Alda,shqiptarja e Harward-it!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Alda Gapi (Black) vazhdon vitin e dyte te masterit ne universitetin e Harvardit, Graduate School of Design, në Boston, USA. Një nga projektet e Aldës do të botohet në librin me punimet më të arrira të studentëve me titullin Studio Works. Perveç studimeve, Alda ka punuar ne Harvard si asistente e kërkimit për një libër rreth nanomaterials.Gjithashtu ka pasur një rol aktiv me organizata të ndryshme në shkolle, si EuroGSD, Women in Design, dhe ka qenë përfaqësuese e klasës në Forumin Studentor të Harvardit.

Për master në Harvard, Alda shkoi pasi mbaroi shkollën e lartë me rezultate të shkëlqyera. Ajo u premiua për rezultatet e saj në mësime, edhe me çmimin më të larte të universitetit (Edward Donley Distinguished Graduate Award).

Ky çmim u njihet vetëm një vajze dhe një djali që diplomohen nga i gjithë Universiteti (përfshirë edhe ata që diplomohen me master ose doktoratë).

اmimet e Aldës në fakt janë të shumta dhe me emra të gjatë e të nderuar. Sa për të përmend edhe një tjetër, le të themi se Alda mori edhe një çmim dallues nga organizata

American Institute of Architecture Students (ajo vetë ishte presidente e degës së kësaj organizate në shkollën e vet për vitet 2004-2006).

Ajo u dallua nga 130 presidentë të tjerë të kësaj organizate që shërbenin në universitete të ndryshme të Amerikës, për arritjet, kontributin, dhe shërbimin e komunitetit. Gjate ketyre viteve shkollore, Alda dha edhe mësime në tre klasa arkitekture si asistente e mësimit (teaching assistant), dhe punoi edhe si asistente ne fushën e kërkimit (research assistant).

Projekte, piktura, dhe filma digjital të shkurtër janë shfaqur, ekspozuar, dhe botuar në revista dhe libra të ndyshëm.Alda ka fituar gjithashtu disa vite eksperiencë me firma të ndryshme në Amerikë në fushën e arkitekturës dhe dezanjit.

Në Harvard, Alda është aktualisht shqiptarja e vetme. Ajo ka 10 vjet pa ardhur në Shqipëri dhe befasimi i saj, kur e kontaktuam nga Shekulli, ishte vërtet i madh. Fjala e parë që na tha, ishte një ndjesë sepse « i kam humbur pak lidhjet me realitetin shqiptar ».

Harvardi dhe Oksfordi janë dy nga universitetet më prestigjoze në botë. Edhe në Oksford, gjetëm një shqiptare, e cila po bën doktoraturën për shkenca politike aty. Quhet Mirela Bogdani.

Ndërkohe ka disa studente shqiptare që studiojnë në Oksford Brooks, por ky nuk ka lidhje me Universitetin e Oksfordit, ndonëse një nga këto studente, vjet kryeministri Berisha në prezantimin e përfituesve nga Fondi i Ekselencës, e prezantoi (gabimisht) si doktorant të Oksfordit.

*****

Gjatë pushimeve në Shqipëri, Alda na tregoi se lehtësisht dallon kontrastin e gjërave që janë me ato që duhet të jenë; të atyre që s’kanë qenë dhe që më pas janë. Thotë se është entuziaste kur sheh rrugë të shtruara, kur utilitete te tjera urbane e sociale krijohen e kështu me radhë…

Gjërat që e mërzisin më shumë? Ato që na mërzisin të gjithëve në fakt: “orët pa drita, uji qe s’vjen”. “Por edhe stogjet e “mëkateve te palara” që së bashku me mbeturina sistemesh kane mbushur rrugët e drejtësisë, - shton Alda me një të folur tipike të mbushur me metafora. Një nga gjërat që i bën përshtypje është “mënyra e dëgjimit të problemeve të vendit”.

“Ngrihen, dhe ashtu si pluhuri në ajrin e kryqëzimeve të Tiranës qëndrojnë të lëna pezull, edhe pse rëndojnë, - thotë Alda dhe vijon: “Dhe ankohesh. E drejtë, por, në momentin që dikush mjaftohet me ankimin, ai nuk bën gjë tjetër veçse së bashku me të tjerë bën zakonin e të mos bërit asgjë. Flet për të në kafenetë e thashethemeve politike dhe ajo çfarë fiton është që ke harxhuar kohë nga koha e padobishme e papunësisë...”

E vërtetë e thjeshtë.Nëse ankohesh për diçka, duhet të ngrihesh për të. Ish-presidenti amerikan Kenedi, (një ish student i universitetit ku Alda studion) ka thënë atë shprehjen e famshme: “mos pyet se çfarë vendi yt mund të bëjë për ty; por pyet se çfarë ti mund të bësh për vendin tënd..” Edhe Alda e thotë këtë: "Dhe nëse zëri yt qytetar has në politikë të shurdhët, mos u dorëzo, ti ke dhënë zërin tënd, ke folur për të drejtën tënde. ثshtë gjithnjë më mirë se të “pish kafenë e zakonshme”.

Me Aldën dhe për Aldën mund të flasim shumë. Por ajo i përket asaj kategorie shqiptarësh (për fat të keq në minorancë) që pëlqen të flasë vetëm nëpërmjet asaj që bën. Nëse e pyet për politikën, ajo të përgjigjet po me një pyetje: “Nëse flasim për politikën, a nuk është më saktë të flasim për ekonominë? ثshtë ajo çfarë shihet më shpesh e më gjerë...”.

Për Aldën, çelësi i zhvillimeve është cilësia e individit, niveli arsimor. “Njerëzit janë burimet e vërteta”,- përsërit shpesh, dhe i rikthehet po kaq shpesh shprehjes së Kenedit, të cituar më lart:

“Le ta mbajmë përemrin vetor për vete. Të themi “unë”, pastaj t’i themi politikës “t’i”, - thotë ajo. E nëse e “ngacmon pak” duke i kujtuar kontributin personal, përgjigja është:“Dëshira ime për një kontribut në këtë zhvillim, është të jap diçka nga vetja për arkitekturën. اdo student tjetër shqiptar mundet të të ketë një kontribut për t’i dhënë Shqipërisë”.

Bashkëbisedimin e mbyllim me të njëjtat terma. Alda shton diçka që ka të bëjë me mentalitetin dhe pesimizmin tonë të shtuar: “Nuk mund të dëgjojë pa u mërzitur, qoftë edhe për humor të dielash mbrëma, frazën: “Shqipëria s’bëhet me shqiptarë…”. ثshtë pikërisht e kundërta: Shqipëria vetëm nga ne shqiptarët mund të bëhet...


Shekulli

Foto:Alda Gapi (Black)

Alda.jpg
 
hallall goces..:)
 
Dhe qenka shume e bukur. :)
E kam vene re qe ne shqiptaret mund te jemi te shkelqyer nga ana akademike, por edhe nga ana sociale. Zakonisht kemi ate je ne sais quoi qe i mungon shumices se gjenive te Amerikes te pakten. Bravo vajzes!
 
Bravo Alda. Te pakten me emrin qe mban nuk e fsheh dot prejardhjen. Nga pamja, teresisht bukuroshe shqiptare. :)
 
:dong::dong::dong::dong:
I lumte vajzes!
 
interesante... me behet shume qefi kur degjoj per njerez te tille qe jane shqipetar, por ajo qe me gezon me shume eshte fakti qe jo vetem ndihen gjenetikisht per dicka te tille, por flasin si vajza ne fjale me vepra dhe nuk thone jam turke, kineze, gjermane per nje pashaporte dhe nje leje qendrimi.

Jam plotesisht dakord me kete: “Shqipëria s’bëhet me shqiptarë…”. ثshtë pikërisht e kundërta: Shqipëria vetëm nga ne shqiptarët mund të bëhet...
 
Te lumt Alda hallall .. dhe shum simpatike :)
 
Bravo per gocen........e prift e mbara edhe me tutje dhe sa me shume suksese :).
 
hallall buka me dhall.
 
Ja ku e keni linkun që të dërgon tek profili i saj në FaceBook, dergojani ndonjë mesazh 3goni mbështetjen e juaj për të.

Alda Gapi Black | Facebook

P.S fcbesia, si gjithmonë në nivel të detyrës, urime për temën, dhe vazhdo të na servosh tema të tilla që na gëzojnë :).
 
bravo i lumt vajzes .... un nuk e lexova artikullin , pash qe kishit shkrujt te gjith kshu e thash po ja ngop edhe un .... me siguri qe sdo jeme i vetmi :D
 
Pergezime dhe suksese te metejshme vajzes. Shpresojme qe te kete terhequr kemben zvarre per te tjere.
 
Bravo Cuces Bravo Urime per me tej ishalla nuk ngel ne provimet e rralles :D:D:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top