Krenaria dhe pikëllinmi;adem brerisha
Adem Berisha
Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948. në fshatin Gjyrgjevik i Madh të komunës së Klinës, fshat ky historik dhe vendlindja e heroit të pavdekshëm kombtar, Sadik Ramë Gjurgjevikut.
Rjedh nga një familje e varfër fshatare por të paster për nga ideali dhe përcaktimi kombëtar. I ati i autorit Zeqë Ramadani ishte kinse i mobilizuar si partizan në luften e dytë botërore, por në vend të kësaj përjetoi marshin famkeq e për shumë kënd edhe tragjik – ate drejt masakres së Tivarit të 1945-tës bashkë me disa bashkëfshatarë të tij si Jusuf Mangjolli, Prekë Martini, Tafil Bajrami e të tjerë. Kjo njësi pati fatin t’i shpëtonte masakrës së Tivarit si njësi plotësuese e arradhave partizane të Dalmacisë dhe Istres e duke iu falenderuar disa oficerëve kroatë të cilët e tërhoqen drejt destinimit.
Në dimërin e egër të 1947-ës bashkë me të vëllanë Rexhep Ramadanin dhe birin e vëllait Mus Rexhepin gjëndet i lidhur për kumbullat e Sali Gjokës për tri javë rresht, presion ky për të treguar se ku gjëndet Ukë Sadiku, Halil Sadrija (biri i vëllait) dhe Qazim Bajraktari i Astrazupit të cilët ishin pjestarë të organizatës patriotike Besa kombtare e formuar në Kuvendin e LNDSH-së të mbajtur në fsh Doberdol të Llapushës më 4-5 gusht 1945. Kjo zgjatë deri më daten 17. 02. 1947. kur kuislingët dhe sherbëtorët e armikut iu bien në gjurmë dhe i qesin në pritë në fshatin Sferkë të Gashit, në avlinë e dhëndërrit të Ukë Sadikut – Sokol Dinit me ç’rast vriten në vend Halil Sadrija e Qazim Bajraktari ndërsa Ukë Sadiku plagoset rëndë por arrin të largohet nga vendi i ngjarjës e më pas zihet dhe sipas kërkesës së prokurorit të atëherëshëm, antishqiptarit të përbetuar e famkeq Ali Shukrija, ekzekutohet në Prishtinë.
I ati i autorit, Zeqa, vdes në moshen 40 vjeçare duke lënë pas të ëmen Shahen, bashkëshorten Fazilen, Ademin 6 vjeçar dhe Shabanin 1 vjeçar. اka të flitet për jeten që pastaj kanë bërë këta bonjakë të cilëve pas tri vitesh iu vdes edhe gjyshja Shaha e ata mbesin vetëm në përkujdesjen e nënës Fazile 32 vjeçare dhe e cila jetoi deri më daten 17. 02. 2007.
Autori në kushte gati të pa para varfërie vazhdoi mësimet pranë shkollës fillore “Zejnel Hajdini” në Ujmirë dhe përkundër gjithë vështirësive, u dallua ndër nxënësit më të mirë të shkollës. Që atëherë ai ishte anëtar i grupit letrar të shkollës, atij dramatik dhe atij muzikor. Pas përfundimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrua në shkollen normale atëherë “Silvira Tomazini” në Skenderaj si paralele e ndarë e normalës së Mitrovicës e cila pas ardhjes së Ahmet Malokut për drejtor, ndërroi emërin në “Hasan Prishtina”. Pas kryerjes së vitit të dytë në vitin 1965, për shkak të kushteve tejet të vështira ekonomike detyrohet të nderpres shkollimin dhe të punojë si mësues i pakualifikuar nëpër fshatrat më të largëta si në Gorozhup të Hasit, Carravranë, tani Gurbardh të Malishevës, Millanoviq, tani Shkozë poashtu të Malishevës etj. Në vitin 1968 përsëri këthehet si nxënës i rregullt në kl. e III-të të normalës në Mitrovicë në të cilin vit ndodhin demonstratat e nëntorit të cilat përfshijnë pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës e poashtu edhe Mitrovicen, bartës te të cilave ishin nxënësit e normalës, ata të gjimnazit dhe të shkollës teknike nder të cilët edhe vetë autori i këtij libri. Edhe si normalist ia kishte ëndja që kohë pas kohe të merrej me shkrime, kryesisht poezi por ishte temperament dhe shkrimet e tij ishin të papërshtatshme për kohen. Kështu, gjatë ndejave me shokë shpesh kishte dëshirë të citonte vargjet e Migjenit
“...vetem unë me ju po kënaqem si fëmija,
unë, djepi i juaj, ndoshta edhe varri i juaj”.
Pas përfundimit të normalës me sukses të shkelqyeshëm punoi edhe dy vite të tjera si mësues ndërsa që nga viti 1973 punon si punëtor i administratës komunale në komunen e Rahovecit ku u dallua si një nder punëtorët më të mirë, vlerësim ky i cili ishte bërë gjatë
mbikqyerjes inspektuese të kryeinspektorit të atëherëshëm për financa të Kosovës – Azem Hajdini – Xani, Vibar Hani etj.
Mirëpo gjithënjë e përcjellë fati i lig dhe asnjëherë nuk e lënë të qetë të punojë dhe të krijojë sepse si bir i familjës balliste, konsiderohej i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për
bijt e “nënë Titos e të bab Partisë” (kështu e quanin ata veten kur e humbnin durimin), kështuqë shumicen e jetës mund të thuhet se e kaloi si “lepuri nëpër qën”.
Në periudhen e vlimeve politike të viteve të 80-ta hapur demaskon politiken diskriminuese e antishqitare të regjimit të kohës kështuqë në vitet 1989-90 u dallua si njëri nder aktivistët e parë në këshillin nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Rahovec. Në Kuvendin themelues të Degës, në Krushë të Madhe, zgjedhet delegat i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së Degës të cilin aktivitet e vazhdon për disa vite. Poashtu ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatës së Pavarur të organeve të administratës dhe judikatuës së Rahovecit e më vonë nga baza zgjedhet dhe delegohet si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të SP të Degës së administratës dhe judikaturës së Kosovës pranë BSPK në Prishtinë.
Bashkëpunon ngusht edhe me Këshillin lokal të pajtimit në nivel komunal dhe bashkë me udhëheqësin e mirënjohur të këtij aksioni, tashmë të ndjerin prof. Anton اetta si e aktivistët dhe veprimtarët tjerë të njohur siç ishin profesorët e Universitetit të Prishtinës prof. dr. Hajrullah Gorani, prof. dr. Rexhep Mehmeti, prof. dr. Zekeria Cana, prof. dr. , Muj Rugova e shumë të tjerë, merr pjesë në shumë pajtime të gjaqeve dhe ngatrresave.
Viteve të fundit kohë pas kohe merret me shkrime, poezi, të cilat i botoi në përmbledhjen poetike “Krenaria dhe pikëllimi”. Në dorëshkrim, ka të gatëshme për botim përmbledhjen e dytë poetike “Lulja la lulishten” Këtyre viteve ballafaqohet me sëmundjen e kancerit në mushkëri por ende e perballon me plot dinjitet e krenari . ثshtë entuziast dhe i pandalëshëm ndërsa për miqët dhe bashkëpunëtorët ka një shpirt tepër dashamirës.