Dhjetë rregulla për të fituar një debat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të gjithëve na pëlqen të debatojmë herë pas herë, por shpeshherë debatet përfundojnë në ndeshje ulërimash, me fyerje që fluturojnë sa në njërin drejtim në tjetrin dhe nuk arrihet në asnjë përfundim. Specialistët e debatit kanë hartuar një listë me dhjetë rregulla që duhen respektuar nëse doni të fitoni një debat. Një prej rregullave të artë të të debatuarit është durimi dhe qetësia. Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. ثshtë shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili thjesht i sajon argumentet për hir të debatit. Nuk do t’ju pëlqente ta shihnit një gjë të tillë dhe nuk do ishte mirë që dhe ju ta bëni. Përfshihuni në një debat, në të cilin mund të fitoni në bazë të fakteve. Kur debatoni nuk duhet ta ngrini kurrë zërin. Duhet të ruani qetësinë në çdo lloj rrethane. Sa me më zë të lartë të flisni, aq me më zë të lartë do flasin kundërshtarët thuaj dhe rezultati do të jetë një ndeshje ulërimash. Ju madje mund të përpiqeni të flisni më qetë se zakonisht, pasi kjo do tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve. Debati nuk fitohet nga njeriu me zë më të lartë, por nga personi me argumentet më bindëse. ثshtë ide e mirë të përpiqeni ta kaloni kundërshtarin në anën tuaj duke bërë deklarata, me të cilat e dini se ai është dakord. Kjo ju vendos në pozicion më të fortë në debat. Sapo kundërshtari juaj të bjerë dakord me një deklaratë tuajën ju keni fituar betejën psikologjike. Nuk jeni më një kundërshtar, por një partner. Kjo teknike është një ndër teknikat më efikase në debate. Kur një person fillon të humbasë një debat, është thuajse e zakonshme që ai të fillojë t’i japë drejtim tjetër debatit duke dalë nga tema, me shpresën se nuk do dobësia e tij do kalojë pa u vënë re dhe të krijojë një debat të ri. Kur kjo ndodh, ju nuk duhet të bëheni pjesë. Kthejuni debatit fillestar menjëherë. Mos i jepni aspak tokë subjekteve të hedhura për diskutim nga kundërshtari juaj, pa mbaruar atë që keni nisur.


Flisni butë dhe me vendosmëri
Kur debatoni nuk duhet ta ngrini kurrë zërin. Duhet të ruani qetësinë në çdo lloj rrethane. Sa me më zë të lartë të flisni, aq me më zë të lartë do flasin kundërshtarët thuaj dhe rezultati do të jetë një ndeshje ulërimash. Ju madje mund të përpiqeni të flisni më qetë se zakonisht, pasi kjo do tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve. Debati nuk fitohet nga njeriu me zë më të lartë, por nga personi me argumentet më bindëse.

Kalojeni kundërshtarin në anën tuaj
ثshtë ide e mirë të përpiqeni ta kaloni kundërshtarin në anën tuaj duke bërë deklarata, me të cilat e dini se ai është dakord. Kjo ju vendos në pozicion më të fortë në debat. Sapo kundërshtari juaj të bjerë dakord me një deklaratë tuajën ju keni fituar betejën psikologjike. Nuk jeni më një kundërshtar, por një partner. Kjo teknike është një ndër teknikat më efikase në debate.

Mos sulmoni
Nuk është ide e mirë që t’i thoni kundërshtarit tuaj direkt në fytyrë se e ka gabim. Në vend të kësaj ju duhet t’i tregoni se e ka gabim me anë të kundër-argumenteve efikase. Duke i thënë një personi se e ka gabim nuk e mërzit aspak dhe dëshmon se argumenti juaj është një koment subjektiv, të paktën deri sa të jepni prova se nuk është kështu. Tregohuni modestë dhe jo vetëm që do ngjani mirë, por edhe mund të fitoni.

Mos bëni lojë të pandershme
Mos arrini kurrë në përdorimin e fjalëve fyese, edhe nëse kundërshtari juaj e bën një gjë të tillë. Ju duhet të sulmoni argumentin e kundërshtarit tuaj dhe jo personin. Sapo të filloni të kritikoni kundërshtarin është shumë e qartë se ju kanë mbaruar mënyrat e duhura për të mbrojtur pikëpamjen tuaj. Këto lloj fyerjesh janë mënyra e duhur për të humbur një debat. Ju duhet të kënaqeni nëse kundërshtari juaj bie në nivelin e fyerjes se kjo ju jep pikë ju.

Përcaktoni argumentet bazë
Kur debatojnë, të dyja palët duhet të bien dakord mbi “të vërtetat” bazë e nëse kjo nuk arrihet, atëherë debati është thuajse i pavlefshëm. اfarë vlere ka të argumentoni se Bibla është shkruar nga Perëndia, kur kundërshtari juaj nuk beson në Zot. Fillimisht duhet të debatoni mbi ekzistencën e Zotit. Nëse të dy bini dakord se ai ekziston, atëherë mund të debatoni mbi detajet e tjera që rrjedhin nga këto.

Mos dilni nga tema
Kur një person fillon të humbasë një debat, është thuajse e zakonshme që ai të fillojë t’i japë drejtim tjetër debatit duke dalë nga tema, me shpresën se nuk do dobësia e tij do kalojë pa u vënë re dhe të krijojë një debat të ri. Kur kjo ndodh, ju nuk duhet të bëheni pjesë. Kthejuni debatit fillestar menjëherë. Mos i jepni aspak tokë subjekteve të hedhura për diskutim nga kundërshtari juaj, pa mbaruar atë që keni nisur.

Bëni pyetje
Kjo është “metoda e Sokratit”. Kur kundërshtari juaj thekson një fakt, ju mund të kridheni më thellë me pyetje të krijuara për të ekspozuar defektet si për shembull, “më thuaj më shumë”, “a mund të më japësh një shembull”, “një mënyrë tjetër për ta parë këtë është...” Këto pyetje do ta shpërqendrojnë kundërshtarin tuaj dhe shpeshherë mund ta bëjnë të nxehet, çka gjithsesi është një fitore për ju.

Jini të heshtur
Pasi të keni dhënë një argument lini kundërshtarin tuaj të flasë, veçanërisht nëse atij i mungojnë faktet për t’ju kundërshtuar. Ai do të turfullojë e humbasë linjën, duke ju dhënë një sërë armësh të reja, me të cilat mund ta sulmoni. Shumë debate janë fituar duke mos argumentuar fare. Kjo është një metodë fantastike për të arritur atë që dëshiron, hidhni në tryezë tezën tuaj e më pas qëndroni në heshtje. Kjo zakonisht e bën personin tjetër shumë nervoz.

Njihuni mirë me faktet
Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. ثshtë shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili thjesht i sajon argumentet për hir të debatit. Nuk do ju pëlqente ta shihnit një gjë të tillë dhe nuk do ishte mirë që dhe ju ta bëni. Përfshihuni në një debat, në të cilin mund të fitoni në bazë të fakteve.

Pranoni humbjen
Nëse keni gjithë faktet e duhura për të mbështetur teorinë tuaj, ju duhet të jeni në gjendje të fitoni debatin nëse kundërshtari luan lojë të ndershme. Por do ketë raste, kur kundërshtari të ketë fakte më të forta dhe të fitojë. Kur një gjë e tillë të ndodhë duhet të pranoni fitoren e tij. Duhet të dini të jeni gjithnjë të hijshëm në humbje. S’ka gjë më të keqe sesa kur një person debaton thjesht të hir të debatit edhe pse kjo s’do t’i japë asgjë. TO
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

Shum interesante por problemi eshte kur edhe kundershtari e ka lexu ket informacion ketu :D
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

hahahahahhahahahha
nuk i ndjek shume rregullat ne fakt
por ne pergjithesi jam bindese
shume rregulla te lezetshem pervec te parit :p
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

Te gjitha keto rregulla mi ka fal pervoja... Deri me tash i kom praktiku ne jeten e perditshme...
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

ci du kto rregulla per depat mer hekrin me vete e zgjidhe tproblemi me llafe sa lodhesh kot se smer vesht shqiptari
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

Kur hyn ne pjese kokefortesia, çik si veshtire te zbatohen keto rregulla pa mire e ka materiali
 
Pe: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

Jam marre ca here me debate ne shkolle kshu qe ca keshilla te vlefshme qe une kam mesuar mbi ketyre qe jane paraqitur me siper, eshte qe gjeja primare eshte degjimi me vemendje...2. te mundohesh te perdoresh sa me pak shifra tek argumentet qe paraqet...3. me mire te kesh 3-4 argumente te qarta dhe te perpikta, sesa te mundohesh dhe te kapesh me 6-8 pike te ndryshme, pa u hyre ne detaje...etj etj.
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

i pari dhe me i rendesishmi, te flasesh paster dhe qarte qe te mund te te kuptojne cfare po thua.
 
Titulli: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

KUr kam qene pjese e "Debate club" para ca kohesh na i kan mesuar keto rregulla por jo te gjitha zbatohen. 80% kan te folur te ashper(ka raste kalon dhe ne ofendime, thjesht qe te bejne ty te ulesh besimin ne vetvete, dhe ti te demoralizohesh), pra loje e pandershme deri diku, dhe kane nje mungese modestie qe cte te them...kjo me beri te largohesha, dhe ju dhash me shume "leadership training" POr nese flasim per diskutime ditore atehere kto keshilla jan sh te vlefshme, dhe pse pika ku thote Mos sulmoni dhe pranoni humbjen eshte goxha e veshtire.. Po shtoj nje nga mendja ime: kur kundershtari po jep argumentet, ju beni sikur mbani shenim dhe beni ca mimika qe tregon se: i got u.. dhe ai do filloj te kete dyshime nese ajo qe po thote eshte e sakte apo jo,e do i filloj pasiguria e nervozizmi:D.(kjo eshte e pandershme ne fakt:()....hahahhaha....
 
Pe: Dhjetë rregulla për të fituar një debat

Edhe debati si një lojë e futbollit: të gjithë për të fituar!

Nuk ka dyshim se rregullat janë të mira. por nuk janë garancë
që s'e han ndonjë shufër (boks) ka koka!:kokes:
Në anën tjetër, është e natyrës njerëzore që të gjithë
të tentojmë të dalim fitimtarë, prandaj edhe është vështirë
që dikujt t'i japësh dorën si dhe për dikend nganjëherë nuk ka vlerë
çka thua por si e thua!:zjarr::zjarr:

Mirëpo, njeriu duhet të jetë i kënaqur që debati mos të përfundojë
me tollovi, ngatërresë, ofendime personale etj. pamarrëparasysh
se sa i ka vlerësuar dikush ato që ti ke thënë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top