Hipokrizia

Kresha

A pretty face can never trick me
Te dashur forumista !

Hipokrizia eshte nje semundje e brendshme e njeriut. Nje semundje, qe duhet kuruar. Nje mekat, qe denohet nga cdo lloj besimi fetar. Ne kohen qe tani jetojme, me te vertete ekzistojne shume njerez qe e posedojne kete cilesi shkaterruese. Por, problemi eshte se ne shumicen e rasteve ne nuk mund t'i dallojme ata se sa jane dyfytyresha. Po ju cfare mendoni rreth hipokrizise ? Beheni hipokrite ndonjehere, apo urreni tej mase personat qe posedojne qofte edhe nje shenje te dyfytyresise. Cilat jane shenjat e hipokritit sipas jush?

Pres mendimet e juaaja
:)

Me respekt, Loverboy
 
Te flas per vete nuk jom njeri dyftyrsh qka i thom njerit i thom nuk bohena ati apo asaj me i than diqka mir apo qoft keq e mbrapa shpines diqka tjeter :mad: i urrej personat e till mundohena qe te largohem nga ata
 
Hipokrizia ?

Hipokritet ... Mos t renshin per pjes... se c kam alergji ndaj tyre .. sapo m ofrohen me fillon reaksioni alergjik...skuqem..kruhem.. prandaj .. i mbaj laaaaarg ...

Njerez te pafytyre! Sepse e verteta duhet then ashtu sic ti e mendon te till
Seshte nevoja ti besh lajka njeriu duke u ber hipokrit Shume me mire tja thush te verteten ne sy edhe sikur ta lendoje ! Po te pakten ke fytyre me i dal perseri para syve!
 
Hipokrizia shpeshher esht pershkruar si munges e ciltersis dhe sinqeritetit,esht nje veti qe terheq perbuzje te vecant. Hipokrizia te con drejt rruges se percarjes,zilis...nuk ka kufi ne kohet e sotme.Then shkurt e shqip person qe nuk e pranon dot realitetin e vet.,te mos jesh vetvetja. Duke mos patur nje gjykim te kthjellet per veten kalojme ne gjykime per te tjeret.

Hipokrizia eshte gjithkund... fatkeqesisht...
 
Redaktimi i fundit:
Eshte nje pyetje qe e kam pasur edhe une ne mendje. Por eshte ndryshe te mendosh per te, apo te kerkosh t'i japesh ndonje perkufizim, dhe ndryshe ta jetosh dhe te perballesh me hipokrizine.
Te jesh hipokrit do te thote te mos jesh vetvetja. Dhe ajo qe kam kuptuar deri tani eshte se, sikur edhe asgje te mos i besh, asnje dem te mos i shkaktosh dikujt, vetem duke qene hipokrit me te, tashme e ke lenduar. Dhe nuk ka gje me te keqe se nje marredhenie njerezore qe fillon e vertete, per te perfunduar ne hipokrizi. Shija eshte e hidhur sa s'behet.
Sepse mendoj se nuk ka gje me rraskapitese per shpirtin njerezor se te mos qenit vetvetja, mbajtja e maskave qe peshojne, te cilat shpejt bejne qe edhe ato pak virtyte qe mund te kene mbijetuar, t'i shikosh te vdesin pak nga pak prej kesaj gjendjeje. Shpirti eshte krijuar per te qene i lire, dhe per sa kohe burgoset ne qeli si ajo e hipokrizise, ai nuk do arrije te jete kurre i lumtur dhe i plote.
 
Eshte nje pyetje qe e kam pasur edhe une ne mendje. Por eshte ndryshe te mendosh per te, apo te kerkosh t'i japesh ndonje perkufizim, dhe ndryshe ta jetosh dhe te perballesh me hipokrizine.
Te jesh hipokrit do te thote te mos jesh vetvetja. Dhe ajo qe kam kuptuar deri tani eshte se, sikur edhe asgje te mos i besh, asnje dem te mos i shkaktosh dikujt, vetem duke qene hipokrit me te, tashme e ke lenduar. Dhe nuk ka gje me te keqe se nje marredhenie njerezore qe fillon e vertete, per te perfunduar ne hipokrizi. Shija eshte e hidhur sa s'behet.
Sepse mendoj se nuk ka gje me rraskapitese per shpirtin njerezor se te mos qenit vetvetja, mbajtja e maskave qe peshojne, te cilat shpejt bejne qe edhe ato pak virtyte qe mund te kene mbijetuar, t'i shikosh te vdesin pak nga pak prej kesaj gjendjeje. Shpirti eshte krijuar per te qene i lire, dhe per sa kohe burgoset ne qeli si ajo e hipokrizise, ai nuk do arrije te jete kurre i lumtur dhe i plote.

shume bukur e ke then :)
Vetem se kur i mendon te gjitha keto ata qe lendohen nga hipokritet mund te "sherohen" shpejt gjithsesi Perseri vet hipokritet jan e keqja me e madhe e vetes Imagjino c mundim mund te te sjelli te shtiresh ter kohes ... imagjino c do te thot te mos jesh vetja ose te mos kesh guximin dhe logjiken te ulesh e ta shtrosh problemin qe mund te dali ne menyre te sinqert dhe ashtu sic ti e mendon por ti besh te tjeret te te marin per ate qe ti i servon ne pjate fallco .. dhe vje nje moment qe maska vetvetiu cirret ..dhe sa trishtim tuashikosh fytyrat e verteta !
 
Kulmi i hipokrizise eshte kur nuk e pranon dicka te till..mendoj se cdo njeri eshte paksa hipokrit,ndoshta jo me qellim te keq..por njeriu u krijua i barabarte si qenie,dhe si e tille gezon te gjitha vetite me te tjeret...ne fakt eshte e vertete qe hipokrizia eshte nje nga veset me te poshtra......por nuk ke se cte besh..personalisht mund te kete raste kur jam treguar hipokrite..pa dashur por edhe mund......nuk i urrej personat hipokrite......sepse te till jemi te gjith nga pak.ata e kane per vete!
 
Titulli: Hipokrizia

S’ka gje me te urrejtshme per natyren e paster njerezore te mendosh ndryshe e te thuash ndryshe. Te thuash ndryshe e te veprosh ndryshe. Te besosh ndryshe e te shprehesh ndryshe. Te ndjesh ndryshe e te sillesh ndryshe!
 
Titulli: Hipokrizia

Cdokush eshte hipokrit dhe hipokrizia me e madhe eshte pikerisht moralizmi qe cdokush shfaq duke ia etiketuar cdo te mete, cdo defekt, cdo antivlere njerezore, ...te tjereve.

Te pretendosh qe urren hipokrizine, njerezit me sjellje hipokrite duke gjykuar perhere ne rolin e viktimes, eshte fillimi i hipokrizise si dhe kulmi i injorances.
 
Pe: Hipokrizia

Kthehuni nga vetvetja, kthehuni rreth vetvetes, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në mënyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë për këtë se çfarë jete kanë dhe bëjnë ky lloj njerëzish në realitet".


Shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e tyre, unë shpesh herë ndalem tek një fenomen qe mendojë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!

-E dimë se çfarë është hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!

Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta.

-Hipokrizi mund të thuhet në rast se një person është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe qëndrimet e pohimeve të tij apo anasjelltas, pra kemi të bëjmë me njerëz që duan të manipulojnë me të tjerët për të krijuar një figurë pozitive tek ata, për një interes të caktuar!

Hipokrizi: Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët.

-Për këtë kategori njerëzish një gjë është e sigurt: përfitimi në mënyra të ndryshme, mënyra të cilat nuk përkojnë me moralin, se për këtë ata edhe shtrembërojnë të vërtetën dhe mundohen të përshtatën sa për sy e faqe!

Hipokrizia është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka.

Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe pohimet e tij apo anasjelltas.

Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të

vetvetes tek të tjerët apo për vetveten.

Në psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar: njerëzit anojnë ti shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhën, duke çuar në gjykimin e të tjerëve e ndërkohë në përligjjen apo (justifikimin) e veprimeve të tyre.

Po ashtu, te disa njerëz në të vërtetë vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin e prezantojnë tek njerëz tjerë.

Kjo quhet projeksion psikologjik.
hipokrizia.jpg


Hipokrizia është veprimi apo gjendja e të pamohuarit e të qenurit më i mirë se dikush apo të ketë ndjenja apo besime të cilat një njeri nuk i ka.

Hipokrizia më së miri mund të hetohet tek njerëzit e ultë. Kur ti je për çdo ditë me ta dhe përcjellë ato krijesa si ato mundohen të paraqiten në formën me të mirë, mundohen të përdorin fjalor, fjalor me të cilin kur ti do dëgjosh do të të duket se ke te besh me parazitë të rrezikshëm apo më mire të themi me insekte të pa zhvillueme dhe me këtë mund t'i definosh si dyfytyrësha edhe pse ndoshta ky emërtim është shumë i butë për këta tipa njerëzish e që ne ditët bashkëkohore si duket shtohen apo më mirë të themi rriten në sasi.

Të gjithë qeniet njerëzore duhet pranuar kanë pak në shpirt hipokrizinë apo të themi simulimin e kjo është krejt pasojë e rrethit ku jetojmë dhe se ky rreth kërkon këtë nga ne e ne jemi ata të cilët e servojmë.

Por është shumë e rrezikshme kur hipokrizia si në ditët e sotme te shumë qenie njerëzore ka kaluar në mënyrë të jetesës.

اka mendoni ju me këtë?

Mirëpo është interesant të dihet se si reagojnë hipokritët kur shohin dyfytyrësitë e të tjerëve apo të themi këta dyfytyrëshat tanë kur takohen me hipokritet tjerë, kur ata fillojnë edhe këtyre tua bëjnë jetën banale?

“Kthehuni nga vetvetja, kthehuni rreth vetvetes, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në mënyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë për këtë se çfarë jete kanë dhe bëjnë ky lloj njerëzish në realitet".

O njerëz me dy fytyra mos t'i quajmë hipokrit kthehuni nga vetvetja, kjo është rruga më e drejtë dhe më e ndershme, kjo është ajo çka na mban në jetë sepse dyfytyrësia apo hipokrizia na ndan, na benë jo njerëz.

Mendohuni pakëz dhe logjikoni me atë mendjen e juaj të sëmurë se në rrethin tuaj shumica e njerëzve jetojnë jetë të lumtur, as një burrë nuk mashtron gruan e tij, asnjë grua nuk luan me nderin e burrit, edhe këta pra bëjnë jetë, asnjë nuk pretendon se është ai i cili do jetë shpëtimtari i atyre që e rrethojnë por do jetë një prej atyre që do jetoj jetën së bashku me ta.

Por ju jeni ata që jeni kundër këtyre e ju duket se këta janë ata që jeni ju!

Këta janë të sinqertë, këta janë të njerëzishëm, por ku jeni ju???....

Mendoj se ky lloj i njerëzve apo më mire tu them qenieve njerëzore është rreziku permanent për një shoqëri njerëzore.

Duhet të risocializohen këta se përndryshe shoqëria njerëzore do ta ketë të vështirë po që se këta rekrutojnë në radhët e tyre elemente të reja të rrezikshme për shoqërinë normale njerëzore.
Burimi Sokol Demaku


Meqe ekzistonte nje teme ne lidhje me hipokrizine shtova disa materiale shtese,edhe pse materiali qe solla ka me shume perberje psikologjike,nese mdoeratoret perkastes e shohin te arsyeshme ta levizin tek nen forumi i Psikologjise jane te lire ta bejne....
 
Titulli: Hipokrizia

Ka hipokrizi me te madhe qe para syve te qeshin, e pas shpine te ofendojn e lejn fjal pa shpik per ty :D
 
Titulli: Hipokrizia

Te nisem nga komenti i GLOOM qe ka pershkruar hipokrizine dhe te pyes pak me gjere. Po ne rast se je njeri qe i merr gjerat bardhe e zi, nuk ke gabuar asnjhere ne jete dhe pikerisht per kete gjykon shume lehte dike se pse ka bere ashtu e pse ka vepruar keshtu, e pastaj mosha kalon, gjendesh ne rrethana te ndryshme, ke me shume pervoje dhe pikerisht arrin te besh ate qe ke gjykuar se tani kete here te duket e drejte, cfare do quhej kjo ne kete rast? Po kur gjykon dike dhe ne fakt pa vetedije diku dikur e ke bere te njejten gje?

Me pelqeu komenti i brazilianes siper, mendoj qe te gjithe se paku njehere ne jete me ose pa vetedije ka ndodhur te gjendemi ne rolin e hipokritit dhe ta mohojme kete do ishte hipokrizi ne vete :)
 
Sa pak e njohin si term, sa shume e praktikojne ne pavedijen e tyre
 
Ne mos sot, neser del ne pah qe jemi te gjithe pak hipokrit.
 
Shenjet me te medha e hipokrizis jane: Shpikjet, futja e perçarjes , genjeshtrat, thashethemet .
Hipokritet vdesin te jen ne qenderr te vemendjes, krritikojn te tjerret vetem se te duken me mire se ata , shpesh poshtersojne sepse jane te pasigurt ne vetvete .ata te ndihmojne vetem kur kane interes vet, dhe vetem i respektojne njerezit me pushtet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top