اfare mund te bejme me shume ?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Jam pjese e nje faqe qe per mendimin tim munde te radhitet nje nder faqet me te mira Shqiptare ne internet. Kam fatin te jem pjese e nje shoqerie virtuale ne te cilen fatbardhsishte shkrimet e disave munde te konsiderohen edhe si elaborate apo punime shkencore. Kjo per mendjen time te pandritur. Them te drejten se nga keto gjera kam mesuar shume e shume saq nuk kisha mesuar ne shkollimin tim te paket. Mendoj se pjesa dermuese e popullates ( kategori e imja) kane nevoj per keto njohuri. Por nje pjese e tyre nuk kane njohuri se ku munde ti gjejne besa edhe nuk kane mundesi ti gjejne.

Si mendje krisur qe jam po mendoja se ne munde te bejme me shume ne kete drejtim. Mendoj se ne munde te dalim edhe jashte kornizave te nje virtualiteti. Besoj se ne kete drejtim edhe munde te kem susksese dhe fryte ( jo materiale). A do munde te botonim ndonje trakt, afishe, ndonje peticion, shkrese apo te shkruanim ndonje parulle diku. Kjo nuk do kerkonte shpenzime materiale vetem se do kerkonte pak angazhim dhe energji.

اfare mendoni ju per kete mendjen time te krisur ?
 
O kitrra, qe "vdekte" ishalla ( huazim i ndyre turk) kjo modestia jote. Stonon jashte mase ne raport me pjekurine dhe zhdervjellesine tende te te menduarit dhe te te shprehurit, jane ekstreme.

Tani ti je edhe pak hajdut ne fakt, se nje ide e tille ka muaj e jave qe endet ne koken time.

Duke pare qe ndaj ceshtjes kombetare, rreziqeve e kanosjeve qe i vijne si nga jashte apo brenda, ne therrasim njezeri dhe per faktin tjeter qe cdo dite behemi me shume, me te forte dhe ne unison idealesh, komunitetin tone mund ta shfrytezojme shume mire ne favor te idealeve tona te perbashketa.

Jemi te gjithe shqiptar, e duam te gjithe Shqiperine, traditat, kulturen e gjuhen tone. Duam qe vendi yne te integrohet dhe te kete peshen qe meriton ne rang mbarekombetar. Atehere kete komunitet qe ne ngreme cdo dite, une deshiroja ta shfrytezonim, nuk e di a duhet te presim me, mos nuk duhet te nxitohemi, apo te bejme hapa te sigurt. Une jam shume krenar per kete shoqeri virtuale intelektuale qe eshte krijaur ketu dhe dua shume te besoj qe veprimet tona mund te dalin me guxim edhe jashte tastierave tona...
 
Mëndje e krisur por jo e plasëritur e jotja kitrra :D

Në fakt është një mendim që vjen natyrshëm, sepse forumi ka shumë karaktere të forta, inteligjente dhe diskutues. Komuniteti virtual është një hapsirë ku shprehen të gjithë të rinjtë shqiptarë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Por, se di , duhet organizim i përbashkët dhe një vullnet e dëshirë e mirë për të realizuar dicka të tillë.
Se çfarë mund të bëjmë......më parë të thuhen mendimet :D
 
Deshirat piqen kur rritet kuptimi ne pergjithesi.Plaga e e majisur nga qelbi cahet me thike duke shkatuar derdhjen e tij jashte trupit.Ket plage ne e kemi pak te veshtire sepse e kemi ne koke.Por.........ju do jeni i ata qe duhet ta beni.Shembuj keni plot prej ku duhet te mirni eksperience.Izraeli,Zvicra,Hollanda..shikon si ata kane evoluar,si jane organizuar,si kane luftuar,si kane mbrojtur interesat e tyre...Por me pare duhet te dini se ke kemi miq dhe kemi armiq.Duke i njohur ata dhe forcen e tyre duhet te llogarisni sa force ju duhet dhe se ku duhet te mbeshteteni.
 
Deshirat piqen kur rritet kuptimi ne pergjithesi.Plaga e e majisur nga qelbi cahet me thike duke shkatuar derdhjen e tij jashte trupit.Ket plage ne e kemi pak te veshtire sepse e kemi ne koke.Por.........ju do jeni i ata qe duhet ta beni.Shembuj keni plot prej ku duhet te mirni eksperience.Izraeli,Zvicra,Hollanda..shikon si ata kane evoluar,si jane organizuar,si kane luftuar,si kane mbrojtur interesat e tyre...Por me pare duhet te dini se ke kemi miq dhe kemi armiq.Duke i njohur ata dhe forcen e tyre duhet te llogarisni sa force ju duhet dhe se ku duhet te mbeshteteni.

Nuk e kuptoj pse flet duke e paraqitur veten shume jashte apo larg ketij "rrethi" ?

Te jete vetem modesti valle... !!!
 
Nuk po e kuptoj mire kte nisme, per cfar behet fjale?
 
hajde mendim hajde si e pa realizueshme kjo gje me duket... vetem nese e merr perziper vec njeri e ta vendos ne oborin e tij :p
 
ta them une nje mendim???? te krijohet nje organizat jo qeveritare (sic eshte levizja MJAFT) dhe ngrem zerin ndaj atyre gjerave qe populli shqiptar hesht!
 
ta them une nje mendim???? te krijohet nje organizat jo qeveritare (sic eshte levizja MJAFT) dhe ngrem zerin ndaj atyre gjerave qe populli shqiptar hesht!


Ehe, edhe do vije nje dite nje X politikan edhe do te ofroje ty si Kryetarja grupit nja 500 mij euro, edhe te thote dil e bertit kundra X politikani kundershtar.. ca do besh? Do pranosh Eurot apo sdo i pranosh? Te gjithe korruptohemi mos mendo se ne jemi ndryshe nga te tjeret. Per momentin jemi ndryshe, ama perpara lekut te gjith jemi njelloj. Ca te ben te mendosh se ti do keshe kaq karakter te forte sa te mos pransoh 500 mij euro ne dore, kur ke halle probleme ter diten qe te kalojne neper koke!? Eshte e thjeshte te flasim.
 
Ide e mire....
kam diskutuar diqka nga kjo ide me Nostren ne Tirane..
Ka mendimtar ky forum ,ka brum qe mundet me bo shume sende do me pelqente te shifja ndonje inciative te madhe do kishte qen diqka e miire te shohesh shqiptaret nga gjithe trojet shqiptare bashke tu munduu me bo diqka per bashkekombasit e tyre...

Si fillim kisha propozuu qe te festohej ditelindja e kesaj web faqeje edhepse une skam ide per daten kur eshte leshuar ky web..

Pastaj te fillohet me ndonje inciative humanitare naj Kolumne naper gazeta ....

P.s urrej te shenderrohet ne Leve Partiake...



Zoti e Bekofte Shqiperin...
 
Ide e mire....
kam diskutuar diqka nga kjo ide me Nostren ne Tirane..


sna thate asgje konkrete mbi ato plane :ciaoo:ndoshta perputhen me mendimet e mia :gjujpeshk:
 
Ndoshta do jete dhe e krisur ajo mendja jote, po brenda ka nje thesar te madh.
Une kam kohe qe e mendoj nje gje te tille, por isha pak e ndrojtur te shprehja mendimin tim, sepse sic ka treguar dhe historia, risi te tilla nuk para priten krahehapur.

Megjithate bashkimi ben fuqine, dhe une jam pro kesaj "manovre"!:)
 
Gje e mir Kjo ... :) "Pro" O njoni nuk eshte fjala per Ndonje organizat qeveritare ose si ithuani ju.... por Organizat Jo qeveritare .... me sa e kam kuptuar un :mad: mund edhe te mos korruptohet ku jan 500 mij euro ku eshte Fytyra :)
 
Titulli: اfare mund te bejme me shume ?

Meq gjate ketij viti ne treguam se nuk munde te bejme asgje jashte kornizave te forumit, per kete fundviti, ndoshta per te thyer monotonin ne forum do ishte mire te benim diq qe do ngjallte i cik vitalitet. Ndoshta do ishte mir te benim diq per ditelindjen e forumit, nese nuk eshte von. Po sikur te zgjedhnim shkrimin me te mire te vitit. Ama te jete shkrim me autor nga forumi. Dhe fituesit si simbolik ti jepnim ndonje titull apo nja 5 pike reputacion. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: اfare mund te bejme me shume ?

Une po mendoja qe mund te hapim nje konkurs per krijimtari rreth atmosferes se festava te fundvitit, keshtu do perqendroheshim me lehte ne perzgjedhjen e fituesit ndermjet kandidateve, dhe mund te hapim nje lloj konkursi me cmime te ndryshme rreth roleve te ndryshme. Ndoshta mund te behet edhe keshtu te vendosin anetaret e nominuar dhe me pas te ndajme cmime te ndryshme....
 
Titulli: اfare mund te bejme me shume ?

[QUOTE=kitrra 123;Si mendje krisur qe jam po mendoja se ne munde te bejme me shume ne kete drejtim. Mendoj se ne munde te dalim edhe jashte kornizave te nje virtualiteti. Besoj se ne kete drejtim edhe munde te kem susksese dhe fryte ( jo materiale). A do munde te botonim ndonje trakt, afishe, ndonje peticion, shkrese apo te shkruanim ndonje parulle diku. Kjo nuk do kerkonte shpenzime materiale vetem se do kerkonte pak angazhim dhe energjiاfare mendoni ju per kete mendjen time te krisur per sa

.ke te drejte un kam dale me kohe nga virtualiteti dhe kam bere rreklame per ket faqe tani ju a le rradhen ju te rinjve te angazhoheni :) ju pershendes nga qafa e thanes me kto foto :)
 

Attachments

  • SANY0086.jpg
    SANY0086.jpg
    96.3 KB · Shikime: 20
  • SANY0087.jpg
    SANY0087.jpg
    87.1 KB · Shikime: 22
Titulli: اfare mund te bejme me shume ?

Nje ide e mir kjo per te ber pak publicitet :D

Kte gje une e kam disi te thejsht per ta ber po se di sa rendsi do kishte nese do e beja reklamimin te shkruajtur me sprajt sic e ka ber Angel Devil .. Megjithse ku i dihet edhe mund ta bej .. :D Ndersa reklamimin neper faqe e bej direkt ... :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top