Juventusi gjen fitoren në Champions, Atalanta e Gjimshitit barazon ndaj Villarreal
Juventusi është një tjetër skuadër në Champions League. Bardhezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një pikë këtë sezon në 3 ndeshjet e para të Serie A, ndërsa Champions League ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.Skuadra e drejtuar nga Allegri triumfoi 0-3 në transfertë ndaj suedezëve të Moldes, duke bindur edhe në lojë. Golat u shënuan nga Sandro, Dybala e Morata që në pjesën e parë.
Ndërkohë, Atalanta, me Gjimshitin në mbrojtje, u mposht në Spanja nga Villarreali. Skuadra italiane arriti të shënojë e parë me anë të zviceranit Freuler, ndërsa Villarreali barazoi në fundin e pjesës së parë me Trigueros. Në pjesë e dytë, Danjuma kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Gosens barazoi shifrat, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Manchester United u mposht 2-1 nga Young Boys.
Bayern Munchen shkatërron sërish Barcelonën
Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi. Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit në Champions League, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandowski dominuan totalisht sfidën.
Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33. Dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë, ku Lewandowski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.
Ndërkohë, Chelsea mori një tjetër fitore të dhuruar nga belgu Lukaku, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Zenit.
a2news.com