Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Te shkruaj ty, qe ta lexosh edhe pse nuk njeh asnjerin prej nesh.
Megjithate patjeter duhet te kesh dicka te perbashket, me ne te dy. Me siguri do kesh dashuruar ndonjehere.
Me siguri te ka rrahur zemra, me nje tejter zemer ne te njejten kohe. Eshte shume e veshtire te gjesh te njejtin ritem, me zemren e dikujt tjeter, pasi ne bote ekzistojne miliona zemra.
Nese perputhen ritmet e dy zemrave, atehere kjo quhet dashuri. Keshtu jane perputhur ritmet e dy zemrave tona.
Rrahin ne te njejten kohe, edhe pse jane larg, qeshin ne te njejten kohe, edhe kur nuk arrijne te shohin njehkohesisht, qajne ne te njejten kohe, edhe pse lotet nuk arrijne tja prekin njeri-tjetrit.
Me siguri do te kete ndodhur edhe ty, te mos flesh ndonje nate. Je ngritur dhe ke pare oren qe nuk degjon te levize.
Dhe mendja te ka shkuar vetem tek i njejti person, emrin e te cilit e sjell neper mend gjate gjithe dites, por edhe atehere kur mendon se gjithcka ka fjetur.
Ti nuk e di ende cfare eshte endrra??
Atehere ta themi ne.
Te duhesh ashtu sic duhemi ne te dy.
Te puthesh ashtu sic, dime te puthemi vetem ne te dy.
Te dish te ndjesh, vetem ashtu sic dime te ndjejme ne te dy.
Ne jemi dashuria me e bukur e kesaj bote.
Thone qe dashurite vdesin. Por dashuria jone eshte krejt ndryshe.
Sa here qe ka pasur lekundje, cuditerisht ajo eshte bere edhe me e forte
Sa here qe kemi kujtuar, se dicka nuk shkon me nesh, kemi kuptuar se pa njeri-tjetrin nuk bejme dot.
Dashuria eshte nje enderr valle??
Jo, qenka nje perralle.
Sa bukur ta perjetosh ate.
Ne jemi dy zemra, qe jemi shnderruar ne nje.
Megjithate, perpara nesh kemi nje prove te veshtire.
Nje ndarje te detyruar, qe do ta vere ne prove dashurine tone.
Mendoni se dashurise sone do ti vije fundi??

Na shkruani duke ju pergjigjur pyetjes:
A vdes dashuria, apo ekziston dhe dashuria e perjetshme.

Nga DY ZEMRAT
 
Redaktimi i fundit:
Qenka nje tem shum e bukur Briciolo :kiss

Ka raste kur besoj tek dashuria e perjetshme...ka raste kur kjo enderr me duket aq e bukur saqe nuk dua te zgjohem.

Asgje nuk eshte e perjetshme...cdo gje lind,jeton dhe ne fund vdes!Nuk jemi as vet te perjetshem dhe mendoj qe nuk do jen as ndjenjat tona.
 
Sa i bukur shkrimi............................:)

Se di a vdes dashuria...............ka dashuri qe vdesin.......ka qe jetojne ne pafundesi.......ka qe jetojne dhe pas vdekjes e ka qe vdesin kur te 2 partneret jane gjalle.....ka dashuri qe kthehen ne miqesi me kalimin e viteve e prap quhen te perjetshme dhe ka dashuri qe i tret dhimbja e xhelozia dhe vdekja e tyre eshte e sigurt......
do doja qe dashuria mos te ishte ne antiteze por nje varg i gjere paralelizmi midis lumturise dhe pasionit.....megjitheate antiteza eksiton dhe dashuria ndoshta vdes !
 
Nuk vdes dashuria jooo :zemer:
HIM-i su kon budall qe e ka qit kangen - When Love And Death Embrace :P
 
Dashuria eshte nje ndjenje e cila lind ne zemer, jeton ne zemer dhe vdes ne mendje..

Nese fillimi i nje dashurie varet pjeserisht nga ne, mbarimi i saj varet teresisht nga ne, ose teresisht nga personi qe ne kemi prane.: )
Prandaj smund te thuhet me siguri nese nje dashuri do jetoje pergjithmone apo jo, por mund te shpresohet gjithmone qe ajo do jete e perjetshme, dhe mbi te gjitha te behen perpjekje (te pakten persa i perket javes tende) qe mos ta lesh te vdese. ;)
 
un mendoj se dashuriae vertet nuk vdes kurr!
me pelqeu shprehja e baby-angel duke i shtuar nje gje te vogel
''Dashuria eshte nje ndjenje e cila lind ne zemer, jeton ne zemer dhe (ka raste qe) vdes ne mendje''!
 
Kam bindjen e plote se nje dashuri ngelet gjithmone peng apo e pavdekshme ne jeten e njeriut,jo e para gjithmone ,por ajo .........e verteta.
 
Teshti vdes si koncept midis 2 personave jo se harrohet dhe nuk ka mbresa .
 
shume e bukur tema dhe pershkrim fantastik.

une mendoj se nese ne nje lidhje funksionojn paralelisht tre faktore ..dashuria..respekti..besimi dhe nese keto jane reciproke atehere dhe mund te jetoj perjetesisht nje dashuri.
pavarsisht se dashuria eshte dicka shume delikate dhe humbjen e saj e pret kur te duash,mjafton mos te shembet nje nga faktoret qe permenda me siper dhe dashuria nuk humbet kurre.
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Nga momenti qe do vdes une do vdes dhe dashuria bashk me mua .. Cdo gje esht e vdekshme si vet njeriu....!!
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

perhere bi ne dashuri me veten ,,,dhe te them te drejten sme ka tradhtu .Nese vdes bashke me mua ......Se kam sqaru akoma kush eshte Romeo apo Julia ,,ama lol
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Varet per cfar dashurish behet fjale..
Ka "dashuri" qe i merr lumi dhe qe sdo i quaja dashuri, dhe nga ana tjeter ka dhe DASHURI, qe vertet ja vlen te sakrifikosh gjithcka per ti zgjatur deri ne perjetesi..:) Gjithcka varet nga ndjenjat. :)
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Seq kam pershtypje se dashuria - dashurite nuk vdesin. Ato munde te pushojne, te rrijne ne qetesi per kohe te gjate nen ndikimin e faktoreve direkt apo indirekt, munde te mos realizohen per arsyera te ndryshme, munde te jene dashuri te penguara, dashuri te ngelura ne gjysme, dashuri te mbuluara nga pluhuri, por qe te vdesin kam medyshje.

Kam pershtypjen se dashuria eshte si mikroorganizmat. Nje pjese e mikroorganizmave (graria e di mire kete gje sidomos kur fusim turshi) ne kushte jo te favorshme per to, ne munges ajri, drite, kushte optimale, pushojne, pushojne dhe vetem pushojne deri sa nuk krijohen kushtet optimale. Po keshtu edhe dashuria, ajo nuk vdes, por ndoshta eshte ne pushim dhe nese has kushte optimale seq kam pershtypjen se edhe munde te ngjallohet. :viol:
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Te japin fjal, te japin premtime.Te premtojn, yjet qiellin net te zjarrta dashurie, te premtojn parajsen, do te te mbaj si princesh e ne fund te falin ferrin lotet e zhgenjime :( :(
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Bashke me emocionin shuhet edhe Dashuria- por qe eshte Rilindese, kshuqe ne nje fare forme shuhet diku e ndizet diku tjeter . Kshuqe ne vete vdesim, ndersa Dashuria jeton perjetesisht.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Asgje nuk rron ne perjetesi, ndryshojme ne , ndryshon forma, ndryshon qellimi, ndryshon objektivi, ndryshon karakteri...jemi qenie ne evolim dhe si pasoje jemi gjithnje ne lufte me kohen dhe veten....dashuria eshte ndjesi qe sic lind edhe shuhet
kujtimet jane ato qe nuk vdesin ,deri sa vdesim ne!
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Cdo fillim e ka nje fund,asgje seshte e perjetshme ne kete jete ,asgje as ne vete! Vetem nese flasim per nje dashuri te kaluar e cila per arsye te ndryshme nuk realizohet e kjo te ngelet peng,kujtim deri ne diten e fundit te jetes tende! Kete mund ta quash ne nje fare menyre te perjetshme!
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Si pas rasteve , a keni pas raste .
Runa Zot po shyqyr qe nk eshte cdo gje deri ne perjetesi se do mbeteshi njerezit pa njohur te rejat e kohes .
Une jam per perjetsin hahaha
 
Titulli: Dashuria jone, do vdese apo do vazhdoje ne perjetesi??

Une abstenoj... ala se kam gjet pergjigjen e kesaj pyetje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back