Jazi, ose veshja me rroba te zeza , ne rast fatkeqesie....

BeniT

Donatorë
Duke marre parasysh , kulturen dhe zakonet Shqipetare, ku ne nje pjese te madhe te Shqiperise ne rast fatkeqesie (vdekje) akoma mbahet zi, dmthn familja , dhe te fisi vishen me rroba te zeza, per nje periudhe qe varion nga 3 deri ne 1-2 vite, varet nga mosha e te vdekurit , dikur ne rast vdekje prevec veshjes as nuk shifej ne telivizor, nuk degjohej muzike etj etj,
Si e mendoni ju nje gje te tille,si nje prapambetje te kultures Shqiptare?
Si nje rrespekt per te vdekurin ?
Jeni ne favor apo kundra nje fenomeni te tille ?
 
Ajo qe nuk me pelqen mua eshte detyrimi(imponimi). Askush nuk mund te te thote se c'duhet te besh. Kjo eshte si puna e shu***, e ben kur ta ndjen.

Por jam dakord per solidaritetin per respekt te te ndjerit. Jo cdokush sjell dhembje tek te tjeret me vdekjen e tij.

Nuk besoj se eshte vetem tradite jona. Vajet po psh.
 
rrespekt per t'vdekunin besoj (edhe pse n'Kosove jon pak ata qe vishen kshtu)..un prsh kur t'vdes nuk du me mbajt zi kshtu askush per mu, le t'mbajn zi n'shpirt jo n'veshje..
 
Per cudi ne rajonin ku jetoj une me rastin e zies femrat dhe meshkujt veshin tesha te zeza ose me ngjyre te mbyllet. Ajo qe me befason eshte se femrat ( zakonisht te martuarat) mbajne ne koke gjate kesaj kohe shami te bardha. :(
 
rrespekt per t'vdekunin besoj (edhe pse n'Kosove jon pak ata qe vishen kshtu)..un prsh kur t'vdes nuk du me mbajt zi kshtu askush per mu, le t'mbajn zi n'shpirt jo n'veshje..

Keshtu mendon edhe Zoti yt per ferexhene:grusht3:

Bled, traditat qe kane vlere i rezistojne kohes, s'kemi pse trembemi.
 
Un eper vete nuk i pelqej keto gjera - as veshjen me te zeza as qarjen me ze - sidomos kjo e fundit me ngjall neveri te madhe. Une sa paku ne familje nuk i praktikoj. Pikellimi per te vdekurin se besoj se duhen manifestuar ne ate menyre. Me mire me mendje ne koke mundohu te jesh e forte dhe te plotesosh endrrat e tij/saj, ti mbarosh punet e lene pergjysme te tyre, nese kane lene femije t'ju ndihmosh dhe t'ju besh me dije se nuk jane vetem.Mua per vete ne familje me kane ndodhur dy tragjedi shume te medha me ka vdekur edhe tezja e re edhe djali i tezes i ri ( 21 vjec ) por gjithmone jemi menduar ne menyra te tjera ta manifestojme pikellimin dhe dhimbjen qe e kemi ndjere nga keto humbje te madha. Nejse nuk po e zgjas me shume se ndoshta edhe nuk tash asnje gje nga ajo qe doja se tani mu trazuan plaget dhe eshte shume keq. :(
 
S'ka rendesi nese vishemi apo jo me te zeza,dhembja prap mbetet. Ne familjen time nuk e kemi zakon te vishemi me te zeza,esht zakon qe javen e par te mbahen ne kok shamit e bardha,ashtu sic e tha edhe Kitrra.
 
Keshtu mendon edhe Zoti yt per ferexhene:grusht3:

Bled, traditat qe kane vlere i rezistojne kohes, s'kemi pse trembemi.

e ateher?? un kom thon qe besoj n'Zot nuk kom thon qe jom besimtare e mire...
 
Hmmm Ben me kishte shkuar dhe mua neper mend kjo gje....nuk me duket e arsyeshme te vishesh me doemos me te zeza nje vit te tere ,te mos degjosh muzike per 40 dite madje mos shohesh as filma apo ku di une ....nuk e di po pas nje hidherimi qe vetem shpirti e din sa te dhemb humbja e dikujt ,une kam deshire te degjoj muzike 24 ore madje edhe te kercej(per t'ju larguar dhimbjes sadopak sepse vertet qe nuk largohet ne ato dite),rrobat e zeza nuk tregojne asgje,se edhe pse je veshur me te zeza ti duhet te besh gjithcka psh te shkosh edhe ne nje dasem nese rastis dhe kesaj i thote populli..."loz po nuk kendoj"
Madje ne disa raste zia eshte hipokrizi e gjalle bllah...
Me mire te vishesh me te zeza vetem diten kur vdes dikush ose dhe 7 dite me tej me pas jeta vazhdon edhe pa ate ....
Deri ketu kam folur per familjaret ,ndersa per gjithe fisin mund te veshesh diten qe vdes thjesht rroba te erreta dhe kaq...

Dicka tjeter qe nuk me pelqen ,qe ma shpif ,jane komentet ,paragjykimet e njerezve pasi eshte mbuluar i ndjeri "nuk e qau ....ajo/ai bllah ta shpifin....perfundimisht jam kundra ....

Ps.Ca ishte jazi????
hera e pare qe e lexoj si fjale .
 
ne asnje menyr nuk eshte nje gje e prapambetur e kultures shqipe....
eshte respekt ndaj te vdekurit...:(
se di nqs do mundesha te rija 1 vit e veshur vetem me te zeza....
 
Perderisa veshja me te zeza ne raste te tilla eshte pjese e tradites dhe kulture shqiptare, nuk mund te quhet prapambetje. Me sa kam vene re une, zakonisht nga jugu i Shqiperise vishen me shume me te zeza ne krahasim me vendet e tjera. Nga jam une se kemi per zakon te vishen me te zeza femrat, veshin rroba me ngjyra te erreta por jo te zeza.
Si tradite nuk me pelqen fare, pak eshte e pikelluar femra i duhen dhe rrobat e zeza qe t'ia shtojne merzine me shume. Per nje kohe te shkurter dhe mund te vishen por jo me vite apo me muaj. Kjo tradite ka ngelur po nuk mendoj se nje person tregon vertet rrespekt per te vdekurin nese vishet me te zeza, rrespketi tregohet kur i mban kujtimet gjalle edhe pas shume e shume vitesh dhe ia permend emrin akoma.
Eshte nje tradite e brezave te vjeter por nuk e di nese do zbatohet si sot nga brezi yne apo nga brezat e ardhshem.
 
Kjo eshte nje nga traditat me injorante dhe e prapambetur qe ekziston . Mbajtja e rrobave te zeza , si korb i zi ... me vite te tera . Po opinioni atje te merr ne qafe . lol

Kundra me K te madhe . Sepse respekti dhe dashuria nuk tregohet me ane te nje rrobe. Po ato ruhen ne zemer. Sa i dhemb atij/asaj personi humbja e njeriut te dashur ... nuk e besoj se ka rrobe ta pershkruaj .
 
une mendoj se eshte Si nje rrespekt per te vdekurin ?
 
Jane tradita shqipetare dhe i respektoj , nuk e ndjej per te gjykuar nese bejne mire apo keq , per sa kohe jeton respekti eshte gje e mire
 
duke qene se tashme eshte bere tradicion,nuk jam kundra,perkundrazi kjo ngjall nje forme respekti per te vdekurin!!!!!!!!!
 
Eshte nje gje, qe une mundohem tia mbush mendjen atyre qe mbajne rroba te zeza "Mendon se do e sjelli prap personin e veshura jote?". "Jo". Po atehere pse? E rendesishme eshte qe e ke respektuar sa ka qene gjalle, e repsekton, e kujton, i shkon ne varreza, tjeter gje ske ca ben. Shiko jeten para, kushtoi vemendje atyre qe ke afer (femije, prinder). Te heqesh te zezat sdo te thote qe nuk e do apo nuk e respekton me ate person.
 
Nuk preferoj me u vesh ne te zeza respekti me i madh qe i behet ati personi duhet mu lut per ate person qe Zoti te ja fal gjynahet e bera se sa per rroba te zeza apo te bardha qe i veshi nuk eshte ne dobi as ne dem te ati qe ka vdek aspak
 
Pe: Jazi, ose veshja me rroba te zeza , ne rast fatkeqesie....

Kjo gje ka mbet si tradit per grat shqiptare nse ju ndodh nje fatkeqsi i mbajn rrobat e zeza te veshura per shum koh...
Dakort mund ti mbash per pak koh te shkurter por kurrsesi per gjith jeten shpesh her jam munduar tu them sepse nuk mjaftojen rrobat e zeza per te repektuar kujtimin tij/saj qe ka ik nga kjo jet mjafton ta kujtosh me zemer e shpirt per her do te mbesi kujtimi i tij ne mendjen tende ..............
 
Titulli: Jazi, ose veshja me rroba te zeza , ne rast fatkeqesie....

jan tradita nvendin ton, prsh mami im i mbajti 5 vite te zezat, derisa ja hoqi vllai me zor :( :(
 
Titulli: Jazi, ose veshja me rroba te zeza , ne rast fatkeqesie....

Ne fakt tradite ka mbetur, por daton qe nga koha e perandorise romake me duket, nuk eshte shqiptare, ndersa nga lindja, vendet aziatike e kane per tradite veshjen me te bardha. Sidoqofte mendoj qe po hiqet kjo tradite me kohe, si dhe komenti qe lexova me siper nga Karamele Zana, pajtohem, nuk e sjell njeriun pas, po as nuk nenkupton qe respekti tregohet me veshje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top