Si ndihmohen keta njerez???

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Po sjell nje rast timin personal qe te marr çik dhe mendimet tuaja.Si fillim do doja qe kete temen ta merrni me seriozitet,pasi une po u sjell ketu nje ndodhi timen dhe nuk do doja qe te kalonte tema ne chit chat.Mbase dikujt do i duket shume budallik apo gjera adoleshentesh a ku ta di une,sdq do doja nje mendim nga ju.

Para ca kohesh shoqja e dhomes time me vjedh ca euro.Edhe pse i thashe qe mendoja qe ishte ajo,edhe pse te gjitha dyshimet dergonin tek ajo,serish nuk e nxorra nga dhoma por u mundova qe te rilidhja nje raport per nje bashkejetese sa me normale te mundshme.Kete e bera pasi di pak a shume situaten e saj financiare e mbi te gjitha edhe per te mos e vene ne drite te keqe me vajzat e tjera te shtepise.
Te henen ne darke nje shoqeje tjeter i humbi çanta e saj qe kishte brenda portofolin me gjithe dokumentat,syzet(qe kushtojne shume) dhe disa shenime te universitetit.
Duke hetuar çik e duke bere 1+1 arritem ne konkluzionin qe ka qene ajo.
Shoqja qe kishte humbur çanten ne prezencen time i tha per dyshimet e saj dhe i kerkoj qe ti nxirrte çanten,keshtu kjo nuk bente denoncim.
Reagimi i "hajdutes" ishte ky: une i kerkoj falje vetem Biances se asaj ja kam marre me te vertete leket,ndersa ty nuk te kam marre asgje.Dhe filloj te betohej per gjera te ndryshme.
Nuk po ju shpjegoj gjithe historine dhe debatin,por po u them vetem qe sjellja e saj ishte e njejte me sjelljen qe kishte kur me vodhi leket mua.
Une heren e pare mendova ta ndihmoj duke mos e bere qe ti rendonte sjellja e saj,dhe jam sjellur vertete sikur te mos kishte ndodhur asgje.Problemi tani eshte se e kane marre vesh dhe vajzat e tjera per ate qe ka ndodhur dhe do ndryshojne sjellje me te.

Si mund ta ndihmoj kete person ne kete rast??Si te sillem me te??
Pres pergjigje serioze se sinqerisht nuk di ç'te bej.Une ndaj dhomen me te dhe duke pare sjelljen e saj kam dhe çik frike tani.

P.s. Nuk mendoj se eshte kleptomane,pasi mua me vodhi per nje shaka qe kam bere une me te.Me vodhi per te me bere keq.
 
ti ndihmo veten ne radhe te pare duke e perzene nga shtepia
 
ti ndihmo veten ne radhe te pare duke e perzene nga shtepia

Kjo e mire do e gjeje se do e perzene pergjegjesit e shtepise.Po une thjesht nuk di si te sillem.E te them te drejten jam dhe ne merak per te,pasi ka dale qe ne oren 14.00 e akoma nuk eshte kthyer.Kam frike mos ben ndonje budallik pasi tani do e marrin vesh dhe familjaret e saj(se i kane telefonuar pergjegjesit e shtepise),i dashuri i saj,shoqeria qe ka jashte shtepise.
 
Redaktimi i fundit:
Bianca e ke shoqe,po kjo goca sqenka shume ne rregull.......
mir ka then vitk,nxirreni nga shtepia..e di qe do ta ndihmosh,po do demtosh veten..dhe te tjerat nese e mbani aty..thone se huqi=shpirtin.-..e ajo te vjedhuren e ka huq,nuk ndryshon dot..keshtu qe cdolloj ndihme nga ana juaj do bije ne vesh te shurdhet nga ana e saj.......
 
E nderuar Bianca, zemerbardhesia dhe miresia jote duket qarte, por kete vajze nuk mund ta quash 'shoqe'. Shoqet nuk vjedhin nga njera tjetra, dhe nuk i urojne te keqen njera tjetres, e jo me te jene shkaku kryesor i asaj te keqeje. Eshte me mire per te nese perballohet me kete gje, sepse kanali eshte mire te kapercehet sa eshte i vogel se me pas behet e pamundur. Pra duhet ta adresoje kete problem qe ne fillim, perse e beri, a ka nevoje per para, motivi, etj. Nese do ta ndihmosh, ji prane nese ka nevoje te bisedoje per 'arsyet' qe veproi ne ate menyre (por mua me duket nje cike si e tepert kjo gje).

p.s. Me vjen keq qe ndodhesh ne kete situate.
 
njeriu qe vjedh eshte dhe genjeshtar dhe mashtrues i madh
po ti je kaq goce e mire sa te vret ty ndergjegja per ate qe ka bere ajo. e njoh mire kete lloj ndjenje se nga kjo vuaj dhe vete, qenke motra ime binjake ti.
perpiqu ta harrosh kete histori, dhe kjo histori do harrohet kur te mos e kesh me para syve kete gocen ,a ti vete jam e sigurt qe do e mendosh dhe epr ca kohe.
 
me pelqen menyra si e mendon Bianca
me te vertet je nje vajze me zemer te madhe
por ka njerez qe perfitojne nga kjo gje sic eshte shoqja jote
dhe une mendoj se eshte rast i pashprese ajo
ok e para gabim
dhe cdo njeri e meriton te falet per nje rast
por paska ndodhur serish e njeta gje
dhe kjo quhet faj jo me gabim
mendimi im mos e vrit mendjen per te
do vije nje dite qe do i kuptoje vete te gjitha
te puc fort se qenke shume e mire
i adhuroj njerezit si ty se jane shume te rralle
 
ثshtë e vështirë ta ndihmosh ti atë Bianca sepse ajo nuk pranon problemin që ka. Po mund ti thuash prindërve të saj me takt dicka të tillë, por përsëri nuk je e sigurtë si do e marrin ata këtë gjë. Nuk të takon ty në rradhë të parë të zgjidhësh problemin e saj.....Ti ndihesh keq që ajo gënjen, mashtron dhe vjedh, sepse është jo mirë nga ana financiare, kjo gjë nuk i jep asaj të drejtë të hiqet e të bëhet viktima....Jeni ju viktimat si emocionale ashtu edhe materiale të saj.

Mendoj se duhet ta largosh....dhe ti thuash se vesi që ka, ose kjo nevojë që ka për të marrë dicka tjetrit është jo e mirë dhe se duhet të heqi dorë sa nuk është vonë.
 
Nje kuriozitet, ca esht kjo italiane apo shqiptare?? per te tjerat te kan then tamam siper Bianca, ste takon ty te te brej ndergjegja.
 
Une jam e mendimit qe atehere kur ke nevoj me mire kekro se sa te vjedhesh.
Besoj qe ti do ishe ndjer sh me mire nqs do ja kishe dhene ato euro borxh se sa te arish ne konkluzion qe ajo i ka mare vete
Une sdo mund te jetoja me nje njeri ne shtepi ne te cilin nuk kam besim...sepse ne kete forme ske me as qetci dhe as siguri...
Me vjen keq per situaten e asaj vajzes....por asnjeriut [duke perjashtuar femite me prinder milionera] nuk i bihen leket nga qelli, te gjithe duhet te punojme, te leme kockat ne per shkolle dhe te gjithe bejme sakrifica.....Ajo smund te punoj?!
Asnjehere mos u shtri me sh se sa te lejon jorgani....nqs e di qe ka nje situate te limituar te gjej pune ose te bej dicka ekstra punes per te pasur leke....

Njehere qe humbet besimin ne te nuk besoj qe ka me ndonje shanc te merni mundimin ta besoni per gje....

Une jam per idene qe duhet hequr nga dhoma
 
Per Mendimin tim eshte shum gabim me vjedh ajo dihet por te i vjedhesh shoqes tende edhe me keq . :D

kurse nese kjo vajza .. vertet te ka vjedh vetem ty ato lekt kurse asaj shoqes tjeter ato gjonat tjera .. dhe nese eshte penduar per at gje qe ka bo .. mundet edhe ti falet .. por nese ajo ben prap at gje .. thjesht me ni fjal BYE BYE .. edhe asgje me shum .. :D
 
Une pikerisht per kete arsye kam thyer nje shoqeri me dike shume te shtrenjte per mua, behet fjale per shqoeri prej 7-vjetesh.

Nje gjest i tille i jep fund cdo vlere, cdo kujtimi, s'ka nevoje as per meshire, as per tolerim. Njerez te tille meritojne te rrijne vetem dhe nese nuk ia ktheni sic e meritojne, ju denojne serish, pikerisht ne piken me te dobet, humanizmin.
 
Nje kuriozitet, ca esht kjo italiane apo shqiptare?? per te tjerat te kan then tamam siper Bianca, ste takon ty te te brej ndergjegja.

Eshte italjane.E di qe s'me takon mua te me brej ndergjegja,por ja qe jam e bere gabim une dhe i jap disa faje dhe vetes.Se po te mos kisha bere une shaka nuk do kishte ndodh ajo qe ndodhi me mua,e me shume probabilitet nuk do kishte ndodh as kjo tjetra.
Kjo me ka marre leket mua jo sepse kishte nevoje,por per te me bere 1 dispetto(s'po me vjen fjala ne shqip),per t'u hakmarre me nje batute qe kam bere une e qe ajo eshte ndjere keq.
Problemi qendron me shume tek sjellja e saj.Kur ma beri mua,beri ç'mos qe faj te binte tek nje vajze tjeter,kur nuk i eci keshtu beri ç'mos qe te dilte qe une leket i kam humbur jashte.Por une leket mund ti humb jashte 1 here,jo 3 here rradhazi.E leme qe njehere i kam humbur jashte,dy heret e tjera mi ka marre ajo.(kete e pranoj dhe vete)Se mi ka marre me rate,jo te gjitha njeheresh.Nje jave mori nje tot e brenda javes tjeter nje tot tjeter.
Tani ndodhi kjo me çanten.Ne dhomen ku ka marre çanten ka pasur dhe gjera te tjera me vlere qe mund te kishte marre.Por ka marre çanten per ti bere nje dispetto shoqes tjeter,me te cilen ishte shume e lidhur dhe u be xheloze per faktin qe kjo shoqerohej me te tjera.Mendoj se mos do humbiste kete shoqeri.
Une kam dy dite qe degjoj hipotezat nga me te ndryshmet,e nuk di çfare te mendoj.Por ideja qe mund te kem ne dhome e do flej me nje person qe nuk eshte mire nga trute,qe ka probleme,me ve pak ankth e tension.
Perpara e pashe qe kishte syte si te perlotur dhe i thashe qe nese donte mund te shfryhej me mua.Mund te me tregonte mua dhe pastaj mundoheshim te rregullonim gjerat.Se ka disa pasoja te tjera me te renda per te.
Po me lutej thjesht ti besoja,por une i thashe qe e kam shume te veshtire dhe do e genjeja nese i thoja qe e besoj.I thashe qe ekziston nje % e mundesive qe mund te mos jete ajo.

Boh..S'di çfare te bej e si te sillem.
 
O Bianca nese nuk do ta debosh bjeri shkurt bli nje kasaforte edhe leket mbaji te tere ne llogari bankare qe po te vjedhi ajo ty ska ca te vjedhe,keshtu ajo mund te rri edhe te shtepia,pastaj qenka italjane keto se kane per gje nje pjese e mire e ketyre nuk e di cfare eshte ndergjegja.Une personalisht do e kisha nxjerre nga shtepia sa hap e mbyll syte.
 
O Bianca nese nuk do ta debosh bjeri shkurt bli nje kasaforte edhe leket mbaji te tere ne llogari bankare qe po te vjedhi ajo ty ska ca te vjedhe,keshtu ajo mund te rri edhe te shtepia,pastaj qenka italjane keto se kane per gje nje pjese e mire e ketyre nuk e di cfare eshte ndergjegja.Une personalisht do e kisha nxjerre nga shtepia sa hap e mbyll syte.

Une kasaforten e kam,por nuk kam futur gje ne te edhe pasi ndodhi vjedhja.Pasi vendosa ti jap nje mundesi te dyte se te gjithe gabojme.
Leket kjo mi ka kthyer,ja ka dhene pergjegjesit te shtepise dhe i ka thene qe te mi jape mua e se eshte ndjere keq.Sot e pranoj qe mi kishte marre ajo.Une thjesht nuk di si te veproj per sa kohe do e kem ne dhome.Se me nje % shume te larte do e perzene nga shtepia.Prinderit e saj i njoh se kam kaluar pashket tek ajo,por s'mund ti marr une tu them se vajza e tyre ka probleme.Nuk mund ti them as te dashurit te saj se mendoj se do prishte lidhjen me te...S'di kujt ti them,sepse e shikoj qe kjo ka me te vertete nevoje per nje ndihme.
 
Po nqs donte te hakmerej pse te mori leket?
Gjithsesi sketi pse ti thuash as prinderve as te dashurit saj...
fundja ka moshe madhore duhet te jet e zonja e akteve te saj,.....

Flit dhe nje here hapur me te, dhe pyete pse veproj ashu...nqs ta mbush mendjen mos e perjashto nga dhoma...nqs jo...bye
 
ne kto raste ndergjegja ska vend...dy here ajo vajza beri te njejtin gabim...dhe ka per ta bere ende...perjashtoe prej dhome
 
kjo qenka origjinal si nje shoqja ime,qe me vodhi mu perpara syve ....pastaj filloi duke kenduar dmth qe te linte te kuptonte se s;kishte ndodhur gje.Une thashe cka kjo qe kendon keshtu??kur mami ,para se te dilte nga shpia ajo ,i tha :eek:se me jep leket qe me ke marre,ose do te te zhvesh lakuriq LOL.Nejse,prape se prape e kam harruar kete gje!

bjanka ,per ate shoqen tende ,them se duhet t'i beni pak presion qe nese mendon prape te vjedhi,do ta nxirrni nga dhoma....
 
Sado te veshtire ta kete gjendjen familjare ajo nuk duhej ta bente kete gjest se eshte shume i ulet. Me mire beju "e keqe" nje here se te lejosh qendrimin e saj ne shtepi
 
biancha mendimi i te tereve eshte qe ajo te largohet, nuk mund te mbash nje shoqe te tille ne dhome, me mendimin hajde se do rikuperohet, por ajo nga ato pak lek qe te ka marre dje, neser kur te vish ne dhome e ke garderoben bosh, sepse perderisa eshte italiane, di ku te shkoj dhe ka vende per tu mbuluar apo per tu justifikuar. nje shoqja ime jeton ne shtepi me goca dhe pikerisht shoqja e dhomes qe ishte si nje engjellore, kur iku ne malte pasi u pershendet me te gjithe, kishte akoma celesat pasi si kish marre te gjitha plackat, dhe kur vjen puna ajo kish bere kerdine aty ne shpi, as tenxhere per te bere gjellen su kish lene. keshtu qe mos u ze shum bese njerezve, sepse jo te gjithe jan engjej sic jemi ne, qe e kemi drejt e drejt.
 
ndoshta ka qene dobsia e saj,ndoshta nuk ka dashur,por dicka e ka shtyre,drejte atij drejtimi,dhe kjo bie ne rendesen e saj,por jo gjithmone do'dyshuar tek tek i njenjti persone,dhe ndoshta e ka kuptuar,gabimin dhe ndihet e ofenduar,prandaj ajo ka nevoje per mbeshtetje dhe jo per perbuzje
 
Une me vajzat e tjera po mundohemi dhe ta ndihmojme.Por nuk e do ndihmen tone.
Ka fut panik ne te gjithe shtepine e jo per faktin se na vodhi leket e çanten,por me sjelljen e saj.Kam dy shoqe qe kane mbaruar per psikologji dhe ne te shikojne shume patologji qe kane studiuar ato.
Une mbreme po i flisja,po i thoja qe nuk ka problem qe me ka marre leket mua,e kam harruar ate episod.Thjesht na ndihmo te te kuptojme.Mire qe nuk me shikonte ne sy fare,por une i flisja e ajo shikonte tv.Kishin vajtur dy vajza te tjera per te folur me te,ajo qe ka humbur çanten dhe nje tjeter.Ca kishte thene kjo? Mund te kete qene edhe Bianca dhe kishte filluar te fliste brockulla.
Neve me shume se per gjerat e humbura po merakosemi per stabilitetin e saj psikologjik.
 
aman o la sa nerva keni dhe ju te merreni me ate, sinqerisht. ajo ka nje familje, aq me teper ka te dashur, ne mos gabohem ne leximet e siper, ajo ka shoqeri te tjere, pse duhet te preukupoheni aq shum per ate ???? sa shum rendesi qe i jepni, sepse tani ajo po kalon ne ate faze qe une i them llastohet si femijet e vegjel, ose ose eshte ne kohen e adoleshences akoma dhe i pelqen mendja e saj, dhe qe mund te beje cdo gje.
 
Familja e saj nuk di gje,nuk di gje as i dashuri e as shoqet e shoket qe ka.Ndaj dhe po behemi çik merak.
Universiteti yne eshte privat dhe keto gjera nuk i toleron.Kjo rrezikon dhe te perjashtohet nga universiteti e nese perjashtohet nuk e pranon asnje lloj universiteti tjeter.Ka personalitet te dyfishte,dhe mendojme qe ate qe ka bere e ka bere nga nje raktus qe ka pasur.Frika jone eshte qe kjo gje te perseritet por me keq akoma se heret e tjera.
 
C'te duhet ty ta ndihmosh mi goc ,kur nuk e do ndihmen tuaj ajo ca pret me ti???
Madje as qe meriton ndihme ajo, cfaredo qe ta kete shtyre ne ate veprim, nje njeri i vertete do gjente nje zgjidhje me te mire ;)
Me vjen keq qe i krijon vetes nje problem te cilin nuk e ke .
Te uroj nje dalje sa me te shpejte nga situata.
Kiss kiss:kiss
 
Smund te besh asgje per ate qe nuk i ben pyetje vetes thote nje fjale...

Qe te arrish deri ne vjedhje do te thote ti kesh kaluar ca faza : turpin, ndershmerine dhe mbi te gjitha ndergjegjjen...dhe kur i kalon keto me vetedije e pa arsye eshte e kote te mundohesh ta biesh ne terezi ate person...

Për mendimin tim, sado e veshtire qe eshte, nxirreni nga shtepia dhe nese doni ta ndihmoni flisni me familjaret apo te dashurin e saj per kete, ndoshta ata mund te bejne dicka, nese per ta i ka ngelur akoma ndonje ndjenje...
 
Bianka ,

te vjedhesh eshte xhest i ulet shume , sidomos per nje femer. Per mendimin tim largoje nga dhoma . Ti ske pse e ndihmon ate. Ajo le te ndihmoje veten para se ta haj ndonje dite .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top