Ramazani dhe rregullat e tij

baby-angel

Thpilt
1- Agjerimi i muajit Ramazan eshte nje nga shtyllat e islamit. Kjo eshte vertetuar edhe nga citate nga Kur'ani dhe Suneti.
Allahu i Lartesuar thote :
"O ju te cilet besuat! Agjerimi ju eshte bere detyrim, ashtu sic ishte detyrim dhe per ata qe ishin para jush, keshtu beheni te devotshem."
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) thote :
"Islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla..nder keto pese shtylla eshte edhe agjerimi i muajit te Ramazanit."

2- Agjerimi i muajit te ramazanit fillon kur shihet hena e re, kjo ndodh naten e 30-te te muajit shaban.Nese ne kete nate nuk shihet hena e re, atehere agjerimi fillohet pasi muaji shaban ti kete mbushur 30 dite.
Hena e re shihet pas perendimit te diellit ne fund te dites se 29 te muajit shaban, nese ajo duket para perendimit, atehere ajo nuk merret parasysh.

3- Nuk lejohet agjerimi i dites se dyshimte, qe eshte dita e 30 e muajit shaban. Nese nuk e shohim henen per shkak te reve, duhet te plotesojme 30 ditet e muajit shaban. Per kete ekzistojne disa hadithe :
a) "Mos i paraprini Ramazanit me nje apo dy dite agjerim."
b)"Kush agjeron diten te cilen dyshon(eshte ramazan apo jo) nuk ka bere gje tjeter vecse ka kundershtuar Muhamedin (salallahu alejhi ue selem)- ka thene Amari( Allahu qofte i kenaqur me te! )
c)"Nese koha eshte me e re (dhe nuk mund ta shihni henen) atehere plotesoni 30 ditet e muajit shaban." (Buhariu dhe Muslimi).

4-Agjerimi eshte ndalimi i vetes nga ushqimi, pirja dhe mardheniet intime nga fillimi i lindjes se diellit deri ne perendim, me qellim adhurimin e Allahut te Lartesuar.


5- Agjerimi eshte detyrim per cdo musliman, i cili ka arritur moshen e pjekurise, eshte i shendetshem menderisht, nuk eshte udhetar dhe qe eshte i afte per te agjeruar e eshte i liruar nga gjerat qe e ndalojne agjerimin.


6-Femija nese arrin moshen e pjekurise ne nje nga ditet e Ramazanit detyrohet te agjeroje pjesen e mbetur te dites dhe nuk detyrohet ta kompesoje ate.Eshte mire qe femija te mesohet me agjerim qe para se te arrije moshen e pjekurise.

7-Nese te semurit agjerimi nuk i ben mire, atij nuk i lejohet te agjeroje. Nese agjerimi per te eshte i veshtire, atehere preferohet prishja e agjerimit. Nese per te agjerimi nuk eshte i veshtire, atehere ai obligohet te agjeroje.

8-Nese i semuri sherohet gjate dites dhe i largohet arsyeja e prishjes se agjerimit, atij i lejohet ta vazhdoje diten pa agjeruar.

9-I semuri i cili nuk mundet te agjeroje dhe nuk shpresohet ne sherimin e tij, obligohet te mos agjeroje, dhe per cdo dite (te ramazanit) te ushqeje nje te varfer si kompesim. Ai e ben kete vetem pasi te perfundoje dita. Te njejten dispozite e kane dhe ata qe jane te paafte per agjerim dhe nuk pritet se do te aftesohen ndonjehere, si pleqeria e thelle.

10- Ai qe nuk eshte i shendetshem menderisht, nuk obligohet te agjeroje e as te kompesoje agjerimin, sepse ai eshte i liruar nga te gjitha dispozitat.

11-Gruaja qe eshte me menstruacione (hajz) apo lehone (nifas) nuk lejohet te agjeroje, per shkak te gjendjes se saj, nderkohe qe per te kerkohet ti kompesoje me agjerim ditet qe nuk i ka agjeruar (agjerim kaza).
Nese fillon te kete gjakrrjedhje gjate dites se Ramazanit, agjerimi i saj prishet.
Nese gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjate dites se Ramazanit, nuk obligohet te agjeroje pjesen tjeter te dites.

12-Udhetarit i lejohet prishja e agjerimit per shkak te udhetimit nese nuk has ne veshtiresi. Nese has ne veshtiresi, atehere preferohet prishja e agjerimit.
Nese per te eshte njesoj e lehte si te agjeroje apo jo , atehere preferohet qe ai te agjeroje, pasi keshtu lirohet nga detyrimi i agjerimit dhe eshte me e lehte per te te egjeroje me njerezit. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve.

13-Nese udhetari perfundon udhetimin duke arritur ne shtepi, atij i lejohet te vazhdoje diten pa agjeruar, sipas mendimit me te sakte, kurse nese arrin ne shtepi si agjerues nuk i lejohet ta prishe ate.

14-Nese njeriu del nga shtepia si udhetar duke agjeruar, atij i lejohet ta prishe ate kur te largohet nga vendbanimet qe gjenden ne qytetin apo fshatin e tij.

15-Gruaja shtatzene apo ajo qe e ka femijen ne gji, nese friksohet per femijen e saj apo per veten, i lejohet prishja e agjerimit dhe i kerkohet te agjeroje me vone (kaza). Sipas mendimit me te sakte te dijetareve, ne kte rast ajo nuk obligohet te ushqeje per cdo dite nje te varfer.

16-Nijeti, koha e vendosjes (nijetit) është para agimit të mëngjesit; duhet të vendoset me bindje të plotë për agjërimin e asaj dite me qëllim që të fitohet shpërblimi i Zotit. Sipas disa shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetëm një vendosje (nijet)por pa ze gjatë Muajit të Ramazanit pa përsëritje, nese nuk ka nderprerje gjate muajit.

17-Nese agjeruesi ha, pi apo ben mardhenie seksuale ne harrese atij nuk i prishet agjerimi.

Gjerat qe e prishin agjerimin.

-Mardheniet seksuale. Nese ndodhin gjate diteve te ramazanit, ne kohen kur je agjerues :
a) Ajo dite konsiderohet e prishur dhe obligohet vazhdimi i pjeses tjeter te dites me agjerim dhe kaza per ate dite.
b)Meqe kjo veper e bere me dashje, eshte mekat, atehere kerkohet nga personi te beje teube (pendim).
c)Si shpagim per mekatin e bere ai detyrohet te agjeroje dy muaj rrjesht pa nderprerje, dhe nese nuk ka mundesi per kete ai detyrohet te ushqeje 60 te varfer e nese as per kete nuk eshte i afte atehere obligimi bie.

-Ejakuimi (dalja e spermes) me deshiren, qofte kjo me puthje, prekje,shikim apo masturbim e prish agjerimin.Nese kjo gje ndodh ne gjume atehere agjerimi nuk prishet, pasi kjo gje ka ndodhur pa deshire .
-Ngrenia dhe pirja dhe cdo gje qe nenkuptohet me kete , si infuzionet ushqyese. Injeksionet joushqyese nuk e prishin agjerimin.

-Marrja e gjakut apo dializa e prishin agjerimin.

- Vjellja e ushqimit me deshire e prish agjerimin .Nese nje gje e tille ndodh pa deshire ,atehere agjerimi nuk prishet.

-Rrjedhja e gjakut te hajzit apo nifasit.Kurdo qe femra shikon gjakun e hajzit apo te nifazit duhet ta ndaloje agjerimin, pasi ai konsiderohet i prishur.

-Perdorimi i kuhlit (nje ngjyrues per syte), apo ilacit (me pika ) per syte nuk e prish agjerimin, edhe nese e ndiejme ate ne fyt.

-Agjerimi nuk prishet nese perdor pika ne vesh, apo vendos ilac mbi plage, edhe nese e ndien shijen e ilacit ne fyt.

-Agjerimi nuk prishet nese perdor ilace nga anusi apo organi gjenital , qofte kjo per temperature apo tjeter.

-Nese agjeruesi provon gjellen ,pa e percjelle ate, apo merr ere parfumit nuk e prish agjerimin.

-Nese agjeruesi perdor misvakun ( nje lloj bime qe perdoret per pastrimin e dhembeve) nuk e prish agjerimin, madje perdorimi i tij gjate gjithe dites eshte sunet.

-Agjeruesit i lejohet te beje cdo gje qe i lehteson atij agjerimin, si psh mosdalja ne diell dhe larja me uje te ftohte.

-Nese ndodh qe agjeruesi te arrije mengjesin duke qene xhunub (i papaster), qofte nga mardheniet intime apo dicka tjeter, ai duhet te vazhdoje agjerimin, edhe pse nuk eshte i pastruar deri pas lindjes se diellit. Gjithashtu edhe gruaja qe eshte me menstruacione, nese i ndalen ato naten, por ajo nuk eshte pastruar derisa del mengjesi, ajo e agjeron ate dite.

-Kush e humb vetedijen gjate diteve te ramazanit, ai i ploteson ato pasi ti kthehet vetedija.

-Atij qe i kane mbetur pa agjeruar dite nga Ramazani dhe e vonon kete , afati i fundit per kompesimin e tyre eshte fillimi i muajit Ramazan te vitit tjeter.Nese ai nuk ka arsye.

-Kush e vonon pa arsye agjerimin kaza te atyre diteve qe nuk i ka agjeruar, derisa te vije Ramazani i ardhshem, nga ai kerkohet te pendohet dhe te plotesoje keto dite.

-Nga agjeruesi kerkohet qe perfundimisht te largohet nga fjalet dhe veprat e ndaluara, ashtu sic thote Profeti (s .a.w.s) : ’’Ai i cili nuk i braktis : deshmine e rreme, te vepruarit me te dhe veset (punet ) e keqija, Allahu nuk ka nevoje qe ai person te lere ushqimin dhe pijen. ‘’

-Nuk i lejohet agjeruesit te perpije ushqimet qe i kane ngelur neper dhembe, nese kjo gje ndodh pa dije, atehere agjerimi i tij nuk prishet.

-Nese rrjedh gjak nga dhembet apo goja, nuk i lejohet agjeruesit ( edhe atij qe nuk agjeron) ta percjelle ate pasi ajo konsiderohet e papaster dhe me te prishet agjerimi.

-Nga suneti eshte qe agjeruesi te beje iftar me hurma, nese nuk i gjen ato me uje, nese as ky nuk gjendet atehere me cfare te kete mundesi.

-Preferohet qe agjeruesi te beje dua para iftarit, sic transmetohet nga Ebu Daudi dhe Derekutni, i cili e ben hadithin te mire.Nga Abdullah iben umeri transmetohet se i derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thene : ‘’Iku etja dhe u rigjalleruan damaret. Mbeti shperblimi tek Allahu, inshallah !’’ Kjo lutje behet njesoj gjate veres dhe dimrit.

-Kush vdes dhe i ka mbetur pa agjeruar (borxh) nga ramazani,nese ai ka patur mundesi ti plotesoje, por nuk i ka agjeruar sa ishte gjalle, ato dite i ploteson me agjerim nje nga te afermit e tij (vellai ,babai, gruaja) .Ai qe ploteson agjerimin nuk eshte i detyruar ta plotesoje ate pasi sipas rregullit te pergjithshem Islam askush nuk merr persiper mekatin e tjetrin.Nese i ngarkuari per plotesimin e agjerimit nuk te tij nuk i ploteson ato atehere nga pasuria qe ka lene i vdekuri nxirret sasia per te ushqyer nje te varfer per cdo dite qe ka ngelur pa agjeruar. Nese dikush vullnetarisht e ben pagimin e kesaj ,atehere kjo gje eshte e lejuar.

-Nese agjeruesi fyhet apo shahet , ai nuk lejohet tia ktheje me sharje, por duhet te tote : ‘’Une jam agjerueshem, apo une jam duke agjeruar. ‘’.

-Nese agjeruesi ha ose pi nga pakujdesia , obligohemi tia perkujtojme atij, per shkak se agjerimi eshte miresi dhe ne jemi te obliguar ta ndihmojme njeri-tjetrin ne miresi e devotshmeri.

Marre nga ************************* www.klubikulturor.com
 
Redaktimi i fundit:
E di si eshte puna zoti na falte sepse asnjehere nuk mundemi ti zbatojme keto rregulla sic duhet kur agjerojme....sepse jemi mesuar me rutinen e jetes se perditshme e sarrijme dot ta bejme si duhet agjerimin...
 
E di si eshte puna zoti na falte sepse asnjehere nuk mundemi ti zbatojme keto rregulla sic duhet kur agjerojme....sepse jemi mesuar me rutinen e jetes se perditshme e sarrijme dot ta bejme si duhet agjerimin...

Me rendesi eshte te mundohemi t'i zbatojme, sepse Zoti nuk e ngarkon njeriun me asgje cfare ai nuk mund t'i kryeje. Zoti per ne deshiroh lehtesim, e jo veshtiresi. Cfare gabojme me paqellim, padyshim qe na falet, ketu kuptohet.
 
munet dikush mem kallxu ku jon datat e syfyrit e iftarit????
 

Attachments

  • 1.jpg
    1.jpg
    105.8 KB · Shikime: 24
munet dikush mem kallxu ku jon datat e syfyrit e iftarit????

Rrushe syfyri eshte "Farj" dhe iftari eshte "Maghreb". Kurse datat i ka gabim se eshte kalendar i vitit te kaluar, kte vit fillon me 1 shtator Ramazani.

Ps: Inshalla se kam gabim. :puc
 
Rrushe syfyri eshte "Farj" dhe iftari eshte "Maghreb". Kurse datat i ka gabim se eshte kalendar i vitit te kaluar, kte vit fillon me 1 shtator Ramazani.

Ps: Inshalla se kam gabim. :puc

thnx:puc...edhe nqs e ki gabim mos ta nin se me kast nuk e ki bo..nqs e ki gabim t'koregjon noj kush noshta..
 
nuk e kisha degjuar ndonjehere, se i jepet mundesia dikujt te argjeroj per babain e tij psh. Nese une agjeroj per babain tim, i cili tashme nuk jeton me, cfare ka te mire ne kete, duke ditur qe babai im nuk ka argjeruar dhe nuk ka falur namaz, por di fare mire qe ka besuar te madhin zot, dhe nuk i ka pershkruar Atij asgje. Nese ka te mira ne te kete gje, agjerime llogaritet bashke me argjerimin tim, apo duhet kryer me vone. Selamun Alejkum.
 
po me bo me harru e me puc plaken une ne faqe pahiri qa bohet :ciaoo: a ja prishi :ciaoo:
 
Jo nuk ja prish agjerimin nese e puth Nenen.
Dhe e kunderta eshte nese do te behej fjale per bashkeshort in/en.

:)
 
po me bo me harru e me puc plaken une ne faqe pahiri qa bohet :ciaoo: a ja prishi :ciaoo:

Es - selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Nese e puth pa epsh ateher lejohet dhe nuk e prish agjerimin po nese e puth me epsh ateher agjerimi prishet dhe ate dite duhet ta kompenzosh. Nese ke ende diq te pa qart rreth kesaj do pergjigjem prap ska problem vetem se me duket i jemi pergjigjur kesaj pytje ne tema tjera hajr inshalla.

Ju pershendes me Selam
 
nuk e kisha degjuar ndonjehere, se i jepet mundesia dikujt te argjeroj per babain e tij psh. Nese une agjeroj per babain tim, i cili tashme nuk jeton me, cfare ka te mire ne kete, duke ditur qe babai im nuk ka argjeruar dhe nuk ka falur namaz, por di fare mire qe ka besuar te madhin zot, dhe nuk i ka pershkruar Atij asgje. Nese ka te mira ne te kete gje, agjerime llogaritet bashke me argjerimin tim, apo duhet kryer me vone. Selamun Alejkum.

Selam Alejkum.
E kam lexuar me pare postimin tend por doja te isha e sigurte per pergjigjen qe do jepja..Ne fakt mesa di agjerimi per dike tjeter nuk ka vlere (Zoti me falte nese e kam gabim) por diku ne nje website lexova dicka interesante se cmund te besh per babain tend dhe po te shkruaj pergjigjen e bere nga nje hoxhe, emrin e te cilit se gjeta , gjths..:)

keto jane disa gjera qe mund te besh per babain tend qe te mirat ti shkojne atij (inshallah) :

nese nuk i kane kryer detyat dhe obligimet qe ua ka dhene All-llahu, atehere ti mund te besh per ta:
1- Te lutesh per ta...
2- Te japesh sadaka ne emer te tyre...
3- Te ndertosh xhami ne emer te tyre...
4- Te ndihmosh botim te librit..
5- Te shprendash ndonje ligjerate interesante ne mesin e muslimaneve...
6- Te paguash studimet e ndonje studenti/eje, etj....
Dmth te besh vepra te mira per shpirt te prinderve...
Kurse me kryesorja eshte te behesh ti besimtar i sinqerte dhe i devotshem, ti zbatosh obligimet islame, sepse kjo eshte menyra me e mire qe tu ndhmosh prinderve tuaj, pasiqe cdo veper te mire qe do ta besh ne jeten tende, ajo me automatizem do i shkoje prinderve tuaj...
All-llahu e di me se miri.
 
Redaktimi i fundit:
te falenderoj per pergjigjen baby-angel. Edhe une mesa kam lexuar kisha kuptuar qe argjerimi i llogaritet vetem personit qe e kryen ate, perhere nese ka si qellim te fitoje dashurine e All-llahut. Selamun Alejkum.
 
te falenderoj per pergjigjen baby-angel. Edhe une mesa kam lexuar kisha kuptuar qe argjerimi i llogaritet vetem personit qe e kryen ate, perhere nese ka si qellim te fitoje dashurine e All-llahut. Selamun Alejkum.

Asgje :)
Allahu te udhezofte ne gjetjen dhe berjen e dickaje, te mirat e te ciles ti shkojne babait tend..
Selam.
 
Njeshi, eshte nje hadith qe flet ne lidhje me ate cfare ty te intereson, se paku keshtu mendoj :)

Thote Muhammedi a.s. :

" Kur te vdes njeriu, i ndërpritet vepra e tij përveç nga tri burime: lëmoshë rrjedhëse, dituri, nga e cila te tjerët ende përfitojnë dhe fëmijë i mirë, i cili lutet për te". (Tirmidhiu)

..."dhe femije i mire, i cili lutet per te" - Ketu eshte qellimi nese prindi ka lene mas vetes nje femi ne rruge te drejte, ne rruge te Zotit, duaja e atij femiut ndaj prinderit te vet plotesohet/pranohet tek Allahu i Madherishem pa pengese/perde :)

Selamun Alejkum
 
Ke qene mjaft i qarte nanush. Selamun Alejkum.
 
varet ca pune ben se po te punosh ndertim e te shkosh dhe ne gym nuk mundesh te agjerosh ma ha mendia

Nuk preferohet te punosh pune te cilat do ta veshtiresonin agjerimin. Gym mundesh edhe pas iftarit, jo gjate kohes kur duhet agjeruar. Problemi qendron tek njeriu se sa eshte i interesuar te agjeroje, sa ka vetbesim, vullnet & deshire per te agjeruar, se nese i ka t'gjitha keto, patjeter qe do ta beje gjithqka, vetem per ta kryer kete farz =)
 
Per Italy Sonte Syfyri : 05:11 ndersa Iftari 19:46




P.S do ta vej gjith Orarin komplet por kam prob pak me scanner :(
 
Ai qe e prish agjerimin me qellim dhe pa arsye,(se ka dasem apo tjeter) eshte i obliguar si kompensim ti agjeroj 60 dite jasht ramazanit.
 
Ai qe e prish agjerimin me qellim dhe pa arsye,(se ka dasem apo tjeter) eshte i obliguar si kompensim ti agjeroj 60 dite jasht ramazanit.

Bile bile ca dijetare jane te atij mendimi se kurrre nuk do te mund ta kompensoje ate dite :)
 
Bile bile ca dijetare jane te atij mendimi se kurrre nuk do te mund ta kompensoje ate dite :)

E pash qe e kane lene kete gje pas dore dhe s'mu durua pa e shprehur.

Gjithe ato ndalesa i kishin treguar dhe kete jo! Pastaj thone s'po agjerojne te rinjet, si te agjerojne kur mendojne se kjo pune eshte me qejf nese do agjero nese jo askujt asgje nuk i ke borxh, e prish kur te duash se ke per te shkuar ne dasem apo party apo ditelindje, piknik, dhe s'e ke obligim kompenzimin. Si ta dijne kur nuk i informojne hoxhallaret apo autoret e shkrimeve si ky siper, kjo eshte neglizhence!?

Ve bast qe mbi gjysma e besimtareve islam nuk e dijne se nese e prish me qellim i ke borxh 60 dite ti agjerosh, aq rendesi ka agjerimi. Sikur ta dinin shume prej tyre nuk do ta prishnin pa arsye.
 
Nje pytje nese puthe bashkshortin time me prishet ramazani ??sepse une kam 4 muaje qe nuk e kam pare time shoq

Dhe ju lutem kushe me ven dote oret qe hapet myftari ju flm shum shum
 
Nje pytje nese puthe bashkshortin time me prishet ramazani ??sepse une kam 4 muaje qe nuk e kam pare time shoq

Dhe ju lutem kushe me ven dote oret qe hapet myftari ju flm shum shum

Nese puthesh me epsh, prishet. Nqfs jo, atehere nuk ka kurrcfare problemi:)

E ke me duket tek nje teme tjeter at vaktine e ramazanit ne Shqiperi.
 
Nese puthesh me epsh, prishet. Nqfs jo, atehere nuk ka kurrcfare problemi:)

E ke me duket tek nje teme tjeter at vaktine e ramazanit ne Shqiperi.



Po ishte nje sito por une jam ne IT dhe ketu me dolen keto oraret qe une spo kuptoje gje kushe din le te me perkthej ato me blu


Cuneo , Italy Prayer Times


Prayer Schedule September / 2008
Day Date Fajr Sunrise Dhuhr Asr Maghrib Isha

1 Mon 5:09 6:50 1:28 5:10 8:04 9:41
2 Tue 5:10 6:52 1:28 5:09 8:03 9:39
3 Wed 5:12 6:53 1:28 5:08 8:01 9:37
4 Thu 5:13 6:54 1:27 5:06 7:59 9:35
5 Fri 5:15 6:55 1:27 5:05 7:57 9:33
6 Sat 5:16 6:56 1:27 5:04 7:55 9:31
7 Sun 5:18 6:57 1:26 5:03 7:53 9:28
8 Mon 5:19 6:58 1:26 5:02 7:52 9:26
9 Tue 5:21 7:00 1:26 5:01 7:50 9:24
10 Wed 5:22 7:01 1:25 4:59 7:48 9:22
11 Thu 5:24 7:02 1:25 4:58 7:46 9:20
12 Fri 5:25 7:03 1:25 4:57 7:44 9:18
13 Sat 5:27 7:04 1:24 4:56 7:42 9:16
14 Sun 5:28 7:05 1:24 4:54 7:40 9:14
15 Mon 5:29 7:07 1:23 4:53 7:39 9:11
16 Tue 5:31 7:08 1:23 4:52 7:37 9:09
17 Wed 5:32 7:09 1:23 4:51 7:35 9:07
18 Thu 5:34 7:10 1:22 4:49 7:33 9:05
19 Fri 5:35 7:11 1:22 4:48 7:31 9:03
20 Sat 5:36 7:12 1:22 4:47 7:29 9:01
21 Sun 5:38 7:14 1:21 4:45 7:27 8:59
22 Mon 5:39 7:15 1:21 4:44 7:25 8:57
23 Tue 5:40 7:16 1:21 4:43 7:24 8:55
24 Wed 5:42 7:17 1:20 4:42 7:22 8:53
25 Thu 5:43 7:18 1:20 4:40 7:20 8:51
26 Fri 5:44 7:19 1:20 4:39 7:18 8:49
27 Sat 5:45 7:21 1:19 4:37 7:16 8:47
28 Sun 5:47 7:22 1:19 4:36 7:14 8:45
29 Mon 5:48 7:23 1:19 4:35 7:12 8:43
30 Tue 5:49 7:24 1:18 4:33 7:11 8:41
Weekly Schedule
 
Per IT e ke kete: (Ne faqen e pare te kesaj teme ishte)



Maghreb dmth Akshami (Koha e iftarit), ndersa Fajr dmth sabahu/mengjesi - Koha kur mbaron syfyri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top