafet dhe tejet e shemtuar.
Ndersa per pergjigjen direkt te gjuhes tende;
Te dyja besoj kane nje baze te perbashket,trurin dhe bazen me tej "memorien".Kjo varet me tej sesa kjo memorie eshte e zene me informacion.Pra,sasia e informacionit.Me tej varet sesa mekanzimi perkates i trurit shfrytezon kete informacion per te dhene nje fjale te caktuar,fjali te caktuar,fraze dhe paragraf..Pra aftesia e mekanizmit biologjik ne marri inf,te renditi informacionin ne hirarkine tyre rendesore duke bere me para ballafaqimin e tyre,seleksionimin e tyre,zgjedhjen e perzgjehjen,te beje lidhjen e tyre,dhe te beje fundesisht konkluzionin e tyre.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Mos i komplikoni gjerat e thjeshta fare. Lol

Po sikur te them; Te kuptoj cfare po thua/shkruan , por mendoj ndryshe nga ty.

Eshte koncepti i mendimit, aty varion dhe "gjuha" jone e komunikimit.

Nese ti thua "shoh" dhe varet se cfare ti vertet "sheh" aty. Mund te "shohim"te dyja ne nje drejtim, por ti mund te shofesh nje qen, e une nje mace (dhe nese ti thua Shoh dhe une skam si te them Nuk po shoh, por po shoh dicka tjeter (?) se eshte kontradikore e gjuhes. Ceshtje botekuptimi, kendveshtrimi dhe padyshim mentaliteti , qe jane te lidhura njera me tjetren.
 
Titulli: Veshtiresia dhe Larshmeria e Gjuhes

Matematike eshte e vetmja shkence qe te ndihmon te mendosh drejt.
Deri mes sot nuk eshte bere asnje lidhje ndermjet te menduarit llogjik dhe unifikimit te tij me shkencen me universale te shkencave,Matematiken.Cdo gje fundesisht shendrohet ne ekuacione llogjike te komplikuara,te cilat duhen ekuacionuar me njera tjetren me lart e pne vazhdimesi.
E vecanta eshte qe ky proces eshte i dobet e behet gjithnje e me i dobet nese nuka ushqim "informacionin" dhe nuk mesohen teknikat e perdorimit te tij prej mekanizmit tru.Mendimi llogjik ka per baze matematiken
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top