Feja

con man

Anëtar i ri
FEJA


Shumë njerëz shkojnë përtej premtimeve boshe dhe kanë kuptuar se politikanët shpesh kërkojnë vetëm pushtet, famë dhe para. Mjerisht, mosmarrveshtjet politike në të shumtën e rasteve kanë përfunduar me dhunë. Po, mund të pyesish a nuk është e njëjta gjë edhe me fenë? A nuk ka ndeshur zelli fetarë shumë konflikte në ditët e sotme? Në të vërtetë, ç'është feja? Një fjalor e përcakton atë si "shprehje e bindjes së një personi dhe nderimin e një fuqie mbinjerzore që paraqitet si Krijues dhe si Qeveritarë i tërë Universit". Megjithate, vlenë të përmenden tre mendimet kryesore të burimit të fesë. Mendimi i parë është se burimi i fesë është shpresa dhe frika. Eshtë mendim sa naiv aq i dhembshëm, sepse duke pasur para syshë rrolin që ajo ka luajtur gjatë gjitha epokave të historisë njerëzore, logjikisht argumentohet se nuk mund të jetë pjellë e një iluzioni apo fantazie. Mendimi i dytë, se feja është zbulim i fallrryfyesve, të moshuarve dhe priftërinjve, gjegjësisht udhëheqësve fetarë, është mendim i shpikur gjatë sistemit komunist - ateist. Nuk ka dyshim se është i gabuar nga fakti se po të ishte kështu, do të ishte zhdukur prej kohësh, ashtu si u zhdukën të gjitha perandoritë e mëdha që mbeten vetëm në letër. Mendimi i tretë është logjikisht e saktë. Feja në trajtën e vet të përkryer paraqet të vërteten e cila është në harmoni të plotë me nevojat e shpirtit të njeriut dhe prirjeve të tij... Eshtë prijës i veprimeve në jeten e përditshme, mbrojtës i lumturisë, ngushllim në periudha mjerimi, ndihmë në çaste vuajtjesh dhe një strehë e sigurtë kundër kobeve e rreziqeve. Eshtë faktor dominues në historinë njerëzore, dhe një ndiesi e natyrës, e i virtytit të pashmangshëm, prandaj zhvillimi mendor vjen krahas zhvillimit të ideve fetare... Pa marrë para syshë ku e kërkon fenë, do të marrish të njëjtën përgjigje: "Beso në Një Zot dhe vepro çka të është urdhëruar". Sa bukur u shpreh Isa as (Krishti) kur tha: "Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë prej veprave të mia ta tregoi fenë. Po a dëshiron të dijshë more qyqarë se feja pa vepra është e pafrytshme" . "Feja është një nyje dogmative natyrore dhe në këtë mënyrë në themel ka fundosë teoritë tjera njerzore "Feja është faktori dominues në historinë njerzore. Eshtë ndiesi e natyrës, është virtyt i pashmangshëm. Zhvillimi mendorë vjen krahas zhvillimit të idesë fetare..." Ndërgjegja fetare tek njeriu është e pa shmangshme dhe në asnjë periudhë nuk është shue. Kjo vërteton faktin se njeriu është i ushqyer me fe prej Zotit të vërtetë. I këtij mendimi ishte shkrimtari i famshëm francez HENRI BRANJE.

Druja e kojcit që adhuron një fetishist, mandej ORIZIS, IZIS e HORES i Egjiptasve të vjetër, HERMEZI e AHRIMANI te Persianët, BAEL i Kaldejve dhe i Assirve, JUPITERI i grekëve dhe i Romakëve, TIJANGI i Kinezëve, AMENOMI dhe NAKONSHINOKAMI i Japonezëve, VISHNU i Hindusve, etj; janë të gjith hyjni të lindur nga nevoja shpirtërore që ka njeriu për të qenë fetarë. Eshtë e arsyeshme të thuhet se burimi i të gjitha këtyre feve ka qenë i njëjtë, por me kalimin e kohës vendin e tij e nxuni mitologjia. Kur mendojmë kështu na kujtohet thënia e dijetarit kur tha: "...edhe BUDA mund të ketë qenë i dërguari i Zotit, por me kalimin e kohës mësimet e tij janë shtrembëruar..." Nuk je fetarë i mirë nëse i vërteton çështjet e besimit si i dëgjon prej babës a nanës ose prej ndokujt tjetër, pa e studjuar dhe argumentuar çështjen. Nuk je fetarë i mirë edhe nëse e shprehë dëshminë tënde verbësisht. Nuk je fetarë i mirë po që se tërë natën e kalon në lutje e tërë ditën në agjërim. Fetarë i mirë je vetëm atëherë kur anohesh prej asaj që Zoti e ka ndaluar dhe e zbaton atë që Zoti e ka urdhëruar. Kur dietarit çifut Hilel, një politeist i kërkoi t'i thotë esencën e fesë (besimit), ai tha: "اka nuk i dishron vehtes, mos ja bëj as tjetrit. E gjith Tora është kjo, dhe çdo gjë tjetër është vetëm spjegim" Në fjalorin enciklopedik të religjioneve gjejmë se feja është: "Ligjë i caktuar nga ana e Zotit, me anën e së cilës mësohen krijesat për qëllimin e krijimit. Drejtohen ato drejt udhës së mbarë duke u siguruar shpëtimin e dy jetëve e duke ua përbushë atyre të gjitha nevojat lëndore e shpirtërore. Baza e të gjitha feve është një e njëjtë. Ndryshojnë vetëm parimet. Prandaj me të njëjtat këshilla që ka porositë Ademi as, po me ato këshilla kan këshilluar të gjith profetët tjerë deri te Muhamedi as. Prandaj, feja ka qenë faktori përcaktues në historinë njerëzore. Nuk ka pasur asnjë shoqëri që nuk është përpjekur të mbajë rregulla e t'i japë domethënije jetës me enë të ndonjë forme fetare. Meqenëse përfshinë gjëra kaq themelore, si "rregull" dhe "domethënije" të jetës, feja patjetër që meriton diçka më shumë se diskutimin apo debatin. Meriton që vazhdimisht të flitet për të gjegjësisht të konsiderohet me vemendje me dikë tjeter. Po me kë dhe me ç'dobi? Prindërit me padurim presin fjalët e pra të fëmijëve të tyre. Zemra u mbushet me gëzim kur dëgjojnë një rrokje të përsëritur mes blebzimeve. Ndoshta një "mama" ose një "babi". Ua tregojnë menjëherë këtë të re miqëve dhe fqinjëve. Fjalët e para të fëmijës vërtetë janë një lajm i mirë, që sjell kënaqësi. Tingujt, pamjet dhe aromat që shquhen nga shqisat e fëmijës e nxisin atë të reagojë. Por ato reagojnë më mirë ndaj atyre që njohin. Zakonisht fëmia e vë buzën në gaz kur e përkëdhelë prindi. Ndërsa vetëm pak po ta prekë një i afërm që ka ardhë për vizitë, ai ja plasë së qarit dhe në asnjë mënyrë nuk pranon të qëndrojë në krahët e tij. Ngjajshëm, shumë të rritur ngurrojnë të diskutojnë hapur për bindjet e tyre fetare, me dikë që nuk e njohin mirë. Ndoshta nuk arrijnë të kuptojnë për çarsye një i huaj dëshiron të bisedojë mbi një çështje personale si feja? Si pasojë ata lejojnë që të krijohet një pengesë në mes të atyre dhe atyre që flasin për Krijuesin. Filozofi i njohur Septie kishte shprehi dhe ndiente vehten të obliguar të bënte debate, t'i nxirrte njerëzit prej dyshimeve, prandaj në filozofin e tij teologjike, tregoi vërtetësinë e fesë nevojën për të dhe përparimin fetarë drejtë përparimit shkencorë, duke thënë "Jam fetarë sepse nuk mund të jem ndryshe. Sepse feja është nevojë shpirtërore në jetën time, sikurse nevojat tjera që na paraqiten. Nevoja e fesë që jam tue pa në vehten time, duhet të jetë edhe ma e fuqishme në jetën shoqërore të njerëzimit. sepse njerëzimi si kolektiv është më fuqishëm i kapur për këndin e fesë. Feja porsi një bimë e shëndoshë u ka qëndrue dhe do t'u qëndrojë stuhive nepër të cilat ka kapërcye njerzimi. Filizat e kësaj bime shpeshherë janë cunguar, por trupi i vet bimës shpeshherë ka qitë filiza të ri. Kështu pra, armiqt e fesë të mos gëzohen dhe anëtarët e saj të mos mjerohen, sepse gëzimi i njërës dhe mjerimi i tjetrës vjen nga mosnjohja e rrënjës dhe e burimit të fesë. Jeta njerëzore ka fillue me fe, do të forcohet me fe dhe do të shuhet me fe...". Shkencat ateiste edhe pse u kanë treguar njerëzve disa gjëra të kësaj jete, gjithnjë kanë trashëguar frikë të pa shmangshme, gjithmonë i ka përcjellë hija e vdekjes duke ua kërcënuar që tua marrë gotat edhe atëherë kur i kanë në gojët e tyre. Bazat e këtyre shkencave kan qenë doktrina filozofike të pjellura nga mendimet dhe teoritë, por janë dëshmitarë të faktit se ato kan mbetur tepër të pakta në jetën e popullit dhe se së shpejti do të zhduken së bashku me doktrinat tjera të panumërta për të cilat nuk flitet më.

Feja në të gjitha kohët - e sidomos në kohën tonë - është i vetmi garant i sigurtë, ecila e bënë që jeta e kësaj bote të ketë shijen e vet, me gjithë vuajtjet me të cilat ballafaqohet njeriu në këtë jetë si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme të cilat e përcjellin në çdo hap, për arsye se feja ja hap atij rrugën e gjërë të një jete të përjetshme (të amshueshme) dhe i premton xhennetin, hapsira e të cilit është qiejt dhe toka, i cili është përgaditur për të devotshmit. Shkencat ateiste, edhe pse u kan siguruar njerëzve disa gjëra të kësaj jete, ajo gjithnjë ka trashiguar brezat e përhershme dhe frikën e pashmangshme, ata e shohin hijen e vdekjes duke ua mbydhur atyre gojën, edhe atëherë kur ata janë në çastet më të këndshme të jetës së tyre.. A ka fatkeqësi dhe vuajtje më të madhe se këto. Bindja fetare është si një kështjellë në ndërgjegjen e njeriut që nuk mposhtet kurrë, më e fortë se çdo tirani, triumfonjëse si jeta që triumfon kundër vdekjes. Misterioze dhe e pa njohur është jeta e njeriut mbi këtë tokën tonë, një pikë në hapsirën e rruzullimit të pa fund e të pa anë. Ajo në trajtën e vet të përkryer paraqet të vërtetën e cila është në harmoni të plotë me nevojat e shpirtit të njeriut dhe prirjeve të tij, e vërteta e cila e përcjell çdo hap të tij dhe e cila e shpie në çdo aksion të tij. Ne kur e përcjellim aktivitetin e shpirtit të njeriut, shohim se ai zhvillohet në dy drejtime të ndryshme. I pari, sikur të mëshirohej do të paraqitej në vijën vertikale me të cilin ai ngjitet kah e vërteta e shenjtë absolute; dhe i dyti, sikur ai të mëshirohej do të shfaqej në trajtë të rrethit në sipërfaqen horizontale i cili shpirtin e lidhë me familjen e gjithmbarëshme njerëzore, antarë i së cilës është ai.

Analiza e gjërë e fesë në tërësi do të duhej të përcaktojë qëndrimin e fesë ndaj këtyre dy lidhjeve: Lidhja e njeriut me Sunduesin e tij, dhe Lidhjet e njerzëve në mes vetes. Këto janë elementet e simbolit Islamik. Po, ku do ta gjejsh këtë simbol të dyfishtë të mendimit Islam nëse jo në gjuhën e Themeluesit të tij?! Le ta dëgjojmë se si i drejtohet Allahut me këto tri pohime:"O Sundues i gjithçkahit, dëshmoj se Ti je Vetëm Një dhe nuk ke të barabartë me Veten; O Zot, Sundues i gjithçkahit, dëshmoj se Muhamedi është robi Yt dhe i dërguari Yt; O Zot, Sundues i gjithçkahit, dëshmoj se të gjith njerëzit janë vëllezër..." Por, përse të gjurmojmë mbi të kuptuarit e tillë nëpër vepra synetike, kur këtë të njëjtën e kemi në Kur'an në tri kaptinat e njëpasnjëshme: "Dije se nuk ka Zot (tjetër) përveç All-llahut" (Muhammed:19). "Muhamedi është i dërguari i Allahut" (El-Feth:29). "O njerëz, ne nga një mashkull dhe nga një femër ju krijojmë juve" (El-Huxhurat:13) Nganjëherë besimi dhe feja kuptohen si të njëjta, si të pandarë. Por ndryshimi mes tyre është i madh ngase besimi (imani) është parësorë, ndërsa feja (dini) është dytësorë. Besimi është përmbajtja, feja është forma. Besimi është i domosdoshëm, feja është jo e domosdoshme, është fakultative. Njeriu me besim lind, ndërsa fenë e pranon pas lindjes. Njeriu pa besim nuk mund të jetojë, nuk mund të përparojë, ndërkaq pa fe mund të jetojë e të përparojë. Besimi është një, fetë janë të panumërta. Besimi e personifikon Zotin, ndërsa feja e personifikon pejgamberin. Besimi është ideja, feja është materja. Besimin (sikurse prindërit) nuk mund ta zgjedhim, ndërsa fenë (sikurse bashkëshortin) po. Besimi është i përjetshëm, feja është e përkohshme. Besimi as nuk lind, as nuk zhvillohet, as nuk vdes. Feja, ndërkaq, kalon patjetër përmes këtij procesi. Njerzit, duke shkuar në faltore (xhami, kishë, senagogë etj) e dëshmojnë vetëm përkatësinë fetare, e asesi përkatësinë e tyre të besimit. Pjestarët e të gjitha feve e kan të njëjtin besim - besimin në krijuesin superjorë - Zotin. Por njeriu për shkak të arsyes së tij, mund të devijojë besimin, mund të dalë për një kohë të gjatë apo të shkurtër, në ato raste kur egoizmi apo epshet e tij mbizotrojnë mbi arsyen, dmth kur ai tërbohet Muhamed Abdu thotë: "Pa dyshim, feja është një mënyrë e trajtuar në mes robit dhe Zotit të tij, kurse besimi është zhvillimi i zemrës shakallë shkallë, prandaj çështja e besimit duhet të lihet në duar të Dietarit të Madh sepse vetëm Ai ka të drejtë të gjykojë dhe shpirtërave t'u kërkojë llogari, të cilën gjë nuk mund ta arrijë dora e njeriut. Gjith çka mund të bëjë njeriu që e njeh të vërtetën është që ta zgjojë, t'ja hapë sytë të pa interesuarit, ta mësojë të paditurin, ta këshillojë të mashtruarin e ta drejtojë të gabuarin"

Filozofi i madh Islam Muhamed El Gazaliu tha: "Arsyeja e qëruar nga ligësia, e xhveshur nga çdo pasojë e dyshimit i përngjanë syrit të shëndoshë, ndërsa feja i ngjanë Diellit, drita e të cilit i ka mbuluar të gjitha gjërat e u ka dhënë ngjyrat që duken. Para syrit nuk do të mjaftonte ekzistenca e vet, ndërsa ngjyrat nuk do të ekzistonin po të mos ishte syri, për t'i parë e për t'i dalluar".
"Feja është një prijës i yni në veprim të jetës së përditshme, një mbrojtës në kohë lumnije, një ngushllim në periudha mjerimi, një ndihmë në çaste vuajtjesh e një strehë e sigurtë kundër kobeve e rreziqeve" (*12 "Feja forcon dhe begaton shpirtin. Feja e lartëson shpirtin. Feja është mjet i përparimit të vazhdueshëm, një ligjë natyre. Të shpie drejtë një jete të amshuar, t'i ban të lehta mundimet kur i afrohesh (fesë). Feja bashkon njerzit, lidhë klasët e njerzimit, zhvillon lirinë personale e forcon organizatën shoqrore..." Sipas filozofëve klasik ARISIPIT dhe EPIKURIT, qëllimi i jetës është lumturia, gjegjësisht dëfrimi apo zbavitja. اdo gjë që na i përkëdhelë ndiesitë tona, që na gëzon e që na dëfren, është e mirë. Prandaj, sipas mendimit të tyre, baza e moralit është dëfrimi gjegjësisht zbavitja. ARISIPI në shumë raste, vjedhjen e deri dikue edhe prostitucjonin nuk i konsideron si gjëra aq të ndaluara. Si mundet pra me qenë e mirë çdo gjë (epsh) që na jep kënaqësi. اdo virtyt të çon në egoizëm, çdo egoizëm në padrejtësi e më në fund në shkatrrim.. Një filozof thotë: Sikur syri që dallon të zezen dhe të bardhen ashtu në njeriun ka cilësi që të jep me kuptue të mirën dhe të keqen.

Feja gjithmonë e ka bindë pjesen dërmuase njerzore ligjeve të veta të posaçme. Kjo bindje ka vazhduar në vend që doktrinat filozofike të pjellura nga mendimet dhe teoritë, kan mbetë tepër të pakta në jetën e kombeve dhe brenda një kohe të shkurtër këto doktrina jan zhdukur. Formimi i të gjitha mbretërive më të forta dhe dalja e veprave letrare e kan burimin prej feve. FEJA është i vetmi faktor që ka me i sigurue një jetë të lumtur njerzisë dhe ka me i ruejt këta prej zhgatrrimit... Herbert Spencer thotë: "Përparimi i shkencës na vërteton më saktë se ka një qenije apsolute, vërtetësinë e të cilit nuk mundemi e as që kemi me mujtë me e kuptue ndonjëherë. Kudo shfaqet kjo fuqi e amshueshme, që nuk mundemi me ja kuptue fillimin as mbarimin e saj. Gjithçka rrjedh prej asaj fuqie..

Kushtet e fesë së vërtetë

Feja është ligjë i caktuar nga ana e Zotit, me anën e së cilës mësohen krijesat për qëllimin e krijimit, drejtohen ato drejtë udhës së mbarë duke u siguruar shpëtimin e dy jetëve e duke ju përmbushë atyre të gjitha nevojat lëndore dhe shpirtërore. Baza e të gjitha feve është e njëjtë, ndërsa parimet e tyre themelore ndryshojnë. Prandaj, me atë besim që këshillon Kur'anit, po për atë besim ka porositur edhe Ademi as, e të gjith profetët pas tij deri te Muhamedi a.s. Fe e vërtetë dhe e drejtë është vetëm një, sepse nuk ka shkak të jenë më shumë. Ajo është e përsosur. Principet e saja janë të plota, të përhershme e të arsyeshme. Ato principe e udhëzojnë njeriun drejt të gjitha atyre që janë të mira dhe të dobishme për të dhe për bashkësinë e tij, janë principe të fuqishme, andaj mund të udhëhiqen me dëshirën e nejriut. Ato principe e garantojnë arrijtjen e qëllimit për çka është krijue. Feja e vërtetë është e tillë për qëllimet e veta po edhe për arsye se rrjedh nga qenja e plotë dhe e përsosur. Kushtet e fesë së tillë, janë:

1. Me besue në një të vetmin Zot të plotëpërsosur në fuqinë e vet, drejtësi e mëshirë, mandej me respektue dhe me pasë dashuri ndaj Tij. Për ekzistencën e Zotit Një dhe të pashoq, vërteton mendja e shëndoshë dhe dëshmon e gjithë hapsira (gjithësia). Janë të pamohueshëm argumentet fizike, metafizike, morale, psikologjike e historike mbi Zotin, Njësinë e Tij dhe Cilësitë tjera. Pa ekzistencën e tij është i pamundur ekzistenca dhe qëndrimi i gjithësisë. Në atë rast do të ishin të paqëllimta gjithësia dhe jeta në të, do të kishte vetëm vuajtje, mjerime e robëri e shtypje të tjera që pamëshirë kishin me e shkretnue. Hyjnia është më i pari dhe ma i madhi kusht i fesë. Kush gabon ndaj Zotit dhe e mohon, nuk ka me mujtë me gjetë mbrojtës tjetër. Simbas kësaj nuk janë të vërteta ato fena, të cilat mësojnë se ka shumë zotna, të cilët vetitë e Zotit ja japin njeriut si edhe ata që predikojnë se Zoti përbëhet prej shumë personaliteteve.

2. Ritet, liturgjitë, ceremonitë, të cilat i parashef feja e vërtetë me qëllim adhurimi dhe respektimi, të Madhnueshmit, duhet të jenë të përshtatshme hygjenike dhe morale. Ato duhet të fisnikojnë zemrën dhe shpirtin e njeriut. Të jenë hyjnore e tërheqëse. Të zgjojnë ndjenjat e dashurisë në Zotin dhe të ndien njeriu nga ato ndonjë kënaqësi e ëmbëlsi hyjnore. Ata nuk guxojnë me pasë shprehi të damshme në moral e shëndet. Nuk guxojnë me zgjue frikë ose me vuejt duke e dobësue trupin. Ritet (ibadetet) nuk duhet të jenë të lidhura pë prijësin fetarë (hoxhën), por duhet të jetë ashtu që njeriu mundet me i krye vetmas ashtu si edhe në bashkësi. Feja duhet ta lejojë adhurimin e Zotit në të gjitha mënyrat e përshtatshme. Këtu duhet përjashtue disa arte, sikurse pikturën, dhe skulpturën.

3. Feja duhet të mësojë të vërtetën. Gjithçka ajo predikon, duhet të përputhet me logjikë e mendje të shëndoshë. Mësimet të cilat nuk mundet me i kuptue mendja e njeriut duhet me kenë bazë e fortë. Feja nuk guxon me mbajtë kurrgjë të fshehtë. Nuk ka arsye që e vërteta të mbahet në fshehtësi. Msheftësia është veti e punëve të papastra. Në të vërtetë, edhe në veprat e ndershme ngandonjëherë ka mësheftësi, por ajo mëshehtësi e ka shkakun dhe arsyen. Feja nuk ka gjë të fshehur, ajo është për të gjith andaj duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme.

4. Dispozitat e fesë nuk guxojnë me e pengue përparimin njerzorë. Ato duhet t'u përgjigjen të gjitha kohëve dhe të jenë të arsyeshme në pikëpamje morale, hygjenike, etj. Feja duhet të ndalojë çdo të keqe e çdo vepër të pamoralshme e të porositë për gjithçka është e mirë, me i mësue njerzit në fisnikëri, barazi, sinqeritet, dashuri vëllazërore e njerzi në çdo pikëpamje.

5. Detyrat të cilat i parasheh feja, duhet të jenë të shenjta (mukaddese) dhe prej gjithkujt të respektueshme. Shenjtëria e tyre, domosdo kërkon pavdekshmërinë e shpirtit, ekzistencën e botës tjetër, shpërblimet dhe ndëshkimet. Përndryshe, feja sikur nuk kishte me u respektue, nuk kishte me pasë as qëllim.

6. Feja pa shpallje nuk mundet me qenë e përsosur. Feja është e shenjtë dhe e respektueshme vetëm si dëshirë e Zotit xh sh. Në bazë të këtyre kushteve duhet me u kontrollue feja. Në studimin e disa fenave është shumë interesante edhe zhvillimi historik i fesë, për shkak të atyre gjërave të cilat më vonë kan hyrë në të, e që nuk kan qenë prej fillimit. Këso gjërash, shpeshherë futen edhe në fenë e vërtetë, prandaj pa një hulumtim historik lehtë njeriu mundet me u mashtrue. Nevoja e fesë Në vitet e gjeneracionit të cilit i takoja unë, mësonim nga profesorët ateist, supozimin se bota në kohën parahistorike ishte një egërsi prej të cilit filloj evolucioni i qytetërimit dhe i fesë njerëzore tue u rritë e tue u zhvillue ngadalë. Sipas mendimit të tyre feja hynë në rendin e atyre gjërave që i nënshtrohet ligjit evolutiv, gjegjësisht një metamorfozë e ngadalshme dhe fryt i një veprimi jo të vullnetit të njeriut. Në një mendim tjetër, ecila përputhet me ligjëratën e profesorit tim, del se trajta e parë fetare ka qenë ANIMIZMI (adhurimi i shpirtrave), pastaj drejt zhvillimit, gjegjësisht evolocionit në një periudhë shumë të gjatë kohore, ka kalue në FETISHIZEM (adhurim i disa lëndëve), Pastaj në TUTEIZEM (adhurim i kafshëve) në PAGANIZEM (adhurim në puta e krijatura) dhe më në fund në monoteizëm (Adhurim në një të vetmin Zot). Një presë tjetër mendon se trajta e parë ka qenë NATYRALIZMI, kurse sipas mendimit tjetër prej fillimit të njerzisë ka qenë MUNOTEIZMI, fakt i së cilës është më i vërtetë. Në botë ka shumë besime. Disa janë të përgjithshme, e disa janë kombëtare e të veçanta. Prej fillimit të ekzistimit të botës, e deri më sot, secili popull pat fe, e edhe sot ka. Respekti që ju bë fesë nga ana e gjith njerëzisë, është argumenti më i mirë se ajo është e nevojshme. Le të gjykohet për një moment, se në tanë njerzimin, mijëra dijetarësh gjenial e përqafuen, e argumentuen dhe e predikuen nevojën e saj. Nëse e studjojmë thellë gjendjen e atyre që e refuzojnë fenë dhe nuk besojnë, do të shohim se të gjith ata nuk e njohin fenë, ose e njohin por ajo që e njohin nuk është fe e vërtetë, prandaj nuk mund t'ja pranojë mendja e shëndoshë. FEJA ثSHTث NEVOJث E NATYRSHME. Ajo Eshtë e vjetër sa edhe vetë njeriu. Ajo është shoku më i mirë që e shoqëroj njeriun gjatë gjith shekujve. Ajo i ka edhe shkaqet e veta të arsyeshme, sepse, athue nuk kishte me ju paraqitë njeriut nga vetë natyra e tij pyetja: - اka jam unë? - Prej nga kam ardhë? - اka do të bahet me mue? - اka është kjo që e shoh rreth vehtes? Këto pyetje që njeriu mund të ja bëjë vehtes nuk kanë të sosur, dhe vetë natyra e njeriut e shtynë që të gjykojë e të vendosi mbi këto enigma. Kjo është ajo që e tërheqë vetvetiu njeriun në fe. Pra njeriu vetë anon në fe tue ndie nevojën e sajë.

NEVOJA E FESE PER SHPIRTIN E NJERIUT.

Sikurse është i nevojshëm për trupin e njriut ushqimi, ashtu është i nevojshëm për shpirtin e tij feja. Ajo është ushqimi i tij shpirtërorë. Nuk ka asnjë njeri që plotësisht është i pafe, por ka njerëz në të cilin ndjenjat e tia fetare janë në forma negative, thënë më qartë, të cilët e mohojnë Zotin dhe fenë. Këto mohime nuk janë shkaktue ngaqë ata nuk kanë ndjenja fetare. Ata ushtrojnë fe sikurse edhe fetarët, sepse edhe ndjenja negative fetare është një argument mbi nevojën e natyrshme të saj. Këto janë pikëpamje mbi natyrshmërinë e ndenjave fetare. Këtë e vërteton edhe historia e etnografia. Edhe njerëzit e egjër e parahistorik patën fe. Këtë e vërtetojnë zbulimet e raja arkeologjike siç janë varrezat, etj, prandaj nuk është mendim i drejtë aj që thuhet se njerzit e parë nuk patën fe . MORALI, të cilin gjith njerzia e pranon nevojën e domosdoshme të tij, nuk mundet me ekzistue e as m'u themelue në asnjë individ apo shoqëri të pafe. Feja është baza e moralit, sepse vërtyti moral qëndron vetëm mbi bazat fetare.

Besimi në Zotin Xh. Sh.

"Mos vallë ato nuk ishikojnë zogjët, të cilët janë dërguarnga Zoti xh. sh.të cilët nëpërhapsirën qiellore fluturojnë. Ato vetëm, Zoti i mban, në këtë ka këshilla në njerëz të cilët besojnë". (Kur'an - an Nahl 16:79)
Nëse feja është ligjë i vendosur prej Zotit, duhet më parë të njihet themeluesi i saj. Pa njoftë atë nuk ka fe. Prandaj shtylla e parë e fesë është besimi në Zotin. Kjo Galaksi ka krijuesin e vërtetë i cili është burim i çdo gjëje. Fuqia dhe pushteti i Tij mbërrinë kudo. Dituria e Tij përfshinë gjithçka. Eshtë i pajisur me të gjitha cilësitë e plota dhe i çveshur prej çdo të mete. ثshtë i njohur me çdo veprim dhe dhe ka përgaditë një jetë shpërblimesh dhe dënimesh. Nga fara e gjinisë njerzore, në organizmin (barkun) e nënës, zhvillohet njeriu. Funksionojnë stacjone të vogla gjallesore, krijesa të vogla, organet. Formohen duart, këmbët, sytë, veshtë zemra... rritet një njeri i cili flet, sheh, dëgjon... I përbërë nga atomet e panumërta të gjithësisë, nga stacjone të panumërta... Mendojmë për funksionin e të gjitha organeve të kësaj krijese. Mendojmë për rrolin e këtyre organeve. Mos vallë nuk është kjo një fabrikë e tërë, e projektuar jashtzakonisht me funksjone të komplikuara? Kujtojmë pastaj funksionimin e zemrës, qarkullimin e gjakut, sistemin nervorë, mozga, sytë goja... Kto janë fabrika me të përsosura. Njeriu është vërtetë trijumfi i krijimit. Shpesh në kohën e fundit lexojmë për zbulimet e logaritmarëve elektronik. Me operacjone të shumta shumë të komplikuara matematikore, të cilat paraqesin zhvillimin e teknikës më të përsosur e moderne. Pa te do të ishte e pamundur të mendojmë zhvillimin e kësaj teknike. Kur mendojmë për një gjë të këtillë, duhet të krenohemi me diturinë, aftësitë dhe inteligjencën e mekanikut të cilën e ka konstruktue. Në asnjë mynyrë ne nuk mund te mendojmë se ato do të konstruktoheshin vetë, do të përsoseshin vetë. Ne dimë se ato njerëz janë të dijshëm dhe me aftësi të mëdha. Vërtetë kjo është e sigurtë ashtu si është e sigurtë se 1+1=2, që ky operacjon nuk është krijue vetë prej askujt.
Tani pyesim vehten: kur jemi të sigurtë që llogaritësit elektronik duhet të kenë krijuesin (zbuluesin) e vet, e si mundet të mos jemi të sigurtë që njeriu - ajo krijesë trimfale, e ka Krijuesin e vet! Kur jemi të sigurtë që ekziston inxhinjer që konstruktori llogaritësit elektronik, E si të mos jemi të sigurtë se ekziston Krijuesi i njeriut dhe i mbarë njerzimit, i cili ka Krijue çdo gjë që është e vdekur dhe e gjallë, shpirtërore dhe materjale... Këtë nuk do të mund ta krijonte një inxhinjerë, një mjek apo një mekanik. Këtë gjallesë të çuditshme e krijoi vetëm All-llahu i gjithfuqishëm. Gabojnë të gjith ata që dyshojnë në ekzistencën e Tij. Këtë krijesë e bëri vetëm Ai (All-llahu xh.sh.) Edhe dielli është një shenj i përsosjes së të gjithfuqishmit. Ai udhëton gjithmonë për në pikën fundore. Ai është ligjë i Atij të Vetmi që çdo gjëje ja din të vërtetën. Edhe hëna është një krijesë e çuditshme, me një lëvizje të caktuar. As Hëna nuk e mund Diellin, as nata ditën. اdo gjë udhëton në rrethin e vet. Toka lëvizë në rrugën e vet .Të gjitha planetet udhëtojnë rreth boshtit të vet me shpejtësi të caktuar. Të gjitha planetet në gjithësi janë me largësi të duhura. Ato gjigandë notojnë në hapsirën e gjithësisë me një orarë të caktuar interesante e shumë të përsosur. Notojnë në rrugën e caktuar, në kohën e caktuar dhe me shpejtësi të caktuara. Toka lëvizë në rrugën e vet. Të gjitha lëvizin në rrugën e vet...!? Mendojmë për të gjitha ato hapsira, ato shpejtesi lëvizjesh të pa kuptuara. Miljarda e miljarda planete që lëvizin me shpejtësi te caktuara, me orarë të caktuar. Sipas udhetimit të tyre, astronomi cakton stinët, vitet, muajt, ditën, ndrrimin ehanës... i cakton një vit më parë, sepse din që është i krijuar ai rend udhëtimi i cili nuk gabon... E pra nuk ka dyshim se Krijuesi i tyre mijërave gjigandave, të cilët në rend të caktuar notojnë nëpër hapsirën e gjithësisë është Zoti i Gjithfuqishëm.

Kemi mësuar për shkenctarët dhe zbulimet e tyre. Për ligjet e Njutonit, Arhimedit, Anshtajnit, Mendjelevit... dhe i kujtojmë me nderime të mëdha, për angazhimin dhe inteligjencën e tyre. Ato i nderojmë që zbuluan ligjet natyrore. Atëherë sa duhet ti falënderohemi Krijuesit i cili i krijoi ato ligje e mijëra të tjera te pa zbuluara... Pa ligjin e Ti, nuk do të ekzistonte bota, as e gjallë e as e vdekur. Zoti xh.sh. e merr shpirtin kur vdesin (atij që i ka ardhë afati i vdekjes), kurse në barkun e nënës ja jep shpirtin një foshnjeje e cila del në dritën e kësaj bote.
Kur shiqojmë rreth vehtes, shohim se bota ndryshon. Shtazët cofin (ndrrohen), njerzit vdesin. Kte më së miri e vërenë kur humbim njeriun qe më së shumti e duam. të gjith jemi të përkohshëm dhe duhet të vdesim sot, nesër, pasnesër... vdekja vjen. Nuk jemi të palindur e të perjetshëm, ashtu si nuk janë të përjetshëm trupat qiellorë. Astromomët flasin edhe për katastrofat e tyre... Kur nuk jemi të përjetshëm ne njerzit, bimët, shtazët trupat qiellorë; atëherë duhet të jetë dikush i perjetshëm, sepse pa dikend të perjetshëm, ne krijesat e kësaj bote, nuk do të ishim fare, ose nuk do të ishim të perkohshëm. Por, krijuesi i vërtetë është All-llahu xh.sh. i pa fillim dhe i pa mbarim. Elektroni i cili sillet rreth liqenit atomit disa miljarda herë në sekond, stacjonet e gjalla të asaj fabrike te çuditëshme njerzore, bleta e cila e njeh jashtzakonisht mirë matematikën, e ndërton qelin e sajë më të përsosur e ekonomike, zogjt të cilët fluturojnë në hapsirë... e gjith bota edhe njeriu me moral të lartë janë me dashuri të plotë ndaj të dashurit, mikut të madh, zotërisë KRIJUES e të pa fund , Zotit xh.sh.

Nuk ka Zot tjetër veç Zotit - ky është dekleracjon i Kur'anit. Zoti xh.sh është Vetë kryekput veprues i çdo gjëje. اdo vepër apo lëvizje, buron nga Zoti xh.sh. dhe kthehet nga Zoti. "Thuaj All-llahu është një, all-llahut i është e varur çdo gjë. Nuk lindi prej kujt dhe nuk lindi kush prej Tij... (Kaptina Ihlas) Mund të pyesë dikush: si është Ai Krijues...? Ne mjafton të dimë dhe të besojmë se Zoti xh.sh. është Krijues dhe mirëmbajtës i çdo gjëje që ekziston, se është i Plotfuqishëm, se është i Përjetshëm, i pa fillim dhe i pa mbarim. E si mund të mos besohet e të mos kuptohet Ai, kur shenjat e qënjes së Tij, i kundrojmë në vehten tonë, në krijimin e çdo krijese në Qiell e në Tokë. Sikur Perëndia të mos dërgonte profetër, atëherë krijesat do të duhej ta kuptonin këtë drejtë prej mendjes së tyre. Sikur një peshk të pyeste peshqit tjerë, përse zogjt nuk notojnë në ujë sikurse ne, do të ishte pyetje e njëjtë me ata mendjetopitur të cilët pyesin: "Nëse Allahu e krijoj gjithësinë, atëherë kush e Krijoj Allahun"? Peshku në fjalë mendoj që ligji specifik i tyre ta ndërrojë edhe për shpezët, kurse njeriu i tillë mendoj që ligjin e ekzistencës së tij, ta mveshë edhe për Allahun xh sh (*17).
Si të kuptohet Perendia?

Qenia më e persosur në natyrë është njeriu. Eshtë i krijuar prej trupit dhe shpirtit, por i shpërblyer me të menduar dhe me besim. Eshtë i lidhur me natyrën nëpërmes pes shqisave trupore. Njeriu dallohet nga qenjet tjera të gjalla, pse aj mendon, gjykon, arrinë dituri, flet. Pra, njeriu si i tillë, arrinë të kuptojë se asnjë send në natyrë nuk u krijue nga vetvetiu pa ndonjë arsye... Cdo gjë e ka Krijuesin e vet, pra edhe gjithësija e ka Krijuesin e vet. Syni ynë, i cili nuk mundet me e shique direkt-Diellin që është një krijesë e vogël e Zotit xh.sh. nuk mundet me shique as madhërin e Ti. Prandaj do të përpiqemi me njoftë Madhërinë e Tij nëpërmes cilësive hyjnore që ndahen në: a) Cilësinat Vehtore (sifati dhatije) dhe b) Cilësinat Diktuese (sifati thubutije)Cilësinat vehtore e të madhit Zot janë:

1. Zot ka - ekziston - vuxhud
2. I përhershëm pa fillim - kidem
3. I përhershëm pa mbarim - beka
4. Eshtë një - vahdanijjet
5. I pa shembullt - muhalefetun lil-havadithi
6. Qëndron nga vetvetiu - kijam bi nefsihi

Zoti xh.sh është i qenun, ekziston nga vet ekzistenca e tij, është nga vetvetiu, e jo nga tjetër kush. - I përhershëm pa fillim - nuk ka fillim në ekzistencën e tij, para ekzistencës së tij nuk ka ndonjë kohë, nuk është si na që tue mos qenë jemi krijue. - I përhershëm pa mbarim - Zoti xh.sh është i gjithmonshëm, sado kohë që të kalojë është njëllojë për pambarueshmëninë e Ti. - I qenun një Zot xh.sh është një, i vërtetë në vetëvete në cilësi e veprime nuk ka shembull as shoq. - I pa shembullt - Zoti xh.sh nuk i përngjanë askërkujtë që mundet me paraftyrue njeriu. E as nuk i përngjanë atij kurr nji send, sepse atëherë kishte me qenë si krijesat. pra thjeshtësija e tij është e pa ngjajshme. - Qëndron nga vetvetiu - Zoti xh.sh. është i panevojshëm për ndonjë send. Nuk ka nevojë për vend sikur kemi na, as për kohë e as për sasi. Ai ashtu, gjithkund në çdo moment. Po sikur se thamë edhe ma parë mendja e jonë është e shkurtë për të mundë me kuptue dhe përfshi se ku dhe si gjindet Ai. Cilësitë diktuese që besojnë se qëndrojnë në vendin e Ti janë:

1. Gjalnija - jeta - Hajatun
2. Diturija - Ilmun
3. Të dëgjuemit - Sem'un
4. Të pamurit - besarun
5. Vullnet - dëshira - Iradetun
6. Fuqija - Kudretun
7. Të folurit - Kelamun
8. Të krijuemit - Tekvinun

Zoti i vërtetë është i gjallë dhe jeton. Gjadhërija dhe jeta e Ti, nuk kanë fillim as mbarim. Jeta e tij është krejt e përsosun, dhe dallohet krejtësisht nga jeta organike. Argumenti i Kur'anit për këto cilësi: Perëndija me diturinë e vet, din dhe njeh gjithçka që ekziston e që nuk ekziston. Në diturinë e tij nuk ndikon koha, prandaj para diturisë së Ti është e barabartë e kaluemja e tashmja dhe e ardhshmja. Ajo nuk është sikurse dituria e njerëzve, sepse na e përfitojmë diturinë nga përvoja, nga konstatimet dhe studimet. Dituria e jonë shtohet dhe mungohet, ndërsa ajo e Perëndisë nuk është kështu. Ai gjithmonë e ka dijtë në tërësi dhe në hollësi çdo gjë që ka ngjarë, që ngjanë e që do të ngjasë; që nuk ka ngja, nuk ngjanë e nuk do të ngjasë.

ARGUMENT - I madhi Zot ndëgjon fjalët më të mshefta, lutjet që i bëjmë dhe çdo gjë që na përshkon mendjen. Këtë të dëgjuem nuk e ka si ne me veshë e me organe trupore, por me kuptimin e plotë. Si dëgjon Ai, ne nuk e dijmë e as që duhet ta dijmë.

ARGUMENT - Krijuesi i gjithësisë sheh, në terr edhe në dritë, larg edhe afër. Të pamunit e tij nuk i përngjanë të pamurit tonë. Atij nuk mund ti mendohen organet e të pamunit - sytë. Sepse sytë janë mjet i të pamurit për krijesa, ndërsa Ai është krijues dhe nuk është lëndorë.

ARGUMENT - Vullneti i të lumit është cilësi që ka të bëjë me çdo gjë. Ajo gjë vetëvetiu mund të ekzistojë ose të mosekzistojë, për këtë vendosë vullneti i Perëndisë se a do të ekzistojë ose jo. Pra vullnetit të Tij nuk mund ti ngjajë asgjë në botë.

ARGUMENT - Fuqia e Perëndisë është e pafuqishme dhe e plotë. Me fuqinë e tij mundet me ba gjithçka që dëshiron. Ngjallë të vdekurit, të qenunin e bën të paqenun. Para fuqisë së tij është e njëjtë, krijoj një botë të re apo një insekt...

ARGUMENT - Zoti xh sh flet, por të folurit e tij nuk është sikurse te njeriu, sepse njeriu flet me anën e organeve trupore të cilat lëshojnë za, ndërsa Zoti nuk është trup. Ai ka një të folur të veçantë që i takon vetëm hyjnisë së tij. Këtë e kan vërtetue të gjith profetët dhe e ragumentojnë edhe librat e shenjta, si Tevrati, Zeburi, Ungjilli dhe Kur'ani a. sh. janë fjalë të Zotit.

ARGUMENT - Zoti xh sh Krijoj çdo send, Ai Krijoj gjithësinë dhe qiti në dritë gjithçka. Kjo është cilësi që nuk e ka kurrë një Krijesë. Njerzit munden me mësue e me zbulue, por asgjë të re nuk munden me shpikë. Në këtë cilësi, bëjnë pjesë veprimet e tija: Me krijue, me çpikë, me ngjallë, me ushqye, me ba të vdesin etj.
 
Titulli: Feja

Bravo vllaqko m'vjen mire puth ka ksi njerez e te ketij mendimi se po me duket shum njerez kan humb me mendimin puth Zoti xh.sh. ka fmije , madje shum kur e krahasojne me ni trup dhe shpirt njerezore .
Sot ne mengjes me rastisen fjalt e nje prifti kur gjate nji deklarate per krishtlindje tha :
"Shikoni Betlehemi osht vendi ku Zoti lindi si njeri edhe e nderoj njerezimin "
Gje qe bjen ne kundershtim te plote me cilesite everteta te Zotit xh.sh.

. Zot ka - ekziston - vuxhud
2. I përhershëm pa fillim - kidem
3. I përhershëm pa mbarim - beka
4. Eshtë një - vahdanijjet
5. I pa shembullt - muhalefetun lil-havadithi
6. Qëndron nga vetvetiu - kijam bi nefsihi

Por qka ti bajsh Zoti osht ai puth e mban kit univers edhe Ai ma se miri e din kan me udhzu .

Paqja e Zotit qofte mbi ty o vlla .
 
Titulli: Feja

eh more Alfonc ! Sa here shiqoj nje teme Islame, akoma pa u futur brenda e dij se ti ke postuar aty :D Gjumi nuk te ze rehat, pa menduar per Islamin, aq shume qe e do. lool
 
Titulli: Feja

eh more Alfonc ! Sa here shiqoj nje teme Islame, akoma pa u futur brenda e dij se ti ke postuar aty :D Gjumi nuk te ze rehat, pa menduar per Islamin, aq shume qe e do. lool

une as qe e dua dhe as qe e urrej, por perpara nje ironie te tille hipokrite s'mund te rrezistosh pasi njeriu i botes, besimtar i "mire" i fese se paqes lutet vetem per ato te nje perkatesie fetare, qe ne fjale te tjera nekupton urrejtjen e tij per jo-myslimanet.

Aq shume shqetesohem per islamin saqe kur kam kohe fle rreth 3 ore me shume sesa gjate kohes normale. Pastaj te mos me zere gjumi mua nuk e kuptoj se ku doni te dilni me kete??? A mos ishte ky urimi juaj apo ju po thoni se mua ma ndjene shume per te,,, cdo dite edhe me i cuditshem po beheni, ndoshta me vullnet e zgjedhni kete.

Sa mesjetare jeni mar burr, nuk po ndryshoni nje here.
 
Titulli: Feja

Pyete vetveten, perse nuk ndryshoj une ?
Si nuk u mesove te behesh tolerant nje here e pergjithmone. Ta respektosh nje besim fetar ashtu sic eshte, me parimet e saja. Kur erdhi nje musliman te te pyes ty se cfare lutjesh ben ? A bej pjese edhe une ne lutjen tende apo jo? Mos u be i pafajshem. Ti je ai i cili dita dites po ndryshon me shume. Fillo dhe shiqo sa tema jane hapur per Islamin, qofte lajm, qofte teme fetare, nuk ke lene vend pa u futur, duke e prishur temen krejt, dhe duke i dhene kahje tjeter.

ciao !
 
Titulli: Feja

une as qe e dua dhe as qe e urrej, por perpara nje ironie te tille hipokrite s'mund te rrezistosh pasi njeriu i botes, besimtar i "mire" i fese se paqes lutet vetem per ato te nje perkatesie fetare, qe ne fjale te tjera nekupton urrejtjen e tij per jo-myslimanet.

.

pse i dua dhe lutem per vellezerit e mi anekend botes musliman kjo nuk don te thot qe une te urrej ty
sja vlen me te urrejt
po smuj me te desht se sme jep ndonje aresye e une hala skom mrri ne at shkall te besimit sa qe te te dua pa aresye
permiresoj sjelljet ndoshta lutem edhe per ty qe sje musliman pse jo
kjo nuk eshte ironi e hipokrizi , ironi e hipokrizi eshte te genjesh qe do dike ndersa ne anen tjeter e urren , muslimanet se kan kete veti , thash muslimanet
met mira
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top