Kujt t’ia zbuloj sekretet e mia?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shumë prej streseve, problemeve dhe çështjeve të ndryshme depërtojnë në mendjen e vajzës gjatë periudhës së adoleshencës duke e merakosur lodhur dhe stresuar, gjë që ndikon negativisht në jetën e saj. Në të tilla momente, ajo qëndron konfuze dhe e lëkundur.

Të gjitha mblidhen rreth saj; nëna, motra, tezja, shoqet etj. Pyetjet që i vijnë ndërmend asaj janë të shumta: Kujt t’ia zbuloj sekretet e mia? Tek cili prej tyre të drejtohem? Ku të shkoj me gjithë këto strese? Kush prej tyre ka mundësi të dëgjojë dhimbjet dhe shqetësimet e mia? Kush prej tyre është në gjendje të kuptojë ankesat e mia?

Për t’u dhënë përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve është bërë një anketë me rreth 150 vajza të reja në më shumë se tre shkolla të mesme. Në bazë të kësaj ankete dolën në pah të dhënat e mëposhtme:

*32% e vajzave të anketuara ia zbulojnë sekretet shoqeve të tyre
Shoqja ime është kasaforta e sekreteve të mia

32% e vajzave të anketuara ia zbulojnë sekretet shoqeve dhe vetëm 30% ia zbulojnë nënave të tyre. Këtu lind pyetja: Përse vajza i drejtohet shoqes së saj dhe jo nënës për t’i treguar sekretet e saj? Pra, a ka ndonjë problem që qëndron si pengesë ndërmjet vajzës dhe nënës së saj?


Sekrete të ndaluara

Sekretet janë disa llojesh dhe jo të gjitha mund t’i tregohen shoqeve, mirëpo sekretet e jetës së përditshme dhe ato mësimore mund të tregohen në ambientet shoqërore.
 
Ndjenjat e mia fshihen pas sekreteve


Shoqja ime është më afër problemeve të mia

ثshtë vërtetuar se vetëm një pjesë e vogël e sekreteve që kanë të bëjnë me ndjenjat u tregohen nënave dhe motrave. Jo rastësisht, këtu kemi një pikëpyetje të madhe. Përse vajza të mos ua zbulojë sekretet e ndjenjave të saj njerëzve më të afërt? Si mund t’i fshihn nënës sekretet më të rëndësishme të jetës? Përse sekretet mbahen të fshehura nga motra, njeriu më i afërt?

Mos vallë lidhja e gjakut qëndron si pengesë dhe e ndalon vajzën që t’ia tregojë sekretet nënës dhe motrës së saj?!

Më poshtë le të shohim opinionin e vajzave të anketuara lidhur me këtë temë.


Shoqja ime e ngushtë më kupton më mirë

Një tetëmbëdhjetëvjeçare prej vajzave të anketuara thotë se kur dëshiron që t’i zbulojë sekretet e saj, drejtohet te shoqja e saj e ngushtë tek e cila beson verbërisht dhe e ndjen veten mirë kur bisedon me të. Sipas saj, ajo është në të njëjtën moshë me të dhe kanë pothuajse të njëjtat probleme për t’ia besuar njëra-tjetrës. Ajo mendon se biseda të tilla me shoqen janë më të lehta dhe më të lirshme sesa me nënën, e cila ndoshta nuk të kupton mirë dhe gjërat mund të komplikohen.


Nëna ime është gjithmonë e zënë me punë

Një vajzë tjetër thotë se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e saj, por jo në atë shkallë sa t’ia tregojë sekretet e saj. Kjo ndodh për shkak se e ëma e saj është gjithmonë e zënë me punë, si dhe për faktin se ajo nuk ka mundësi t’i kuptojë problemet dhe sekretet e saj. Ndërsa shoqja e saj, e të njëjtës moshë me të, e dëgjon me vëmendje. Në fund ajo e trajton hapjen e saj me shoqen si diçka tepër normale, duke parë se nëna e saj nuk gjen kohë të mjaftueshme për të dëgjuar shqetësimet e ndryshme që lidhen me të.



Nëna është shoqja ime, por...

Një vajzë tjetër 16 vjeçare thotë se ajo nuk ka mundësi që t’ia zbulojë të gjitha sekretet nënës, megjithëse ajo e do, e respekton shumë dhe beson në gjykimin e saj. Ajo nuk ia tregon gjithë sekretet, nga frika se mos acarohen apo zbehen marrëdhëniet ndërmjet tyre. Ajo thotë se e kundërta ndodh me shoqen e saj, e cila është në gjendje ta kuptojë shumë më mirë atë. Prandaj, është e drejta e saj që sekretet t’ia tregojë shoqes.
 
Probleme të tjera

Një e re tjetër 18 vjeçare thotë se ajo i tregon shoqes së saj vetëm sekretet që kanë të bëjnë me çështjet mësimore, apo për probleme të zakonshme të jetës së përditshme. Kjo, për shkak të afrisë që ka me të dhe kontaktit të vazhdueshëm. Përsa i përket sekreteve të tjera dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me ndjenjat, ajo thotë se nuk i tregon asgjë shoqes së vet. Ajo mendon se nuk është vetëm ajo që ka të drejta për sekretet e saj, por janë edhe prindërit me familjen. Ajo thotë se nuk ka aq besim te shoqja e saj për t’i treguar të tilla sekrete dhe se nuk ka dëshirë për ta futur veten në siklet.


Mungesa e përvojës... ajo është shkaku

Një vajzë tjetër thotë se ia tregon sekretet vetëm shoqes së saj, mirëpo fakti që shoqja e saj është e vogël dhe larg problemeve shoqërore dhe familjare, e bën atë të gabojë në vlerësimin e momenteve të ndryshme dhe shpesh ajo i ofron zgjidhje të gabuara.


Familja është rrethi i sekreteve të mia

Një vajzë tjetër pohoi me vendosmëri se ajo preferon të drejtohet gjithmonë për të treguar sekretet e saj shoqërore dhe familjare tek dikush nga personat e familjes së saj në vend që t’ia tregojë ato shoqeve të saj.

Ajo mendon se është pikërisht familja që i qëndron afër, e edukon dhe e drejton atë gjithmonë në rrugën e duhur. Ajo thotë se nëna, vëllezërit dhe motrat e saj, duke qenë se jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe duke qenë se ata janë më afër problemeve të saj, mendon se në këtë mënyrë është më e lehtë për ta që t’i rekomandojnë asaj zgjidhje të sakta dhe të mençura. Ajo e konsideron të gabuar zbulimin e sekreteve familjare dhe personale shoqeve të saj, ndonëse nuk mendon se përbën problem zbulimi i sekreteve shkollore apo dhe i atyre të zakonshme shoqërore.



Në sytë e nënës sime unë jam ende një fëmijë

Një prej të anketuarave pranon se i vjen shumë zor të flasë me nënën, për çështje që kanë të bëjnë me jetën e saj private dhe ndjenjat. Ajo thotë se nëna e saj e sheh atë ende si një fëmijë të vogël, së cilës nuk kanë filluar që ndjenjat t,i marrin jetë, ndërsa vajza mendon se këto ndjenja janë tepër normale për moshën e adoleshencës. Po ashtu, ajo thotë se nuk ia tregon motrës së vet sekretet, pasi ajo mund t’ia transmetojë nënës. Edhe nëse, ajo vendos t’ia tregojë dikujt sekretet, që kanë të bëjnë me ndjenjat, ia tregon shoqes së saj të ngushtë.
 
Fshehja e sekreteve

Njeriu është pjesë e shoqërisë dhe është krejt e natyrshme që ai të ketë marrëdhënie me këtë shoqëri. Ai krijon lidhje me ambientin që e rrethon, bashkëbisedon me ta, ashtu siç bashkëbisedojnë ata me të. Afrimi me shoqërinë dhe të tjerët dhe komunikimi me ta ndryshon sipas kritereve të bisedës, temave të këtyre bisedave dhe se sa të përgjithshme dhe sa personale janë ato. Për aq kohë sa bëhet fjalë për njohuri të përgjithshme, aq më shumë zgjerohet rrethi i bisedës dhe e kundërta ndodh me njohuritë dhe çështjet private, të cilat, normalisht, trajtohen në një rreth më të ngushtë.

Tema, të cilën po trajtojmë është: “Kujt t’ia zbulosh sekretet e tua?”. Kur flasim për këtë temë, duhet të shohim me vëmendje aktualitetin që na rrethon dhe rrugën e lavdishme që ka ndjekur Profeti ynë, Muhamedi (a.s.) dhe pasuesit e tij të denjë.

Për të bërë një përmbledhje të cilësive të një personi, me të cilin ia vlen të flasim dhe të diskutojmë për çështje të ndryshme, e aq më tepër ti besojmë sekretet, shembulli më i mirë është personaliteti i shquar musliman Hudhejfe bin Jemani, tek i cili ka patur besim dhe shpesh i ka treguar gjëra të fshehta, vetë Muhamedi (a.s.).

Prej cilësive të shquara të tij po përmendim:
Mendjemprehtësia

Ditën e Ahzabit, Pejgamberi (a.s.) e dërgoi Hudhejfen tek ushtria armike për të zbuluar planet dhe kurthet e tyre kundër muslimanëve. Pak pasi ai mbërriti te ushtria e tyre, komandanti i armiqve dyshoi se dikush i huaj kishte hyrë në radhët e tyre. U ngrit dhe bërtiti: O njerëz! Po druhem se mos planet tona shkojnë në vesh të Muhamedit. Secili prej jush të vështrojë mirë shokun që ka pranë!

Hudhejfe në atë moment, nuk priti shumë dhe si i zgjuar që ishte, iu drejtua menjëherë shokut që kishte pranë: Kush je ti? Shoku i tregoi emrin dhe kështu çdo gjë u mbyll me kaq, ndërkohë që Hudhejfe u kthye po atë natë për te Profeti (a.s.) dhe i tregoi atij për planet që thurnin armiqtë kundër muslimanëve.
Korrektësia

Ai ruhej nga veset e këqija, që ato të mos bëheshin kurrë pjesë e tij.
Besnikëria

Profeti (a.s.) ia ka treguar atij emrat e hipokritëve të Medines, megjithëse ky ishte një sekret i madh që nuk e dinte asnjë tjetër prej shokëve të Muhamedit (a.s.). Ai iu betua Profetit se do të ndiqte me vëmendje veprimet e tyre që mos të kishin mundësi t’i dëmtonin muslimanët. Që nga ajo kohë ai u mbiquajt nga shokët e tij si: “Bartësi i sekreteve të Profetit ”.

Guximi

Shembull për guximin e tij është se ai shkoi tek ushtria armike duke sakrifikuar jetën e tij.
Vetëpërmbajtja

Kur shkoi tek ushtria armike, ai kishte mundësi ta vriste kreun e tyre Ebu Sufjanin, megjithatë nuk e bëri një gjë të tillë se nuk ishte i urdhëruar për këtë. Vetëpërmbajtja është një virtyt tepër i rëndësishëm.

Frika nga Zoti

Personi që duhet t’ia tregojmë sekretet duhet që ta ketë shumë frikë Zotin dhe të jetë tepër i përpiktë. Nëse ai e ka frikë Zotin, është një arsye më tepër që ai ta mbajë sekretin dhe mos ta përhapë atë vend dhe pa vend. I tillë ka qenë dhe Hudhejfe bin Jemani. Ai e ka patur frikë Zotin dhe ka qenë njeri shumë besnik.
 
..... Kam sekrete dhe ia tregoj nje shoqes qe e quaj Shoqe Me plot kuptimin e fjales Sister :D
 
shume mire,mamit ja tregon.......e kam provuar dhe ndihesh shume mire me pas!
 
kom amo jo ku me dit qfar sekretesh, sjon hiq interesont...me ja kallxu nuk ja kallxoj askujt se pernryshe nuk ishin thirr sekrete..
 
ja ku me keni mi thoni mu sekretet se i kom qef
 
po u tregua sekreti s"quhet me sekret! nejse,varet nga sekretet nje sekret i vogel ta mbash per vete nuk te ben keq,sekretet e medha duhen then per te shmangur shume gjera ne te ardhmen.
 
Un sekretet ia them vetes...............esht gjeja me e mir.:eek:k
jo nuk eshte gjeja me e mire tja thuash vetes sepse njeriu ka nevoj te flasi e te mari keshilla...keshtu qe besoj qe eshte me mire kurr shprehesh...me mamin 100% sdo te tradhtoj duke te zbuluar sekretet...por dhe shoqen e mire nqs e ke te beses besoj qe mund tja thuash:)
 
dhe pse kam nje shoqeri shume te mire dhe hapemi me njeri - tjetrin por une nuk ia tregoj njeriu sekretet e mia
 
cdo njeri ka sekretet e tij, por une te pakten sekretet e mia ja them vec nje shoqes qe flas shum shum shum hapur me ate, por te jem pak realiste jo te gjitha ia them. ia them pikerisht asaj sepse me ate ndihem mire, ndihem rehat, dhe per cdo gje qe kam patur tek ajo me eshte ngjitur si per mire ashtu dhe per keq. e kam pare qe nuk eshte shoqe dosido por eshte shoqe e mire me kuptimin e mire te fjales. keshtu qe cdo sekret ia them asaj.
 
Une kam sekretare, sekret s'kam :D
 
Sekrete,sikur nuk me pelqen kjo fjala...Kam gjera te mia te cilat normalisht nuk dua ti dine te gjithe dhe ua tregoi motrave te mia.
 
jo nuk eshte gjeja me e mire tja thuash vetes sepse njeriu ka nevoj te flasi e te mari keshilla...keshtu qe besoj qe eshte me mire kurr shprehesh...me mamin 100% sdo te tradhtoj duke te zbuluar sekretet...por dhe shoqen e mire nqs e ke te beses besoj qe mund tja thuash:)

mamit po.:),shoqeve absolutisht jo..:(.................askush nuk eshte e beses nga ato!!!!!!!!!!
 
Kam sekrete qe nuk i din askush, vec une dhe Zoti!
Jo gjithcka mund te tregohet.
 
Po teshti kur te kesh hall kush do te nimoj zoti apo mami?

Po ata qe nuk kane nene, apo baba? Kush do ti ndihmoj?
Ketu nuk flitet per ndihme, flitet per sekretet. Nese ja rrefejme sekretet nje personi tjeter. Sikurse e thash me siper, ka sekrete qe nuk mund te thuhen, sepse mund te lendojne njerzit qe do t'ia tregoj. Ne nje fare menyre e mbaj sekret per te mos i ber ata te ndjehen keq nga ajo cfare une kam perjetuar.
Eshte shume e thelle per ta kuptuar, sepse cdo njeri ne jeten e vet ka kaluar apo hequr mbi shpatulla dicka qe tjetri nuk mund ta di!
 
Po mir jo te gjitha po esht puna ktu se neser pasneser do kesh nje problem serioz qe nuk mund ta zgjidhi askush pervec se te afermit *nena, babai, apo ndonje kushuri .
Nuk them se duhen trreguar te gjitha sepse sekretet ndonje her mbahen perbrenda .
 
Sekretet..dmth gjerat personale... i mbaj te gjitha per vete. Jo se nuk kam shoqe por sme pelqen te flas shume me to pasi vjen nje moment qe sti mbajne me sekretet ose nuk jane gjithmone dakort dhe te imponojne sjelljen ndersa nenes time ...nuk flasim fare persa i perket sekreteve nuk me kupton aspak...gjithmone perfundojme duke u grindur sepse duhet te bej gjithmone si thote ajo...
 
Duhet te dish kujt ja thua, se sja thua dot cdokujt.

Mami ime di cdo gje timen, cdo gje (duke filluar nga histori dashurish, deri tek gjerat me te vogla fare). Kete afrimitet kam krijuar me te, qe tia tregoj te gjitha dhe ndihem shume shume mire shpirterisht kur kam dike me ke te ndaje dicka.
 
ato qe nuk tregohen skam pse i tregoj
por kam nje "prift " ne mund ta quaj keshtu
qe i tregoj pothuajse gjithcka
 
askujt nuk duhet me ja thene jo per gje por qe ne momentin qe ti nje sekret ja thua dikujt nuk eshte me i tille
 
eh top secret i tregoj dikujt kjo ka rendesi :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top