C'dmth te jesh i EDUKUAR ?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bazen e edukates e marim nga familja, pastaj se si e perdorim kte baze [e shtojme apo e shuajme fare] eshte puna jone....
Por ca dmthn te jesh i edukuar? Te dish te sillesh dhe te flasesh bukur? Ti mbash deren nje zonje [nqs je mashkull] dhe ti lirosh vendin nje njeriu me ne moshe nqs je i ri?
Apo edukata eshte shume me shume se kaq?
Ekziston nje autoedukim? Ekzistojne regulla per nje edukate te persosur?
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?

Dhe nqs nje njeri ska pasur mundesi te thithi edukate nga familja [per motive te ndryshme ose ska pasur fare familje] cfare shancesh ka te jet i edukuar?

Edukata behet ne femini, edukaten e ben vete, apo edukata fitohet me kohe?
 
Redaktimi i fundit:
per mua po nuk pate te pakten nje universitet nuk ke bazat per tu quajtur i edukuar :)
 
Si te edukon universiteti?
Te meson te sillesh? Apo ca?
Shpjegohu me gjat:)
 
Si te edukon universiteti?
Te meson te sillesh? Apo ca?
Shpjegohu me gjat:)

thjesht per disa mendje e qena ne nje universitet te ben te edukuar ska gje ti le te kesh shtyre kohen ne te....eshte si nje pasaporte qe te hap trarin e kufirit.....kete nuk e them une e thone disa qe presin princin e kalter praaaaaa ;)
 
okey leri te tjeret...e thuaj ne vizionin tend ca dmthn te jesh i Edukuar??
Ti kur e konsideron nje njeri me EDUKATE?
Ca eshte edukata per ty?
 
per mua te jesh i edukuar dmth..dhe kur e di se te drejte,dhe po te kundershtojne pa baza,mos te kthesh fjalen.........:konfuz:
 
Kjo sme duket edukate!
Aq kohe sa e di qe kam te drejte, sjell argumente te vertetoj cfare them....
Mos kundershtosh seshte nje shenje edukate, por nje budallek....
 
Kjo sme duket edukate!
Aq kohe sa e di qe kam te drejte, sjell argumente te vertetoj cfare them....
Mos kundershtosh seshte nje shenje edukate, por nje budallek....

kundershton 1 here,dy kur e shikon qe vazhdon po ashtu muhabeti,pa pike e presje ndryshimesh..sdo ja vlente..sepse me apo pa dashje do dalesh nga vetja duke i mbushur mendjen tjetrit..dhe te iken dhe edukata,qofte dhe duke i thene :sa i trashe je!
 
Jo ske pse te arish te ofendosh;)
Apo kur te iken durimi del ne pamje fytyra jote tjeter e cila ofendon dhe shan....
AQ KOHE SA E DI QE KAM TE DREJTE, VETE DERI NE FUND SA E VERTETOJ TE DREJTEN TIME...pa ofenduar, pa u dukur mendjemadhe....

Ktu ska pune edukata kte po mundohem te te shpjegoj
Eshte e drejta jote si njeri te luftosh per te drejen tende....aq kohe sa me te vertet ke te drejt...

Cfare do ti te thuash...qe mos kthe pergjigje se ske edukate...eshte nje aberacion....

Une nqs kthej pergjigje [mbase dhe nje me te moshuar se sa une] aq kohe sa kam te drejt,,,,do te thuash qe skam edukate?!
 
jo paedukate,por kokefortesi...me nje fjale kerkon ta nxjerresh me cdo kusht te drejten tende..shum mire keshtu...po do ja vlente kjo humbje kohe kur e di se e drejta eshte me ty....
une personalisht nuk e fus kokefortesine tek te qenit 'i edukuar'....:)
 
Bazen e edukates e marim nga familja, pastaj se si e perdorim kte baze [e shtojme apo e shuajme fare] eshte puna jone....
Por ca dmthn te jesh i edukuar? Te dish te sillesh dhe te flasesh bukur? Ti mbash deren nje zonje [nqs je mashkull] dhe ti lirosh vendin nje njeriu me ne moshe nqs je i ri?
Apo edukata eshte shume me shume se kaq?
Ekziston nje autoedukim? Ekzistojne regulla per nje edukate te persosur?
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?

Dhe nqs nje njeri ska pasur mundesi te thithi edukate nga familja [per motive te ndryshme ose ska pasur fare familje] cfare shancesh ka te jet i edukuar?

Edukata behet ne femini, edukaten e ben vete, apo edukata fitohet me kohe?

Per mendimin tim eduakata eshte nje sere sjelljesh fisnike te gershetuara me ciltersi:)

Shembull?
Sweetzzy e Kruto per mua:kiss
 
jo paedukate,por kokefortesi...me nje fjale kerkon ta nxjerresh me cdo kusht te drejten tende..shum mire keshtu...po do ja vlente kjo humbje kohe kur e di se e drejta eshte me ty....
une personalisht nuk e fus kokefortesine tek te qenit 'i edukuar'....
:)
Kokefortesia nuk eshte nje element paedukate, por nje karakteristike e personalitetit te disa njerezeve!

Ne konkluzion sipas teje ter kokefortet qe jan mbi toke jan te paedukuar?!
Perse? Sepse ata qe nuk kan kurajo te ngrine zerin e te mbrojne te drejten e tyre jan njerez me edukate?
Me duket se po i gabon cik gjerat ketu....

Te thash dhe me siper, aq kohe sa ke te drejt per nje gje, ose ajo gje te perket ty duhet te luftosh per te, jo ta lesh menjane se "dukesh" pa edukate...

Pra ne vizionin tend te jesh me edukate do te thot mos kesh kurajo te kunderviresh njeriu....
 
hahahaha zina tani jam e paedukate se do te te kundervihem...:)

shiko nuk eshtepuna se lufton per te drejtat e tua,por shpesh here kur insiston me ngulm ne dicka e drejta qe ke te kthehet ne gabim...ndoshta nga teresia e argumentave qe sjell,ndoshta ai insistimi i tepert te acaron saqe ne syte e nje spektatori dukesh ti ajo qe po gabon,ose ajo qe ska "edukate"..
prandaj thash qe nganjehere me mire ta lesh fare dikca kur e shikon qe nuk ja vlen..........:konfuz:
 
Te kesh te drejt JA VLEN GJOTHMONE!
dhe e mbylla debatin ketu.....
 
Bazen e edukates e marim nga familja, pastaj se si e perdorim kte baze [e shtojme apo e shuajme fare] eshte puna jone....
Por ca dmthn te jesh i edukuar? Te dish te sillesh dhe te flasesh bukur? Ti mbash deren nje zonje [nqs je mashkull] dhe ti lirosh vendin nje njeriu me ne moshe nqs je i ri?
Apo edukata eshte shume me shume se kaq?
Ekziston nje autoedukim? Ekzistojne regulla per nje edukate te persosur?
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?

Dhe nqs nje njeri ska pasur mundesi te thithi edukate nga familja [per motive te ndryshme ose ska pasur fare familje] cfare shancesh ka te jet i edukuar?

Edukata behet ne femini, edukaten e ben vete, apo edukata fitohet me kohe?

Te lumte per temen, me te vertete teme e bukur sweety:kiss

Te flasesh per edukaten dhe rendesine e saj, kurre nuk eshte vone por as e tepert. Perkundrazi, gjithmone e nevojshme dhe e dobishme.
Duke pasur parasysh qe prinderit jane shkaktare qe sjellin femijen ne kete bote, ata pervec ushqimit dhe veshmbathjes, jane te detyruar ta pajisin femiun e tyre me arsimim...edukate te pergjithshme, perfshire ketu edhe ate fetare. Edukata eshte fytyra me e paster :).

T'gjithe e dime se femijet jane pasqyre e prinderve, nese ato shohin tek femijet gjera qe nuk ju pelqejne, thene shkurt... mos edukim, le te kthehen dhe ta edukojne veten duke lexuar libra te vecanta per edukimin e femijeve, e te mos behet vone, pasi riedukimi eshte shume me i rende sesa vet edukimi.
A nuk eshte fakt se cdo gje kur te shtohet lirohet, pervec edukates e cila sa here shtohet behet edhe me e shtrenjte =)

Nqfs ne deshirojme qe jeten tone ta kalojme me nderime, respektime te ndersjella, patjeter duhet ta mbjellim tek femijet tane edukaten dhe mirekuptimin. Dihet se cdo prind perpiqet qe femijëve te vet tu le trashegim dic. Kete askush nuk do ta sheh per te madhe, padyshim:)

"Babai nuk mund ti jap fëmijës së tij diçka më të mirë sesa edukata e mirë"
(Muhammedi a.s.)

Femiu eshte nje pupel ne shkretetire qe era e leviz....Andaj, kurrsesi nuk duhet qe femiu te lihet nen meshiren e kohes, nqfs deshiron qe ne te ardhmen femiu te jete i edukuar.

Kuptohet qe edukata nuk eshte vetem kaq. Ai njeri qe ka edukate te larte njerezore, nuk behet i keq e zullumqar ndaj atij qe e urren, as nuk i hyn ne hak atij qe do, as nuk ka meri, as nuk shan, as nuk mallkon, e pranon te verteten edhe po s'ju kerkua, i bindur me ate qe ka, nuk pretendon ate qe s'eshte e tija, nuk e kap kopracia, kur eshte koha per te dhene.:gjujpeshk:

Jeta e mire eshte hapja e gjoksit dhe qetesia e zemres, edhe sikur njeriu te jete ne nje mjerim te madh. Edukata do t'ishte ajo e cila do e kishte bere njeriun te durueshem e te qete.
Te mos harrojme se kemi edhe edukaten e fqinjesise, edukaten e te hyrit ne shtepi etj etj.

Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?

Bujaria, meshira dhe durimi jane virtyte te njeriut te edukuar mire:) Pra...njeriu i edukuar mire njihet permes bujarise, meshirës dhe durimit.

Ju pershendes =)
 
Te jesh i pa edukuar do te thote te jesh i paditur,te mos i kuptosh te jeret,te mos lexosh,te mos studjosh.Pra ne thelb te mos dish.Te gjitha te tjerat vijne si pasoje e kesaj.
 
edukata te ngre moralin,sjelljen qe mund te kesh kundrejte nje personi,c'do person tregon respektin dhe edukaten,por thelbi i edukates eshte familja
 
Konkluzioni im eshte i njejti Brazilu, kur kam te drejte kundershtoj! Per mua kjo sdo te thot mungese edukate.
Por di te respektoj idete dhe mendimet e te tjereve, nqs per ty eshte mungese edukate e respektoj mendimin tend dhe nqs nuk e pranoj!
 
Edukata eshte diçka e brendshme , diçka shpirterore , e trashguar dhe e brymosur pergjithesisht ne familje , por dhe ne shoqeri ne pergjithesi.
Edukata shpesh njesohet me perdorimin e kodit etik , i cili eshte nje ane siperfaqsore dhe instikte e edukates , por ne thelb edukata e nje njeriu eshte me shume se kaq.
Para pak ditesh , me beri pershtypje nje ngjarje e jetes se perditshme.
Mora autobusin per tu kthyer ne shtepi dhe pas pak qarkullimi u bllokua dhe nje grua nga mesi i autobuzit kerkoi shoferit te hapte deren se donte te zbriste .
Kerkoi nje her , dy ,tre , me nje ze gjithnje e me shqetsues ,por pa perdorur ndonje polites dhe shoferi nuk reagonte fare . Ju afrova dhe nje nje ton informus i thash se nje grua kerkon te zbres , a eshte e mundur . Mu pergjigj , a nuk e njihni ju kodin etik te komunikimi? Ju lutem ,flm etj . SHiko i thash , ai eshte problem i yni , puna juaj eshte te na sherbeni , jo te na mesoni ate .Pastaj thelbi i kerkes se gruas dhe perseritja nga ana ime ishin te sjellshme , pavaresisht nga mos perdorimi i fjale , te lutem , flm .
Ne fakt nuk e di ne kisha te drejte totale apo jo ,por mendoj se edukata kur eshte ndjehet dhe pa perdorur gjerat qe e nxjerrin ate lakuriq.
 
Redaktimi i fundit:
per mua po nuk pate te pakten nje universitet nuk ke bazat per tu quajtur i edukuar :)

nuk quhesh i edukuar zyrtarish por mundet shume mire qe nje person te jete i edukuar edhe pse nuk eshte i shkolluar.
 
Shqiptaret qe kane emigruar ne vendet anglishtfolese e keqperdorin (perfshi mua) kete fjale, se e ngaterrojne me fjalen "educated" ne anglisht. "Edukuar" ne shqip do te thote te kesh nje sjellje brenda normave te caktuara nga shoqeria, ndersa "educated" do te thote "i/e arsimuar."
 
Redaktimi i fundit:
Nje pjese e vogel e edukates lind me femijen ( si shkak i familjes dmth ), pastaj kta dy rriten se bashku dal nga dal, dhe vjen nje kohe kur vendos vet te jetosh me te ( edukaten ) , apo te zgjedhish te kunderten ( mosedukaten ). Nga kjo ne njohim njerz pa edukate qe vijn nga nje familje per tu admiruar, dhe anasjelltas ( njerz per tu mar lakmi nga nje shtepi pa kokerr edukate ) .
Kur "shkolla" dhe "edukata" bashkohen, je nje hap para atij qe ka te paren por i mungon e dyta, sigurisht dhe nje shkall me lart se ai qe ka linde me te dyten, por shpirti nuk ia do te paren.
Kjo dmth, ato dyja ( shkolla / edukata ) kurre nuk behen NJث !
Sepse ne shkollohemi per t'msu diqka, per te zgjeru ket pak tru qe kemi, ndersa edukata eshte bukuri ne vete qe ska provim pranues as nuk e fitohet me studime postdiplomike.
Ne njefar menyre, edukata eshte nje ndertese aq e madhe dhe e lart sa as makinerite e kohes moderne smund ta projektojne, mos te flasim sa kan shanca ta ndertojne.
Shkollen po se pate, e fiton per 3-4 vjet, me mend ose me pare.
Edukata nuk blehet, as nuk fitohet ne menyre artificiale. Ajo eshte aq natyrale sa çdo hap fallc drejt saj te çon ne nje perfundim te sigurt zhgenjimi.
Te jesh i edukuar t'ben te ndihesh krenare, i rrespektueshem nga te tjeret dhe i pasur ne shpirte.
Kur te mungojn kto ( krenaria ne vete, rrespekti nga te tjeret, dhe pasuria shpirtrore ), per tere jeten mbetesh i FARFER, pa marr parasysh standardit jetsor qe ke.
 
"Edukata eshte ajo qe shume nga ne e marrin,
shume e trasmetojne por pak e kane.."

Edukata eshte menyre (e kulturuar ose jo e kulturuar )sjelljeje..Ne rastin e pare quhet edukate e mire dhe ne te dytin edukate e keqe..
Kultura pastaj perfshin ne vetvete menyren e te folurit, te menduarit dhe te vepruarit..

Te jesh i kulturuar ne njefare menyre do te thote te jesh inteligjent (dhe kjo ska te beje me diplomen/-at qe ke) por me menyren se si i shikon gjerat, si i arsyeton ato dhe si vepron ne baze te tyre. :)

Pra me pak fjale te jesh i edukuar do te thote te dish te sillesh ne menyre te kulturuar ne cdo situate edhe ne situata te veshtira..
 
edukata eshte pak a shume sic keni thene juve.
une s'kam fare edukate!
 
Edukata merret ne familje, pastaj perforcohet ne shoqeri dhe ne arsim. Nje njeri i edukuar arrin te kuptoje qe mund ta permiresoje dhe riedukoje veten e tij me ane te librave, me ane te leximit dhe studimit.

Me vjen shume keq qe ne pergjithesi sot ne realitetin shqiptar jane njerezit e edukuar viktimat dhe te paedukuarit triumfuesit.
 
njeriu duhet te kete edukate sa per te krijuar imazhin e tij te mire te te tjeret dhe te dije se si te pershatet ne ambjentet ku ndodhet ...po ta marresh ne pergjithsi ne smund te sillemi gjithmone me edukate sepse jemi te perfshire nga ndenja te ndryshme si urretja inati ..nervozizmi stresi etj etj te cilat ndikojne negativisht ne sjelljen apo ne edukaten e njeriut

keshtu qe te jesh i edukuar per mua do te thote qe ti te sillesh si i tille ne momentin dhe kohen e duhur dhe me njerzit e duhur pa e egzagjeruar me sjellje te edukuara ne cdo moment se ashtu behesh rob i ngurte ...po ka qejf njeriu te shaje njehere more e te bertase ahahhahahaha nejse njeri te edukuar me verte quaj ate qe di ta perdore ashtu si duhet dhe kur duhet
 
Bazen e edukates e marim nga familja, pastaj se si e perdorim kte baze [e shtojme apo e shuajme fare] eshte puna jone....
Por ca dmthn te jesh i edukuar? Te dish te sillesh dhe te flasesh bukur? Ti mbash deren nje zonje [nqs je mashkull] dhe ti lirosh vendin nje njeriu me ne moshe nqs je i ri?
Apo edukata eshte shume me shume se kaq?
Ekziston nje autoedukim? Ekzistojne regulla per nje edukate te persosur?
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?

Dhe nqs nje njeri ska pasur mundesi te thithi edukate nga familja [per motive te ndryshme ose ska pasur fare familje] cfare shancesh ka te jet i edukuar?

Edukata behet ne femini, edukaten e ben vete, apo edukata fitohet me kohe?
Edukata merret ne familje dhe ne ambientin qe jeton njeriu....
Edhe ne nje pershendetje edhe ne nje fjale njeriu rrezaton ate pjese kulture dhe edukate familjare apo shoqerore....
Edukata fitohet ne kohe cdo dite e nga pak femija thith nga ambienti ku jeton menyra sjellje apo te vepruari qe i ngjan atij ambienti..
Edhe ne nje fjale qe shkruan qofte edhe ktu ne virtualitet njeriu tregon cili eshte...
Edhe veteedukimi nuk perjashtohet sepse i biri i nje hajduti apo njeriu te keq mund te jete i sjellshem dhe i edukuar kjo tregon se ai zgjedh me te miren ne familjen e tij apo te te te tjeret...
 
Duke pasur parasysh faktin se idealja nuk egziston dhe se askush nuk eshte ideal, une them se edukata eshte nje ideal abstrakt i palimituar ( i pakapshem dhe i pa numeruar ) e cila ne vete ngerthen teresin e vlerave dhe cilesive pozitive fizike, mendore e shpiterore te cilat i fiton njeriu nen ndikimin familjar, rrethit shoqerore ku jeton, shkollimit si dhe gjate punes dhe arsimimit te tij. Pra, edukata ne vete ngerthen nje sistem te madhe dhe te pakufishem te vlerave pozitive abstrakte. Them abstrakte se njekohesisht ne momente te caktuara keto vlera edhe munde te konsiderohen si jo edukate. Edukata perveq mirsjelljes perfshin edhe cdo elemente tjeter qe rrezaton njeriu ne ambientin ku jeton ( zakonet, virtytet, vlerat, botkuptimet, morali, shprehit kulturore, madje madje ne rastet ekstreme ne edukate munde te futet edhe guximi dhe friga). Une munde te them se edukata eshte relative ( e ndryshueshme ) ku ne momente te caktuara na paraqitet ne menyra te caktuara. Do marre nje shembull konkret per ta paraqitur kete. Dikur ne Kosove durimi ishte vlere dhe njekohsishte njerezit me kete vlere konsideroheshin si te edukuar, por shume shpejte erdhi nje momente kur kjo vlere me nuk kishte kuptimin e saj dhe kjo vlere u zevendesua nga nje vlere tjeter, guximi. Pra pothuajse ne te njejten kohe keto na paraqiten edhe si vlere edhe si jo vlere mvaresishte nga rrethanat.
Me nje fjale te vetme per mua personalisht aftesine e njeriut per te gershetuar ne perputhshmeri te plote veprimin e caktuar me momentin e duhur e quaj edukate.
Femija, vlerat e para edukative i merre nga prindi ( kujdestari i pare ) me nje ndikim mjafte te madhe nga rrethi ku jeton, arsimimi por edhe nga aftesia e personit per te kapur gjerat e duhura ne menyren e duhur.
 
Redaktimi i fundit:
edukata dhe menyra e te folurit jane te vetme gjera qe na bejn te ndryshem e jo ngjyra e lekures apo ku ta di unee...perfundimisht them se edukata esht kur ke mesuar se nuk ke ditur ate qe se ke ditur...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top