PD prezanton programin ekonomik. Basha: 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj

Basha për të rinjtë: Do t’i paguajmë praktikën 10 mijë studentëve më të mirë​

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi shtyllat kryesore të programit të PD për rininë, ku më e rëndësishme, sipas tij, është punësimi.

Kryedemokrati premtoi se do iu paguajë praktikën me nga 30 mijë lekë, për një vit, 10 mijë studentëve më të mirë vend.

Ndërsa, duke u ndalur te punësimi, Basha theksoi se “Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje”.

“Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.

Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë.

Do të rrisim cilësinë e arsimit: në planin e arsimit që prezantuam fola për rëndësinë që ka arsimi. Ky është thelbi. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu.

Inovacioni – nxitja e Inovacionit. Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.

Ja edhe disa nga pikat e planit se si Shqipëria do ta rifitojë rininë!

Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje”, shkruan Basha.

Lapsi.al
 
"Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master."

Sa mire Shqiperia, se edhe ktu tek une qe jemi welfare state s'ta paguan kush masterin, edhe nqfse i perket shtreses me te ulet dhe pa te ardhura. Shqiperia po beka perpara ?
 
Paska fillu fushaten rendshem darous ne forum lool

Po kshu ndonje stilolap pd-je do na japesh mo :p
Ne ketu po diskutojme si do te ishte me e mire per Shqiperine, mbi programin e PDs. Sapo te kemi nje program edhe nga PSja, edhe ate do ta marrim ne shqyrtim ne kendveshtrimet tona modeste.
Sigurisht qe kemi te gjithe nga pak bindje politike, por permiresimi i situates ne Shqiperi primon!
 
Vetem cmimet e shportes. Sic eshte buka ne rastin e ushqimit :)
Ne rastin e produkteve jo te shportes sic jane telekomunikacioni ka nje rregullator qe ben mbarvajtjen e cmimeve
e njejta duhet te jete per cdo sektor qofte ushqimor apo veshmbathje
 
Monentalisht nuk ka cmim reference per produktet ushqimore as mekanizem kontrrolli nga ana e shtetit. Prandaj dhs katunaret ja fusin cmimit si kalu peles.

Darius diskutim te mbare :)
 
Ne te gjitha fushat. Specifikisht nuk e di.
Pagesa minimale do te jete 36.000 leke.
Kjo eshte dicka shume gjenerale... qe asnjeri se kontrollon dot me tej... fjale te hedhura ne ere.
Te thot qarte:
100 vende ne tregeti
1000 ne buqesi
10000 ne mjeksi
Etc...
Eshte shume kollaj te premtosh pa gjera konkrete. Populli thot uaaaa do kemi vende pune e me tej pas zgjedhjeve same bull shit....
 
Vendet e punes jane te detyruara jo vetem kur afrojne zgjedhjet , nese duan qe mos te emigrojne edhe ata pak te rinj qe kane ngelur aty .
Nuk ndryshon as gje ajo rritja e rroges nese nuk ulen pak cmimet , ne Shqiperi vetem cigaret edhe kafja jane me lire se ne cdo shtet te Perendimit , karburanti njesoj , ushqimet aty aty , veshjet po ashtu .
Me duket e pamundur qe te ndryshoje situata aty edhe per disa vjet , kushdo qofte ne pushtet .
 
Se pari e ndoqe prezantimin mbi zhvillimin ekonomik te prezantuar nga Partia Demokratike ?
Vendet e punes do te hapen ne biznesin tim, te Marles etj, kjo fale politikave te mirefillta te sakta ekonomike.

Se dyti po te permend vetem nje aspekt, te huajt vleresuan suksesin e takses se sheshte ne Shqiperi dhe lirine ekonomike te krijuar prej saj, dhe çfare beri kryeministri yne rilindas sa erdhi ne pushtet? Ai e hoqi taksen e sheshte dhe e zevendesoi me "taksen progresive" duke e kthyer keshtu Shqiperine ne nje nga vendet e rajonit me taksat me te larta per qytetaret e vete dhe per biznesin privat te vendit apo te huaj.

Por nuk e ka fajin Rama, se aq di dhe aq ben. Fajin e kane shqiptaret qe i dhane voten.
 
Jo se kam ndjekur , flas nga pervoja e zhgenjimeve , sepse kam qene disa here pjese e fushatave dikur , dhe nga realiteti i sotem , nuk besoj me ne politiken Shqiptare , jane shume mafioza ?
 
Jo se kam ndjekur , flas nga pervoja e zhgenjimeve , sepse kam qene disa here pjese e fushatave dikur , dhe nga realiteti i sotem , nuk besoj me ne politiken Shqiptare , jane shume mafioza ?
Te dy palet opozite/pozite luftojne per te marr/mbajtur pushtetin. Si qytetar pres qe nga kjo "kjo" konkurrence te kem standarte me te mira, se ato ekzistueset. Ky duhet te jete ajo çfare duhet te kerkojme te gjithe. Nese pozita ben premtime ne fushate zgjedhore dhe ecen me programin (qe realisht nuk ka asnje program, perveçse pasqyra e rrenimit 8 vjeçar), eshte detyra e opozites te paraqesi nje alternative me te mire se ajo ekzistuesja qe te siguroje voten e qytetareve.
 
Nga nje parti politike e djathte une personalisht pres program TE DJATHTE!

Po ta lexosh me vemendje programi i PD eshte shume me teper i majte se sa i djathte.
Kesaj i thone te konkurosh ne fushen kundershtare.
Vetem taksa e sheshte eshte politike djathtiste, (mbetet per tu pare ne praktike ama sa djathtiste do rezultoje).
 
Kemi 30 vjet me keto perralla dhe realiteti ka treguar se jane vetem demagogji. Po te ishte kaq e lehte e kish bere Rama, qe keta te PD e akuzojne se ka rritur deficitin buxhetor. Ku do i gjej leket PD, apo do prese letra??
Sot per sot vetem PS dhe Rama eshte me e favorshme per shqiptaret dhe me prirje evropiane, e rezultate konkrete.
PD eshte parti qe per pak sa nuk u shpall terroriste, parti e dhunes, e gureve dhe molotovit dhe e bojkotit......, kush mendon me seroizitet e kupton qe duhet braktisur perfundimisht...
 
???
Edi Rama ne fv?
Apo je ti lali fiku?
Mire se erdhe mes nesh?
 
???
Edi Rama ne fv?
Apo je ti lali fiku?
Mire se erdhe mes nesh?
PD eshte parti qe per pak sa nuk u shpall terroriste, parti e dhunes, e gureve, molotovit dhe e bojkotit......, kush mendon me seriozitet e kupton qe duhet braktisur perfundimisht... beni pra krahasimin nese PS i ka keto cilesi si me siper, vetem nese je thjesht tifoz i PD. Nuk flas per tifozet.
Programin ekonomik varet si e menaxhon, pastaj. Me cilesite e mesiperme, PD vetem sa do i sherbeje liderit dhe sa jane rreth tij. Konkluzioni per "braktisjen perfundimtare" eshte i bazuar (perjashtuar kush ka interes).
 
Sa gjate i re per te pranuar qe je Edi?
 
Me kshu premtimesh e fitoi dhe Bashkine e tirones, biles nje pjese e kukuvajkave tona e votun si tbukur shejtanin, se kshu si kallup tmerr nqafe lol, mori dhe qindra letra anonime nga femra re ndryshme qe i kerkonin te kalonin nje nate pasionante me lul damoten, por vetem kaq, sepse pastaj e zuri gjumi dhe u zgju ne 2015 ?duke ja pasu topin Halimit dhe duke e denigru si figure nje njeri te urte, te mencur dhe te ndershem.

Luli eshte karte e djegme, ka vetem demagogji, me nje tufe hajdutesh nga mbrapa çek çom çifut lol dhe nuk ngjall kurrfar besimi qe ky njeri mund ti sjelle ndryshimin Shqiperise. I provuar ne ministrite me te rendesishme te vendit dhe ne seicilen prej tyre ka prodhu nga nje skandal.

Mendoj qe Ram kokaina eshte njeriu më me fat nbote.

Vetem Bojkot sepse o turp te votosh per kto figura.
 
Pas kapitullimit te 17 majit dhe humbjes drastike ne 2017, basha, berisha,menduan formen e dhunes se rruges si mjet per te rritur kredibilitetin e humbur, po keshtu bojkotin. Por kjo rruge nuk i coi gjekundi. Shqiptaret ne mase po i braktisin idene e dhunes. Me shume ka humbur ne kete rast PD. Nje njeri civil do ishte turp t`i jepte voten
 
Nuk je vetem ketu Z. Ilia, edhe une si ty mendoj, me nje ndryshim te vogel.
Rama eshte hajdut pak me i madh se Basha, eshte specialist jo socialist.

Bashen do ta cojme per skrap, Edin per riciklim ne inceneratoret e kancerit qe po nderton.

POSHTE POLITIKA E KALBUR DHE NJEREZIT QE E MBESHTESIN PER ARSYE PERSONALE PERFITIMI. “VDEKJE E TRADHETAREVE ME NE KRYE RAMEN E BASHEN”
 
Hë si po hecim me programet e partive ?
Kemi 30 vjet programe po hamë ?

Hapini ore syt ti shporrim kalbësirat me
Bashoviç, me Ramovic e me Kryemadhoviç, politiqenërit që na pin gjakun....
 
Hë si po hecim me programet e partive ?
Kemi 30 vjet programe po hamë ?

Hapini ore syt ti shporrim kalbësirat me
Bashoviç, me Ramovic e me Kryemadhoviç, politiqenërit që na pin gjakun....
Po ti pse shkrun me bold apo te kane thene qe perdorim syze ne ketej :p
 
Mire e kane ca, politika eshte Rrugaçe, ne njerin krah bejne sikur te duan te miren e te rrahin shpatullat ne krahun tjeter tentonjne te ta fusin me lloj llooj menyrash, po njerezit nuk hane bar, i kane hapur syte tashme.
Edhe ca te humbur qe qene i gjeti Aida Shtino heren e fundit ke TVSH.

Shiko fotografinë 1776657
Une ha rukola prandaj sma fut qiviriu lool
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top