A e mund e bukura bishën?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
A e mund e bukura bishën?

Jorida Rustemi
Magjistër në Psikologji Klinike e Këshillim

Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë janë e atë që bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët. Përpara një pamjeje engjëllore, tërheqëse, joshëse, të gjithë çarmatosemi dhe priremi të jemi më pozitivë e tolerantë. Stereotipi “e bukura është e mirë” na shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika të tjera pozitive.



Në fakt pëlqyeshmëria jonë ndaj bukurisë fizike, veç formësimit që merr nga kultura sipërfaqësore mediatike, i ka rrënjët thellë në atë çka ne jemi. Dëshira jonë për të qenë tërheqës, ashtu sikurse edhe nevoja për t’u ushqyer, për të fjetur apo për të qenë të lumtur, qëndron në bazë të nevojave njerëzore. Ashtu sikurse këto të tjerat na çojnë drejt mbijetesës, ajo është e programuar në mendjet tona si një mënyrë për të vazhduar jetesën e për t’u pasur pasardhës. Në fund të fundit, nëse meshkujt e femrat nuk do të tërhiqeshin nga njeri-tjetrin, askush prej nesh nuk do të ishte këtu. Të gjithë jemi të pajisur me instinkte që çojnë drejt riprodhimit. اdo krijesë, që nga organizmi më i ulët e deri te ai më kompleks e dëshiron seksin, dhe një paraprirës i kësaj dëshire është edhe tërheqja. Qeniet njerëzore tërhiqen nga shumë gjëra, ndër të cilat dhe nga pamja e pëlqyeshme, që duhet theksuar është vetëm shkalla e parë drejt pëlqyeshmërisë. E në momentin që kontakti vendoset të tjerë janë faktorët që dalin në plan të parë e që ndikojnë më shumë në marrëdhëniet që vendosim me ata që na rrethojnë.

Pjesa më e madhe e njerëzve do të dëshiron të ishin fizikisht tërheqës. Sigurisht, nëse marrim parasysh paratë dhe kohën që shpenzohet në veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike e kirurgji plastike, tërheqja fizike duket një qëllim për të cilin shumë veta aspirojnë. Po kur kostot e të qenit të bukur janë kaq të larta, përse njerëzit i vazhdojnë përpjekjet e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Ata që gjykohen si tërheqës përgjithësisht konsiderohen si inteligjentë, të këndshëm, të lumtur, fleksibël, interesantë, të besueshëm, seksi, pranues, të fortë, miqësorë, modestë, të pastër e të suksesshëm më shumë se ata më pak tërheqësit.

Por, pamja tërheqëse ka dhe anën e errët të saj. Një femër tërheqëse shpesh shihet si delikate, sipërfaqësore e pavendosur dhe e tërhequr nga jeta e lehtë. Përjashtim këtu bëjnë meshkujt, të cilët përgjithësisht shikohen si të vendosur, të aftë dhe aktivë. Studimet sugjerojnë se shpërblimet e pritshme shoqërore për pamjen e jashtme janë iluzore, veçanërisht për femrat. Kështu për shembull, bukuria mund të nxisë përshtypje më pak pozitive për femrat në situatat profesionale. Një besim një mbahet rëndom (megjithëse pa baza) është se femrat tërheqëse i kanë arritjet e tyre më shumë bazuar në pamje, se në aftësi. Nga ana tjetër, mendohet që ato të jenë shumë sociale, me mundësi më të mëdha zgjedhjeje, e sigurisht jo të vetmuara. E pra, studimet kanë treguar të kundërtën. Të bukurën njerëzit shpesh e paragjykojnë, e nënvleftësojnë si në rastin e “dhelprës dhe rrushtë”, dhe duke e parë si një mollë të ndaluar për standardet personale kanë frikë t’i afrohen vërtetë. Nga ana tjetër, beteja e vazhdueshme për të ndjekur idealin e të bukurës, tek vetë tërheqësit, çon në nivele të larta stresi dhe në ankth kronik. Dështimi në përmbushjen e këtij standardi çon në pakënaqësi, vetëvlerësim të ulët e dëshpërim tek ata, të cilët vetëvlerësimi bazohet edhe në tërheqjen fizike.

Ndaj, të qenit tërheqës, jo domosdoshmërisht shoqërohet me nivel më të larta kënaqësie e mirëqenieje sikurse shpesh mendohet. Theksi që i vihet bukurisë ka pasoja sociale e psikologjike te njerëzit e veçanërisht te femrat si rezultat i kërkesës, e nevojës për të përmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato të shoqërisë. Betejë me mullinjtë e erës! Mënyra si ne reagojmë ndaj asaj që konsiderojmë të bukur është e çuditshme shpeshherë. ثshtë më shumë një çështje estetike, e akoma më shumë një përcaktim kulturor me një domethënie të fortë mirëqenie fizike që do të përcjellë gene të mira në gjeneratat pasuese.

Ndaj është e rëndësishme që të analizojnë efektet që kanë përpjekjet për një pamje perfekte te jetët tona, të sfidojmë besimet e gabuara, e të rezistojmë ndaj përpjekjeve skllavëruese për një pamje iluzive ideale. Kështu do të mundemi të jemi më të aftë për ta jetuar botën në mënyrë më të çlirët. اdokush mund të përcaktojë nivelin e paraqitjes së tij, e pikën në të cilën mund të arrijë për t’u dukur edhe më tërheqës. Një këndvështrim më i ndryshëm e personal i bukurisë dhe mosbindja ndaj ekstremeve të modës, do të na shpëtojnë nga probleme të tjera fizike e psikologjike të cilat i kemi vetë në dorë t’i anashkalojmë.


Revista Jeta
 
A e mund e bukura bishën?

E munde !!!!! Kanibalisti dhe i biri i ti ( kanibali ) dolen per gjahe. Ne pyll afer gurres pane nje bukuroshe e cila po pinte uje bukuria e se ciles te merrte mendjen dhe syt.
- Te shkojme e shuajme urine - i tha kanibalisti te birit
- Ta dergajme kete ne shtepi e te hame mamin - ju pergjigj i biri
 
Aq shume e mund saqe kur shohim nje femer shume figurante dhe terheqese shprehemi se fundmi : Eshte bishe fare ajo :D
 
po te jete keshtu
atehere dhe e mira eshte me e forte se e keqja
 
Eshte shume e veshtire per mendimin tim, sepse "bishes" rralle i jepet mundesia te tregoje "te bukuren" qe eshte brenda tij/saj, ndersa e kunderta ndodh shume lehte dhe per cudi njerezve nuk i ben me shume pershtypje "bisha" brenda nje "te bukure" se "e bukura" qe qendron brenda nje "bishe"...

Gjths personalisht mendoj se ka shume me shume vlere e bukura brenda nje "bishe" sesa nje " e bukur" qe mbart nje "bishe" ne vetvete..
 
Të gjithë jemi dakord që njerëzit duhen gjykuar për atë janë e atë që bëjnë, e jo për pamjen e jashtme, e megjithatë jemi po ne që thellë brenda vetes e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën shohim të tjerët.

Kisha nje vajz ne klas,ishte shum e bukur.
Kur e pash per her te par,mu duk arrogante,mendjemadhe,egoiste dhe indiferente ndaj te tjereve.
Kur u rrezova un ne shkoll,e para qe me ndihmoi ishte kjo vajza.
U habita qe ajo tme ndihmoj mua.
I gjykojm njerezit ende pa i njohur,nuk ka te bej bukuria tek nje person.
Por nuk mund te them qe te gjith njerezit e bukur jan te mir,apo njerezit qe mund te jen si bisha(jo nga paraqitja) jan njerezit me te mir qe shikon.
jeta te meson qe njerezit qe duken si engjej ne pamje te par,jan djalli vet :D
 
E munde !!!!!

E bukura ka munde edhe Kanibalin :mendim:

Kanibali dhe i biri i ti ( kanibali ) dolen per gjahe. Ne pyll afer gurres pane nje bukuroshe e cila po pinte uje bukuria e se ciles te merrte mendjen dhe syte.

- Te shkojme e shuajme urine - i tha i ati te birit

- Jo, jo kete po derrgojme ne shtepi e do hame mamin - ju pergjigj i biri :mendim:
 
Eh cte thuash,bukuria behet me shije kur ke inteligjencen dhe formimin.
ke te zgjedhesh mes te pares e te dytes,kur ske mundesi me pas dyja?

Sigurisht te dyten,sepse din te jetosh ne paqe kur ke mendjen e shendosh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top