Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rritet bilanci tragjik në Indi, të paktën 125 persona janë vrarë në Bombei

Agjencitë e huaja të lajmeve njoftojnë se numri i personave të vrarë në Bombei, kryeqyteti ekonomik i Indisë ka shkuar në 125 të vdekur dhe 350 të plagosur. Ky është bilanci i ri i bërë publik sot nga policia.

Sulme terroriste në Indi, 101 të vdekur, mbi 280 të plagosur

Ora 08.28

Të paktën 101 persona kanë humbur jetën dhe mbi 280 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve terroriste në Bombei. Në qendër të sulmeve me granata dhe armë automatike, ishin dy hotele, stacioni hekurudhor dhe spitali. Personat e armatosur kane mbajtur pengje në një bllok zyrash. Mes 11 policëve që gjetën vdekjen në këtë sulm ishte edhe shefi kundër terrorit në Bombei.
Autoritetet indiane njoftojnë se katër nga sulmuesit janë vrarë dhe nëntë janë arrestuar.
Gjendja ka qene e nderë ne dy qendrat e sulmeve; hoteli Taj Mahal dhe hoteli Oberoi Trident ku persona të armatosur kane mbajtur rreth 40 pengje.
Personeli i sigurisë ka rrethuar hotelin që nga mesnata por ende nuk janë futur brenda për shkak të frikës për jetën të personave të rrëmbyer, disa prej të cilëve mund të jenë të huaj.
Ne katin e pestë të pallatit Taj Mahal vazhdon ende zjarri, dhe ka njoftime për shkëmbime zjarri mes forcave të armatosura dhe sulmuesve të armatosur që ndodhen brenda hoteleve luksozë Taj dhe Oberoi.
Ministri i brendshëm federal ka mbërritur në Bombei me një ekip komandosh mes njoftimeve se autoritetet mund të kryejnë një operacion të armatosur për të liruar pengjet dhe për të neutralizuar sulmuesit.
Këto sulme vinë në një moment shumë të vështirë, duke zgjedhur zonën më të pasur financiare të Indisë.
Sulmet e dites se djeshme përbëjnë goditjen më të rëndë që kanë marrë autoritetet indiane.
Ato ndodhën në një kohë kur në disa shtete Indiane mbahen zgjedhjet dhe e përball koalicionin me akuzën se nuk ka mundur të luftojë terrorizmin.
(BBC)
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Nuk e kuptoj se cfare arrijne nga e gjitha kjo?

Cfare fitojne?
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

img.php
_45244797_-1.jpg
 
Attachments

  • _45244797_-1.jpg
    _45244797_-1.jpg
    26.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

26india3-600.jpgindiaattackmain.jpg
 
Attachments

  • 26india3-600.jpg
    26india3-600.jpg
    79.4 KB · Shikime: 0
  • indiaattackmain.jpg
    indiaattackmain.jpg
    25.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Indi, 87 numri i viktimave
f.1127034108563_m.jpg

Ka shkuar në 87 numri i viktimave të sulmeve të kryera të mërkurën në mbrëmje në një ndër qytetet kryesore të Indisë, Mumbai. Autoritetet kanë raportuar edhe për 185 të plagosur.
Një organizate e panjohur më parë e quajtur “Deccan Mujahiddin” ka marrë përsipër sulmet të cilat janë zhvilluar njëkohësisht në disa zona të qytetit.

Terroristët më pas kane marrë peng turistë të huaj në disa hotele luksi në qytet duke synuar kryesisht shtetas britanikë dhe amerikanë.

Në një prej hoteleve, “Oberoi”, ushtria ka ndërhyrë për të liruar pengjet. Dëshmitarët raportojnë për dëgjimin e një shpërthimi të fortë menjëherë pas sulmit. Një situatë tjetër pengmarrjeje shënohet edhe në hotelin “Taj Mahal” si dhe në spitalin Cama.

Në lidhje me ngjarjet në Indi ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Barack Obama, i cili ka dënuar ashpër sulmet. “Sulme të kordinuara kundër civilëve të pafajshëm që janë një dëshmi e kërcënimit të terrorizmit”, tha Obama.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert ثood ka deklaruar se SHBA-të po e vëzhgojnë situatën me kujdes. “Jemi duke monitoruar situatën nga afër dhe jemi gati për të mbështetur autoritetet indiane në luftën kundër terroristëve”, tha ثood.

Situata konsiderohet e paprecedent nga autoritetet. Edhe pse ushtria ka ndërhyrë për stabilizimin e ngjarjes, situata nuk është marrë ende nën kontroll. Kryesisht objektiv i sulmeve kanë qenë qendra kryesore ekonomike dhe tregtare të qytetit.

Kohët e fundit në Indi janë regjistruar shume atentate me eksploziv, që kanë lënë të vdekur një numër të madh personash. /TCH/
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Arsyeja qe mua anullua udhetimi te henen boooooooooooo :(

Keta nuk jane ata te paqes dashamirsit e jetes se njeriut......turp ti vije atyre dhe atyre qe i mbrojne

Gjynah per ata qe iken ......
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Eshte teper gjynah, dhe per vendaset dhe per turistat....
:(

Autoritetet supozojne qe per vit te ri do ket prap atentate ne USA duke mare parasysh qe dhe kto atentate kan mare ne plan te pare turistat nga Usa dhe Uk
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Pergjegjesine e kane marre grupi ekstremist pak i njohur Deccan Mujahideen.Ky grup mund te jete pjese e ekstremisteve te Muhaxhedinve Indian qe quhen Harkat-ul-Jihad-al-Islami qe ka qendren ne Bangladesh.Disa nga terroristet te ndodhur ne hotel Oberoi duke folur me televizionin Indian “India TV” kane kerkuar se do te lirojne gjthe pengjet nese lirohen te gjithe “muhaxhedin”-et,luftetaret myslymane,te denuar dhe qe jane ne burgjet e Inidise.
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

ketyre ju theme terrorista qe vrasin popullin e vete
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Keta me duket po i thone USA-s miresevjen !

Shume keq per viktimat :(
 
Muslimanët dënojnë sulmet e Mumbait

Dijetarët, politikanët dhe organizatat muslimane në Indi dhe jashtë vendit kanë dënuar sulmet e 26 dhe 27 Nëntorit, këto sulme të përgjakshme që ndodhën ndaj hoteleve dhe vendeve tjera turistike në qytetin e Mumbait.

"I gjithë komuniteti musliman Indian është I pikëlluar nga sulmet terroriste në Mumbai,"
thonë nga organizata e njohur si përfaqësuese e tërë organizatave muslimane në Indi " Megjlis e Mushavarat" për Islamonline.

"Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si dhe qindra janë të shtrirë në spitale të ndryshme të qytetit."

" Ne dënojmë këto sulme me gjithë fuqinë tonë, sulme këto shtazarake si dhe i konsiderojmë krime serioze."

"Ne kërkojmë që autorët dhe planifikuesit e krimit të kapen dhe të sjellën para drejtësisë sa më herët."

Ska Arsyetim

Edhe pse raportimet thonë se sulmuesit janë musliman, muslimanët Indian thonë se Islami nuk lejon marrjen e pengjeve dhe vrasjen e personave civil.

"Islami nuk toleron vrasjen e të pafajshmëve, pavarësisht fesë të cilës i takojnë," thotë Sheik Ahmed Buhari, imam në xhaminë "Xhamia Mosque" të Nju Delhit."

Forcat policore thonë se ende askush se ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Këto sulme janë dënuar edhe nga muslimanët në tërë botën.
"Kjo nuk është tjetër përveç se terrorizëm" thotë Myftiu Muhamed Naim, nga Karaçi i Pakistanit.

"As muslimanët e as jo muslimanët nuk munden të përkrahin këto sulme. Islami i jep rëndësi të madhe jetës. Nuk lejon që ndonjë grup apo ndonjë individ të vrasë njerëz të pafajshëm qofshin ata musliman apo jo musliman."
thotë dijetari Pakistanez.

Gjithashtu këto sulme u dënuan edhe nga organizata Islame në Australi dhe Britani.

islamonline.net
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Po ate donin ata te vrisnin tursitat:(
Po ashtu mosha e atakatoreve eshte reth 20 vj:(
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

Po ate donin ata te vrisnin tursitat:(
Po ashtu mosha e atakatoreve eshte reth 20 vj:(

keshtu eshte fanatizmi ata tani duhet te ishin ne ndonje shkolle ose te luanin me xboxin e tyre ata vrasin njerez sepse kane pasaporte Angleze Amerikane dhe nuk jane te te njejtes fe me ta....
per nje muaj mos shkelim na thane se eshte keq gjendja ka pasiguri te madhe...kane frike se mos godasin edhe qytete te tjera.....
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Po ashtu kan frike se do ket prap atak ne Usa me rastin e festave
 
Titulli: Atak terorist ne Bombei - 11 Shtatori i INDISE

me sa degjova ne radio ne angli disa prej terroristave ishin lindure ne angli
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Ishalla shperthen ndonje lufte.
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

si ishalla shperthen noj lufte? te ka marre malli gje?!
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Një organizate e panjohur më parë e quajtur “Deccan Mujahiddin” ka marrë përsipër sulmet të cilat janë zhvilluar njëkohësisht në disa zona të qytetit.

Kta myslimanet eshte per tjua hudh nje bombe atomike mu ne Meke, e ti shfarosesh te gjithe pernjeher.
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Ske asnje shanc ti sfarosesh...pastaj jo te gjithe muslimanet kan faj per cfare bejne disa prej tyre;) s
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Se di ku do perfundoje njerezimi nga gjithe kjo dhune barbare :(
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

kur duan te vrasin anglez dhe amerikane perse nuk e bene ketu ne angli se disa prej tyre ishin anglez,se na cane Koken vetem pakistaneve dhe zezakeve ju japin prioritet ketej,
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

sepse e kishin me afer dhe me kollaj ne Indi
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Indi, merr fund tmerri dhe kaosi ne Mumbai
29/11/2008 15:45

indi-komandot.jpg

Eshte mbyllur pas tre ditesh me vrasjen e tre terroristeve dhe me nje bilanc tragjik pengmarrja ne “Taj Mahal Hotel”, ne Mumbai te Indise.

Nderhyrja e ushtrise ka cliruar pengjet e mbetura gjalle, vendas dhe turiste te huaj, por 60 oret e kaosit dhe tmerrit i kane kushtuar jeten 195 personave, nderkohe qe edhe 300 te tjere jane plagosur per shkak te torturave te terroristeve.
Kaosi dhe tmerri i tre diteve ne Mumbai ka sjelle efekte negative ne Indi. Turistet e huaj, te tmerruar nga ngjarja kane nisur qe tani largimin ne mase dhe jo vetem nga qyteti.
Ngjarja e rende qe godit Mumbain ka nisur te komentohet nga mediat vendase si 11 shtatori Indian. 60 oret e kaosit dhe tmerrit shkaktuan rreth 300 viktima, por objektivi i terroristeve ishte vrasja e tre mije veteve, nderkohe qe ata goditen objekte turistike dhe te frekuentuara per turistet e huaj.
TCH
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Ky sulm konsiderohet si nje plan i thurur nga Amerika edhe Anglia per te sulmuar Pakistanin (sepse dihet qe ne Pakistan eshte vendndodhja e rrebeleve te Al-Kaeda) Por dime edhe qe Pakistani zoteron arme berthamore, pra nese nis nje sulm masiv kundra Pakistanit, atehere eshte mese e sigurte qe mund te pritet nje lufte te trete berthamore, sepse duke pare destabilizimet qe po ndodhin ne bote, nje lufte me katastrofa globale eshte e pashmangshme! Per terroristet ne Bombei thonin qe ishin bjonde edhe sy blu, pra qe mund te kene qene Angleze ose kushedi se nga, vetem Al-Kaeda smund te kene qene.. Por si gjithmone kur humbet nje dele, te gjith therrasin "ujku" "ujku" ne kte rast AL Kaeda.
Nuk dihet akoma se si mund ti veje halli kesaj ngjarje, dihet qe kte sulm e moren per siper organizata e Muxhahedineve, ama kjo eshte organizate e re, kush jan kta? Kush i financon, ku rrine etj etj do zbulohet me vone, ne vetem na ngelet te shpresojme qe me te vertete Amerika mos ti kundervihet Pakistanit (Gje te cilen Presidenti Obama e kishte deklaruar me kohe qe do i shpallte lufte nese nuk debonte nga territori vet rrebelet e Al Kaedes)
 
WOw, ky eshte ne krye te zhvillimeve politike... Tipike shqiptare per te dhe opinione dhe per te hedhur hipoteza pa e patur idene.

A nuk e shikuat ne lajme qe thote qe nder turistet me te kerkuar ishin Amerikane dhe Aglezet??? Si po merrkan inisjativa kunder popullit te tyre ato???

Ka qene sulm terrorist, jo i pari dhe as i fundit nen pelhuren e fese se paqes qe gjithnje i shpall lufte perendimit duke i luftuar qetesine dhe civilet e saj.
 
Titulli: Sulm terrorrist ne Bombei - "11 Shtatori i INDISE"

Tipike shqiptare per te dhe opinione dhe per te hedhur hipoteza pa e patur idene.

Kte mendim kan shum veta nga mbare bota, nuk ishte mendim "tipik shqiptar" nejse!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top