tlutem mos shpif tani
Se te mori dreqi
ti u drejtove duke thene “e keni lexuar keni informacion etj etj “
Dmth nuk te pelqeu pergjigjia
dhe si pasoje na bere te pa informuar apo jo?
Rregullat dhe detyrimet per portalet:
“Çdo portal është i detyruar që të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Duhet të vendosin masa mbrojtëse për mospërdorimin e publikimeve për qëllime kriminale. Gjithashtu, publikimet nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut. Publikimet duhet të ofrohen për të gjithë përdoruesit njëlloj, pa dallime ndërmjet sekseve, racave, besimit, etnisë apo bindjeve të personave që i përfitojnë ato. Drafti parashikon gjithashtu që portalet duhet të respektojnë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale. Një tjetër detyrim i rëndësishëm ka të bëjë me respektimin e të drejtave të autorit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera ë lidhura me të. Po ashtu, çdo portal duhet të publikojë informacionin për emrin dhe adresën e personave juridikë si dhe emri dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, dritaren ku mund të bëhet ankesë për lajmin e publikuar si dhe të caktojë një person përgjegjës për sektorin përkatës të publikimeve. Ligji krijon edhe të drejtën për qytetarët apo institucionet që janë të prekur nga informacione të pasakta apo nga shpifje, të botojnë përgënjeshtrimin e tyre në faqe ëeb. Portalet, nga ana tjetër, nuk kanë asnjë përgjegjësi nëse boton materiale që dalin nga Kuveti apo nga institucione të tjera shtetërore”
ca ka te keqe ketu?