Kërkon divorcin në moshën 91-vjeçare

braziljania

Anëtar i Nderuar
NAPOLI- Vendos t’i japë fund martesës së tij në moshën 91-vjeçare. Të befasuar nga vendimi i të moshuarit kanë mbetur edhe shumë të tjerë që e njihnin, përpos gruas së tij, që jo vetëm ka shtangur nga kërkesa e papritur, por edhe e ka akuzuar.
“Ti ke të dashur”. Këto kanë qenë fjalët e para që ka mundur të nxjerrë nga goja bashkëshortja 60-vjeçare, fill pasi i shoqi i dha lajmin se martesa e tyre nuk do të zgjaste më asnjë ditë. Ngjarja ka ndodhur në Barano të Ischias në Napoli. I moshuari, ka kërkuar në Gjykatë zgjidhjen përfundimtare të martesës, pa dhënë shpjegime rreth arsyes për këtë vendim.

Gruaja e zhgënjyer pas kësaj dhe kur ka humbur shpresën se situata mund të merret rrugë të mirë pa qenë nevoja e divorcit, ka vendosur që së paku të përfitojë ekonomikisht. Sipas zërave nga gjykata ajo ka kërkuar shtëpinë nga e cila do të dëbohej pas zgjidhjes së martesës. Burri i saj, më parë i ve, ishte edhe punëdhënësi i gruas 60-vjeçare. Më vonë, ai arriti të ndërtonte një hotel dhe një ‘perandori’ të vogël ekonomike. Sot është përcaktuar senaca e parë në gjykatë.



Gazeta: Shekulli
 
LOL LOL LOL Gruaja e re qenka ,c'qenka zhgenjyer kaq ,ja sikur ka gjetur nje tjeter :p sidomos pasi do i marre pjese te pasurise burrit do e duan ta kene te gjithe :p
Ndersa burri mire beri le te shijoje pak liri LOL LOL LOL
 
Gruaja del me e fituar. Mund te gjeje nje 65-70 vjecar. Fundi dalte hajer kane pas thene:eek:hh::eek:hh::kercim::kercim:
 
hahahahahahhahahahahahaha
sa gallate ky
pse spaska prit ne ca vjet e te ndahej :D
 
Ketij i them burre une me gjet dashnore 91 vjec o gje e padegjuar i lumte!
 
e paskane kuptuar shume vone,qe s'bekane per njerin tjetrin,te shkretet
 
LOL LOL LOL Tek e fundit me interesante qe kjo plaka te mbaj mbiemrin e beqarise te pllaka e varrit ...kombinon me shume :p
 
ahahaahahahaha ca gallate. gjynah do vuajn shum te dy. do ai ndjejn shum mungesen njeri tjetrit. ahahahahahaha ka ik pleqeria per shele. ahahahahahahaa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top