Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
ثshtë vetëm 18-vjeçar, por inteligjenca dhe mendja e tij fenomenale i ka mahnitur amerikanët. Djaloshi i ri nga Gjakova, Erik Dardan Ymeraga, në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit më të suksesshëm të vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2008, mori plot tetë çmime, duke nisur nga ai për studentin më të dalluar në Artet Gjuhësore, në Studimet Sociale, për rezultate të jashtëzakonshme akademike nga Washington State
Scholars Program, çmimin e Distriktit shkollor në Kentlake, çmimin Honoris nga shteti Washington, si njëri ndër dhjetë më të mirët, titullin "Suma Cum Laude" nga Kentlake High School. Nxënësi i Kentlake High School në Washington, i shpallur si më i miri në të gjithë SHBA-të, për arritjet e tij të jashtëzakonshme akademike, një mirënjohje të veçantë e ka marrë edhe nga George Bush, presidenti i SHBAve. "Nuk do të çuditem nëse një ditë do të bëhesh edhe President i SHBA-ve", "Në një të ardhme do ta marr si të zakonshëm lajmin se ti ke zbuluar diçka shumë të mirë e të madhe për botën", "Ti ke një mendje brilante dhe unë po mendoj se çdo të bësh ti me të në të ardhmen", janë vetëm disa nga dhjetëra vlerësimet që i janë dhënë Ymeragës në fund të shkollimit të mesëm të lartë në Kentlake/Washington, duke e shtuar këtu edhe çmimin më të madh amerikan National Merit Scholarship për vitin 2008. E sheh si privilegj mirënjohjen e dhënë nga presidenti Bush. Duke qeshur, thotë se SHBA-të e kanë vetëm një President, por gjithashtu edhe një nxënës të vetëm, i cili i ka marrë të gjitha shpërblimet e para për vitin 2008. "Si do që të jetë, të marrësh një mirënjohje nga Presidenti i shtetit është diçka me të cilën më shumë mburret shkolla dhe familja ime se sa unë. Unë e shoh vetëm si një shtytje më shumë për arritje të tjera". Babai i tij, Ferhati është nga Gjakova, ndërsa nëna nga California. Që kur ishte fëmijë, familja e tij shkon për të jetuar në SHBA. I pajisur me një bagazh të pakufishëm diturish dhe me shumë çmime që i japin të drejtë për t'u mburrur, kësaj vere Dardani ndau disa ditë për të qëndruar në vendin e origjinës, në Gjakovë. "Leximin e kam pasur pasion që i vogël, ndërsa shumë herët kjo më ka ndihmuar së tepërmi në shkollimin tim". Esetë e tij janë konsideruar si shkrime brilante, e si të tilla janë botuar në disa gazeta, ndërkohë që gazetat amerikane për të kanë shkruar me
dhjetëra artikuj, duke e quajtur si "nxënësi gjenial". Në familjen Ymeraga thonë se ky fëmijë është i zbritur nga qielli, sepse ndryshe nuk ka si të shpjegohet inteligjenca e tij aq e madhe. I ati Ferhati kujton se Dardani i ka mësuar shkronjat në moshën trevjeçare, kurse si pesëvjeçar ka qenë i gatshëm të lexojë libra e revista. Si gjashtëvjeçar kishte mbi 600 tituj veprash të ndryshme të lexuara, pa përmendur këtu gazetën e përditshme "Times" dhe revistën "Magazine", ndërsa në shkollën e tij, për çdo vit, është shpallur si lexuesi më i madh. Në konkursin për nxënësit më të mirë, sivjet kanë konkurruar mbi 36 milionë nxënës. Në gjysmëfinale mund të hyjnë 50 mijë nxënës, derisa në finale kalojnë vetëm 0,4 për qind e tyre. Me këtë rast, Dardani shpallet si më i miri dhe,për sukseset të tij të jashtëzakonshme, universitete me shumë famë, si Stanford University Palo- Alto, California dhe Brown University, Providence-Rhode Island, universitete këto të nivelit të Harward-it apo Cambridge-it, i ofrojnë mundësinë për të studiuar në to. Ai thotë se për të qenë pjesë e universiteteve të tilla është konkurrencë shumë e madhe, pasi në to rëndom konkurrojnë mbi 25 mijë studentë, por pranohen vetëm 1 600. Mes shumë ofertash, ai e ka zgjedhur Universitetin Brown, i cili ia ka mbuluar 3/5 e shpenzimeve të studimeve, thënë ndryshe 120 mijë dollarë në vit. Falë punës së tij, mirënjohjet dhe çmimet e marra në fund të vitit i kanë siguruar atij edhe një bursë prej 2 500 dollarësh. Për 8 200 nxënësit më të mirë në gjithë SHBA-të, shteti i ka ndarë 36 milionë dollarë për mbështetje në shkollimin e tyre.

Flet anglisht e frëngjisht, luan me saksofon e klarinetë

Me shumë zhdërvjelltësi në të folur, ai mund të kalojë nga anglishtja në frëngjisht, pa hasur në vështirësi komunikuese. Por, nuk janë vetëm aftësitë dhe kapacitetet në shkencat ekzakte dhe humane ato që e bëjnë atë të veçohet nga të tjerët. Dardani luan edhe në instrumente muzikore, si klarinetë dhe saksofon. Por, në shikim të parë, atë nuk e dallon asgjë nga bashkëmoshatarët dhe njerëzit e tjerë. Thotë se diturinë e tij e konsideron vetëm një element më shumë që ai të jetë në shërbim të shoqërisë, ndaj është i afërt dhe shihet gjithkund me gjithë të tjerët.


Lajm
 

Attachments

  • untitled.JPG
    untitled.JPG
    5.6 KB · Shikime: 25
  • hgf.JPG
    hgf.JPG
    3.9 KB · Shikime: 15
Redaktimi i fundit:
Bravo djaloshit .. hallall buka e misrit :D

jo jo, hallall pasuli me mish:D dhe opongat po mos t'harroj:D..

me t'vertet m'knoqet zemra kur "rraca" na zdritet...koka edhe djal i hjeshem ne nje far menyre:D..
 
Sa mire! I uroj suksese te metejme, sepse vertete premtues!
 
Sa krenar ndihemi ku lexojm lajme te tilla :)
Suksese djaloshit...
 
duket qe eshte cun per shkolle ky bravo, sukse she me mend ne koke si te ka thene xhaxhi dhe jo hallal buka e misrit po hallall fasulja.
 
:dong: :dong: :dong: :dong: lum prinderit qe e kan e pse jo dhe gjithe shqiptaria :dong:
 
Dardan ymerages

:dong: :dong: :dong: :dong: Lum prinderit qe e kan e pse jo dhe gjithe shqiptaria :dong:

e nderuar dardan te deshiroj suksese edhe me tutje krenohem me ty pershendetje nga genti dhe lucile tu sais qui je suis :) god luck
 
Te uroj te gjithe te mirat suksese te metutjeshme duhet ta dish se jam krenare qe ja zbardh fytyren se pari prinderve tu e gjith kombit shqiptare pershendetje nga genti dhe lucile nga belgjika see you soon
 
PO shqip a di Dradani ?
U emocionova shume kur e lexova. U shtofshin djem e vajza te tille se na e rritin me shume krenarine kombetare
 
Shum Suksese per ket ..


let vazhdon kshto ndoshta mbas 40 vjete zgjedhet President i Amerikes :p

masi i Zgjedh nje Afro-Amerikan pse te mos zgjedhet nje Shqiptaro-Amerikan :p hahaha
 
Ky loj geni shpejt a vone del mbi te tjeret.Vetem ai do kushtet te hapet.Keto kushte jane liria e plote nga trysnite racore,historike,ambjentore te cilat e asgjesojn si dhe e cojne drejtveteasgjesimit ate.kompleksin e inferioritet tek shqiptaret ka lindur nga injektimi shumeshekullor prej armiqve te tyre.Eshte ky kompleks qe pengon sot shqiptaret brenda kufijve.Inteligjenca njerezore esht e perpunueshme,e manipulueshme.
E gjitha kjo ka ndodhur prej nje frike te madhe qe ekzistojne prej armiqve te tyre.Kjo frike eshte frika e ringjalljes se kesaj race e cila dikur zoteronte gjithe globin.Shqiptaret jane sterniperit e vetem te antlantidasve.
 
e kam thene edhe ne nje postim tjeter, shqiptaret jashte trojeve te tyre jane bere mretra, shkencetare, udheheqes shoqerore, etj.
Te jashtmit dine se si ta shfritezojn trurin tone,kurse ketu me shume shikohet se kush jep me shume lek...
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

bravo ketije djali shqiptar. edhe ne shqiperi ka njerez te edukuar plot por fatkeqesisht nuk ju lejohet te kene ndonje rol domethenes ne jeten e vendit
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

Me origjine kosovare ishte.I lumte.Keshtu krenohemi te gjithe shqiptaret.........
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

I lumte!
Vetem qe nga fytyra sduket shume shqiptar...
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

Urime Dardan nga zemra... Pac fat ne te ardhmen...
Vertet nje lajm qe vlen m'u vecu.
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

Pergezime per Erik Dardan Ymeraga.... suksese te metejshme !!!!...

ps. Vrejtje per FCBESIA....qe po aq sa e nderon , po aq dhe e ofendon duke i hequr "" EMRIN "" nga titulli !!!!!!!!!... (Mesohuni ti respektoni njerzit ashtu sic duhet )
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

Ok, seriozisht, shume bravo cunit, po sa njoh studente shqiptare qe kane merita te tilla rreth te cileve s'jane shkruar artikuj...summa cum laude, Presidential Academic Excellence qe permenden aty s'jane ndonje arritje e jashtezakonshme.
 
Titulli: Dardan Ymeraga -Nxenesi gjenial ne Amerike

Vetem ti urosh suksese ketij fenomeni eshte qesharake, ai suksesin e ka nga pas sepse ka derdhur djerse per te.

Me mbetet te shpresoj qe ne nje te ardhme ai te ndergjegjesohet per identitetin e tij duke dhene kontributin e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top