Bazen e edukates e marim nga familja, pastaj se si e perdorim kte baze [e shtojme apo e shuajme fare] eshte puna jone....
Por ca dmthn te jesh i edukuar? Te dish te sillesh dhe te flasesh bukur? Ti mbash deren nje zonje [nqs je mashkull] dhe ti lirosh vendin nje njeriu me ne moshe nqs je i ri?
Apo edukata eshte shume me shume se kaq?
Ekziston nje autoedukim? Ekzistojne regulla per nje edukate te persosur?
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?
Dhe nqs nje njeri ska pasur mundesi te thithi edukate nga familja [per motive te ndryshme ose ska pasur fare familje] cfare shancesh ka te jet i edukuar?
Edukata behet ne femini, edukaten e ben vete, apo edukata fitohet me kohe?
Te lumte per temen, me te vertete teme e bukur sweety:kiss
Te flasesh per edukaten dhe rendesine e saj, kurre nuk eshte vone por as e tepert. Perkundrazi, gjithmone e nevojshme dhe e dobishme.
Duke pasur parasysh qe prinderit jane shkaktare qe sjellin femijen ne kete bote, ata pervec ushqimit dhe veshmbathjes, jane te detyruar ta pajisin femiun e tyre me arsimim...edukate te pergjithshme, perfshire ketu edhe ate fetare. Edukata eshte fytyra me e paster

.
T'gjithe e dime se femijet jane pasqyre e prinderve, nese ato shohin tek femijet gjera qe nuk ju pelqejne, thene shkurt... mos edukim, le te kthehen dhe ta edukojne veten duke lexuar libra te vecanta per edukimin e femijeve, e te mos behet vone, pasi riedukimi eshte shume me i rende sesa vet edukimi.
A nuk eshte fakt se cdo gje kur te shtohet lirohet, pervec edukates e cila sa here shtohet behet edhe me e shtrenjte =)
Nqfs ne deshirojme qe jeten tone ta kalojme me nderime, respektime te ndersjella, patjeter duhet ta mbjellim tek femijet tane edukaten dhe mirekuptimin. Dihet se cdo prind perpiqet qe femijëve te vet tu le trashegim dic. Kete askush nuk do ta sheh per te madhe, padyshim
"Babai nuk mund ti jap fëmijës së tij diçka më të mirë sesa edukata e mirë" (Muhammedi a.s.)
Femiu eshte nje pupel ne shkretetire qe era e leviz....Andaj, kurrsesi nuk duhet qe femiu te lihet nen meshiren e kohes, nqfs deshiron qe ne te ardhmen femiu te jete i edukuar.
Kuptohet qe edukata nuk eshte vetem kaq. Ai njeri qe ka edukate te larte njerezore, nuk behet i keq e zullumqar ndaj atij qe e urren, as nuk i hyn ne hak atij qe do, as nuk ka meri, as nuk shan, as nuk mallkon, e pranon te verteten edhe po s'ju kerkua, i bindur me ate qe ka, nuk pretendon ate qe s'eshte e tija, nuk e kap kopracia, kur eshte koha per te dhene.:gjujpeshk:
Jeta e mire eshte hapja e gjoksit dhe qetesia e zemres, edhe sikur njeriu te jete ne nje mjerim te madh. Edukata do t'ishte ajo e cila do e kishte bere njeriun te durueshem e te qete.
Te mos harrojme se kemi edhe edukaten e fqinjesise, edukaten e te hyrit ne shtepi etj etj.
Kur mund te thuash qe nje njeri eshte i edukuar?
Bujaria, meshira dhe durimi jane virtyte te njeriut te edukuar mire

Pra...njeriu i edukuar mire njihet permes bujarise, meshirës dhe durimit.
Ju pershendes =)