Reforma në alfabetin e shqipes - heqja e germës NJ

braziljania

Anëtar i Nderuar
Alfabeti dhe roli i tij në gjuhë
Alfabeti (greqishtja e lashtë: [alphلbētos]) është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve të një gjuhe.
Alfabeti i gjuhës shqipe zyrtarisht ka 36 shkronja, prej te cilave 7 janë zanore dhe 29 bashkëtingullore.
Roli kryesor i alfabetit, te një gjuhe te caktuar, si përmbledhje shkronjash qëndron ne pasqyrimin e perbashkët te germave te asaj gjuhe. çdo gjuhë ka alfabetin e vet, forma, madhësia, tingullimi etj. i germave te te cilit varen nga zhvillimi gjuhësor, historik dhe intelektual i atij populli.
Për t'u mësuar një gjuhë për t'u shkruar së pari mësohen germat e tij, pra alfabeti. Ai paraqet themelin e gjuhës në realitet dhe është pasqyrë e asaj gjuhe, sherben për te komunikuar me njerëzit qe flasin, shkruajnë apo lexojnë atë gjuhë, qofshin ata te brendshëm apo te jashtëm.
Ne tani do të hyjmë ne temë në pika te shkurtera, pa u zgjerur në çështje tjera gjuhësore e historike.

Përse duhet hequr germa NJ?
Siç edhe e dijmë alfabeti i shqipes ka 36 shkronja te percaktuara në kongresin e gjuhës ne Manastir në vitin 1908. Në atë kohë janë paraqitur disa alfabete më me shumë apo më më pak germa dhe është përcaktur ai qe ne perdorim sot.
Nga këto 36 shkronja 25 prej tyre janë te thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 shkronja diakritike (ë, ç).
Germa "nj" bën pjesë në bashkëtingullore bigrame dhe formohet nga dy germa te thjeshta, respektivisht "n" dhe "j". Numri i madh i shkronjave bigrame si germa te veçanta në alfabetin e shqipes është veçori e saj. Me kombinimin e dy shkronjave te caktuara jipet një shkronjë e re e cilat përbën një tingull në te folmen e shqipes.
Shkronja "nj" është një shkronjë e cila përbëhet nga dy germa te bashkuara, por qe nuk jep tingull të ri. Ato dy shkronja lexohen njejtë te konceptuara si shkronja te veçanta apo si shkronja njëra pas tjeres se bashku.
 
Metoda krahasimit
Nëse marrin dhe krahasojmë mënyrën e kombinimit te germave "n" dhe "j" dhe krijimit në shkronjë te veçantë "nj" me mënyrën e kombinimit te shkronjave tjera te thjeshta te gjuhës shqipe, atëhere mund te kuptojmë se nga kjo menyrë mund te na dalin shumë me shumë germa tjera. Përshembull njejtë mund te krijojmë një germë te veçantë "dj" ashtu siç kemi atë "nj" apo "bj, ng, nd etj. ".

Metoda e apostrofit
Nëse ne gjuhën shqipe bashkohen dy germa ato mund te japin një tingull të ri siç janë p.sh.: dh, gj, ll, rr, sh, th, xh, zh, por nuk japin në rastin e shkronjës "nj". Kjo mund te vërtetohet me anë te apostrofit. Nëse me apostrof ndahen germat "th" në "t'h" atëhere ato lexohen si germa te veçanta dhe nuk japin tingullin e njejt me "th". Përshembull emri Mit'hat nuk lexohet njejt sikur të shkruhet Mithat pa apostrof. Mirpo kjo nuk ndodh me germën "nj". Ajo plotësisht lexohet njejtë me apo pa apostrof, se bashku apo ndaras. Përshembull fjala "njeri" apo "n'jeri" lexohen plotësisht njejtë. Germa "nj" apo germat veç "n" dhe "j" se bashku apo ndaras japin po të njëjtin tingull. Kjo dëshmon jodomosdoshmerinë e te qenit te germes "nj" si shkronjë e veçantë në alfabetin e gjuhës shqipe.

Arsyet kryesore se përse duhet hequr shkronja "nj" mund t'i përmbledhim si vijon:
- heqja e shkronjës "nj" lehtëson alfabetin e shqipës dhe në çdo aspekt liron atë nga një germë e panevojshme si germë e veçantë
- lehtëson mbajtjen mend dhe shkrim leximin e shkronjave shqipe për fëmijet dhe te huajt
- si çështje e thjeshtë për t'u kuptuar mund te hap rrugën (thyej akullin) për reformimin dhe modernizmin e gjuhës shqipe edhe në sfera tjera (qoftë futjen apo heqjen e rregullave, fjalive, germave tjera apo ndonjë çështje tjetër)
 
Problemet
Problemet te cilat mund t'i hasim gjatë reformimit te alfabetit te gjuhës shqipe, respektivisht te heqjes se germës "nj" mund te jenë kryesisht te natyres qoftë nacionaliste apo psikologjike, por asnjëherë shkencore.
Dikush mund te niset nga fakti se duhet te ruajm këtë alfabet ashtu siç na ka lënë historia dhe te paret, ndërsa te tjerët se "kështu ka qenë gjithmon" apo se "kështu s'ka qenë asnjëherë" apo "po bëjmë diçka çka skanë berë te tjerët". Alfabeti është thjeshtë përmbledhje germash qe paraqet realisht në nivel standard një gjuhë dhe për te lehtesuar te mesuarit dhe të shkruarit e një gjuhe. Ai nuk varet aspak nga ato probleme qe cekem me lartë, por nga zhvillimi historik, shkencore dhe akademik i gjuhës. Gjuha qe kemi duhet te perfaqësojë pak a shumë atë qe ne si shqiptar flasim në një shkallë shkecore (standarde). Heqja e germes "nj" aspak nuk cenon punën e gjuhëtarëve dhe mendimtarëve te parë, por thjeshtë çonë përpara punën e tyre për ta bëre shqipen me shkrim modern. Reformime gjuhësore bëjnë të gjitha gjuhët ndërkombtare, sipas nevojës.
Shqipëtarët përveç 7 zanoreve standarde shqipëtojnë dy apo tre here me shumë zanore në forma të ndryshme (gojore apo hundore), mirpo janë marrur vetëm ato kryesoret. Dialekte të ndryshme kanë tinguj te cilët ndoshta nuk i përfaqëson alfabeti i sotëm, p.sh. tek gegët mund te vërejmë dy tinguj te cilat me alfabetin e sotëm standard mund t'i paraqisnim si "ng" apo "nd" ("me ngajt" dhe "me ndejt") qe këto germa ("n,g" dhe "n,d") nuk shqiptohen si germa te veçanta por si një tingull i thellë (hundor) i përbashkët. Vetë fakti i ekzistimit te numrit të madh te germave hundore në dialektin gegë e bëjnë atë me te vështir për t'u mësuar. Po ashtu në historinë e gjuhës shqipe ka pasur alfabete me mbi 50 shkronja (alfabeti i Elbasani).
Heqja e germës "nj" nuk paraqet kurrfar problemi, përkundrazi e liron alfabetin nga një shkronjë e panevojshme. Sepse alfabetin nuk e kemi për te mbledhur germa dhe për te shtuar numër, por për te treguar nivelin tonë intelektual si popull. Një gjuhë sa me e thjeshtë qe te jetë e mundur është aq me moderne.

Rekomandimet
- Germa "nj" duhet të hiqet si shkronjë e veçantë nga alfabeti i shqipës dhe ky alfabet te ketë vetëm 35 shkronja.
- Gjitha fjalët qe nisin me "nj" duhet të shkruhen thjeshtë ashtu siç janë shkruar deri sot, por te kuptohen se shkruhen me dy germa te veçanta te gjuhës shqipe "n" dhe "j".
- Të gjitha fjalët qe fillojnë me te ashtuquajturen shkronjë "nj" (në fjalore, enciklopedi apo renditje tjetër), duhet te renditen si fjalë qe fillojnë me germën "n" dhe pasojnë nga ajo "j".

Reforma në alfabetin e shqipes - heqja e germës NJ, Letersia Shqiptare, Gjuha Shqipe, Gjuhesi, Poezia, Fjalor Shqip, Poezi Shqip, Proza Shqiptare, Folklori, Dialektet, Kurse Gjuhesh, Ditari, Ismail Kadare, Perralla, Anekdoda, Konkurse
 
Nuk e lexova artikullin deri ne fund sepse permbante aq idiotesira qe nuk ja vlen barra qirane te diskutosh mbi kete reforme!

Gjuha shqipe eshte mese perfekte me shkronjat qe ka:D

Nj nuk eshte kurre e barabarte me N'j...keni vesh apo jo per te degjuar ndryshimin????
Nese hiqet germa Nj me cfare germe do shprehet ky tingull? Uroj te pakten te vene "ٌ"!
 
nese nuk e ke lexu deri ne fund ku e din qe permban IDIOTSIRA :p hahaha

kurr nuk paskna ndegju qe me i heq shkronjat e alfabetit :D
 
Palidhje fare. NJ dhe N-J (bashke-te ndara) shqiptohen ndryshe-ndryshe. Te NJ-ja gjuha prek gati komplet qiellzen, ndersa tek NJ (si te ndara) maja e gjuhes prek qiellzen dhe si rrjedhoje eshte me e rende te shqiptohet dhe me palidhje.
Vitin e kaluar (nese nuk gaboj), donin me e heq ë. Tani duan ta heqin NJ. Me alfabetin merren analfabetet me duket.
 
hajde patriota, me duket sikur paska dhene fonde te medha greqia per te bere ndryshime ne alfabetin tone...

Kemi gjuhetar te medhejne tani, sikur ti krahasonim me perfaqesuesit e Kongresit te Manastirit keto akoma nuk kane mbaruar ciklin fillor, por fatkeqesisht kane ne dore per te bere ate qe me krenari "te paditurish" po e quajme "REFORME" gjuhesore. :(
 
Alfonc me ler ti shtoj dhe dy fjale asaj protestes tende ndaj fondeve greke PO s'u ngopet more antishqiptare te qelbur dhe em gjuhen do merern tani. Normale qe do mererni me gjuhen tone se eshte nder gjuhet e para ne bote, kjo gjuhe kur u rezistoi kohrave jo moderne teni do jetoje se s'ben duan apo s'duan ca pseudo shqipater qe ne venat e tyre s'rrjedh gjak po uje. UJE I QELBUR GREK

ME ngritet neravt qe me mengjes me kete idoiotesi
 
Kam pershtypjen qe akoma nuk keni arritur te zgjoheni plotesisht.

Por ju lutem te me lejoni ta kuptoj kete drejte. Ju po me thoni se une jam "antishqiptar i qelbur".

Problemi ketu per mua po qendron tek aftesia juaj per ta kuptuar kontekstin tim, dhe e dyta nuk ndihem aq i ofenduar sa ndihem keq per nivelin tuaj te ulet. Ishte thjeshte kompliment dhe asgje me shume per mua.

Flm shume!
 
Po jo more lexoje mire te kam thene ti shtoj dhe une dicka protestes tende kunder grekeve
C"eshte kjo si mund une te te quaj ty antishqiptar ?
Me C"te drejte ???
C'thua more Alfonc , C'thua more djale ?

Bobo ketu ( ne keet forum) duhet folur qete dhe shtruar se ju me duket se s'lexoni deri ne fund dhe merrni zjarr menjehere
 
maj vajz po nje pike i ndan fjalite dhe jo domosdoshmerisht duhen ndjekur rrjedhen logjike te njera tjetres. Nje gje e tille mungonte ne shkrimin tuaj. E verteta ishte se une kisha arsye te hapura per ta kuptuar kete si ofendim por asesi te me zemeroje.

Gjithsesi...

Me behet qefi qe u be e qarte.

KLB!
 
dhe un ashtu mendoj ,se nuk ia vlen mosperdorimi i germes nj..........ai eshte vendosur nga njerez akoma me te zgjuar se keta qe i nxjerrin keto probleme tani.pastaj ne jemi mesuar duke e perdorur!
nuk do ia vlente
 
sbesoj se duhet hequr...ci pengon nje germe shtes ne alfabet? kta skan cte bejne me kohen?
 
maj vajz po nje pike i ndan fjalite dhe jo domosdoshmerisht duhen ndjekur rrjedhen logjike te njera tjetres. Nje gje e tille mungonte ne shkrimin tuaj. E verteta ishte se une kisha arsye te hapura per ta kuptuar kete si ofendim por asesi te me zemeroje.

Gjithsesi...

Me behet qefi qe u be e qarte.

KLB!

Alfonc, Mirela i eshte bashkangjitur protestes tende, thjesht je keqkuptuar nga nxitimi mbase.

Ajo qe mora vesh une eshte se nuk do quhet shkronje, por do quhen dy shkronja...

Po ketu ka ngelur per te 3guar qe punojne keta akademiket e l***. Perse nuk merren fillimisht me disa gjera shume me te rendesishme dhe patriotike.
 
se kuptova kete artikull une, kush e ka shkruar kete artikull?
as ps enuk duhet perdorur shkronja "nj" nuk e kuptova, dmth spashe ndonje argument.

sa me pak shkronja te kete aq me moderne eshte? ou
une di qe sa me shume shkronja te kete aq me e lashte eshte, po t ekunderten nuk e di.

megjithate une do pyes persona qe merrren me kete pune, deri me sot s ekma degjuar ta kene hedhur ne diskutim.
 
surce-in se nga eshte marre e ke ne fund te postimit problemet..ne fakt nuk kishte te dhen se kush e ka shkruar,por jane keta gjuhetaret e rinj mesa kuptova!
 
I zgjodhen problemet e arsimit shqiptar dhe i ngeli kjo .... per keta ''modernet'' duhet te vihet ne pune ligji i tradhetarve plumbin edhe me te shumtit
 
perse deri tani cfare te keqe ka analfabeti jone apo ngaqe jemi te afte te themi cdo fjale te cdo gjuhe pa problem fare fale ketij analfabeti
sa rob te keqije qe paskemi qene ne vend qe ta pasurojme gjuhen tone ne po e shkatarrojme fare
tani me ka bere pershtypja fjala STARTON . fillon eshte fshire nga televizioni news 24 fjale anglishte e shartuare ne shqipe

une -startoj ; ne-startojme
ti-starton ; ju-startoni
ai,ajo-startojne ; ata,ato-startojne
 
Redaktimi i fundit:

Vitk ndoshta e ke shkruar gabim pa dashje ne tastiere (po e shpjegoj dhe per ju dhe per te tjeret , pasi si mesuese e gjuhes shqipe qe jam s'me rrihet pa e bere kete korrigjim)
Ju keni shkruar me lart "analfabeti"
JO!
Kjo fjale shkruhet "alfabeti" . Sepse analfabeti nga alfabeti kane nje ndryshim shume te madh
Ju lutem dhe njehere mos e merrni per keqkuptim , por u ndieva "e detyruar" pasi mund te kete djem dhe vajza te moshes vogel ketu qe gjate leximit mund ta fiksojne gabim.
Faleminderit !
 
se kuptoj pse duhet ndryshuar ! Apo dolem te zgjuar ne dhe te ndryshojme alfabetin pfffffffff
eshte mire shume mendoj ska nevoje per ndryshime
 
Kot nuk heqin q ose ç,gj ose xh...Jo per gje por do e kishim me te lehte ne te veriut..Aman vetem ne Shqiperi degjohen te tilla gjera...Kush i ka vene gjuhtare keto se nuk e kuptoj...Cfare justifikimi kot njehere,"do jete me e lehte per te huajt e femijet"..Vetem shkronja "nj" nuk ka qene veshtiresi...Nuk e di,por me duket se te gjithe deshtaket ne jete studiojne gjuhe letersi,se ngryshe nuk e shpjegoi nje gje te tille une..
 
S'jam dakort me ate qe ke thene me lart
 
tybe boni qa doni veq SH edhe ZH mos guxoni me prek...e vertet qe me pas pas ma pak shkronja alfabeti shqiptar beh un noshta kisha shfletu t'pakten edhe fleten e dyt t'abetares:D...NJ-ja mu kshtu si shkronj nuk m'pengon, as n'shqiptim dhe as n'shkrim..
 
Per mendimin tim nuk do kete ndonje ndryshim po nuk qe NJ... Eshte e vetmja shkronje qe edhe po t'i tingellosh shkronjat vec e vec, del njelloj sikur te ishin bashke. Kjo gje nuk ndodh per SH, ZH, DH, RR, TH, XH (sepse nuk thua dot s - h vec e vec qe te dali SH, ndersa me NJ e ben n-j dhe del NJ)
 
shumë e vërtetë, e kam pyetur edhe profesorin tim për shkronjën NJ se a është e tepërt në alfabet apo të ma jap një shembull që nëse ndahet kjo shkronjë a jep kuptim tjetër, më është përgjigjur me "Mbylle gojën dhe ulu, ata që e kanë krijuar alfabetin janë më të menqur se unë e ti." Dhe e lash me aq.
Tani kjo s'dmth që jam pro heqjes së shkronjës NJ, por ju që thuani ka dallim nëse shqiptohet ndaras m'i jepni disa shembuj, se si shkronja NJ mund apo s'mund të shqiptohet ndaras.
 
Po mire more Mett mire. Fjala eshte ketu, a mos kane fillimisht shume pune te tjera per te bere keta akademiket. ketu mbeti rrezikimi i gjuhes shqipe ?

Po per fjalet e reja te huaja qe kane hyre bashke me fenomenet ne vendet shqipfolese, a po marrin masa per ti shqiperuar ?

Apo e fillojme nga bishti thua ti ... ?
 
Shumë e vërtetë këtë që po e thua, por këtu po diskutojmë rreth shkronjës NJ. E pajtohem me ty se shumë fjali të huaja, tani po flas për Kosovë, përdoren me të madhe, duke pasur edhe fjalë shqipe për ato fjali.

Vazhdimësi - Kontinuitet
Startim - Fillim
Nacional - Kombtar
Internacional - Ndërkombtar
Atak - Sulm

këto janë që më ranë ndër mend për momentin, por që ka edhe shumë tjera, sidomos rinia e ka fëlliqur tepër gjuhën e pastër shqipe, por edhe mediat gjithashtu duke përdorur në emisione emra anglisht e gjithashtu edhe lajmet, por kjo është temë në vete. Për këtë problem duhet të ndërrmiren masa, madje të shpejta, se për pak vite do të kemi një gjuhë të "Përzier" Anglo-Shqiptare.

Një profesor i imi thoshte:

500 vjet Milet
100 vjet Narod
tani qe 9 vjet People
KUR dojna mu bo Popull!.
 
Nuk perjashtohet asnjehere mundesia qe injorant mund te jet nje gjuhetar ose nje grup gjuhetaresh.
 
Sali Berisha apo qeveria e greqis! Me ardhjen e Sali berishes ne pushtet, greku ka mar pushtet te madh. Kjo tregon qe qeveria aktuale po tregohet shume e ceket dhe shume e korruptuar. Kjo nuk eshte me nje qeveri por ka rrolin e nje albitri te blere nga grek te qelbur.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top