Zhgënjimet e botërorit

redi-

Anëtar i Respektuar
Përvec surprizave dhe skuadrave që po shkëlqejnë, ky botëror ka edhe një anë të errët, atë të premtimeve të pambajtura, lojtarëve të dështuar nga të cilët pritej shumë dhe skuadrat që kanë bërë gjithcka keq. Italia, skuadrat afrikane por edhe Blatter janë disa nga zhgënjimet më të dukshme. Por le t’i marrim me radhë.
Faqja e parë i takon pikërisht Italisë e Francës të cilat kanë hyrë në histori pasi është hera e parë që kampionia dhe nënkampionia e botës ngelen në klasë. Kombëtarja e Domenech u shkel me këmbë nga Meksika e Uruguaji, ndërsa Italia më keq, nga Zelanda e Re, Paraguaji dhe Sllovakia.

Kapitulli tjetër i përket kreut të FIFA-s dhe arbitrave që me gafat e tyre kanë cënuar rëndë ecurinë e disa skuadrave. Gabimi i dyshes Rosetti-Ayroldi hodhi poshtë djersën e derdhur për 4 vjet nga Meksika, ndërsa Larrionda hodhi në kosh të plehrave 44 vjet eksperiencë në futboll. Por i dështuari më i madh është Blatter, i cili as që ka dashur të flitet për teknologji në fushë.

Duhej të ishte botërori i skuadrave afrikane por nuk ka rezultuar kështu. Të mos kishte qënë për Ganën, askush nuk do kujtohej më për skuadrat e kontinentit ku po zhvillohet kampionati. Bilanci është më shumë se negativ, 6 skuadra ku vetëm njëra ngeli në garë. Tre prej tyre zunë vendin e fundit, ndërsa u arritën 4 fitore, përfshirë edhe atë të Ganës në 1/8-at.


Shenjtorët e vjetër të pankinave, Domenech e Lippi por edhe Capello, kanë dalë kundër të gjithëve, sidomos dy të parët, duke bërë me kokën e tyre dhe rezultatet folën në fushën e blertë. Francezi la në shtëpi një qerre me lojtarë cilësorë dhe mori në Afrikë ata që i tha horoskopi, ndërsa Lippi nuk ia fali asnjëherë kokëfortësinë dhe karakterin e egër sulmuesit Cassano. Nuk ngelet pas as Capello, i cili ka mbushur xhepat por jo palmaresin e Anglisë me një tjetër kupë bote, ashtu sic pritej nga të gjithë ishullorët.


Wayne Rooney, një nga sulmuesit më të talentuar dhe të pamëshirshëm para portës, në botëror u shfaq si një “luan” i lodhur. Nga statusi “sulmuesi më i mirë në botë”, ai përfundoi si “klloun” në faqet e para të tabloideve. Asnjë gol i shënuar dhe Anglia që duhej ta merrte për dore është në shtëpi. Nuk mungon në këtë listë as Kaka që vazhdon të zhgënjejë edhe pse mangësitë e tij ia mbulon kombetarja e superblinduar me elementë fizikë. Dunga vazhdon ta besojë, por deri kur do zgjasë ky besim?


Në fund të listës ngelen edhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Jo se skuadrat e tyre nuk po ecin mirë, por sepse i afrohen me veshtiresi portes edhe pse tashmë botërori po shkon drejt fundit. Nga portugezi mbahet mend vetëm një shtyllë ndaj Bregut të Fildishtë, ndërsa nga Messi do kujtojmë dialogjet e vazhdueshme mes tij dhe portierëve ku në fund kanë dalë përherë gardianët fitues.



By:TCH
 
Titulli: Zhgënjimet e botërorit

I deshtuar dhe e deshtuar eshte Franca dhe Domenechu, Italia dihej qe do dilte ashtu e prisnin te gjithe. Sa per skuadrat Afrikane aq jan vendet ne boterore, skan ku te vene ato te shkretat edhe me grupat qe kishin nje here.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top