Fjale te pista /femra pa sharm/meshkuj te paedukate

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Cdo dite e me shume po na rrethojne fjalet e pista,sjellja e mire ka humbur .
Sharmi femeror po deformohet.
Ne fakt ne vendet e tjera te botes nuk degjon te flitet kaq piset sa ketu ne Shqiperi,madje ne disa gjuhe te botes mungon "menyra deshirore" e gjuhes sic mund ta kemi ne, ne gjuhen shqipe.
Rreth e perqark ka "disa" femra(mos them shumica) qe shajne me keq se meshkujt,qe kane nje fjalor i cili le per te deshiruar.
Cili te jete faktori qe ndikon ne prishjen e fjalorit femeror???
A nuk humbet sensualiteti dhe sharmi i femres kur ajo shan???
E kam vene re dhe ketu ne forum vulgaritetin ne te folur nga disa femra po ashtu dhe meshkuj.
Por i referohem me teper femrave pasi femra eshte ne qender te vemendjes.
Ajo eshte grua ,behet nene,edukon femije,pra femren mund ta quajme si edukatoren e shoqerise shqiptare.
Nuk po permend asnje fjale vulgare dhe as ndonje fjale te piset, pasi do deshiroje qe edhe ju te beni te njejten gje .
C'mendim keni rreth kesaj ???
Diskutim te kendshem :)
 
Hmmm, edhe une e kam vene re nje gje te tille...
Me e keqja eshte se shpesh here keto fjale perdoren per te terhequr ne njefare menyre vemendjen (sepse vertete e terheqin vemendjen, pastaj varet nga secili prej nesh te gjykojme nese per mire apo per keq).
Personalisht i kam shume inat, qofte femrat , qofte meshkujt qe perdorin fjalor te tille..per mua eshte dicka qe ul vleresimin per ate person..Ndoshta ngaqe une jam rritur ne nje familje ku nuk eshte perdorur as fjala me banale e piset, le me te tjerat, edhe vete nuk i perdor, e kam shume te veshtire ti fus ne fjalorin tim (edhe pse ndonjehere ta bejne borxh.. jam munduar gjithmone te perdor ironine apo dicka te tille..).

Per mua seshte i pranueshem nje fjalor i tille as nga meshkujt, le me femrat.. :)
 
Fjalet e pista jane bere si buke e djathe per disa............nuk i ben me pershtypje,e kane humbur cipen e turpit apo te drojtjes se po degjohen nga te medhenje te vegjel,ne momentin qe i thone ato fjale.........nuk mendoj se duhen diferencuar femra meshkuj per sa i perket fjalorit..........te 2 palet nese nuk i fshijne dot nga fjalori duhet ti reduktojne perodimin atyre fjaleve............nuk dal dot ne rruge se do degjoj fjale te tilla.e cja kam per broxh un te degjoj si shan ai shoket e tij.....e me e bukura,apo kulmi te themi esht se jam un qe i degjoj qe ndjehem ne siklet,jo ai/ajo qe i thote apo ai/ajo qe i pret.......perkundrazi vec qeshin................esht turp ver8 te kesh te besh ne pjesen me te madhe te dites me ofendime te tilla......................edhe pa qene pjese e tyre!
 
Po thoshte njehere zysha e Gjeografise qe ka humbur feminiliteti(apo sesi i thuhet)....tani vajzat flasin,vishen si djemte....madje edhe mendojne si djemte.
Kur flet me fjale banale,mendoj se nuk ke edhe pak respekt per veten,pa le per te tjeret qe jo e jo dhe detyrimisht qe edhe nga te tjeret nuk do respektohesh.
Une zakonisht nuk perdor fjale banale.Ne forum ,mbase pa dashje:D
 
Cili te jete faktori qe ndikon ne prishjen e fjalorit femeror???

Shoqeria me te cilen rrin.

A nuk humbet sensualiteti dhe sharmi i femres kur ajo shan???

I kam urryer gjithmone femra te tilla, edhe vazhdoj ti urrej, sepse skan asgje me pak se prostitutat qe shesin trupin per lek, edhe ato te njejtin fjalor perdorin.
Eshte gje tjeter kur nje femer flet me te dashurin edhe fjalet troc ndonjeher jan eksituese, por kjo duhet te ndodhe vetem mes dy personave, jo ne tavolina duke pire kafe apo duke ec rruges.
 
Ne fakt ne vendet e tjera te botes nuk degjon te flitet kaq piset sa ketu ne Shqiperi,

Jam dakort me gjithe pjesen tjeter te postimit por jo me kte. Ne shqiperi flitet piste, por te siguroj qe ne vende te tjera te botes, sic eshte italia pershembull, flitet aq ndyre sa sja ke iden!! Un per aq pak sa kam jetuar ne shqiperi kur kam qen me e vogel (se e vogel do mbetem gjithmon :D) dhe tani qe shkoj per pushime, nuk kam degjuar te flitet aq piste, ose me mire te them, jan nje perqindje e vogel femrash qe flasin shum shum piste. Ne vende te tjera, kjo % eshte shum here me e larte!!
 
Cili te jete faktori qe ndikon ne prishjen e fjalorit femeror???

Shoqeria me te cilen rrin.
Nuk mendoj se fjalori i nje femre prishet nga shoqeria, por nga edukata qe ka marre nga familja, dhe karakteri qe ke formuar..Nese je rritur ne nje familje ku ske degjuar kurre fjale te pista dhe je tip qe nuk i duron dot fjale te tilla, ne cilendo shoqeri te te fusin nuk do jesh e zonja te shash. Une se bej dot edhe kur duhet nje gje te tille, le me te perdor fjale te tilla per qejf. :)

A nuk humbet sensualiteti dhe sharmi i femres kur ajo shan???

I kam urryer gjithmone femra te tilla, edhe vazhdoj ti urrej, sepse skan asgje me pak se prostitutat qe shesin trupin per lek, edhe ato te njejtin fjalor perdorin.
Eshte gje tjeter kur nje femer flet me te dashurin edhe fjalet troc ndonjeher jan eksituese, por kjo duhet te ndodhe vetem mes dy personave, jo ne tavolina duke pire kafe apo duke ec rruges.

Me kete jam dakord deri diku..dmth mund te perdoret nje lloj fjalori tjeter kur je vetem dy, por prape sduhet perseritur shpesh perndryshe behet dicka normale dhe sben me dallime dy apo shume.. :)
 
Ti edhe mund te mos jesh dakord ,po une nuk kam degjuar nje femer te vetme gjermane te shaje apo te perdore nje fjalor te piset,te pakten shoqet me te cilat rrija une apo edhe ato nga vende te tjera si bullgaria,ukraina,italia apo franca,kina etc etc
Dhe si thashe dhe me siper deshirorja nuk ekziston ne disa gjuhe te botes,sic mund te themi ne shqip te befsha kete apo ate ,ne gjermanisht nuk ka psh.
 
Ndikimi kryesor eshte nga njerzit qe te rrethojne. Femra qe ulin veten sa flasin ne gjuhen e djemve, madje shajne me keq se ata per mua nuk jane femra. Dhe shumica e tyre ndikohen nga shoqeria ku bejne pjese.

Kam hasur femra te ketij lloji, madje kam patur ne klase ne universitet, dhe ne fakt me vinte turp dhe skuqesha tek i degjoja te flisnin me aq banalitet, nderkohe qe ato as e venin ujin ne zjarr por ja kepusnin edhe nje te qeshure pas. Eshte turp te besh gazi i botes duke arritu deri ne ate pike. Fajlori eshte karburanti i mendjes, dhe noramlisht duhet te kontrollohet.

Mua me duket ndotje e gjuhes, dhe rrenja eshte pikerisht shthurja!
 
nuk jam dakort se femrat jasht shqiperise perdorin fjalor me te paster, sipas meje nuk esht e vertet por mendoj se fjalet e pista tek femrat tingellojn vertet shum keq
tek mashkulli i fije ma pak:D
 
Me kete jam dakord deri diku..dmth mund te perdoret nje lloj fjalori tjeter kur je vetem dy, por prape sduhet perseritur shpesh perndryshe behet dicka normale dhe sben me dallime dy apo shume.. :)

Edhe un thashe, ndonjeher eshte eksitues nje fjalor i tille mes ciftit. Por jo gjithmone sepse kthehet ne banalitet pastaj.. duhet te gjesh momentin :)
 
Ne ambjentin ku rri une nuk ka fjale te pista.Edhe pse se mohoj qe nganjehere te shpeton ndonje fjale.Personalisht me shpeton ndonje fjale ne italisht,ndersa ne shqip jo.
Ne Shqiperi ishte bere boze fare.Mua me duket qe femra humbet feminilitet kur perdor disa fjale te caktuara.E kuptoj qe nganjehere te shpeton ndonje fjale,por ne çdo fjali 4 ti kesh fjale te pista eshte kulmi.
Mendoj qe per kete ndikon shume ambjenti ku qendron e formohesh.
Kete vere me rastisi te shkoja tek i famshi bllok,dhe sinqerisht kam mbetur e skandalizuar nga fjalet qe shqiptonin vajzat.Dhe halabaku me i madh do ishte shume inferior ne krahasim me ato...:blle :blle :blle :blle

Nje problem tjeter qe has ne Shqiperi e qe sinqerisht me behen nervat kaçurrell eshte fakti qe vajzat qe dine si te sillen i etiketojne si te prapambetura,fshatare ose ose mendjemadhe...
 
une fjale te pista spara them por ndonjehre kur dikush te ngre nervat ose kur jam ne nje moment presioni ose stresi ose kur me bezdisin shaj por jo aq keq dhe aq piste sa kur shajne cunat ,,, nomrale qe seshte e hijshme kte e di ... por edhe cunat e teprojne fare te bejne vallaj tua presesh gjuhen ,, nejse kjo nuk eshte e vetmja gje qe duhet te rregullojne njerzit ne sjelljen e tyre
 
Ti edhe mund te mos jesh dakord ,po une nuk kam degjuar nje femer te vetme gjermane te shaje apo te perdore nje fjalor te piset,te pakten shoqet me te cilat rrija une apo edhe ato nga vende te tjera si bullgaria,ukraina,italia apo franca,kina etc etc
Dhe si thashe dhe me siper deshirorja nuk ekziston ne disa gjuhe te botes,sic mund te themi ne shqip te befsha kete apo ate ,ne gjermanisht nuk ka psh.

Te mos kesh degjuar nje femer te vetme gjermane te flasi piste dhe te mos kesh degjuar vec shoqet nuk eshte e njejta gje! Se dhe shoqet e mia nuk para flasin piset, por ama po te hapesh veshet dhe te degjosh rotull ca ste degjon veshi. Un pershembull kam qen dhe ne france, ne spanje, ne angli dhe me aq llafe sa kuptoj, kryesisht ishin fjale te pista qe degjoja, dhe behet fjale per drek a dark ne restorat.

Pastaj cdo gje normalisht varet nga konteksti dhe personat me te cilat shoqerohesh. Un ne shqiperi dhe shoket meshkuj qe kam nuk perdorin fjalor te tilla e jo me femrat. Nuk po them qe nuk ekzistojn, por qe eshte me i limituar se jashte. Jan ato dy tre a pes gjashte elemente qe te hapin barkun me fjalet qe thon, por eshte edhe nje pjese goxha e madhe qe flet qarte, bukur dhe sakte. Te pakten kshu me eshte dukur mua. Mbase tjeter gje mund te jet ke jeton aty gjithmon, por gjithsesi varet nga shoqeria qe ke.
 
pa**a nuk mhan a humb sensualiteti a jo..nuk jetohet per dikon tjeter o njerz, gjithmon mos t'thom kshtu, mos t'boj kshtu se noshta mashkullit nuk i pelqej...pun e modhe, iiiiiiiiiiiiiiiiii...nuk ekziston njeri n'ket bot qe nuk thot fjalt volgare e nqs ekziston per mu nuk osht normal..fjalt e pista i thom, sidomos kur jom nervoz, gjithmon kom mi thon be vlla edhe pik...nqs dikujt nuk i pelqej kshtu beh bota osht plot femna, urdhero tjetri..
 
Femra humbet femininitetin kur flet vulgar po as mashkulli sbehet me mashkull me fjalet e pista;)

Keshtu qe dhe ne kte aspekt = jemi...
Asnjerit prej sexeve si ri me kete tip vokabulari
 
eshte e vertet qe perdorimi i fjalve banale po behet gjithnje e me shum nje fenomen mese i zakonshem(gje qe per asnje arsye ne bot nuk duhet te ndodh).por gjithsesi nuk duhet mohuar ekzistenca e ketij fakti dhe pjesen me te madhe te fajit per ekzistencen e tij e ka vet shoqeria.

nga ana tjeter me duket absurde qe i kushtohet vemendje vetem fjalorit te femres,kur edhe meshkujt bejne te njejtin gabim dhe jane pjese e nje shoqerie sepse nuk thon kot se nge druri i that digjet edhe i njomi.ndaj ne vend qe ti gjykojme duhet qe te pakten te bejme nje perpjekje per ta eleminuar kete fenomen qe ekziston si tek pjesa femerore e shoqerise ashtu edhe tek ajo mashkullore.dhe kur nuk bejme dot gje te pakten te mundohemi te japim nje gjykim objektiv dhe per kryerien e te njejtit gabim te japim te njejtin vlersim pa bere dallime gjinie











FONT="Arial"][/FONT]
 
Une do ti perkufizoja vetem ne nje term. Mungese etike, mungese morali e kulture.

Mungese qytetarie, mungese respekti ndaj vetes, pastaj dhe te tjereve.

Ajo qe eshte putane ne fjalor, bravo nese ashtu edukohet dhe sillet edhe ne familje, por me dy standarte behet dopio putane.

Une jam mashkull, por qe gjithsesi nuk me pelqen te mbaj ne maj te gjuhes lloj-lloj organesh dhe ne prani te gjinise tjeter nuk me rreshket as padashje ndo1 fjale.

Ky quhet respekt. Eshte skandaloze qe shoqeria jone ne tranzicion dhe ky tranzicion reflektohet ne cdo pjese perberese, nuk po ben ansje tentative per te ruajtur ato qe dikur ishin vlera, qofte edhe ne komunizem.

zhgenjyyy, te gjitha temat e tua duhet te shnderrohen ne projekte per zhvillimin e permiresimin social te Shqiperise :)
 
E humb feminilitetin femra me fjale te pista dhe jo vetem..
Une mendoj se edhe menyra e te raportuarit me njerezit, menyra e te folures, e te sjellures, e gjesteve pra karakterizon femren nga format e tjera te qenieve.
Nuk jane vetem fjalet e pista ato qe i ulin vlerat nje femre, por edhe shume e shume muhabete qe ajo mund te beje dhe se si i ben.
Pra mendoj se menyra se si trajtojne nje ceshtje ka te beje shume ne charmin e nje femre (dhe mashkulli po ashtu).

Ke femra qe nuk thone llafe te pista (ndoshta) po kur hapin goje, perdorin shprehje "popullore" (jo fjale te pista) qe te shkaktojne efekte te njeanshme ne stomak!
 
Une do ti perkufizoja vetem ne nje term. Mungese etike, mungese morali e kulture.

Mungese qytetarie, mungese respekti ndaj vetes, pastaj dhe te tjereve.

Ajo qe eshte putane ne fjalor, bravo nese ashtu edukohet dhe sillet edhe ne familje, por me dy standarte behet dopio putane.

Une jam mashkull, por qe gjithsesi nuk me pelqen te mbaj ne maj te gjuhes lloj-lloj organesh dhe ne prani te gjinise tjeter nuk me rreshket as padashje ndo1 fjale.

Ky quhet respekt. Eshte skandaloze qe shoqeria jone ne tranzicion dhe ky tranzicion reflektohet ne cdo pjese perberese, nuk po ben ansje tentative per te ruajtur ato qe dikur ishin vlera, qofte edhe ne komunizem.

zhgenjyyy, te gjitha temat e tua duhet te shnderrohen ne projekte per zhvillimin e permiresimin social te Shqiperise :)

:dong::dong::dong::dong:
 
eshte e vertete qe femrat ne shqiperi perdorin ndonjehere fjalor te piset,por gjithsesi jane shume me te kursyera sesa femrat jashte.kete e them nga eksperienca ime personale shume vjet ne shtete te ndryshme ne perendim.

ps.ketu ku jam ne itali,perdorin aq shume fjale te pista aqsa dhe vete fjalet e pista e kane humbur ngarkesen e tyre negative,jane kthyer fjale normale.....pra le te mos i masakrojme femrat shqiptare,sepse e verteta eshte qe femrat shqiptare jane me te mirat ne europe,e kam bindje kete.
 
ne nje pjese te madhe ndikon dhe shoqeria e keqe,kot nuk thone me thuaj me ke rrin,te te them kush je.....
po me shume ka te beje me edukaten qe marin gjate viteve te jetes...
te maresh rrugen e keqe e te jesh femer pa moral eshte e lehte,po ashtu eshte te xdoresh fjale te pista...
sot jane te pakta ato femra qe kane kulture,rrespekt dhe edukate sic duhet..
 
ps.ketu ku jam ne itali,perdorin aq shume fjale te pista aqsa dhe vete fjalet e pista e kane humbur ngarkesen e tyre negative,jane kthyer fjale normale.....pra le te mos i masakrojme femrat shqiptare,sepse e verteta eshte qe femrat shqiptare jane me te mirat ne europe,e kam bindje kete.[/QUOTE]



ke te drejte..
ketu femrat jane pak me te "lirshme"ne fjalor...
nuk i kursejne fare fjalet e pista,e mbi te gjitha nuk u ben xshtypje ajo qe thone...
mendoj qe jemi me te kujdeshme se femrat e it...
 
Komunikimi me te folur nuk eshte nje aftesi qe e kane te gjithe. Xhonglimin me fjale eshte nje aftesi qe shume pak njerez e zoterojne(Ketu behet fjale per retoristet e Shquar). Pjesa tjeter duhet te kenaqet duke perdorur vetem 2000-3000 fjale per te shprehur mendimin e tyre e prej tyre jan 200-500 fjale te ndyra, fyese apo si do t,ja u vini emrin. Sa me i varfer qe te jete fjalori i dikujte aq me shpesh vihen re fjalet e pista.
Ai muhabet mire burrat po edhe grate qe behen nena e rrisin femije; nuk ka vend
Ti po na e heqe te drejten e edukimit te femijeve ne burrave(qe perdorim fjale te pista;-))keshtu
 
Italjanet ose Bullgarte nuk flasin fjale te piset LOL LOL LOL LOL LOL
Hmmm me vjen keq zhgenjimo vajzat IT shajne mamin babin e tyre ska dite qe goja si rrin mbylle dhe kjo jo vetem ketu ku jam une ne zhdo vend te IT
Dhe Bullgaret nuk jan te pakta ta dishe prsh vendi ne Plovidiv Lovec dhe Rakovski dhe shum vende te tjara por une permenda ato qe i di qe flasin ndyrte fare por eshte dhe Stara Zagora dhe Nova Zagora
 
Shume e vertet, cdo dite e me shume po shikojme meshku e femra te cilet me fjale e tyre te paedukat, mendojne se jane me te “forte” e me ne kohe. Gje qe per mua tregon nje urle te personalitetit te tyre.

Edhe me e trash akoma kur shikon nje femer pa pike turpi qe nxjerr nga buzet e saj, fjale qe nuk i kane hije e mbi te gjitha eshte turp, e nje fyrje per te gjith femrat ne pergjithesi. Tregojne educate e rrespektin qe kane per ata qe e degjojne.

Po jashte gjithmone njerezit kane qene me te civilizuar e me te eduakuar se ne ne shqieperi, por mos harrojme se ka edhe femra e meshkuj te cilet ne goja e tyre asnjehere nuk dalin fjale te tilla e nuk i degjon ndonjehere te thone plac me goje, edhe kur jane te nevrikosur apo ne raste kur verte mund te mos shikohne gjera te tilla.

Nukmendoj se ka ndonje faktor kryesore te cilen mund te thuash se kjo eshte arsyeja pse njerezit shkojne ne kete veprim te turpshem. Mbashe shoqeria ne te cilen rrine i ka frymezuar qe te flasin edhe ato me nje gjuhe te tille. Njeriu ndikohet nga shoqeria e nga ambjenti te tilen frekuentojne.

Femra mbi te gjitha ulet kur nxjerr nga goja fjale qe jane te pista, them bi te gjitha se nuk i ka hije nje femra te flasi ne ate gjuhe. Ndersa mashkulli eshte me ndryshe ne kete aspekt.

Mendohet se nje femer ne te ardhmen do te behet nene cfare do ti ofroje ajo femise se saj nje eduakte e cila eshte e frymezuar me nje fjalor te paedukate e me nje bisede e cila te len per te deshiruar. Eshte nje mungese shume e theksuar e educate, te mendosh se kjo eduate e femres ne te ardhmen do te shfaqet edhe tek brezi qe do te vij.
 
Mua sinqerisht ma shpifin disa ketu me vulgaritetin e tyre te papare ndonjehere .iiiiiiiii
 
për mendimin tim ky është një fakt që ndikon më tepër tek ne shqiptarët si popull emigrant që jemi dhe jemi të përhapur në çdo vend të botës.
Këtu ndikon dhe kultura e vendeve të emigrimit ku njerëzit kanë mirëqenie në para dhe nuk ja ndjen fare për miqtë, shoqërinë apo familjarët. Dmth ekziston ajo ndjenja e interesit dhe jo ndjenja e zemrës.
Kur flasin për shoqerinë e tyre këtu i lavdërojnë e aty i shajnë (nuk e di nëse shpjegohem), por gjëja më e rëndë është kur përbuzin dhe familjen e tyre(nënë e babë që i kanë bërë kokën), ato janë rritur pa mendime kanë gjetur gjithçka gati pa dhe nuk mendojnë për vuajtjet e prindërve që kanë bërë për ti rritur, kështu dhe shqiptarët që rriten me to do të marrin të njëjtin mentalitet.(dhe kjo gjë nga një anë është normale se aty ku do të jetosh ashtu do të sillesh)

Deri këtu nuk ka problem sepse edhe pse sillen në atë mënyrë në ato vende është le të themi "normale" për vendin ku jetojnë POR kjo gjë nuk është normale kur ato bashkohen në shqipëri(dmth shqiptarë që jetojnë në Amerikë, Europë etj)
kur vijnë në shqipëri vihet re ky fjalor i pahijshëm.
edhe disa sjellin mentalitetin Amerikan, disa të tjerë ate Europian (itali,greqi,gjermani etj)) dhe kjo është dhe arsyeja pse ne e kapim shumë shpejt "modën"
Modën nënkuptoj jo vetem veshjet por dhe sjelljet etj që nuk karakterizon shqipërinë por gjithë botën.


Nga pikëpamja morale them se nuk është një gjë e mirë sepse asnjëri nuk rrespekton më asnjërin dhe jeta bëhët më e vështirë për këdo.

Pastaj kur ky fjalor përdoret nga femrat ia heq bukurinë dhe vlerat.
Unë një femër që përdor fjalor rruge në publik do ta krahasoja me një femër të përdalë dhe pa vlera.
 
jam rehat nga kjo pikpamje si perdor apsolutisht kurre nu kam thene nji ishalla vazhdoj kshu se ska gje me te keqe po fillove em i predor :gallate:
 
keto femra kane disa hormone mashkullore aq sa u duket gje e bukur dhe ndihen krenare kur shprehen ne menyre te till.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top