Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fjalori i adoleshenteve

1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
aerodrom – djalë pa, ose më pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.

bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.

Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk behet fjalë të vij.
Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.
 
Adoleshentesh eshte ky fjalori,por un asnje fjale nga keto skam degjuar te perdoret..:konfuz:
 
Te Te Zinjet -policia eshte edhe nje tjeter " Dajt " thuhet shpeshher
t`vetmen 1200-sh nuk e pasna ditur :D
 
me te thene te drejten fjalor koti me fal qe po ta them vetem te zit qe eshte policia kam degjiu

kete mund ta quaj fjalor burgu se atje mund te perdoret
 
angel davil o 1200-c hahahahahah
 
gjynah qe s'i kam ditur........qenkan te bukura ahahhahahahah
 
Goxha fjalor i pasur!Keto te ndryshojne humorin kur je me nerva :)
 
ej po cdo te thot 1200-c???????? kush mund te ma shpjegoj????

une mund te them qe fjalori i adoleshenteve eshte per te deshiruar, sidomos i femrave, dhe mos renshe ne duart e tyre.
 
ej po cdo te thot 1200-c???????? kush mund te ma shpjegoj????

une mund te them qe fjalori i adoleshenteve eshte per te deshiruar, sidomos i femrave, dhe mos renshe ne duart e tyre.

Eldi po ta jap une nje shpjegim sipas menyres qe e mendoj:

Zakonisht kur nje butik rrobash eshte drejt falimentimit,,,vendos te ule cmimin e rrobave dhe e kthen ate ne linjen 1200,qe do te thote se kerkon ti mbijetoj falimentimit.....edhe per adolishentin 1200 eshte e njejta gje...ne vija te pergjithshme duket si i deshtuar por mbijeton.

ps.Ndoshta e kam gabim,ndonje mjeshter i ketij lloji mbase e shpjegon me mire!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back