Ku çalon Shqiperia ?

alfonci

Veri investigatio
Ne kete sondazh do te deshiroja te ndaja mendimet tuaja persa i perket zhvillimit te pergjithshem te shqiperise dhe venjen ne dukje te problemeve madhore te saj.

Nese deshironi mund te beni nje renditje te ketyre problemeve duke filluar me ato me seriozet dhe duke perfunduar me ato qe jane me pak problematike.
 
Shqiperise i eshte thyer taka mo vlla ,cale cale ka per te ecur edhe per nja 50 vite te tjera
 
Votova per te gjitha, sepse vertete nuk di njeriu cilen ta eliminoj si te shendoshe...
 
Calon gjithandej, dhe mua me duket se nuk ka sherim, sepse sapo i bejne nje operacion ne nje kembe ja thyejne kemben tjeter...dhe keshtu vazdon historia
 
deri sa te jene gjadhe ato komunistat e enver hoxhes kshtu do shkoje shqipria ato ste lene te ecish perpara sja kan dashur kurr te miren popullit dhe skan per tja dashur pra qalon ne rrenjet e komunizmit
 
Po ku calon Shqiperia more shoke, Shqiperia fluturon me ashtu ne ashtu :kokes:
 
shqiperia ben gjysem hapi para dhe 2 hapa mbrapa qe do te thot se calon pak a shume ne te gjitha drejtimet!
 
Mendoj se kryesisht calimi vjen nga sistemi i drejtesise..qe nuk sigurohet qe cdo individ te respektoje ligjet e te marre denimin e merituar ne te kundert..........perkundrazi nje shume parash thyen cdo ligj.pastaj cdo gje tjeter eshte rrjedhoje e pasoje e nje sistemi te deshtuar te drejtesise.
ka patur permiresime me vitet e shkuara,por ka shume e shume per tu bere ne drejtim te kesaj.
 
Tek opsioni i parafundit
 
Shqiperia calon ne INFORMIM
 
Calon tek te gjitha e shkreta,kryesorja eshte zhvillimi ekonomik!
 
Me duket se duhet te gjejme se ku ecen drejt Shqiperia se shtrember iken e dime
 
Pe: Ku çalon Shqiperia ?

Ne te gjitha cfare eshte vene ne sondazh.

Sistemi Arsimor = Mugesa e deshires per te mesuar e nxenesve eshte shuar (ndoshta rrjedhoje e mesuesve dhe brezave te rinj qe kane marre vendin e brezave te vjeter dhe qe nuk kane aftesine ta bejne mesimin sa me te kendshem dhe me te afrueshem ne menyre qe nxenesit te kene deshire te studiojne) tjeter eshte korrupsioni i universiteteve, ku diplomat apo nje dege nuk fitohet me me forcat e veta por duke dhene lek dhe kur dalin ne jete nuk dine te jene mesues per brezat me pas ajo qe shpreha pak me siper kesaj.

Energjitika = Shqiperia ka mundesine me te madhe ne Ballkan mos te vuaj nga kjo ane por ja qe vuan dhe prerjet e dritave akoma vazhdojne (dje me duket e tha dhe Ida qe sapo i kishin ardh dritat dhe ishte e gezuar)... me shume u japin shteteve fqinje energjine tone sesa vete popullit tone .... ka shume per tu bere dhe ne kete fushe.

Infrastruktura (Rrugore, ajrore, hekurodhore...) = Dhe ne kete pike me indinjon fakti me shume per hekurudhen e cila ka qene kohe me pare nje mjet shume i perdorur nga njerzit por qe sot jane shkaterruar dhe nuk marrin mundimin ti rregullojne dhe ti bejne te pershtatshme per udhetime( per personat qe nuk kane mundesi te kene nje makine psh sepse nuk jane te gjithe te pasur), dhe per avionet nje skandal i madh te udhetosh ne avionet shqiptare... Jane teper te shperdoruara dhe qe duhet tu jepet nje mundesi per rinovime apo pse jo dhe blerje te reja .... Dhe rruget terhiqe mos e keput jane, mire qe jane rregulluar nja dy autostrada por te hysh ne brendesite e qyteteve shqiptare jane nje katastrofe totale...

Sistemi Shendetsor = Eshte pika me delikate dhe me kryesorja per njeriun gje qe ne Shqiperi ka ngel si nje ceshtje e fundit, spitalet jane lene ne meshire te fatit, mungojen shume e shume gjera per shendetin e njerezve... dikush me ka thene "shyqyr jane keto klinikat private se te ishte per spitalet shteterore do kishim vdekur ne ndonje krevat se asnje sdo na perfillte sidomos ne qe skemi lek"

Sistemi i Drejtesise = Cfare te heqesh cfare te shtosh ne kete pike nje korrupison i madh qe nuk po shuhet... Kriminelet rrine jashte bejne qejf akoma dhe kesaj dite sepse paguajne blejne gjyqtaret, avokatet, hetuesit etj etj ... Nuk kam fjale per kete pike sepse eshte nje pike qe s'ka fjale per tu thene aq shume katastrofike eshte (edhe vedet europiane e kane bere te ditur) por ia kane thene po kujt ia kane thene - ketu eshte ceshtja.

Korrupsioni administrativ = Dhe kjo si tjetra me siper korrupsion dhe vetem korrupsion, kush ka lek fiton

Si perfundim: cdo gje qe eshte shume e rendesishme per vendin tone eshte lene pas dore, me shume shikohen politikanet, zgjedhjet e budallalleqet e tjera sesa ceshtjet qe duhet te jene ne priori per vendin tone . Shteti dhe politikanet shqiptar e kane mendjen kush e kush te mbushi xhepat e tij, kush e kush te beje vilen me te madhe dhe me te bukur, kush e kush te veje me pushime ne vendin me te shtrenjte, kush e kush te coj femijet e tij/saj jashte shtetit ne shkollat me te mira te botes etj etj .... Skandal me boje
 
Pe: Ku çalon Shqiperia ?

Te gjitha ata me siper qe ke parashtruar vijne si pasoje e korrupsionit administrativ dhe nje mosqeverisje te mire se nese ka korrupsion administrativ dhe mesuesit do futen pa shkolle dhe me lek nese ka korrupsion do kete diploma fallco etj etj se mora kete teme si shembull
 
Ne tgjitha, por ne veçanti ne sistemin arsimor. Nje sistem arsimor i zhvilluar dhe cilsor nuk do prodhonte kaq shume injorance kolektive, dhe rrjedhimisht edhe gjerat e tjera do ishin me te zhvilluara ne vend.

Fatkeqsi e jona qe po ta nisim nga viti zero do na duhen minimumi 50 vjet t'kapim standarte te fqinjve tipi italise meqense e kemi dhe afer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top