“Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Dikur i censuronte Partia, ndërsa sot censurohen në emër të liberalizimit. Dhe nxënësit, si sot, si në kohën e monizmit, vazhdojnë të kenë në dorë një tekst letërsie të reduktuar. Që nuk përfshin të gjithë autorët, madje edhe ata që ishin, janë reduktuar aq shumë saqë autorët e teksteve kanë harruar” të shkruajnë qoftë edhe një varg nga poezitë e De Radës, Mjedës apo Asdrenit. Dhe këtij shkurtimi nuk i ka shpëtuar dot as Migjeni, i cili është zhdukur nga një pjesë e teksteve të letërsisë së Gjuhëve të Huaja dhe të shkollave profesionale, ose është reduktuar në vetëm një orë. Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka sqaron se vendi ynë nuk është gati të përballojë kaq shumë alternativa për një tekst shkollor, të cilat kanë sjellë një mal me probleme.
REDUKTIMI I AUTORثVE

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka është krejtësisht kundër heqjes së Migjenit nga disa tekste të letërsisë. “Migjeni është reduktuar në vetëm një orë mësimi, ndërsa është hequr nga tekstet e letërsisë së Gjuhëve të Huaja dhe ato profesionale dhe për këtë, megjithëse është kundërshtuar, Ministria e Arsimit dhe hartuesit e programeve nuk kanë dhënë ndonjë argument të bazuar për një nismë të tillë. Ka pasur debate të forta për këtë gjë, por ende nuk kemi marrë një përgjigje të saktë”, - ka shpjeguar Gjoka.
Ndërkohë që po sipas tij, tekstet tona shkollore kanë ende probleme të pazgjidhshme të metodikës, psikologjisë, anës shkencore dhe sidomos tekstet e letërsisë, të cilat janë shkrirë me ato të gjuhës. I njëjti problem, sipas studiuesit Gjoka, ekziston edhe në shkrirjen e letërsisë shqipe me atë të huaj, ku nuk përcaktohet niveli i njohurive shkencore që duhet të marrë një nxënës. “Në letërsinë e vitit të dytë të shkollës së mesme, që është një letërsi shqipe e gërshetuar me atë të huaj, përmenden De Rada, Mjeda dhe Asdreni, por nuk ka asnjë varg të këtyre autorëve. Për mendimin tim, një konceptim i tillë i teksteve shkollore është i paplotë nga ana metodike dhe ajo letrare, pasi të krijon idenë sikur poezia shqiptare është rrudhur së tepërmi dhe ka mbetur vetëm tek autorët bashkëkohorë”, - ka shpjeguar ai duke i sugjeruar Institutit të Kurrikulës, që në përzgjedhjen e alternativave të ketë parasysh nivelin e dijeve, raportin e vendosjes së tyre si dhe mënyrën se si ato jepen. Studiuesi Gjoka, i cili është edhe anëtar i bordit që përzgjedh librat jashtëshkollorë të nxënësve, shprehet se futja e teksteve alternative duhet të bëhet vetëm pasi të jetë më parë një variant zyrtar, ku të përcaktojë të gjitha konceptet apo temat që do të zhvillohen dhe të përcaktohet edhe niveli i dijeve që do të jepen për çdo vit shkollor. Ndërsa ka shprehur dyshimet për cilësinë e teksteve alternative që janë sot në treg, për faktin se një pjesë e autorëve janë edhe botues. “Ne kemi tekste alternative, por akoma nuk kemi një tekst zyrtar për çdo lëndë që të përcaktojë nivelin e dijeve të gjimnazistëve. Unë mendoj se është urgjente që të bëhet një tekst zyrtar për secilin nivel, që të përmbajë 90% të njohurive që duhet të marrë një nxënës në një nivel të caktuar dhe në bazë të këtij teksti të hartohen edhe alternativat, të cilat aktualisht përmbajnë vetëm 50% të njohurive që duhet të marrë një nxënës. Ka edhe një problem tjetër evident, sepse në një pjesë të madhe autorë të teksteve shkollore alternative që janë sot në treg, janë botues, gjë që nuk është fare shenjë e mirë, pasi botuesit mendojnë për tenderat, ndërkohë që tekstet shkollore nuk janë probleme tenderash, por të një brezi të tërë. Unë mendoj se një tekst shkollor mund ta hartojë një mësues ose pedagog, pasi janë ata që i prekin çdo ditë problemet e mësimdhënies dhe kanë njohuri pedagogjike e shkencore”, - ka deklaruar studiuesi Gjoka.
 
Redaktimi i fundit:
“Tekstet shkollore janë të mbingarkuara dhe të mërzitshme”

Tekste të mbingarkuara me informacion, shumë të detajuara dhe jo rrallëherë edhe të mërzitshme për nxënësit. Tekste që ende kanë në qendër të tyre mësuesin dhe jo nxënësin, i cili është i detyruar të riprodhojë në mënyrë mekanike atë që shkruhet në libër. Dekani i Fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, njëkohësisht një ndër autorët e Abetares dhe Letërsia 10, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shpjegon se reforma që ka përfshirë tekstet tona shkollore nuk e ka përmbushur misionin e saj. Sipas tij, alternativat e shumta kanë çoroditur të gjithë sistemin, ndërsa tekstet kanë probleme konceptesh. Shto këtu edhe faktin që hidhen në sistem tekste të paeksperimentuara e plot me gabime. Ai ka sqaruar se autorët e teksteve duhet të kenë më shumë liri dhe se ato duhet të hartohen vetëm nga mësues e pedagogë që kanë njohuritë pedagogjike e shkencore.
Ministria e Arsimit ka liberalizuar tregun e librit shkollor, duke krijuar mundësinë që për një tekst të ketë shumë alternativa dhe mësuesit të zgjedhin vetë se çfarë do të bëjnë në shkollën e tyre. Cili është mendimi juaj për alternativat e teksteve shkollore me të cilat mësohet aktualisht në shkollat tona?
Problemi duhet trajtuar në disa drejtime. Unë kam qenë mbështetës i Altertekstit, sepse jam i mendimit që vetëm konkurrenca shpie përpara në rregullimin dhe përshtatjen e teksteve shkollore. Por, duhet të pranoj me keqardhje që mënyra sesi u zbatua reforma e Altertekstit, lë shumë për të dëshiruar. Tekstet tona ende nuk po zgjidhin disa probleme themelore.
A mund të na rendisni disa nga këto probleme?
E para, ato kanë një informacion të vjetruar, kanë një mbingarkesë informacioni të detajuar, i cili përveçse është i shumtë, duket edhe i mërzitshëm për nxënësit. Kjo nuk ndodh tek të gjitha tekstet, por dominon në shumicën e tyre. E dyta, sasia e madhe e informacionit dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë metodologjinë e ndërtimit të tekstit, ku është shumë e rëndësishme që teksti të konceptohet jo nga pikëpamja e atij që e bën tekstin, por e atij që merr informacionin. Pra, duhet të ketë si busull, jo mësuesin, por nxënësin dhe në këtë pikëpamje tekstet tona ende vuajnë nga orientimi tek nxënësit dhe mbeten ende prone e mësuesit. Gjithashtu tekstet tona vuajnë nga mungesa e karakterit krijues, debatit, pra nxënësit tanë janë vetëm disa makina regjistrimi, të cilëve u jepet vetëm informacion. Ne ende nuk po mësojmë të kemi një shkollë, e cila ka për protagonistë të rinjtë që zbulojnë vetë së bashku me mësuesin. Deri tani ne vazhdojnë ta bombardojmë me informacion, ta "viktimizojmë", të mos i lëmë kohë as të mendojë, sepse informacioni është kaq i madh, sa që këtij të fundit nuk i mbetet kohë as të lexojë. Në qoftë se do të përgatisim një shoqëri të qytetarëve që ecin pa u menduar, të cilët mund t'i tërheqin si masa anonime, këto lloj shoqërish përgatisin sisteme diktatoriale dhe ne kemi çfarë të tregojmë për sistemin e mëparshëm, ku njerëzit mendonin me mendjen e partisë apo me mendjen e mësuesit. Shoqëritë demokratike ndërtojnë një ansambël individualitetesh që mendojnë me kokën e tyre dhe shoqëria është rezultat i këtyre individualiteteve. Pra në këtë pikëpamje, tekstet tona nuk realizojnë një raport të drejtë midis cilësisë së informacionit nga njëra anë, ku ato duhet të shkarkojnë të gjithë informacionin e tepruar dhe së dyti, nga pikëpamja e nxitjes dhe inkurajimit me protagonist nxënësin, i cili zbulon, krijon, ndërton një mendim origjinal. I duhet dhënë fund karakterit mekanik të të mësuarit, që shpesh përdorim.
Po pse ndodh një gjë e tillë?
Kjo ka të bëjë me futjen e teksteve ende pa u eksperimentuar. Mjaft tekste konkurrojnë në muajt mars-prill, fitojnë në muajin maj dhe në muajin shtator duhet të jenë detyrimisht nëpër shkolla. Por si mund të futësh një tekst pa u eksperimentuar? Dikur futej eksperimentimi, futeshin sondazhet, anketoheshin, nxirreshin problemet që dilnin nga teksti dhe pastaj merrej një vendim për futjen e tij në sistem. Pra, sot për mungesë të kësaj faze eksperimentale në shkollat tona futen tekste plot me gabime, me mungesa më të mëdha konceptesh, tekste të hartuara nga njerëz që jo detyrimisht janë të zanatit dhe ndodh që këto tekste bëhen alternative. Gjithashtu programet mbi të cilat ndërtohen tekstet, duke qenë se edhe unë jam pjesë e këtij sistemi dhe e njoh mirë ketë pjesë, janë aq të detajuara sa nuk lënë rast për krijim të mirëfilltë nga ana e autorit. Aktualisht këto programe hartohen nga Instituti i Kurrikulës, dhe unë mendoj se ashtu siç është futur konkursi për tekstin, të futet dhe për programin. Pra njerëzit që mendojnë të ndërtojnë një tekst, që mendojnë të hedhin për konkurrim një tekst, duhet të konkurrojnë me programet dhe të zgjidhet më pas dhe programi më i mirë. Gjithashtu ky i fundit të mos jetë shumë i detajuar, por të përcaktojë vetëm shtyllat e përgjithshme mbi të cilat do të ndërtohet teksti, në mënyrë që të ketë vend edhe për krijimtari. Programet duhet të çlirohen nga monopoli që vendos Instituti i Kurrikulës, ky i fundit mund të jetë institucioni që vendos për programin më të mirë. Specialistët që punojnë te Instituti i Kurrikulës, me gjithë respektin që kam për ta, nuk mund të jenë të vetmit të aftë për të bërë një program.
Profesor, a kanë harmoni në përcjelljen e informacionit programet nga një vit në tjetrin?
Ky është një problem tjetër që kanë tekstet tona shkollore. Shpeshherë ndodh që programet nuk kanë harmoni nga një vit tek tjetri, nga klasa e para në të dytën, e në vazhdim. Por ndërtohen programe të shkëputura që shkaktojnë interferencë nga njëri vit tek tjetri, ose ka informacion të panevojshëm, kjo ndodh sidomos në shkëputjet e ciklit. Supozojmë që tashmë kemi 3 cikle, 5+4+3, me konceptin e ri. Nëse 5 vite e para janë të harmonizuara, këto duhet të jenë të harmonizuara dhe me ato 4 të 9-vjeçares dhe në përfundim me tri të tjerat e gjimnazit. Nuk ka një aparat konceptual unitar për të gjitha vitet, në të cilin mund të përshkallëzohej sasia e informacionit dhe konceptet që duhet të jepen nga një vit në tjetrin. Ky është një problem shumë i madh, sepse, ose ka interferencë, ose ka shkëputje, aq më tepër kur tekstet bëhen nga autorë të ndryshëm. Unë do të sugjeroja që gjëja e parë është që të aplikohen konkurset e programeve për lëndët e shkencave të natyrës, ndërtimi i aparatit metodologjik, aparatit të punës së nxënësit, mund të merrej përvoja e teksteve perëndimore. Ato kanë shumë të harmonizuar lëndën e Matematikës, dhe kjo e fundit mund të studiohet pa asnjë lloj vështirësie edhe në Shqipëri, pasi matematika është njëlloj kudo. E njëjta eksperiencë mund të aplikohet edhe për lëndët që janë me natyrë kombëtare; të merret aparati metodologjik dhe të vendosen ngjarjet specifike që ka çdo komb. Natyrisht që dhe autorët e sotëm marrin përvoja perëndimore, por ato janë të shpërndara aq sa tekstet tona humbasin individualitetin.
Sipas jush, a kanë nevojë shkollat tona për kaq shumë alternativa, vetëm për një lëndë të vetme?
Kjo është një tjetër pikë e dobët. Unë mendoj se vërtet alternativa ishte një gjë e mirë, sepse futi konkurrencën, mirëpo kjo alternativë po shkon pa fund. Për një tekst mund të realizosh 5-6 alternativa dhe kjo e ka çoroditur totalisht shkollën. Aq sa nëse më parë ekzistonte një raport i drejtpërdrejtë i titullarëve të ministrisë me shtëpinë botuese, ky raport ka kaluar në mënyrë të tërthortë. Ajo e ashtuquajtura për vendosjen e tekstit më të mirë, komuniteti i prindërve, këshilli pedagogjik, në fakt është kthyer në një raport shumë të rrezikshëm, drejtori i drejtorisë arsimore-shtëpia botuese dhe ministria. Njëra ka në dorë të aprovojë se cili tekst do të dalë, drejtoria e shkollës aprovon se cilin tekst do të zhvillojë dhe shtëpia botuese luan rolin e amortizatorit midis drejtorit dhe Ministrisë së Arsimit. Në këtë pikëpamje unë mendoj që edhe shumë vende të zhvilluara si Italia, Franca, nuk kanë pafundësi alternativash. E shumta mund të pranohen deri në 3 alternativa për një tekst, por jo kaq shumë, sepse kjo e ka çoroditur shkollën dhe ka krijuar amulli.
Meqë prekëm çështjen e alternativave, ekziston dhe problemi tjetër që një nxënës i një shkolle që ka një alternative x nuk mund ta ndërrojë shkollën, pikërisht sepse shkolla tjetër ka një tjetër alternative?
Në një vend si Shqipëria, ku kemi një lëvizje të jashtëzakonshme jo vetëm jashtë, por dhe brenda kufijve, ose nga një lagje në tjetrën, futja e kaq shumë alternativave ka krijuar një konfuzion që quhet "shpërdorimi i reformës". Kjo është paksa si dhënia e lejeve të drejtimit, ku fiton ai që jep leje, por nuk dihet nëse të gjitha lejet janë në vendin e duhur, janë sipas të gjitha kritereve. Kështu ndodh dhe me tekstet. Më shumë se 3 alternativa e kthejnë të mirën që pati teksti alternativ në një të keqe shumë të madhe, sepse krijon shumë konfuzion.
I keni parë tekstet e Letërsisë, besoj. Si ju duken ato? Ka autorë të cilëve nuk u është dhënë vendi i duhur? Po hapësira që u kushtohet?
Kjo është njëra anë, por ka dhe shumë të tjera. Ende flitet për formë dhe për përmbajtje, që janë koncepte të hedhura në kosh e nuk përdoren më. Pra tekstet duhen riparë. Unë mendoj që këshilla më e mirë është që qeveria të vendosë një standard, sepse ajo këtë bën, ndërkohë që individi krijon. Për të bërë një tekst të mirë, duhet një mësues i mirë i fushës, një shkencëtar i mirë i fushës dhe një didakt i mirë, në kuptimin njerëz që merren me pedagogjinë e mësimdhënies si dhe një eksperimentim i mirë. Ndërsa nuk mund të them ndonjë gjë konkrete për tekstet e Letërsisë. Unë jam një ndër autorët e Letërsisë 10. Kam dhënë kontributin tim për figurat e gjuhëtarëve. Unë nuk jam marrë në mënyrë të veçantë me këto tekste, që të them se cilat janë defektet. Tekstet e letërsisë vuajnë nga e njëjta sindromë që vuajnë dhe tekstet e tjera dhe që duhet të shkunden nga informacioni i tepruar, duhet të futet një informacion i ri dhe një metodologji e re.
 
Në Abetare nuk mësohet më “Shabani sharron me sharrë”

Të vegjëlit që ulen për herë të parë në bangat e shkollës, nuk e nisin Abetaren me mësimin e shkronjës A. Tabutë janë thyer. Tashmë fëmijëve u jepen figura dhe personazhe të njohura, që në fillim të krijojnë koncepte dhe më pas të zbresin te shkronja. Njëri prej autorevë të Abetares, Shezai Rrokaj, shpjegon se si kanë mbërritur deri këtu dhe cila është risia që kjo mënyrë sjell tek të vegjëlit.
Shezai Rrokaj
Abetaret tona në përgjithësi kanë ndjekur dy rrugë, njëra është metoda analitike që jep shkronjat dhe gradualisht ndërton fjalët dhe tjetra që është metoda e kundër e saj, që quhet metoda globale, e cila fikson fjalët dhe jo shkronjat. Pra me metodën e parë mësohen tingujt, shkronjat e me radhë, tjetra me ndërtim e fjalive dhe më pas fillon e zbret në elemntët e tjerë. Ka dhe një metodë tjetër që i bashkon që të dyja. Deri rreth viteve 1976 në Shqipëri ka mbizotëruar metoda analitike, ndërsa në vitet '80 u fut metoda globale, e cila nga analiza që unë i kam bërë ngjan të jetë marrë nga gjuhë perëndimore që kanë një dallim shumë të madh të tingullit dhe shkronjës, dhe është e përshtatshme për gjuhë si frëngjishtja, anglishtja, që kanë ndryshim midis shqiptimit dhe shkrimit. Futja e kësaj metode sipas konceptit tim, ishte e gabuar, se jo ccdo metodë perëndimore funksion. Ajo duhet t'i përshtatet natyrës së dukurisë dhe gjuha shqipe është është ndër gjuhët e mrekullueshme që afron deri në masën 99 përqind faktin që ashtu sicc shqiptohet dhe shkruhet. Metoda globale shfaq pengesa të mëdha kur kalon nga Abetarja tek Leximi, sepse fëmijët mbajnë mend vetëm fjalët që kanë mësuar dhe fjalët e tjera që dalin nuk i njohin dhe bllokohen, ose humbasin të gjithë prozodinë, melodinë, intonacionin që janë tiparë të rrejdhshmërisë në të folur. Metoda analitike, e garanton rrjedhshmërinë sepse e mëson shkronjë pas shkronje, por ka problem, sepse duhet të gjesh fjalë dhe të ndërtosh fabula që janë vetëm me shkronjat që ke mësuar dhe je duke mësuar dhe duket sikur cënon rrjedhshmërinë e të folurit. Ne këtë e zgjidhëm duke zbatuar metodën analitike sepse i përshtatet më shumë natyrës së shqipes, por dhe duke ndjekur traditën që nga Naum Veqilharxhi dhe traditën e hershme pas cclirimit dhe metodën globale ta realizonim me figurë. Gjetëm figura, domethënë subjekte, me të cilat fëmijët njiheshin që në moshën para shkollore, kështu futëm shtatë xhuxhat, borëbardhën, Gjergj Elez Alinë, etj, si dhe shumë aspekte që lidhen me botën e fëmijës. Sepse është shumë e vështirë, që të kuptosh se ccfarë kërkon një fëmijë dhe në dallim nga tekstet e mëparshme që u ndërtuan mbi bazën e një sistemi që ne lamë pas, ne nuk mund të ndërtojmë më tekste me "Shabani sharron me sharrë, sharra bën shshshsh", sepse ne duhet ta edukojmë fëmijën me parimet e ekologjisë, të ruajtes së pyllit dhe prerjes së tij. Abetarja jonë pranon si orendi shtëpiake televizorin, dhe besoj familjet shqiptare pak a shumë e kanë atë në shtëpi. Ne jemi përpjekur të testojmë se cila është bota e fëmijët dhe t'i edukojmë ata. Përshembull: kemi zgjedhur ora me robot, fëmijët e duan robotin, por dhe ne arrijmë t'i disiplinojmë më anë të orës, që tani që janë në shkollë kanë orare dhe duhet të bëjnë mësimet. Në moshën 7 vjeccare fëmijët i zë sëmundja e lisë dhe ne kemi gjetur një tekst të bukur, ku fëmija duhet të kuptojë se është një sëmundje e moshës dhe nuk ka përse të ketë frikë. Kemi zgjedhur gjithashtu tekset për relievin e Shqipërisë, për kafshët që ai t'i dojë ato, për kafshët si burim mirëqenie dhe përkëdheljeje. Kemi futur tekste të ëndërrave të fëmijëve, që ëndërrojnë për qiejt dhe kozmosin dhe kemi futur konceptin e UFO-ve, për profesionet, që rrisin miqësinë, etj. Ne në Abetare nuk japim informacion, por fëmija i zbulon vetë. Pra kemi futur konceptin e gjetjes, sepse gjërat që i zbulon vetë i shijon dhe i mban mend më mirë. Janë zbatuar koncepte të metodologjisë së sotme, ku nuk ka më koncepte mesatare. Tekstet nuk duhet te jenë mesatare, ato duhet të kenë një dysheme të sigurtë dhe një tavan që të provosh deri ku mund të shkojë fëmija, sepse t'i nuk mund ta privosh atë. Kjo është dhe një nga kritikat që na u bë. Por ne nuk kemi marrë një teskt që t'i përgjigjet një nxënësi të notës 7, domethënë që notën 7 ta quajmë 10, por ai të provojë vetë. Nuk është e detyrueshme që kushdo të arrijë nivelin maksimal. Pra kemi futur konceptin e relativizmit sipas inteligjencës. Janë futur shumë koncepte që ne u përpoqëm t'i zbulonin nga 15 tipe të Abetareve të vendeve të ndryshme dhe praktikës. Abetarja jonë u eksperimentua dy herë, pati shumë kritika, disa me vend, disa pa vend, por që sigurisht dhe këto të fundit na ndihmuan që të zgjidhnim problemet që ajo mund të kishte, sepse kështu përfituan nxënësit.

G.Shqiptare
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Do shtoja dhe dicka rreth temes..Menyra e pergatitjes se teksteve le per te deshiruar...
Ne tekste gjen plot gabime shkencore e terma te ndryshuara qe vetem corientojne nxenesit...
Ndodh shpesh qe mesuesi thote eshte ndryshe e ka libri gabim...
Autore si Migjeni rralle i gjen ne librat e arsimitr 9 vjecar...
Nese do ishte gjalle i ziu Migjen do i duhej grushti i forte te shembte 'malin qe s'bezan..
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Jo vetem ne 8-vjecare por dhe ne shkolle te mesme nuk mesohet migjeni.......vec ne vit te dyte esht nje pjese "historia e njeres nga ato" dhe aq.......
ne fakt eshte gjynah se eshte nje autor i shkelqyer..jo vetem ai por dhe shume te tjere si migjeni , qe jane harruar nga ata qe botojne nga 8 letersi te ndryshme per efekte komerciale dhe jo mesimore...........:(
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Si nuk kane TURP
Cfare kane ne trup keta "hartues" librash ...... uje ?
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Kur kopjojne perendimin,kujtojne se marrin vlera.Vlera me e madhe asht ajo qe prodhojme ne si komb sikur edhe vetem nje varg me vlera te jete shkruar.Mujmuneria te con ne vete ekzekutitm kombetar.
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Migjeni ka vepra shume te bukura dhe shkruan per mjerimin shume shume bukur,eshte turp ta heqesh nga tekstet shkollore.urime nostra x temen...
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Kur kopjojne perendimin,kujtojne se marrin vlera.Vlera me e madhe asht ajo qe prodhojme ne si komb sikur edhe vetem nje varg me vlera te jete shkruar.Mujmuneria te con ne vete ekzekutitm kombetar.

Aman po ca m..in po i kopjojme perendimit ne ec ne itali se prek njeri Dante nga librat e shkolles ose emra te tjere te letersise italjane.Ne kemi nje tufe gomeresh ne politik edhe nje Bukurosh si minister arsimi qe rrezik ka harruar qysh shkruhet shqip.Turp ti vi po tjeter cfare do bejne do thone qe Naim Frasheri nuk ka qene Shqipetar apo qe shkruante kunder kombit te tij.Po skane faj ato faj kemi ne qe rrime me duar ne xhepa kur te tjeret na shkaterrojne historine tone edhe e bejne si ta done ato.Rrezik vitin tjeter do thone ne Vlore nuk qe Ismail Qemali qe e shpalli pavarsine po qe sali gomari.
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

bravo i qofte ...te kishin heq edhe asdrenin , naimin po edhe samiun ama mir do kishin bere
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

migjeni kuptohet shume mire...........realist
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Nuk e di per ju por mendoj se disa atje ne qeveri (pasi nuk njoh se kush eshte ) po mundohen ta shuajn me cdo menyre ndjenjen e popullit shqiptar.
Ne vitin e pare te shkolles se mesme e kam studjuar De Raden dhe cdo varg e shkruar prej ti ishte nje mesim per mua.
Gjithashtu edhe ndjenjat qe pershkruan Migjeni ne ato vargjet e shkutra jan te pa perseritshme dhe me cfare llogjike keta "te mencurit" i heqin keto thesare nga librat shkollore nuk mund ta kuptoj.
Eshte shkatrrim per letersin shqiptare.
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Hajde e mere vesht se ca i ka kaluar neper mend ketyre qe pergatisin tekstet , duket sikur po bejn pergatitjen e ndonje gazete e fusin brenda gjona me pelqimin e tyre pa u bazuar aspak ne faktin , se sa breza jan rritur me ato tekste ...
 
Aman se si ka kaluar gje se skane mend keto te kishin pak mend ne koke sdo e kishin bere kete.
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

:grusht2::sharre:
Cfare dreqin bejne keshtu, aman. Migjeni ishte shkrimtar i madh, edhe pse vdiq ne moshe shume te re. Vargjet e Migjenit jane droga me e shendetshme qe mund te perdore nje student; une kam recituar nje skice te tij ne nje kafene, ne anglisht, edhe eshte pelqyer goxha nga te huajt. Po kshu jemi ne, vetem per t'i bere dem njeri-tjetrit.
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Dhe ja rezultatet e reformave te mesimit shkollor...perzgjedhja e teksteve mesimore le shume per te deshiruar
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Keta duan te zhdukin edhe ato pak njerez te medhenj qe kemi
si sju vjen turp aman
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Nje nga veprimet e marra qe jane ndermarr. Vertete te hiqet nje emer kaq i madh i letrave shqipe, eshte nje marri e pa pare!
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Me shume se Turp e quaj MJERIM , si ai qe vet Migjeni flet!!! Mjerimi i nje populli qe ka ngel ne duart e nje kopeje qensh qe dijen e nje populli po e peshojne me perfitime tenderash!!! Zoti past meshire per ne !!
 
per cfare zoti po fle more aman se ne nuk po mbrojme veten
dhe pret te na mbroje zoti
nuk e kuptoje se cfare perfitojne ose perfitojme me te gjitha keto shkaterrime qe po bejme
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Mesa mbaj mend une kur kam qene une ne shkolle kemi mesuar per Migjenin, sidomos ne klase te 6te dhe 7te. Biles si sot e 11 vjet mbaj mend:
"...Dhe erdhi pranvera
neper fytyrat tona rreshqiti nje gezim
dhe nder zemrat tona griti nje fole
e nje jete e bukur e nje jete e re
me deshire te shumta, po buzeqesh ne lulzim"

Kam pare leximin dhe librin e gjuhes shqipe per tete vjecaret keto kohet e fundit ne shqiperi dhe nuk me pelqejne fare. Jane bere tamam si librat ketu ne amerike "Lexo nje pjese tregimi, dhe pergjigju pyetjeve me alternative"... Siiiiii? Ku jane mesimet qe mesonim me: kryefjala, folja, ndajfolja, e me rradhe?

Se di nga cili shtet po mundohen ata te adoptojne ndonje sistem te ri, por nuk po me pelqen fare. Po harrojme historine dhe shkrimetaret tane, duke u fokusuar ne ata te huajt.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhduket Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Kafshate qe skapercehet asht or vlla idiotlleku.
Kafshate qe te ngec ne fyt
E te ze trishtimi :(
Tamam bledi, ashtu eshte. Kafshate qe s'kaperdihet eshte idiotlleku yne, si s'kane turp aman more...
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Turp more Migjeni ka qen nje Shkrimtar i mir
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Migjeni eshte themeli i letersise se realizmit, i vetmi dhe i paperseritshmi... Por i pamjaftueshem per Ministrine e Arsimit.

Sa problemet i kemi per te qene shqipetare ne shqipetare... turp
 
Serbët furnizojnë shkollat shqiptare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sapo ka vendosur se do të jenë dy kompani serbe, ato që do të zbatojnë premtimin e qeverisë 'Berisha' për futjen e kompjuterave në shkolla me fonde të Buxhetit të Shtetit. Radio 'Kosova e Lirë', duke iu referuar së përditshmes beogradase "Blic", ka bërë të ditur se konsorciumi "MP-SOFT Grup" dhe "CT Computers" nga Serbia, ka fituar tenderin ndërkombëtar për pajisjen e 665 shkollave në Shqipëri me pajisje komplete kompjuterike. Në shkollat e Shqipërisë do të instalohen më shumë se 10.000 kompjuterë, printerë, skanerë dhe UPS. Tenderi i fituar nga kompania serbe është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe financohet nga Banka Botërore. Sipas Radios, kompanitë serbe në Shqipëri, kohë më parë kanë blerë edhe marketet më të mëdha të Shqipërisë. "Duket se Serbia ka filluar ta shtrijë dominimin ekonomik në Shqipëri përmes Kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë viteve 1992-1995 ka thyer embargon ndërkombëtare kundër Serbisë, ndërkohë që aktualisht, në mënyrë proteksioniste u ka siguruar treg tejet të volitshëm biznesmenëve nga Beogradi, si Damir Fazlliç e shumë të tjerëve", - theksohet në komentin e saj. Radioja konkludon se kompanitë serbe vazhdojnë të përfitojnë para në Shqipëri edhe në forma legale.
Lidhja Ballkan-Qipro
Të paktën njëra nga kompanitë e përfshira në konsorcium, 'MP-Soft Group', e ka qendrën në Beograd, por ka përfaqësi edhe në Qipro (Limasol). Kjo nuk është e para herë që del në pah lidhja e fituesve të tenderave shtetërorë me kompani që kalojnë detyrimisht nga Qiproja, ku ushtron veprimtarinë e tij edhe partneri i qeverisë, serbo-boshnjaku Fazlliç. Edhe ky fakt të bën të mendosh se ai fshihet përsëri pas këtij ekspansioni të biznesit serb në Shqipëri, me bekimin e qeverisë. Në njoftim nuk thuhet vlera e përgjithshme e këtij tenderi, por sipas specialistëve, duhet të jetë në masën prej disa milionë euro.

G.Shqiptar
 
Titulli: “Tekstet shkollore janë të mbingarkuara dhe të mërzitshme”

Tekste të mbingarkuara me informacion, shumë të detajuara dhe jo rrallëherë edhe të mërzitshme për nxënësit. Tekste që ende kanë në qendër të tyre mësuesin dhe jo nxënësin, i cili është i detyruar të riprodhojë në mënyrë mekanike atë që shkruhet në libër. Dekani i Fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, njëkohësisht një ndër autorët e Abetares dhe Letërsia 10, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shpjegon se reforma që ka përfshirë tekstet tona shkollore nuk e ka përmbushur misionin e saj. Sipas tij, alternativat e shumta kanë çoroditur të gjithë sistemin, ndërsa tekstet kanë probleme konceptesh. Shto këtu edhe faktin që hidhen në sistem tekste të paeksperimentuara e plot me gabime. Ai ka sqaruar se autorët e teksteve duhet të kenë më shumë liri dhe se ato duhet të hartohen vetëm nga mësues e pedagogë që kanë njohuritë pedagogjike e shkencore.
Ministria e Arsimit ka liberalizuar tregun e librit shkollor, duke krijuar mundësinë që për një tekst të ketë shumë alternativa dhe mësuesit të zgjedhin vetë se çfarë do të bëjnë në shkollën e tyre. Cili është mendimi juaj për alternativat e teksteve shkollore me të cilat mësohet aktualisht në shkollat tona?
Problemi duhet trajtuar në disa drejtime. Unë kam qenë mbështetës i Altertekstit, sepse jam i mendimit që vetëm konkurrenca shpie përpara në rregullimin dhe përshtatjen e teksteve shkollore. Por, duhet të pranoj me keqardhje që mënyra sesi u zbatua reforma e Altertekstit, lë shumë për të dëshiruar. Tekstet tona ende nuk po zgjidhin disa probleme themelore.
A mund të na rendisni disa nga këto probleme?
E para, ato kanë një informacion të vjetruar, kanë një mbingarkesë informacioni të detajuar, i cili përveçse është i shumtë, duket edhe i mërzitshëm për nxënësit. Kjo nuk ndodh tek të gjitha tekstet, por dominon në shumicën e tyre. E dyta, sasia e madhe e informacionit dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë metodologjinë e ndërtimit të tekstit, ku është shumë e rëndësishme që teksti të konceptohet jo nga pikëpamja e atij që e bën tekstin, por e atij që merr informacionin. Pra, duhet të ketë si busull, jo mësuesin, por nxënësin dhe në këtë pikëpamje tekstet tona ende vuajnë nga orientimi tek nxënësit dhe mbeten ende prone e mësuesit. Gjithashtu tekstet tona vuajnë nga mungesa e karakterit krijues, debatit, pra nxënësit tanë janë vetëm disa makina regjistrimi, të cilëve u jepet vetëm informacion. Ne ende nuk po mësojmë të kemi një shkollë, e cila ka për protagonistë të rinjtë që zbulojnë vetë së bashku me mësuesin. Deri tani ne vazhdojnë ta bombardojmë me informacion, ta "viktimizojmë", të mos i lëmë kohë as të mendojë, sepse informacioni është kaq i madh, sa që këtij të fundit nuk i mbetet kohë as të lexojë. Në qoftë se do të përgatisim një shoqëri të qytetarëve që ecin pa u menduar, të cilët mund t'i tërheqin si masa anonime, këto lloj shoqërish përgatisin sisteme diktatoriale dhe ne kemi çfarë të tregojmë për sistemin e mëparshëm, ku njerëzit mendonin me mendjen e partisë apo me mendjen e mësuesit. Shoqëritë demokratike ndërtojnë një ansambël individualitetesh që mendojnë me kokën e tyre dhe shoqëria është rezultat i këtyre individualiteteve. Pra në këtë pikëpamje, tekstet tona nuk realizojnë një raport të drejtë midis cilësisë së informacionit nga njëra anë, ku ato duhet të shkarkojnë të gjithë informacionin e tepruar dhe së dyti, nga pikëpamja e nxitjes dhe inkurajimit me protagonist nxënësin, i cili zbulon, krijon, ndërton një mendim origjinal. I duhet dhënë fund karakterit mekanik të të mësuarit, që shpesh përdorim.
Po pse ndodh një gjë e tillë?
Kjo ka të bëjë me futjen e teksteve ende pa u eksperimentuar. Mjaft tekste konkurrojnë në muajt mars-prill, fitojnë në muajin maj dhe në muajin shtator duhet të jenë detyrimisht nëpër shkolla. Por si mund të futësh një tekst pa u eksperimentuar? Dikur futej eksperimentimi, futeshin sondazhet, anketoheshin, nxirreshin problemet që dilnin nga teksti dhe pastaj merrej një vendim për futjen e tij në sistem. Pra, sot për mungesë të kësaj faze eksperimentale në shkollat tona futen tekste plot me gabime, me mungesa më të mëdha konceptesh, tekste të hartuara nga njerëz që jo detyrimisht janë të zanatit dhe ndodh që këto tekste bëhen alternative. Gjithashtu programet mbi të cilat ndërtohen tekstet, duke qenë se edhe unë jam pjesë e këtij sistemi dhe e njoh mirë ketë pjesë, janë aq të detajuara sa nuk lënë rast për krijim të mirëfilltë nga ana e autorit. Aktualisht këto programe hartohen nga Instituti i Kurrikulës, dhe unë mendoj se ashtu siç është futur konkursi për tekstin, të futet dhe për programin. Pra njerëzit që mendojnë të ndërtojnë një tekst, që mendojnë të hedhin për konkurrim një tekst, duhet të konkurrojnë me programet dhe të zgjidhet më pas dhe programi më i mirë. Gjithashtu ky i fundit të mos jetë shumë i detajuar, por të përcaktojë vetëm shtyllat e përgjithshme mbi të cilat do të ndërtohet teksti, në mënyrë që të ketë vend edhe për krijimtari. Programet duhet të çlirohen nga monopoli që vendos Instituti i Kurrikulës, ky i fundit mund të jetë institucioni që vendos për programin më të mirë. Specialistët që punojnë te Instituti i Kurrikulës, me gjithë respektin që kam për ta, nuk mund të jenë të vetmit të aftë për të bërë një program.
Profesor, a kanë harmoni në përcjelljen e informacionit programet nga një vit në tjetrin?
Ky është një problem tjetër që kanë tekstet tona shkollore. Shpeshherë ndodh që programet nuk kanë harmoni nga një vit tek tjetri, nga klasa e para në të dytën, e në vazhdim. Por ndërtohen programe të shkëputura që shkaktojnë interferencë nga njëri vit tek tjetri, ose ka informacion të panevojshëm, kjo ndodh sidomos në shkëputjet e ciklit. Supozojmë që tashmë kemi 3 cikle, 5+4+3, me konceptin e ri. Nëse 5 vite e para janë të harmonizuara, këto duhet të jenë të harmonizuara dhe me ato 4 të 9-vjeçares dhe në përfundim me tri të tjerat e gjimnazit. Nuk ka një aparat konceptual unitar për të gjitha vitet, në të cilin mund të përshkallëzohej sasia e informacionit dhe konceptet që duhet të jepen nga një vit në tjetrin. Ky është një problem shumë i madh, sepse, ose ka interferencë, ose ka shkëputje, aq më tepër kur tekstet bëhen nga autorë të ndryshëm. Unë do të sugjeroja që gjëja e parë është që të aplikohen konkurset e programeve për lëndët e shkencave të natyrës, ndërtimi i aparatit metodologjik, aparatit të punës së nxënësit, mund të merrej përvoja e teksteve perëndimore. Ato kanë shumë të harmonizuar lëndën e Matematikës, dhe kjo e fundit mund të studiohet pa asnjë lloj vështirësie edhe në Shqipëri, pasi matematika është njëlloj kudo. E njëjta eksperiencë mund të aplikohet edhe për lëndët që janë me natyrë kombëtare; të merret aparati metodologjik dhe të vendosen ngjarjet specifike që ka çdo komb. Natyrisht që dhe autorët e sotëm marrin përvoja perëndimore, por ato janë të shpërndara aq sa tekstet tona humbasin individualitetin.
Sipas jush, a kanë nevojë shkollat tona për kaq shumë alternativa, vetëm për një lëndë të vetme?
Kjo është një tjetër pikë e dobët. Unë mendoj se vërtet alternativa ishte një gjë e mirë, sepse futi konkurrencën, mirëpo kjo alternativë po shkon pa fund. Për një tekst mund të realizosh 5-6 alternativa dhe kjo e ka çoroditur totalisht shkollën. Aq sa nëse më parë ekzistonte një raport i drejtpërdrejtë i titullarëve të ministrisë me shtëpinë botuese, ky raport ka kaluar në mënyrë të tërthortë. Ajo e ashtuquajtura për vendosjen e tekstit më të mirë, komuniteti i prindërve, këshilli pedagogjik, në fakt është kthyer në një raport shumë të rrezikshëm, drejtori i drejtorisë arsimore-shtëpia botuese dhe ministria. Njëra ka në dorë të aprovojë se cili tekst do të dalë, drejtoria e shkollës aprovon se cilin tekst do të zhvillojë dhe shtëpia botuese luan rolin e amortizatorit midis drejtorit dhe Ministrisë së Arsimit. Në këtë pikëpamje unë mendoj që edhe shumë vende të zhvilluara si Italia, Franca, nuk kanë pafundësi alternativash. E shumta mund të pranohen deri në 3 alternativa për një tekst, por jo kaq shumë, sepse kjo e ka çoroditur shkollën dhe ka krijuar amulli.
Meqë prekëm çështjen e alternativave, ekziston dhe problemi tjetër që një nxënës i një shkolle që ka një alternative x nuk mund ta ndërrojë shkollën, pikërisht sepse shkolla tjetër ka një tjetër alternative?
Në një vend si Shqipëria, ku kemi një lëvizje të jashtëzakonshme jo vetëm jashtë, por dhe brenda kufijve, ose nga një lagje në tjetrën, futja e kaq shumë alternativave ka krijuar një konfuzion që quhet "shpërdorimi i reformës". Kjo është paksa si dhënia e lejeve të drejtimit, ku fiton ai që jep leje, por nuk dihet nëse të gjitha lejet janë në vendin e duhur, janë sipas të gjitha kritereve. Kështu ndodh dhe me tekstet. Më shumë se 3 alternativa e kthejnë të mirën që pati teksti alternativ në një të keqe shumë të madhe, sepse krijon shumë konfuzion.
I keni parë tekstet e Letërsisë, besoj. Si ju duken ato? Ka autorë të cilëve nuk u është dhënë vendi i duhur? Po hapësira që u kushtohet?
Kjo është njëra anë, por ka dhe shumë të tjera. Ende flitet për formë dhe për përmbajtje, që janë koncepte të hedhura në kosh e nuk përdoren më. Pra tekstet duhen riparë. Unë mendoj që këshilla më e mirë është që qeveria të vendosë një standard, sepse ajo këtë bën, ndërkohë që individi krijon. Për të bërë një tekst të mirë, duhet një mësues i mirë i fushës, një shkencëtar i mirë i fushës dhe një didakt i mirë, në kuptimin njerëz që merren me pedagogjinë e mësimdhënies si dhe një eksperimentim i mirë. Ndërsa nuk mund të them ndonjë gjë konkrete për tekstet e Letërsisë. Unë jam një ndër autorët e Letërsisë 10. Kam dhënë kontributin tim për figurat e gjuhëtarëve. Unë nuk jam marrë në mënyrë të veçantë me këto tekste, që të them se cilat janë defektet. Tekstet e letërsisë vuajnë nga e njëjta sindromë që vuajnë dhe tekstet e tjera dhe që duhet të shkunden nga informacioni i tepruar, duhet të futet një informacion i ri dhe një metodologji e re.

Aimona Vogli

Une nuk e marr per kapital pergjigjen e ketij zoterise per disa arsye:

1- Ai eshte vete autor tekstesh dhe ka konflikt te hapur interesi, ne menyre shqiptarce, ndaj gjithkujt tjeter qe harton tekste.

2-Akuzat jane te pergjithshme e personale, e po t'i thoje dikush tjeter, koleg i tij, do perserise te njejtat gjera per tekstet e Shezaiut.

3-Zoteria eshte i perfshire drejtperdrejt ne biznesin fitimprures te hartimit te teksteve dhe botimit te tyre; rrjedhimisht atij i eshte zhdukur me kohe e me vakt idealizmi permbajtesor per te cilin po flet.

Megjithate, tekstet mesimore ne Shqiperi kerkojne rishikim te pervitshem. Duhet kohe, investim, pervoje, profesionalizem, para dhe pak idealizem ne pune. D.m.th. duhet pritur deri sa hajdutet qe thone "kapeni hajdutin" te zhduken nga qarkullimi. Thjesht, duhet te presim pak, duke sakrifikuar ca breza shkollaresh edukuar me tekste jo-profesionale.
Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar koment
 
Titulli: “Zhduket” Migjeni nga tekstet shkollore të letërsisë

Shpikja për të shpëtuar arsimin

• Agim Duka

Jam i shqetësuar për brezat që po dalin. Programet tona nuk bëjnë. Ne nuk kemi specialistë për hartimin e programeve. Ne nuk kemi autorë. Tekstet tona vetëm i informojnë nxënësit. Ato kanë mangësi të mëdha ...Shtëpitë botuese shikojnë vetëm interesin e tyre, fitimin. Ne nuk duhet të humbim kohë sa të krijohet shkolla e autorëve të teksteve. Ne duhet të nxitojmë të hyjmë në Evropë. Nuk mund të djegim brezat e nxënësve”. Kjo panoramë dëshpëruese, tejet nihiliste për gjendjen e arsimit ne Shqipëri gjatë këtyre viteve, e bërë nga z.Bardhyl Musai në një bisedë të bërë në TVSH para tre-katër ditësh në mesnatë, u shoqërua edhe me shpikjen e tij për të kapërcyer situatën alarmante. Ky shpikës i madh ka gjetur edhe çelësin e zgjidhjes. Zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe origjinale: Të marrim disa tekste të huaja, t’i përkthejmë ato dhe problemi u zgjidh. Në këtë mënyrë shpëtuam brezat, shpëtuam shkollën dhe hymë në Evropë. Ne të vërtetë çfarë është kjo zgjidhje?
ثshtë e pakuptimtë që z.Musai me nihilizmin që manifeston hedh poshtë me një fjalë goje investimin e mijëra studiuesve, mësuesve, biznesmenëve, asistentëve të huaj etj. Të bësh një deklaratë të tillë “si specialist arsimi” duhet të jesh i papërgjegjshëm, megaloman ose duhet të kesh interesa shumë të mëdha. Ky zotëri pranoi që ka një shtëpi botuese dhe me sa duket, për të shpejtuar zgjidhjen e problemit, do të angazhojë edhe shtëpinë e tij botuese.
Sipas z.Musai, programet tona lënë shumë për të dëshiruar dhe ne duhet të përkthejmë tekste të huaja. Nuk kuptoj pse z.Musai nuk kërkon të përkthejmë programet, meqë këto nuk janë në rregull, por u dashka të përkthejmë tekstet? Ky zotëri na la enigmë faktin nëse do të përkthejë vetëm një tekst apo disa tekste për një lëndë. A e di vallë z.Musai që Evropa zbaton altertekstin me të njëjtin mekanizëm si tek ne dhe se në këtë kuadër z.Musai do ta ketë pak të vështirë të gjejë tekstin më të mirë për lëndën në fjalë, pasi as ata vetë nuk i kanë të cilësuar në renditje duke filluar nga më i miri? Kjo vështirësi rritet dhe më tepër para dilemës se nga cili vend duhen marrë këto tekste: Franca, Gjermania, Greqia, Kanadaja, Amerika etj. Programet e hartuara nga IKT së fundmi janë shumë bashkëkohore dhe të mbështetura në përvojën e studimet më të mira perëndimore dhe të vlerësuara edhe nga asistenca e huaj. Gjykimet e z.Musai për programet mendoj se duhet të merren me shumë rezervë.
Sipas z. Musai, në shkollën tonë me tekstet që janë në përdorim, ne vetëm i informojmë nxënësit. Për të hyrë sa më parë në Evropë ne duhet të përkthejmë tekstet e huaja që t’i formojmë ata (urojmë të mos i mësojmë... të kopjojnë). Në kuadrin e reformës së teksteve këto hartohen nga shtëpitë botuese. Grupet e punës të ngritura me specialistë të fushës nga këto shtëpi botuese u referohen shumë teksteve perëndimore. Dhe shpesh tekstet e sjella janë përshtatje të tyre të bëra nga specialistët tanë më të mirë, por përveç tyre ka edhe plot punime origjinale të specialistëve dhe mësuesve tanë.
Me sa duket z. Musai kërkon ta centralizojë këtë punë e të fusë në këtë grackë MASH-in. Me sa sqaroi për shpikjen e tij, MASH apo institucionet që varen prej saj duhet të zgjedhin tekstet. Pastaj MASH duhet të angazhojë ndonjë individ apo shtëpi botuese (urojmë të jetë e z.Musai) që të përkthejë e përshtatë këto tekste. Një alternativë e dytë është që MASH-i të ngrejë vetë këto grupe përkthimi dhe përshtatje e më pas të bëjë tenderin për shtypjen e shpërndarjen e tyre.
Në esencë kjo do të thotë të vendosim monopolin në prodhimin e teksteve shkollore. Reforma deri tani e suksesshme e Altertekstit të ndalojë së funksionuari. Të mbyllim dhe presim hovin e zhvillimit të tregut të teksteve shkollore. Për më tepër, kjo duhet bërë vetëm për tekstet e shkencave të natyrës e jo për shkencat albanologjike. Sa keq! Në Evropë po shkojmë vetëm si natyralistë. Një handikap?!
Z.Musai në të njëjtën bisedë i akuzoi shtëpitë botuese se ato mendonin vetëm për fitimin e tyre. Nuk e kuptoj ku është e keqja këtu? Ndoshta z.Musai do të na e shpjegojë në ndonjë bisedë tjetër apo kur të mbyllë shtëpinë e tij botuese. ثshtë pikërisht ky fitim që i bën këto shtëpi botuese të konkurrojnë në treg, të përsosin produktin e tyre, e të investojnë në teknologji të reja. ثshtë shfrytëzuar pikërisht kjo etje e tyre për fitim në ngritjen e tregut të teksteve shkollore. Dhe është fakt që brenda një kohe shumë të shkurtër në Shqipëri është ngritur ky treg dhe ne kemi një larmi tekstesh për çdo lëndë e klasë, që për nga cilësia dhe përmbajta vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Këto tekste janë të krahasueshme me ato evropiane dhe shpesh më të mira se tekstet që përdoren në vende të tjera të rajonit.
Në shkollat tona përdoren edhe tekste të huaja si p.sh., tekstet e gjuhës angleze. Ne i kemi futur ato pa pritur shpikjen e z.Musai. Që para një viti iu kërkua IKT-së të shikojë në tregun evropian, të hulumtojë për tekste që ofrojnë në përmbajtje me programet tona dhe të tentohet të tërhiqen këto shtëpi botuese për të hyrë në tregun shqiptar me tekstet e tyre.
Kërkesa për të hulumtuar tregun evropian e për të gjetur tekste që i përshtaten programeve tona u duhet bërë shtëpive botuese, pasi pothuaj të gjithë specialistët si p.sh., ata të IKT-së janë autorë tekstesh të angazhuar nga shtëpi të ndryshme botuese. Këto tekste të paraqitura nga shtëpitë botuese duhet të kalojnë sipas skemës ekzistuese etapat e miratimit, të përzgjedhjes dhe konkurrencës.
Z.Musai, ky shpikës që na afron me Evropën, nuk ka kuptuar që Evropa të pranon duke plotësuar kriteret dhe parametrat që ka ajo: tregu i lirë, konkurrenca, heqja e monopolit, demokratizimin e shoqërisë etj., e jo duke përkthyer disa tekste.
Rrugëzgjidhja e shpikur nga z.Musai është shumë intriguese kur mendon për zbatimin e saj në fusha të tjera, si në atë të politikës për shembull. Pse nuk marrim ca politikanë të huaj, apo ca mësues të huaj, apo ca biznesmenë të huaj, apo... ?

*Kryetar i Bordit të Miratimit të Teksteve
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top