Zhgenjimi i At Gjergj Fishtes

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Një dorëshkrim i pabotuar i At Gjergj Fishtës, i cili flet për zhgënjimin e tij përballë politikës së viteve ’20, të shekullit të kaluar. Dorëshkrimi origjinal per afro 10 faqesh gjendet në Arkivin Qendror të shtetit. Fishta i trembej coptimit të trojeve shqipatre, sipas interesave të grupeve politike, që lirinë e pavarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyre, dhe jo për të mirën e shqiptarve.

Janë tre muej puth A. Gjergj Fishta, Françiskan e Deputat në Kshill Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shum kush nder shqyptarë të ktûshem,puth ené s’kam pasë rasë me u pjekë m’Tê, janë interesue të dijn qellimin e t’ardhunit të tij në botë të rè – n’Amerikë. Edhé né të redaksjonit të “Diellit” na kل rل me kênë pvetë mbi ket çashtje; prandej, tue ndollë në kto dit A. G. Fishta ktû në Boston: mbasi edhè ndiesi miqsore të kahershme e njimori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e federatës “Vatra”, Z. Faik Konitzen: muerem rasen,
nji ditë puth edhe në redakcjon t’onë, t’a pvesim familjarisht, se cili ishte qellimi, puth e kishte sjellë e prue ktû në ket dhé. E qe se shka na u pegjegj Deputati i Shkodrës, mbasi formalisht na deklaroj nji herë mâ para, se s’kishte kurrnji misjon zyrtar prej anet të Qeverisë s’onë. - Po m’vjen fort mirë na thotë puth
po m’a lypni ket fjalë, pse kshtu tash po m’bie rasa t’u flas edhé mbi do sende, puth âsht mirë t’i diejn Shqyptarët e Amerikës e sidomos të federatës “Vatra”. Shqypnija, si dihet, sod âsht e lirë. Shka para ktyne pêsmbdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper n’anderr m’e pasë pa, sod po e shofim të realizueme. Na sod kemi nji Parlament t’onin, nji Qeveri t’onen e nji Kshill të Naltë Regencet, puth pervetson m’vedi suvranitetin e pamvarsin e popullit shqyptar. E as kل mâ turq në Shqypni, as Grek, as Serb, as Italjâj:
kل vetëm Shqyptarë të lirë! Triumfi i idealtit t’onë – I Françiskâjve të Shqypnis. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françiskâjt Shqyptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare
per lirin e Atdheut. Ené qet avull gjaku i Françiskanit shqyptar atjé në Kosovë, puth neper bajoneta të Sllavit ju bâ fli Atdheut! Por liria e pamvarsija e nji shtetit nder kombe të gjytetnueme nuk janë per kta, puth ndonji nieri ase ndonji kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjervet; shka ndollë nder shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâm me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i nji populli rrjedhin prej gjêjes s’tij ekonomike e prej shkallet të zhvillimit të mendjes s’tij,
merret vesht mirë fillit, se prej nji popull të gjytetnuem, pose se i lirë politikisht lypet puth aj të jetë i lirë edhe ekonomisht, e puth gjytetast e tij të ndollin m’nji shkallë kulture të mjaftuehsme, për të diejt me krye detyrët me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mndyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâm ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të
jetës, në të vuemt e të cilavet rrin perparimi i popujve të gjytetnuem. Si shifet, prل, prej shkallet të kulturës s’nji populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjith perparimi i tij.
Tash un po pves Zotnin t’uej; populli shqyptar, puth sod politikisht âsht i lirë e i pamvarshem, a ka nji shkallë kulture aq të naltë sa me kuptue si duhet e sa duhet detyrët e veta? Puna e tij a prodhon aq sa lypet per të jetue mirë e pau bâ ky robi i huej ekonomikisht? M’at shkallë kulture, n’të celën gjindet sod
shqyptari a âsht pernjimend i zoti të perparoj? Kur të vem ore, se sod me sod në Shqypni, pa kênë caktue ené kufijt e sajë e tuj u diejt, se pa nji Qeveri të vendasve shteti s’mund të ket kredit perjashta e vue oroe, po thomë, se në pêsë jave mund të ndrrohen pesë Ministeri: se shqyptarët, të cilt perpara u
vritshin kokrra-kokrra, sod vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzt, por per katër kamë të “kolltukut” të njanjit a të tjetrit Minister a Deputat të kombit: bakajt, hamajt, matrapaza, teneqexhi, kallajxhi, analfabeta
gjithfarësh mund të vên sw me u njitë nder zyre edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtrija e jonë – mprojtja e jetës kombtare – mund të lshohet nder duer oficieresh, puth, para ktyne dhetë vjetve kan vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqyptarët, për arsye puth kta lypshin lirin e jetën kombtare; se nder zyre të Financavet t’ona mund t’u epet punë edhe atyne mehmurve, puth kohen e
kalueme kan mujt të jenë teja, a ma mirë me thanë, rrenimi i Financavet të nji Shteti të hyej: kshtu edhe kuer të merret para sysh, se edhe sod Shqyptari, me gjith liri e pamvarsi të veten, han buk thatë e bishta purrijsh, si perpara: se Qeverija s’ka kenë e zoja as të çilë kund nji pash rrugë të re, as të mermetoj kund nji pash aso rrugash, puth na i lanë ushtriët e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interesavet të gjalla të kombit, due me
thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtis, t’indrustris e mbas natyret te perpjekunavet t’ona me Shtete të hueja, por mbas nevojes s’kashës s’Financavet, sa per të mbajtë n’kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojavet
të Shtetit, sa mbas numrit të kushrijvet, të miqvet e të dashamirvet të ministravet e të nënpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli shqyptar s’kل kuptimin as ndergjegjen e vertetë të liris politike individuale e kolektive; s’kل zotsin e mjaftueshme, per të mbajtë pamvarsin
ekonomike të veten, e se prandej as gjindet n’nji shkalle kulture aq të naltë, sa me sugurue perparimin e vet, pa të cilat vehti nji popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetoj si shtet i pavarshem. Atëherë, mbas fjalvët të Zotniës s’Uej, i thame Deputetit të Shkodres, populli shqyptar as mujka me jetue, as u
dashka puth të jetojë i pamvarshem. - Un nuk e thash ket fjalë, na u pergjegj; por fundi aty del. Si janë njerzt e punët në Shqypni, sod mesod kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsis s’Shtetit shqyptar, per posë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmij zyrtar, të cilt, jo se janë, por mbas mentalitetit, puth frymzon njerzt e punët në Shqypni, mund do t’ishin edhe asish, puth kam mujtë me vra njerz me pare: puth kan mujtë me vra bulqit per t’u pushtuem tokën:puth kan pushtue tokët “miris”; puth per
interese të veta, per nji “qiflluk”, per nji titull do t’ishin gati të pshtyejn n’Atdhé e n’ndiesi mâ shêjte të jetës: vetëm për të mbrojtë, po thom, me
rroga àr kta tri a katërmij zyrtar, populli shqyptar do të livroj tokën, do të bâj tregun, do të punoj zanatin, do të marrë shtekun e të kalojë mal e dèt e të vijë n’Amerik të rreshket me natë e ditë m’zjarm të fabrikavet?Nji pamvarsi kso dore mund të hyj në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por
jo në Shqipni. Po s’perparoj populli shqyptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet gjâ.Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Kshill i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né dér puth populli mos të vêhet
m’at shêj vendit puth të perparoj: ja nji lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzvet puth kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé.E ndoshta, shi per ket punë i ngrati populli shqyptar, me gjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputeten, s’ka ené nji statut, s’ka ené nji formë politike
të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per nji ligjë ibride puth s’âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e puth kurrsesi s’mund të perkojë me nevojë t’jetës s’gjytetnueme të sodshme.Por, m’tjeter anë, kur të vêm n’ore ushtarët shqyptar, të cilt, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’Europës:
kuer të vên n’ore oficerat e rى t’onë (pa) nderlikim besimit puth, rritë me ndiesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollavet ushtarake të do kombeve puth trimnin e burrnin i kan zanat, janë gati të bajnë fli per te mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shpijat e fshatet e vet: kuer të vên n’ore prap zyrtarët e rى t’onë, puth edhé kta rritë me ndiesi kombtare e frymzue me dashtni atdhetare, jo vetëm puth kan kompetencen e punës por edhé kuptojnë
në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyrevet adminstartive:e sidomos kuer të marrin para sysh ndigjesen e popullit, puth bân, sado puth dron se djersa e tij derdhet kot neper mejhane sidomos të Tiranës, e nep djelmt e vet ushtarë, sado puth shef se s’po i jesin per ballë t’anmikut m kufi t’atdheut, por ferrave e shkarreve mbrenda Shqypnijet per ballë të vllazenvet të vet,
tuj luftue per shkas t’ambicjonevet të poshterme të do zyrtarvet, puth janë
bâ shqyptar ç’se kan dalë rrogat àr e puth kan kênë, janë e kan me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbaris azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë para sysh, po thon kto fakte, do të thonë puth populli shqyptar jo veç se mundt të jetojë, por se do të jetoj i pamvarshem.Gjallnija e shpirtit shqyptar âsht veshkë e jo tha: e kan veshkë mentalitetet e hueja, puth, si bimë parasite n’nji landë, janë shartue m’tê perdhuni; prandej, po
mujtem na me i krekcue me kohë kto mentalitete të hueja – kto gallica parasite prej shpirtit shqyptar,pamvarsija, suvraniteti e jeta kombtare
e popullit shqyptar janë të sugurueme per gjithmonë.Jemi kryekput nji mendimit me Jue “Uratë”; por si thoni Ju, se mund të pastrohet psikja e popullit shqyptar prej mentalitetevet të hueja, para se të na i pertrihet ndonji
rrezik jetës s’onë kombetare e politike? E pvetem ateher A. G. Fishtën,i cili na u pergjigj kso dore. - Mbas mendimit t’em kishe me thânë, se puna ma e pare puth do te bajnë shqyptarët, per të pshtuem kombin prej rezikut, puth i kercnohet
per shkjak të ndryshimit të mentalitetevet, âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeverinë e n’adminstratë të gjithë njata shqyptarë puth kan kenë edukue
mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë kto tri gjytete tri qandra të daluna mifshliz, kto s’kan zotsin t’arrisin menden e nierit mbas egzigjencavet të kohvet e të vendit,por vetem mbas andrravet të nji lumnis s’kalueme: prandej kultura e ktyne gjytetasvet s’kل mujtë të formoj gjytetas me ndiesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kan trajtue,
individa të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, puth motit paten krijue kto tri kultura, aq sa me mrrijt me u quejt me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt e tyne. Shumica e madhe e atyne Shqyptarvet puth i thanë vedit intelektual e puth kan kênë edukue mbas kulturët të Stambollit, deri djé e kan pasë quejtë vehten Turq: si edhe shumica e madhe e shqyptarvet puth
kan marrë kulturën e athinës, e quejn vedin edhe sot Grek: fjalën, masandej puth e thanë sod Italjajt si stava meglio, quando si stava peggio – Ishim ma mirë, kuer ishim ma keq, si me thanë, ishim ma mirë rob nen Austri se të lirë nen Itali – nuk e kan qitë jo, Pjemontezt e as Kalabrezt,por Venedikët, puth kan kênë nen Austri puth per shkjak të kulturës e të mentalitetit të vet bibude mrrijnë, ndoshta per nji kusi pulender ma teper, të lakmojnë thundrrën e
çizmevet të Tedeshkut, ma fort se lirin kombtare: si çifutnit motit dishruen ma fort qeptë e Misirit se Atdhen e të parvet të vet.

Kosntatimet:

1.Shqyptarët, të cilt perpara u vritshin kokrra-kokrra, sod vriten çeta – çeta
e jo, si motit, per pikë nderit a erzt,por per katër kamë të “kolltukut” të
njanjit a të tjetrit Minister a Deputat të kombit

2.Bakajt, hamajt, matrapaza,teneqexhi, kallajxhi, analfabeta gjithfarësh mund të vên si me u njitë nder zyre edhé ma të naltat eShtetit

3.Ushtrija e jonë – mprojtja e jetës kombtare – mund të lshohet nder duer oficieresh, puth, para ktyne dhetë vjetve kan vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqyptarët, për arsye puth kta lypshin lirin e jetën kombtare

4.Nder zyre të Financavet t’ona mund t’u epet punë edhe atyne mehmurve, puth kohen e kalueme kan mujt të jenë teja, a ma mirë me thanë, rrenimi i Financavet të nji Shteti të huej:

5.Të merret para sysh, se edhe sod Shqyptari, me gjith liri e pamvarsi të
veten, han buk thatë e bishta purrijsh, si perpara

6.Qeverija s’ka kenë e zoja as të çilë kund nji pash rrugë të re, as të mermetoj kund nji pash aso rrugash, puth na i lanë ushtriët e hueja


Milosao
 
Fjalet e Fishtes jane kaq aktuale edhe sot e kesaj dite, kur Shqiperia qeveriset nga njerez te paafte dhe karrerist qe jane shitur per nje grusht dollaresh!!
 
Nje realitet i shekullit te kaluar i pershkruar nga i paperserithsmi At Gjergj Fishta por qe ska ndryshuar asgje ne perberjen e tij te realizmit, fatkeqesisht.
 
Titulli: Zhgenjimi i At Gjergj Fishtes

Fjalet e Fishes kane shume vlere edhe sot, ne Kosove dhe ne Shqiperi. Po ne jemi te lire te zgjedhim ke te duam. Ateher, ne duhet te zgjedhim njerez te ndershem, qe vene interasat e atdheut para interesit personal. Ne duhet te zgjedhim njerez me shkolle e me kulture, qe jane te zotet te bejne zgjedhje politike qe do i sherbejne interesit te Shqiperis sot dhe 100 vjet nga sot. Ata duhet te jene vizioner. Sado i ndershem te jete nje politikan po nuk pati dije, e po nuk pati shkolle nuk eshte i zoti te marr venidime largpamese. E fundit, as ne Kosove o Shqiperi ne nuk do kemi qeveritar te mire, po nuk patem qytetar te ndergjegjeshem, dhe te shkolluar. Qeveria nuk mund te jete me e mire se mesatarja e njerzeve. Edhe sikur te ngrihen nga varri njeher tjeter Ismail Qemali dhe Fan Noli ata nuk mund ta regullojne Shqiperin dhe Kosoven, ne qofetese ne te gjithe nuk duam ta regullojme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top