Fobitë më të çuditshme të botës

Pe: Fobitë më të çuditshme të botës

Ujin e kam i cik fobi...kur kam qene e vogel, duke tentuar te mesoja notin e gjej veten ne fund te pishines dhe qe atehere s'ma mban me te msoj notin :(
 
Pe: Fobitë më të çuditshme të botës

Dhe une si Legally, kam ujin sh sh fobi:((detin ne pergjithsi), imagjino dhe ne breg deti ka mundesi te mbytem nqs me kap paniku, ama shkoj shpesh, kshu me bodyguard mbrapa, lol

nga kafshet minjte... o Zot nuk i shoh dot dhe do ja mbath vrapit po me dolen para:p...
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Fobi kam nga minjet dhe gjarprinjet si duroj ti shof me me friksojn jasht mase...me ka rastise 3 here kur isha per pushime te axhi me kan dal gjarpri dhe bertitmja ime ishte e tmerrshme ...
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Frikë mos humb celularin? Vuan nga Nomofobia, sëmundja e re psikike

Frika më e keqe e kohës sonë, mban emrin Nomofobi dhe ka të bëjë saktësisht me ankthin që të pushton papritur se mos ke humbur telefonin tënd celular. Kjo pasi, pa të, do të ndjeheshit të humbur, të frustruar dhe të pasigurt.

Sipas një studimi të fundit të realizuar në Evropë, prej saj, vuan rreth 66% e popullatës, edhe pse 41% e saj, është e garantuar me posedimin e dy aparateve të tillë.

Ekspertët e lidhin këtë me faktin se celulari cilësohet prej nesh jo vetëm një mjet komunikimi, por edhe një arkë e vërtetë kujtimesh, fotosh, numrash dhe kontaktesh. E për këtë arsye, kur ai na humbet, ndihemi më shumë se keq.

Ndërkaq, të dhënat e studimit në fjalë tregojnë se nga Nomofobia vuajnë më shumë gra se burra (70% kundrejt 61%).

Sindromi i saj manifestohet me të gjitha tiparet e një nevroze të caktuar.

Ndërsa sipas një sondazhi nga “Chicago Tribune”, për shembull, shumica e njerëzve thonë se ata mund të mbeten më mirë një javë pa furçë dhëmbësh, sesa pa telefonin celular.

gazetajone

Ama fobi qenka dhe kjo....
Kuptoj te te zeri paniku nqs e ke telefonin ultra super te shtrenjte, se per gje tjeter se shof ca mund te merzitesh. Se te humben nr? Eh ska gje, se i gjen prap. Se te humben fotot? Po te ishin te rendesishme, pasi qe i ben fotot i shkarkon ne pc/fb, prap spo shoh problem.... Se ske me mundesi te komunikosh? Mund ta zevendesosh me nje tjeter.
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Po forumofobi ka?:ciaoo: Kam pershtypjen se anonimat vuajn nga kjo :p
 
Fobia...


Fobia...


Fjala "fobi" tregon një frikë të fortë dhe joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Reann Dumont, i cili të sëmurët nga fobia i shëron prej më shumë se njëzet vitesh, vuri re se "shumë njerëz, për tiu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiakë apo jetojnë me vështirësi, dhe shumica përdor alkool, kur pastaj vijnë edhe probleme të tjera". "Rreth tre të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psikike në disa kultura janë të stigmatizuara si diçka e turpshme. Disa nuk mund ta dinë se çfarë po ndodh me të, dhe nuk e dinë se ku duhet të kërkojë ndihmë, disa frikësohen edhe nga vetë shërimi", thuhet në raportin e Anxiety Disorders Association of America. Ekzistojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkencëtarët i klasifikojnë në disa kategori: fobitë që janë të koncentruara në objekte apo situata, si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapësirat e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik, si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Fobia shoqerore eshte frike, shqetesim dhe veshtiresi qe epengon personin per te kryer nje veper, fjale a pune ne prani te tjereve, keshtuqe me kohe kjo frike e shtyn personin te ike nga situata shoqerore...

Shenjat e fobise:

Fshehja e te folurit dhe tharja e gojes...
Dhembja e barkut...
Shpejtimi i rrahjeve te zemres,dhe shqetsimi i shpirtit...
Dridhja e gjymtyreve dhe shtangimi i muskujve...
Bredhja e mendimit dhe perqendrimi i dobet...


Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm... kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga kokëshpulla i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa ****ologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit...”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin ****ual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale... Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.




Si të mësojmë t i menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie

2. Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i "shëruar"
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo "shërojme" këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.


Psikologjia Tiranë
 
Titulli: Fobia...

Fobia (phobia) = perkthehet "frike" ne greqisht.
Phobos = perendia e frikes (biri i Ares-it)

Watson shpenzoi shume kohe me studimin e fobive dhe deri ne fund te jetes nuk arriti te mposhte friken e tij ndaj erresires.
Isaac Newton vuante nga agoraphobia.
Hans Christian Andersen vuante nga frika ndaj zjarrit...dhe kjo fobi u zhvillua pas vdekjes se mikut te tij nga djegia.

Fobite mund te zhvillohen nga eksperienca te caktuara, ose shoqerohen me simbole te zakonshme te frikes qe heret ne moshe...si gjarperinjte, merimangat, perbindeshat qe zakonisht shfaqen ne programe televizive si simbole frike e ligesie.

Per kuriozitet po postoj nje liste te fobive te ndryshme qe ekzistojne sot.

A


Ablutophobia- frike e te larit (p.sh: ne vaske)

Acarophobia- frike e te kruajturit

Acerophobia- frike nga thartira

Achluophobia- frike nga erresira

Acousticophobia- ....nga zhurma

Acrophobia-...lartesite

Aerophobia-...fllad,ajri ose kur ben korent (si i themi ne)

Agliophobia-...dhimbje

Agoraphobia-...vende te hapura

Agrizoophobia-...kafshe te egra

Aichmophobia-...gjilpera dhe objekte me maje

Ailurophobia-....macet

Alektorophobia-...pulat

Alliumphobia-...hudhrat

Allodoxaphobia-...opinionet

Amathophobia-..pluhuri

Ambulophobia-...te ecurit

Anablephobia-..te parit lart

Androphobia-...meshkujt

Anemophobia-...era (era qe fryn)

Anglophobia-...Anglia

Anthophobia-...lulet

Antlophobia-...permbytjet

Anuptaphobia-...e te mbeturit BEQAR

Apeirophobia-...e infinitetit

Apiphobia-...bletet

Arachibutyrophobia-..e te ngjiturit te gjalpit kikirik ne qiellze

Arachnophobia-...merimangat

Arithmophobia-...numrat

Asthenophobia-...te renit te fiket

Athazagoraphobia-...te harruarit nga te tjeret, te neglizhuarit

Aulophobia-...fyellave

Aurophobia-...floririt, arit

Aviophobia-...te fluturuarit me avion
 
Titulli: Fobia...

Ju ruhem pabesive,

dhe fobia ime e tmerrshe jane gjarperinjte :vje:
 
Pe: Fobia...

Fobia ime nuk qenka,ne fakt sja di akoma emrin...
Une kam fobi shpejtesine,dmth shpejtesine e makines,avionit kur ngjitet,trenit etj etj...
Me kap ankth,rrahje zemre,,mungese frymemarrje...
 
Titulli: Fobia...

Fobit e mija jan Gjarperinjte ,armet, kapsollat , fantazmat ...
Mua me ze shum makina po tani sapo e permed me perzihet kam shumm bezdi te udhetoj mundohem ti shmang sa me shum udhetimet mos vall i kam fobi ??
 
Titulli: Pe: Fobia...

Ja dhe disa fobi te tjera emrat jane ne italisht perderisa shqip sua di emrin:

Brontofobia: frika nga bubullimat.

Cinofobia: frika nga qent.

Criofobia: frika nga i ftohti, akulli.

Demofobia: frika nga nje turme njerezish.

Dismorfofobia: frika nga nje "defekt" i vertet apo i sajuar ne trupin e vet.

Ecofobia: frika e te ndenjurit vetem ne shtepi

Emetofobia: frika kundrejt vjelljes dhe kur shikon te tjeret qe vjellin shpesh sjelle crregullime karshi ushqimit.

Entomofobia: frika per inskektet.

Equinofobia: frika e kuajve.

Eritrofobia: frika te skuqesh ne publik.

Gerontofobia: frika kundrejt plakjes.

Glossofobia: frika per te folur ne publik.

Idrofobia: frika e ujit.

Misofobia: frika ndaj infektimit te kontaktit me trupa te panjohur ose edhe karshi nje individi.

Monofobia: frika ndaj vetmise.

Musofobia: frika ndaj minjve.

Ofidiofobia: frika e gjarperinjeve.

Omofobia: frika ndaj homose.ksualeve, te behesh i till dhe te konsiderohesh si i till.

Patofobia: frika ndaj semundjeve dhe te semuresh.

Rupofobia: frika ndaj papastertise dhe gjithcka qe nuk eshte higjenike.

Sessuofobia: frika ndaj raporteve se.ksuale dhe pasojat qe mund te sjellin.

Sociofobia: frika ndaj lidhjeve sociale.

Tafofobia: frika kundrejt varrosjes per se gjalli.

Tanatofobia: frika per vdekjen.

Tomofobia: frika per tu prer dhe per operacionet kirurgjike.

Toxofobia: frika nga helmimi.

Xenofobia: frika karshi cdo gjeje qe eshte i huaj.

Zoofobia: frika e cdo kafshe.
 
Titulli: Fobia...

Fobit e mija jan Gjarperinjte ,armet, kapsollat , fantazmat ...
Mua me ze shum makina po tani sapo e permed me perzihet kam shumm bezdi te udhetoj mundohem ti shmang sa me shum udhetimet mos vall i kam fobi ??

Hoplofobia eshte frika per armet.

Saper fantazmat quhet Spectrofobia personat qe vuajn nga kjo lloj frike ndiejn frike edhe kur jane te vetedijeshem qe kjo gje
ska llogjike.
Saper ate qe ke frike te udhetosh te keshilloj te blesh nje mp3 muzika eshte menyra me e mire
qe te mos e mbash mendjen tek frika jote dhe qe mund te vjellesh. (ta them kete per eksperienc personale
perderisa dhe une vuaja nga kjo gje qe kur degjoj muzik se kam me problem te keshilloj ta provosh).:)
 
Titulli: Fobia...

Hoplofobia eshte frika per armet.

Saper fantazmat quhet Spectrofobia personat qe vuajn nga kjo lloj frike ndiejn frike edhe kur jane te vetedijeshem qe kjo gje
ska llogjike.
Saper ate qe ke frike te udhetosh te keshilloj te blesh nje mp3 muzika eshte menyra me e mire
qe te mos e mbash mendjen tek frika jote dhe qe mund te vjellesh. (ta them kete per eksperienc personale
perderisa dhe une vuaja nga kjo gje qe kur degjoj muzik se kam me problem te keshilloj ta provosh).:)
Flm e dashur do e provoj .........
 
Cila eshte fobia juaj ?

Fobitë janë shpesh nje objekt apo fenomen qe na shkakton frike, sa here qe kujtojme ose gjendemi perballe ketij objekti. Fjala "Fobi" tregon një frikë të fortë, joreale nga sendet, ndodhitë apo ndjenjat. Reann Dumont i cili sheron të sëmurët nga fobia prej 20 vjetesh, tregon se shumë njerëz për t'iu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiake ose jetojnë me një vështirësi, ku shumica gjejne prehje tek alkooli. Rreth tri të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psiqike në disa kultura janë të stigmatizuara. Disa nuk e kuptojne se çfarë po ndodh, prandaj nuk ndihen te qete emocionalisht. Ekzistojnë disa fobi të njohura, por shkenctarët i klasifikojnë në tri kategori: Fobitë të cilat janë të perqendruara në objekte, insekte, kafshë, fluturime apo mjediset e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Disa lloje fobish jane :

Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
Achluophobia- Frika nga terri
Agliophobia- Frika nga dhimbjet
Ailurophobia- Frika nga macja
Anuptaphobia- Frika nga vetmia
Bibliophobia- Frika nga librat
Carnophobia- Frika nga mishi
Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
Chionophobia- Frika nga bora
Clinophobia- Frika nga shtrati
Dikephobia- Frika nga drejtësia
Didaskaleinophobia- Frika për të shkuar në shkollë
Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
Ecophobia- Frika nga shtëpia
Eleutherophobia- Frika nga liria
Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femërore
Ergophobia- Frika nga puna
Gamophobia- Frika nga martesa
Genophobia- Frika nga ****i
Gerascophobia- Frika nga pleqëria
Glossophobia- Frika e mbajtjes se fjalimeve në publik
Heliophobia- Frika nga dielli

Po ju a keni ndonje fobi?.... Nese po cila eshte
 
Këto janë fobiet më të çuditshme:

SHIKONI NESE E GJENI VETEN NE NDONJEREN NGA KETO FOBI:
1. Peladophobia – Frika nga njerëzit qerosë
2. Pogonophobia – Frika nga mjekra
3. Defecaloesiophobia – Frika nga “nevoja
e madhe”
4. Alliumphobia –Frika nga hudhrat
5. Anablephobia – Frika nga shikimi lart
6. Eisoptrophobia – Frika nga pasqyra apo
shikimi në pasqyrë
7. Chrometophobia – Frika nga paratë
8. Pentheraphobia – Frika nga vjehrra (me
siguri më shpesh seç mendoni)
9. Arithmophobia – Frika nga numrat
10. Phronemophobia – Frika nga të
menduarit
11. Cacophobia – Frika nga e keqja
12. Pteronophobia – Frika nga gudulisja me
pendël
13. Ergophobia – Frika nga puna
14. Anuptaphobia – Frika të jeni pa
partner/partnere
15. Cyberphobia – Frika nga kompjuteri
16. Dutchphobia – Frika nga njerëzit e
Holandës
17. Ephebiphobia – Frika nga tinejxherët
18. Gymnophobia – Frika nga lakuriqësia
19. Hobophobia – Frika nga të pastrehët
20. Kathisophobia – Frika nga të qëndruarit
ulur
21. Leukophobia – Frika nga ngjyra e
bardhë
22. Mnemophobia – Frika nga të kujtuarit
23. Novercaphobia – Frika nga njerka
24. Octophobia – Frika nga numri 8
(çfarëdo që lidhet me këto numër)
25. Rectophobia – Frika nga sëmundjet
rektale
26. Somniphobia – Frika nga gjumi
27. Sesquipedalophobia – Frika nga fjalët e
gjata
28. Symmetrophobia – Frika nga simetria
29. Asymmetriphobia – Frika nga asimetria
30. Xerophobia – Frika nga thatësia
31. Euphobia –Frika nga lajmet e mira
32. Dendrophobia – Frika nga pemët
(drunjtë)
33. Heliophobia – Frika nga Dielli
34. Anthrophobia – Frika nga lulet
35. Hidrophobia – Frika nga uji
36. Papyrophobia – Frika nga letra
37. Consecotaleophobia – Frika nga
shkopinjtë kinezë për të ngrënë ushqime
38. Hexakosioihexekontahexaphobia –
Frika nga numri “666”
39. Emetophobia – Frika na të vjellat
40. Osmophobia – Frika nga aromat
41. Tetraphobia – Frika nga numri 4
42. Acerophobia – Frika nga shijet
43. Agyrophobia – Frika nga të kaluarit e
rrugës
44. Amnesiphobia – Frika nga amnezia
45. Ataxophobia – Frika nga parregullsitë
46. Aulophobia – Frika nga flauti
47. Athazagoraphobia – Frika se do të jeni i
harruar
48. Arachibutyrophobia –Frika nga yndyra
e kikirikëve kur ju ngjitet për buzë
49. Anthropophobia – Frika nga njerëzit
50. Phobophobia – Frika nga zhvillimi i
fobies. B info
 
Titulli: Këto janë fobiet më të çuditshme:

Une kam fobi nga njerzit DRU, po dru fare ama.
Ca lloj fobie duhet te jete kjo? :sdi: :sdi:
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Unë kam frikë nga vetëtima. Dhe kur e imagjinoj sa komik bëhem para të tjerëve kur ka vetëtimë dhe sa të tjerët qeshin me mua, them me vete si të e largoj këtë frikë ahhah.
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Unë kam frikë nga vetëtima. Dhe kur e imagjinoj sa komik bëhem para të tjerëve kur ka vetëtimë dhe sa të tjerët qeshin me mua, them me vete si të e largoj këtë frikë ahhah.

Epo vuajme nga e njejta frike por kjo fobi nuk hyn tek fobite e cuditshme ahaha
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Epo vuajme nga e njejta frike por kjo fobi nuk hyn tek fobite e cuditshme ahaha

Ahaha, qenkemi kolegë në këtë drejtim :p. Edhe mund të mos jetë e çuditshme, por për të tjerët që na shikojnë në ato momente "kritike" është më shumë se qesharake. Si kenaqen me fatkeqësin e tjetrit.:chh
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

He ore se burrat nuk kane frike ahaha edhe sikur te kene kurr sduhet ta shprehin ate :p

Edhe ata kane ndonje fobi sje i vetmi fundja,kshu qe mere me humor ter situaten :)
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Ahaha po cne frike :p madje clirohesh lool lol

Ka plote qe vuajn, mjafton te mendosh per femijet e vegjel, nuk duan te dalin jashte
sepse e mbajn si thesar dhe nuk arrij ta kuptojn nevojen. :)

Unë kam frikë nga vetëtima. Dhe kur e imagjinoj sa komik bëhem para të tjerëve kur ka vetëtimë dhe sa të tjerët qeshin me mua, them me vete si të e largoj këtë frikë ahhah.


Ajo qeshja jote ne fund eshte histerike nga frika apo me shaka e :p
Ke apo ske frike? Lol.

Nqs u intereson fobia per vetetimat dhe rrefet quhet: Ceraunophobia. :)
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Ka plote qe vuajn, mjafton te mendosh per femijet e vegjel, nuk duan te dalin jashte
sepse e mbajn si thesar dhe nuk arrij ta kuptojn nevojen. :)




Ajo qeshja jote ne fund eshte histerike nga frika apo me shaka e :p
Ke apo ske frike? Lol.

Nqs u intereson fobia per vetetimat dhe rrefet quhet: Ceraunophobia. :)

Duke parë se çfarë tha WoW, i bie të them që nuk kam frikë :p. Sepse burrat nuk duhet të kenë frikë :p

Realisht, kam frikë dhe shumë nga vetëtima, qesh nga inati, një qeshje prej ah ah ah :p
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Duke parë se çfarë tha WoW, i bie të them që nuk kam frikë :p. Sepse burrat nuk duhet të kenë frikë :p

Realisht, kam frikë dhe shumë nga vetëtima, qesh nga inati, një qeshje prej ah ah ah :p


Falja goces se eshte e vogel :p

Gjithsesi fobit nuk jane aspak per te qeshur, sepse ka njerez qe vuajn shume, duke mos arritur te perballojn nje situat me friken e tyre.
Por fatmiresisht ka edhe persona qe arrijn te kalojn friken, duke bere ushtrime sipas nivelit te frikes qe kane. Prandaj duhet te besh praktik.
Por ti je me fat sepse fobia jote vin rralle, te kishe dicka qe ta shikoje dite per dite, aty do ishte vertet problem. :)
 
Titulli: Fobitë më të çuditshme të botës

Duke parë se çfarë tha WoW, i bie të them që nuk kam frikë :p. Sepse burrat nuk duhet të kenë frikë :p

Realisht, kam frikë dhe shumë nga vetëtima, qesh nga inati, një qeshje prej ah ah ah :p

Nuk e di sa te ndihmon kjo qe do ta them por nje info me shume, mbase te ndihmon te fokusohesh :)
Nese te bie rrufeja ndodh ne moment domethene ske kohe fare ta mendosh :p, mese vec me shikon drite ne qiell je rehat, madje fillo te numerosh, mese bubullima degjohet 5 sekonda pas drites dmth rrufeja ka rene rreth 8km larg, sa me gjate aq me larg dhe kshu e din qe je ne zone te sigurt :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top