Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 euro

Arfenilla

Themelues i Forumit
Marrja e një patentë shoferi do të jetë më e vështirë që nga viti i ardhshëm,
Kësaj vështirësie pritet t’i shtohet edhe kostoja më e lartë për t’u pajisur me këtë dokument.
patent.jpg

Projektligji i ri për patentë shofer, i cili tashmë ka kaluar në leximin e parë, parasheh 25 orë teori dhe 30 praktikë, duke e rritur koston nga 300 deri në 400 euro për kryerjen e provimit për patentë shoferit.
Por, ky propozim i Ministrisë së Infrastrukturës ka hasur në kundërshtim të federatës dhe shoqatave të autoshkollave në vend.

Ngritja e çmimit nga 160 euro sa ka qenë deri më tani, në 400 euro për një kandidat po konsiderohet si shumë e lartë krahasuar me standardin e jetesës, duke ua pamundësuar shumë qytetarëve marrjen e një patentë shoferi.
Por për ministrin e Infrastrukturës, futja e këtyre kritereve është e bazuar në standardet evropiane. Për më tepër, shtimi i orëve shtesë do t’i kontribuojnë ngritjes së sigurisë në rrugë.
Testimi elektronik dhe monitorimi i testimit nëpërmes kamerave në të ardhmen pritet ta rrisë edhe më shumë transparencën në këtë proces dhe të nxjerrë kandidatë më të përgatitur në vozitje B koha ditore.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Per ne Shqiperi behet fjale se ketej aq e kane 400-450 ...gati nje rroge mujore dmth
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Per ne Shqiperi behet fjale se ketej aq e kane 400-450 ...gati nje rroge mujore dmth
Ne Maqedoni ke me 700 euro patente per shofer
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Kamerat në veturë, teste elektronike janë zgjidhje e duhur e problemit. Shpresoj që të vihet në jetë ky ligj dhe të mos ndryshohet, mirë do ishte që të ri testohemi që të gjithë.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Te jua heqin te gjitheve nga vitet 2000-2015 .... ti rifusin ne prova perseri. Njerez te trashe , ke frike te kalosh edhe ne semafor te kuq apo ne vizat e bardha .. se nuk ndalojne kafshet.

Ps... pastaj ne lidhje me cmimin, lire qenka 160 Euro, aq dalin e i marrin borxh Shqipet... e pa patente nuk rrijne dot.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

160ishte veq regjistrimi,se pastaj afer300 kushtonte deri ta fusesh ne nxhep.edhe pse duke marr pagen minimale ketu, vertet se eshte lart400 euro un them se me mir!ndosha veq ne ket menyr do i mesonin rregullat shoferet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Kam iden qe ne te gjithe Evropen,vetem ne Shqiperi ndodh te mos respektohen semaforet dhe vijat e bardha.
Si xhungel.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Po edhe aq , pak eshte ... te them une familje sa te duash qe jane te gjithe te papune , e nga 2 makina i kane ne shtepi. Eshte bere shqetesuese kjo puna e makinave & patentave... e asnjehere se kuptoj pse andej behet/krijohet trafik.. behet trafiku ne orarin e kafese, mgjes e darke .. shkon me shpejt ne kembe.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Kam iden qe ne te gjithe Evropen,vetem ne Shqiperi ndodh te mos respektohen semaforet dhe vijat e bardha.
Si xhungel.

Kjo eshte e vertete.

Ne gjermani pshm, nuk te lejohet te kalosh edhe ne kembe pa dalur njeriu jeshil... edhe pse semafori eshte ne te kuq, jo me ta thyesh k'te rregull ( rregullisht) me makine.

Edhe k'tu ku jetoj une ... ne raste te rralla thyhen, por ju shkon gjoba ne shtepi se i kane kamerat gati.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Ku pyesim ne per 160 euro... ne jina bossaaa :D
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

500 euro kushton ne te zezen. Oret mund edhe te mos i mbash. Ndersa ne test shkon sa per sy e faqe dhe ulesh ne karrike dhe rri si bime. E mbushin ata vet me vone testin.

Dhe zingjiri i te korruptuarve eshte deri ne maje te hierarkise.

Prandaj edhe keto shifrat alarmante te aksidenteve ne komunikacion.
 
Titulli: Nga viti i ardhshëm, patentë shoferi pritet të jetë më shtrenjtë për 160 eur

Me vetëm 12 orë praktikë e merr ktu tek unë, por ta masin kokën me çmimet. Plus, nqfse ngel (gje qe ndodh shpesh se dhe per gabimin me te vogel te ngelin) te bie me pagu dyfishin.
Anyways, njehere eshte per tu marr e shkreta patente kshu qe ja vlen si investim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top