Si t’i dëgjojmë fëmijët tanë kur flasin?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Si t’i dëgjojmë fëmijët tanë kur flasin?

Shpesh na duket sikur fjalët e fëmijëve tanë janë të kota dhe pavlerë. Po ta shohim me kujdes këtë fenomen, e vërteta është krejt ndryshe. Fjalët e tyre janë të rëndësishme dhe dëgjimi i tyre është edhe më i rëndësishëm. Kështu ne kontribuojmë në rritjen e personalitetit të fëmijëve tanë. Kur i dëgjojmë me vëmendje, atyre u duket sikur janë të rëndësishëm e në këtë mënyrë i edukojmë që edhe ata të jenë të vëmendshëm kur të dëgjojnë të tjerët. Pra, kur ne i dëgjojmë me vëmendje fëmijët tanë, pavarësisht nga mosha që kanë, u forcohet bindja se ne i duam, i respektojmë dhe i vlerësojmë. E nëse ne nuk veprojmë kështu, atëherë kjo do të konsiderohet si një fatkeqësi, sipas mentalitetit të tyre. Ndodh që ata mund të largohen edhe nga shtëpia nëse prindërit nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. Shumë prindër bien në këtë grackë dhe jo vetëm që nuk ua vënë veshin fjalëve të fëmijëve të tyre, por as që i lënë të dalin nga shtëpia, kështu që fëmija e merr vetë vendimin për të dalë dhe ndoshta për të mos u kthyer më kurrë. Kështu ndodh dhe shkëputja e lidhjeve familjare, për shkak se ne nuk u kushtojmë fëmijëve vëmendjen e duhur.

Më poshtë po përmendim 12 pika se si t’i dëgjojmë me vëmendje fëmijët tanë:
1- Kujto shpesh se Zoti na ka dhuruar dy veshë dhe një gjuhë të vetme. Kështu që ne duhet të dëgjojmë dy herë para se të flasim një herë. Kjo është detyrë edhe me fëmijët tanë.
2- Fol me fëmijën dhe ndiq me vëmendje diskutimet e tij.
3- Ji i durueshëm. Mos ia ndërpre fjalën fëmijës tënd.
4 -Dialogo me fëmijën tënd dhe ushtrohu ta dëgjosh me vëmendje atë.
5- Kur të flasësh me të, shikoje drejt në sy.
6- Prania jote nuk duhet ta vërë në pozitë të vështirë fëmijën, por ajo duhet të jetë diçka e zakontë. Qëndro pranë tij kur flet me të.
7- Bëje fëmijën tënd pjesë të një problemi që ke dhe kërko mendim prej tij.
8- Pyete fëmijën se si i ka punët në shkollë me shokët dhe me mësuesin.
9- Bëje fëmijën ta kuptojë se ti po harxhon një pjesë të kohës për të folur me të. Nënat që janë në punë duhet që t u telefonojnë fëmijëve të tyre nga qendra e punës që ata ta ndiejnë se ka dikush që kujdeset për ta.
10- Bëhu pjesë e gëzimeve, shqetësimeve dhe ndjenjave të fëmijëve të tu.
11- Lëri të gjitha punët e tjera mënjanë kur flet me fëmijën tënd.
12- Mos e qorto atë gjithmonë për gabimet që bën kur shqipton ndonjë fjalë a shprehje.
Kjo gjë rregullohet me kalimin e kohës dhe me mënyra të tjera.
Këto janë disa ide dhe propozime të vyera, nëse i vëmë në jetë.
Pyesim lexuesin: “Sa minuta kalon me fëmijën tënd duke folur me të, pa u marrë me punë të tjera?”

Këtë pyetje ia bëmë një grup prindërish dhe mora përgjigje të ndryshme. Disa burra thanë se kalonin 5 minuta në ditë duke folur me fëmijët, ndërkohë që shumica e tyre thanë se kalonin 20 minuta. Ndërsa kur pyeta gratë, u habita kur dëgjova prej tyre pothuajse të njëjtat përgjigje se ne duhet t’u kushtojmë më tepër vëmendje fëmijëve tanë, që edhe ata të bëhen të dëgjueshëm dhe të mos ankohemi prej tyre.

Dëgjimi me vëmendje është argument i respektit dhe i vlerësimit për njeriun. Dialogu të njeh me mentalitetin e bashkëbiseduesit. Lexova një libër që titullohej “Mes prindërve dhe fëmijëve” dhe më pëlqyen disa shembuj që autori kishte marrë gjatë dialogut prind-fëmijë. Sipas tij, duhet t’u përgjigjemi fjalëve të fëmijëve, duke i kthyer fjalët e tyre nga ngjarje në marrëdhënie dhe ndjenja, nga të përgjithshme në të veçanta. Më poshtë po japim disa nga këta shembuj:

Nga ngjarje në marrëdhënie: Kur fëmija tregon ndonjë ngjarje, nuk duhet ta pyesim atë për ngjarjen në detaje, por duhet të përmendim marrëdhëniet e nënkuptuara përmes ngjarjes dhe mësimet që nxjerrim nga ajo. Në qoftë se vajza të ankohet se kohët e fundit po merr prej teje më pak dhurata se sa vëllai i saj, bëja të ditur se ti e do atë njëlloj si dhe të vëllain.

Nga ngjarje në ndjenja: Kur fëmija të tregon një ngjarje të caktuar, ndonjëherë është mirë që të mos i referohesh ngjarjes në fjalë, por emocioneve që ajo mbart. Nëse djali vjen në shtëpi i mërzitur, fjala vjen për shkak se mësuesja i ka thënë gënjeshtar para shokëve të klasës, duhet ta kuptosh ndjesinë e tij në atë moment para mësueses.

Nga e përgjithshmja në diçka të veçantë: Kur fëmija yt të thotë diçka, nuk është e dëshirueshme që ta miratosh atë që thotë ai apo ta kundërshtosh atë. Për shembull, nëse ai thotë se nuk është i mirë në matematikë, nuk bën që t’i thuash: “Ti je i dobët me shifrat!” apo duke i mëshuar idesë që ti thuash të mësojë sa më shumë. Shpesh ia vlen t’i thuash: “Matematika nuk është e lehtë.”, ose “Ne kemi besim se ti do të bësh aq sa ke mundësi.”.
Kjo është një mënyrë e suksesshme për të dialoguar me fëmijën tënd, por kjo nuk arrihet pa e dëgjuar mirë dhe me vëmendje atë.

Kush tregohen më të vëmendshëm gjatë bisedës, të mëdhenjtë apo të vegjlit?
Për këtë janë bërë dy sondazhe; njëri me të rinjtë dhe studentët e universiteteve dhe tjetri me të moshuarit. Të dhënat e këtij sondazhi rezultuan si më poshtë:
Kategoria e të rinjve:
17 % e të rinjve preferonin të lexonin, 16 % e tyre të flisnin, 14 % të shkruanin dhe 53 % e tyre preferonin më tepër të ishin në rolin e dëgjuesit.
Kategoria e të moshuarve:
16 % e të moshuarve preferonin të lexonin, 30 % e tyre të flisnin, 9 % të shkruanin dhe 45 % e tyre të dëgjonin.

S’ka dyshim se ne, një pjesë të madhe të kohës, e kalojmë duke dëgjuar. Në rrugë dëgjojmë radion në makinë, dëgjojmë zërat e atyre që na rrethojnë në çdo ambient që jemi, dëgjojmë cicërimat e zogjve, dëgjojmë zhurmën e makinave etj. Në kohën e lirë dëgjojmë shokët, e po ashtu edhe në shkollë dëgjojmë mësuesin dhe bashkëmoshatarët, e në shtëpi dëgjojmë personat e familjes, televizorin, fqinjët etj.

Nga statistikat e mësipërme shohim se të rinjtë dëgjojnë më tepër se të moshuarit. Po ta analizojmë këtë, mendoj se të rinjtë janë ende në një periudhë të kërkimit të përvojës dhe njohurive. Megjithatë, unë jam e mendimit se dëgjimi nuk ka lidhje shumë me moshën, por me atë që unë do ta quaja “menaxhimi i vetvetes”. Njeriu duhet që të dëgjojë më tepër se të flasë për të bashkëvepruar me jetën në mënyrën e duhur.

A duhet t’u kërkojmë të falur fëmijëve?

Shpeshherë ne i bëjmë pyetje vetes se a duhet ti kërkojmë të falur fëmijëve?
Mendojmë se kjo do të na ulë para syve të tyre.

Ka shumë raste kur fëmijët, duke mos duruar tutelën e prindërve, shpërthejnë në mënyrë arrogante. Po ka dhe raste që prindërit, duke mos duruar sjelljen e fëmijëve, i ndëshkojnë shumë rëndë, madje nuk u lënë kohë të sqarohen, duke i dhënë një dënim të padrejtë.
Para disa kohësh dëgjova për një djalë që ishte larguar nga shtëpia dhe prindërit nuk dinin si të vepronin. Po e tregojmë shkurt këtë histori:
“Kam një djalë, - tha i ati-që është në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe e kam përzënë nga shtëpia që para pesë vjetësh se nuk më dëgjonte. Tani ai është përzier me një shoqëri të keqe, pi cigare, nuk falet, nuk e respekton të ëmën dhe sillet keq. Unë nuk i jap asnjë grosh dhe i kam ndërtuar një dhomë mbi tarracë, por ai nuk mbahet dhe nuk di çtë bëj me të. Një ditë pyeta një shokun tim dhe ai më këshilloi që ti rindërtoja marrëdhëniet me të që sot e mos prisja të nesërmen.”
“Veprimet e birit tënd vërtet që janë të gabuara, por edhe ajo që ti ke bërë për pesë vjet me radhë, duke e larguar atë, është gabim i madh. Bëja të ditur atij se ke bërë gabim që e ke larguar dhe se ai e ka për detyrë që ti respektojë prindërit dhe të sillet mirë.”- më tha shoku.
Atë çast ia ktheva: “Sipas teje, unë, babai i tij, duhet t’i kërkoj të falur atij? Ne nuk jemi edukuar që babai t’i kërkojë të falur fëmijës së tij.”
- “Dëgjo, o vëllai im, më tha, - gabimi është gabim dhe nuk njeh të mëdhenj apo të vegjël. Ai që gabon duhet të kërkojë të falur dhe kjo është krejt normale.”
Nuk më pëlqyen fjalët e tij. Të nesërmen e takoj me buzë në gaz.
-”Hë, -më tha, - çfarë ka bërë vaki?”
- “U mendova shumë për ato që më the, -i fola me ngazëlli, - dhe mbrëmë bëra siç më rekomandove. Ai e di se çndodhi?”
- “Pa më trego? më tha.”
- “Mbrëmë në orën 10 të natës, - tregoi, - trokita në derën e dhomës së djalit, e hapa dhe i kërkova të falur që e pata larguar 5 vjet nga shtëpia. Kur djali dëgjoi fjalët e mia, nuk po i besohej, u hodh e më përqafoi dhe e vuri kokën në gjoksin tim e po më shtrëngonte fort. Po qanim të dy; qaj ai, qaj dhe unë. Pastaj më tha: “O babi! Më thuaj çfarë do ti të bëj unë. Të jap fjalën se nuk kam për ta kthyer kurrë fjalën.””

ثshtë e vërtetë se gabimi është gabim dhe nuk njeh të mëdhenj apo të vegjël.
Nëse babai gabon dhe u bie në qafë fëmijëve të tij, ai duhet tu kërkojë të falur, se në këtë mënyrë i mëson ata që, kur të gabojnë, ta kuptojnë gabimin dhe të kërkojnë ndjesë për këtë. Në qoftë se ai nuk u kërkon atyre të falur, dashur pa dashur u mëson të tregohen mendjemëdhenj dhe kryeneçë.

Nga: Start
 
me ka ndoshur ne itali te degjoj te bejne pyetje femijet kur jan xhiro me prinderit ... dhe prindi nuk merzitej te ja shpjegon sa me mire ate pyetje..9gezohet qe pyeten me nje fjale))

kurse ketu ne shqiperi kur nje femije ben nje pyetje prindi thot:: pusho mos bej fjale se na cave koken ..
 
Duhet shuuuum durim,koh dhe perkushtim ndaj femijeve.
Mbesa ime flet shum dhe ben mijera pyetje...dhe nganjehr un se kam mendjen tek ajo-se c'flet ,dhe gjithmon me hidhrohet :)
 
e di si eshte puna ,keta femijet e sotem jane aq rremujaxhinj sa nuk ke me nerva tu kthesh pergjigje per pyetjet e tyre,jane aq te perkedhelur sa nuk njohin me se ca eshte frika dhe kjo per fajin e prinderve,nuk mund te fajesoj femijet ne asnje rast por prindrit sepse nuk dine te edukojn femijen e vet,kur njeri i bertet tjetri e perkedhel por femijet nuk duan keshtu,ata duhet te mesojn te ken frike prindrit ose te pakten njerin prej prinderve.Per mos tu prishur qefin femijve ata u mbyllin gojen me lek ne menyre qe femija te mos bertas apo te filloj te qaj,nderkohe qe ne vend te lekve mund te besh nje bised me femijen ,nje komunikim sa me feminor ne menyre qe dhe ata te te kuptojn.Sot shikon femij 5 apo 6 vjec me telefon celuluar ne dore nderkohe qe para disa vitesh nje 18 vjecar e enderronte kte gje.per mua gabimi qendron vec te prindrit!!!
 
ida e di si eshte puna?:D
kur e ke femine tende.....duhet te kesh durim me te ti shpjegosh absolut gjithcka edhe nqs ve pyetjet me idiote [te pakten ashu te duken ty....] femija nuk lind i ditur...dhe perkujdesja dhe vemdendja qe mer nga prindi e bejne te zhvillohet e te integrohet me mire ne societet....

ps: per punen e rumuajaxhise dhe tjerat....varet se si e edukon;)
 
Duhet pak takt mbi te gjitha se nje femij esht i veshtir per tu kuptuar dhe per te hyr ne boten e tij :)
 
ida e di si eshte puna?:D
kur e ke femine tende.....duhet te kesh durim me te ti shpjegosh absolut gjithcka edhe nqs ve pyetjet me idiote [te pakten ashu te duken ty....] femija nuk lind i ditur...dhe perkujdesja dhe vemdendja qe mer nga prindi e bejne te zhvillohet e te integrohet me mire ne societet....

ps: per punen e rumuajaxhise dhe tjerat....varet se si e edukon;)

ke dhe te drejt,mbase kur e ke femijen tend edhe rremuja e tij ste duket rremuj,por une e thash edhe me lart qe sot prindrit nuk din te edukojn femijen e vet!!!
 
epo asnjeri nuk ka lindur prind...kto jan gjera qe mesohen gradualisht....:)

gjithsesi femija duhet bere shume kujdes sa eshte i vogel sepse mund te pesoj trauma qe ta "shoqeroj" ter jeten:)
 
sot prindrit nuk din te edukojn femijen e vet!!!

Interesant ky kendveshtrimi yt. Mjere keta femijet e sotem qe po rriten pa edukim! Shpresojme te bejne nje pune me te sakte prinderit e neserm, perndryshe na mori lumi!!

Femijet kane shume "perse", disa me kuptim, disa te tjera pa pike lidhje. Po eshte e drejta e tyre te marrin nje pergjigje, e meritojne pak sforcim.. edhe pse te jeni te sigurte qe, pas pergjigjes qe ti do qendisesh me aq vullnet, do vazhdoje nje tjeter "perse". E kote te presesh qe te lodhen, nuk lodhen kurre, per kete jane femije.
Femijet duhet te kene ne dispozicion nje goje per t'iu pergjigjur, po sidomos dy veshe per t'i degjuar. Eshte teper e rendesishme te ndihen te pranishem, bashkepunetore, te ndjejne qe nuk jane qenie pa rendesi, edhe pse mund te kene nje moshe pak te rendesishme. Mjafton t'i marresh pak doren kesaj pune, pastaj te terheq vete si pa kuptuar, e nga nje pune e lodhshme kthehet ne pasionin tend me te madh. Nuk ka asgje per t'u alarmuar.
 
Une kur kam qene i vogel, askush nuk me kuptonte. Tani qe u rrita vetem nuk me marrin vesh...

Po femijet belbezojne, si majmuni mundohen te imitojne dhe jo se kane ndo1 bote te madhe te brendshme dhe nuk dine si ta shprehin, ata thjesht formohen pak nga pak.
 
Prinderit tane po na japin edukaten dhe kulturen qe ata kane marre nga te prinderit e tyre.Pra me ate idene se kur i rrituri flet nje me i vogel nuk duhet ta nderprese dhe nuk duhet te flase por vetem te degjoj, dhe nese femija pyet apo kerkon dicka, ben gabim...keshtu i thote prindi femijes.Imponohet nje urtesi dhe bindje femijes qe ne vogeli dhe kjo eshte nje ndrydhje qe i behet femijes. Ndrydhje e deshirave dhe mendimeve te lira. Kjo gje shkakton edhe karakterin e urte, te dobet dhe jo vendoses te femijes. Dhe kur rritet femija e del ne bote, ne shoqeri eshte i turpshem, i corentuar dhe nuk di se cfare te thote dhe ne cmoment te flase. Ka frike nga jeta sociale dhe eshte i pasigurte ne vetvete.

Prandaj, femijeve u duhet dhene rendesi dhe duhen degjuar dhe nese nuk ke nje pergjigje per ta, per pergjigjet e tyre te pakuptueshme apo shume te qarta...prindi duhet ti thote edhe qe nuk e di........dhe edukata apo kultura nuk jepet duke i ndaluar te flasin apo te kerkojne por te kene sjellje dhe menyre te mire kur te veproj.....Le te gaboj, le te thote ndonje te gabuar dhe pa lidhje, keshtu meson.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top