Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Lista e zgjedhësve - Zgjedhjet e 18 qershorit, 3 mln e 450 shtetas kanë të drejtën e votës

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, 3 milion e 450 mijë shtetas kanë të drejtën e votës. Ministria e Brendshme ka publikuar listën e zgjedhësve, ndërsa garanton se janë hequr nga lista emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje. Nga numri në total i personave më të drejtë vote, 136 mijë zgjedhës do të votojnë për herë të parë pasi mbushin 18 vjeç.

Mbi 3 milion e 450 shtetas kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare për të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç dhe kanë të drejtën e votës.
Statistikat tregojnë se 136.000 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51 % e tyre janë meshkuj dhe 49 % femra.
Ministria e Brendshme bën me dije se në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë.
Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘dekriminalizimit’.

I gjithë proçesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve, sipas këtij institucioni është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij proçesi.
Lista emërore e zgjedhësve publikohen edhe në qëndrat e votimit, kryesisht shkolla pranë vendbanimit tuaj dhe zgjedhësit kanë mundësi të bëjnë verifikime të të dhënave të tyre me qëllim që të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar në datën e dekretuar nga Presidenti i vendit.

/Oranews.tv/
 
Në prag të protestës, SHBA dhe Gjermania negociata intensive në Tiranë

protesta-e-pd-640x426.gif

Ndërkombëtarët të shqetësuar. Delegacione e zyrtarë të lartë nga Uashingtoni e Berlini në zyrën e Ramës, Bashës, Metës e Nishanit

Tre ditë nga protesta masive e paralajmëruar nga opozita, ndërkombëtarët po lëvizin me shpejtësi mes selisë së PD, Qeverisë, Kuvendit e Presidencës.

Ambasadori Lu ishte dje për 30 minuta në zyrën e Bashës. Pak pas largimit ambasada amerikane nxorri një paralajmërim për qytetarët e saj që të evitojnë zonat ku do të protestohet të shtunën.

Protesta – siguron Lulzim Basha – nuk do të jetë e dhunshme. Por askush nuk i përjashton të papriturat.

“Policia do të ndërhyjë fort”, reagon ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të premten Edi Rama vendosi të tërheqë kandidatin e Kavajës nga frika e protestës që opozita do të organizonte të dielën në këtë qytet.

“Kishte skenar për destabilizimin e vendit” tha Rama e më pas edhe ministri i tij Xhafaj.

“Shqipëria është e destabilizuar sepse është në dorë të kriminelëve, sepse policia është në dorë të kriminelëve, sepse shteti është në dorë të kriminelëve dhe të drogës” përgjigjet Basha.

Klima politike është e tensionuar dhe ndërkombëtarët janë më të shqetësuar këtë herë, teksa opozita po organizohet me aksione në rrugë.

Rama thotë se vendimin për Kavajën e mori nën rekomandimin e tyre.

Të shtunën frika është e njëjtë; se protesta mund të jetë e dhunshme dhe mund të dalë jashtë kontrollit.

Garancitë e Bashës nuk mjaftojnë. Aq më pak kur Sali Berisha paralajmëron një tjetër skenar.

“Mund t’ju garantoj, dhe këtu do jemi që protesta tjetër po të thirret do të jetë edhe më e madhe, dhe pastaj menaxhimi i saj do jetë problemi kryesor, se një herë i menaxhon ti, por herën tjetër të menaxhojnë ato ty. Ky është i gjithë problemi”, deklaronte Berisha 4 ditë më parë.

Një delegacion i Kongresit Amerikan u takua paradite me presidetin Nishani.

Delegacioni i kryesuar nga kongresmeni Bob Goodlatte vjen në Ballkan me misionin për të hetuar mbi aktivitetin e Soros dhe të 5 ambasadorëve amerikanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi e Bosnje – Hercegovinë. Një gazetë pranë presidentit Trump shkruante se ambasadorët po minojnë dhe destabilizojnë Ballkanin (lexo lajmin më poshtë në lapsi.al).

“Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend” ”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Delegacioni do të takojë edhe Metën, Ramën dhe Bashën.

Një tjetër delegacion po zhvillon takime në Tiranë.

Andreas Lammel, deputet i CDU dhe Walter Glos, përfaqësues i fondacionit ”Konrad-Adenauer Stiftung” për Shqipërinë kanë mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër situatën dhe për të tentuar një tjetër ndërmjetësim mes palëve, pas atij të eurodeputetit gjerman David Mcallister.

Në fundjavë në Tiranë pritet të mbërrijë edhe ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Bryan Yee, ai që ka marrë në dorë rajonin pas largimit të ndihmës sekretares Victoria Nuland.

Zyrtari i lartë amerikan thuhet se do të paraqesë në Tiranë një platformë të re për negociata, platformë që do t’u kërkojë palëve të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Lulzim Basha vazhdon të ketë një kërkesë të vetme: qeverinë teknike.

Edi Rama, veç refuzimit të saj është edhe kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Megjithatë ai ka vënë në lojë deri tani thujse gjithçka, përveç karriges së tij.

Ai i la opozitës 4 ministra, zëvendëskryeministrin, 3 zëvendësministra, kryetarin e KQZ, ishte gati t’i linte presidentin, lëshoi edhe kandidatin e Kavajës, por thotë se nuk do të tërhiqet nga data e zgjedhjeve dhe nuk do të japë dorëheqjen.

Nën këto zhvillime vëmendja e ndërkombëtarëve është shtuar mbi Tiranën.

Përpjekje po bëhen për një zgjidhje para të shtunës.

Por retorika dhe disa veprime të institucioneve zgjedhore nuk vijnë në ndihmë.

Nën ndikimin e Edi Ramës KQZ ka shpejtuar disa procese, edhe pse sot frenoi në ndarjen e fondeve të buxhetit të shtetit për partitë, nga ku do të përjashtoheshin partitë opozitare.

Opozita thotë se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet, por ato nuk mund të zhvillohen pa pjesëmarrjen e saj, as më 18 qershor dhe asnjëherë tjetër.

Edi Rama insiston tek 18 qershori dhe dje në Durrës këtë datë e shënoi në kalendarin e tij si ditën e asgjësimit të PD -së, një retorikë kjo që e tensionon më shumë situatën, 3 ditë para protestës së të shtunës, para kryeministrisë.

Të gjithë aktorët e përfshirë në këto zhvillime po i mëshojnë dialogut si zgjidhje, për të evituar përplasjet e dhunshme në rrugë.

“13 maji vjen si një pikë kulmore e këtij bashkimi popullor dhe vazhdimi i përditshëm i kësaj beteje deri në fitoren e saj totale… Le ta falimentojmë së bashku teatrin e shëmtuar të kukullave” deklaroi dje Basha.

Ai tani duket më i vendosur në aksionin e tij politik për ta rrëzuar qeverinë me protesta, pas tërheqjes së Edi Ramës nga Kavaja, nga frika e përballjes me protestuesit.

Lapsi.al
 
Eshte edhe Libra ne konkurim per kuroren :p

Shokun Blushi e kemi kalemaxhi ne profesion, i ka ngjare te atit, shokut Kico. Blushi shoku i Rames eshte, parazit, po te pakten ai di te flase e shkruaje me bukur se shoku Rama! Ja, bejeni ate kryeminister qe te shikoni!

Darius
 
Tani eshte e qarte qe interesi i te majtes eshte te pershpejtoj procesin dhe te dali me tezen se ska me asnje mundesi per te ndryshuar.
Nga ana tjeter kemi nderkombetaret qe i meshojne bisedimeve dhe dialogut per te arritur ne nje pike te perbashket.
Po ashtu nga e djathta kemi nje qendrim stoik per nga lloji (edhe pse teper absurd)

Gjendur ne keto kushte , ne si popull nuk jemi me ne gjendje te dime se me ke mendje duhet te behemi pale!
Ajo cfare sot eshte ne gojat e te gjitheve , te majte e te djathte eshte vetem nje togfjalesh - Jo me 97!, pasi askush sdo kishte me takat ta niste serisht nga zero.
Po le te ndalemi pak dhe bejme nje analize pak me te detajuar (kshu me aq sa di une kuptohet )

E majta ka deshtuar ne disa reforma , por nuk mund te mohohet edhe vullneti dhe arritja ne disa reforma te tjera. Pa i hyre detajeve se cfare ka arritur e majta, do doja te fokusohesha tek ajo qe eshte tema e dites tanime.

E djathta, Po degjojme cdo dite te thuhet "Republike e re". Ok , le te jete nje republike e re , por me gjithe deshiren e mire per te besuar ne kete ndryshim i cili edhe ne kohe nuk eshte i larget (vetem 4 vite) , cfare ka bere te ndryshoj mentaliteti apo vendosmeria e dikujt i cili ka qene ne krye te Tiranes per 4 vite rresht?
Cfare e frymezon sot Lulzim Bashen ne lidhje me Republiken e re, kur personalisht ne gjithe keto vite ne karrieren e tij i vetmi feedback qe kam marre eshte:

1.Rruga e Durres -Kukes nga ku u vodhen 230 milion euro! Alias Minister i Transporteve
Sot e shohim Lulzim Bashen nga cadra te na drejtohet me veshjen e Robin Hood , ku kerkon te marri te pasurve ,pasurine per ta ndare ate me pas me te varfrit...pra ne popullin. Teorikisht jam 100% dakort, por me lind pyetja - A do bej te njejten me pasurine e tij z.Basha? A do bej te njejten me pasurite e cdo "republikani te ri" si koncept sepse jane po ato fytyra te republikes se vjeter?
Praktikisht nuk i besoj , sepse vjedhja e tij e miliona lekeve , asnjehere nuk u gjykua dhe ai kurre nuk dha nje shpjegim te qenshem per te me bindur se nuk i kish vjedhur kurre ato para.

2.Shitja e detit kur z.Basha ishte Minister i Jashtem

Qe ne 1913 kur u vendosen kufijte e Shqiperise ne menyre te padrejte , askush me skish guxuar te falte apo dhuronte me nje copez toke nga ajo cka mbeti e eshte ende sot Shqiperia.
Lulzim Basha guxoi!
Asnjehere nuk e degjova te shpjegonte perse? , cfare ishte ne mesin e kesaj afere? asgje....thjesht u perpoq te hidhte hi syve per te treguar se ku ishte realisht pika qe do ndahej deti!
E per ata qe se dine , dijeni se ne Sarande, Peme e thate do ishte me shume toke helene se jona!

3. 21 Janari - Minister i Brendshem

Nuk do merrem fare me shtjellimin si rrodhen ngjarjet , pasi te gjithe e dime dhe nuk perben lajm, por shpesh ne diskutime kam degjuar apo lexuar.
Ku i coi Edi Rama ata njerez? Sot me lind pyetja...Po Lulzim Basha ku do i coj ata njerez ne 13 maj?
Edi Rama i coi mish per top....te njejten do bej edhe Luli?
Rrota historise me sa duket kthehet si nje ekran , ku ne kete episod te filmit ndryshojne aktoret por jo skenari!

4. Luli - Kryetar Bashkie !
As ketu nuk do ndalem sesi i fitoi ato zgjedhje, ku vota u perdhunua "LIVE" e nuk beri kush as demostrata e as mitingje me....
Do ndalem tek ajo cfare beri Lulzim Basha ne 4 vite pushtet lokal.
Dua te di nga ju , nje projekt te Bashkise se Tiranes asokohe te nisur dhe perfunduar nga ky Kryetar? Keni?
Personalisht nuk di asnje, kerkova per koherence ne google dhe nuk me rezultoi asgje!
Pra ju te djathtet , thoni Tiranen nuk pati mundesi sepse 2 vite kishte buxhet e me pas projektet iu bllokuan....po 2 vitet e para cfare beri?
Me kerkohet ti besoj "Republikes se Re" Shqiperine , kur kohe me pare iu besua vetem TIrana dhe pervecse e nxiu , nuk beri asgje...asnje vijezim rrugesh?
Epo kjo eshte te vendosesh symbyllur dhe me vetdije te plote qe ne keto 4 vite ti ske te drejte te flasesh ....

Nisur nga te gjitha keto ku Z.Basha , te pakten te kish shkelqyer ne njerin nga funksionet , do i besoja dhe do isha disi entuziaste ne llumin ku ndodhemi sot.
Sikur z.Basha te shfaqte sadopak deshiren per ti bere gjerat ndryshe ....te votonte ate reformen e drejtesise , e me pas te drejtohej tek cadra , do besoja cdo fjale te tij! Sikur z.Basha te largonte gjithe lukunine e njerezve pa dinjitet qe ndodhen ne te djathten Shqiptare , do i besoja serisht.
Por jo smund ti besoj dikujt qe per te shpetuar veten....ngriti nje cader dhe mori peng te tere ata qe besojne tek kjo force politike!

U lodhet? e o mire se edhe une u lodha qe e shkrujta.....

Darius argumenta jo fjale boshe ..miracomando!
 
Eugeneral e di ate meselene e dy fqinjeve ne Tirane, njeri demokrat e tjetri socialist? Ziheshin per nate tek kafeneja poshte pallatit. Ai demokrati i thonte keta jane te gjithe trafikante e mafioze. Ai socialisti i thonte, ti flet kot, pa fakte, keta jane rilindas. U kap avioni me droge. I thote demokrati: He mo, e shikon se ku i ke faktet? Avionin e ke para syve ne televizor. Po ik ore i thonte socialisti, ai avion eshte italian e jo shqiptar. Nuk eshte prove ajo. Kapen tonelatat e hashashit perdite e i degjonin ne lajme: he mer, i degjove tonelatat e hashashit qe u kapen? Po ore, po kjo tregon qe policia po e lufton hashashin, - ia kthente socialisti. Shpertheu skandali i Eskobarit te Sarandes i punesuar ne shtet e mik e Metes e gjithe Qeverise se Rames. I thote demokrati: He mo, e shikon se kush e ben trafikun? Mos ia fut kot ore ti, nje fshatar nga saranda beka trafik droge! Besohet kjo?! Kaluan disa muaj, dhe doli ne lajme qe kishin kapur djalin e fqinjit te tij socialist ne pallat me droge. U ulen prape te dy tek kafeja poshte pallatit. I thote demokrati: U binde tani qe Rilindasit ta marrin djalin ne qafe e ta bene trafikant droge?!
Keta duhen vrare se na e nxine jeten - ia ktheu socialisti. Nuk vene te kapin Eskobarin e droges qe e beri Italine e Greqine det me droge por vene kapin djalin tim!

Morali i kesaj historie me lart per mua nuk eshte qe djali i socialistit u kap me droge, por qe babai i tij e dinte shume mire qe i biri merrej me droge, dhe e mbeshteste dhe e inkurajonte ate, pasi me e rendesishme per ate njeri ishte paraja se sa njerzilleku. Dhe ai nuk eshte rasti i vetem ne Shqiperi, per fat te keq, nuk jane me vetem burgjet e Evropes se mbushur me shqiptare te rinj te implikuar ne trafiqe droge, sot mesazhi qe gjithe rinia shqiptare qe jeton ne Shqiperi eshte: mos u beni budallenj, mos shkoni ne shkolle qe te merrni dije e kulture pasi ajo nuk te jep as pune e as buke. Hajdeni e merruni me droge, behuni "fshatare" ne tokat e hashashit ne cdo qark te vendit, behuni korriere transporti te kesaj droge, e keni per te bere para plot. E me ato para, mund ta blini edhe universitetin e shkollen po te doni. Mund te beheni edhe politikane e deputete - ja shikoni se ke kemi bere deputete sot, ju i njihni mire kriminelet e trafikantet e ketij vendi.

Qofsh mire Eugeneral

Darius

Edhe vete e thua edhe vete nuk pajtohesh!

Morali i kesaj Shqiperie nuk eshte populli qe vuan por politikanet qe e njohin shume mire se populli vuan dhe nuk bejne asgje per te!!!

-A e di cfare eshte "boksi" ("boo kshu", "be keshtu")? -Eshte nje shembull se cfare bejne dy njerez kur nuk kane respekt ndaj njeri-tjetrit,
pra zihen...

-Dhe ne shembullin qe me ke treguar nuk po me thua asgje tjeter pervec asaj qe ndodh ne tere Shqiperine, boks!!!

-Dhe une po ju them, pse nuk e lini boksin?!

...ne Greqi emri "Shqiptar" degjohet vetem per krime, ndryshe nuk e thone per te mire keta maskarej, pse nuk ja valoni boksin Greqise?!

-Shume e lodhem "muha-betin" ("munha bentin",,, "mendje bejtjen")...
 
uaaaa dreqi e mori,2017 dhe ne akoma vazhdojme te jemi ne trazira zgjedhore e mos njohje zgjedhjesh as kushtetute.
Gjithesesi analistet ne te mire i kemi,po kush i degjo.

Personalisht mendoj qe po su arrit ne nje zgjidhje situate, vertet do kete rromuja e trazira.
I shalla jo!

Problemi eshte se e kane gishtin ngjitonet ne politiken Shqiptare...
-Turqia me te mullukrosur...
-Greqia me te mullukrosur...
-Serbia me te mullukrosur...

...po te perparoje Shqiperia do kryengrihen keto shtetet me larte, pse Shqiperia perparon dhe ne nuk perparojme!!!

-Cila eshte zgjidhja?

=Me thuaj me ke rri, te te them se cili je.

...a eshte me Perendimin Shqiperia? -Po!
-Atehere te perparoje e mos te mbytet me nje/dy/tre pika uji qe "e rrethojne".
 
Njeriu i Merkel në Tiranë, Basha: Zyrtarët e korruptuar të huaj

Në prag të protestës së opozitës, shtohen përpjekjet e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Prej ditës së djeshme në vendin tonë ka mbërritur Andreas G. Lammel.

Zyrtari gjerman ka zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe krerë të partive të vogla opozitare.

Andreas Lammel është deputet i CDU dhe anëtar i grupit për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të CDU.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi ashpër ata që i quajti “zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë”.

Sipas Bashës, këta zyrtarë “nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët në raportet e tyre”.

“Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët. Nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre sepse kanë mohuar krimin dhe janë bërë njësh me Edi Ramën për xhepat e tyre”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se “kupola me në krye Edi Ramën shkeli dhe dhunoi Kushtetutën. Projekti i kupolës nuk ishte as demokracia, as drejtësia, as ekonomia, as shëndetësia dhe as arsimi. Projekti i vetëm i republikës së vjetër ka qenë dhe mbetet pasurimi dhe pushteti i një grushti pushtetarësh me në krye Edi Ramën. Në funksion të këtij projekti u sollën kriminelët nëpër institucione”.

“Një grusht kriminelësh e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Kjo është vepra e rilindjes së krimit. Në planin e Edi Ramës, prishja e zgjedhjeve të ardhshme ka rëndësi jetike. Ndaj, gjithçka është bërë në funksion të kapjes së zgjedhjeve, duke diktuar një Parlament fasadë, mundësisht me ne si opozitë fasadë. Nëse ne nuk pranojmë fasadën, një Parlament monist”, deklaroi Basha.

Mapo
 
Tani eshte e qarte qe interesi i te majtes eshte te pershpejtoj procesin dhe te dali me tezen se ska me asnje mundesi per te ndryshuar.
Nga ana tjeter kemi nderkombetaret qe i meshojne bisedimeve dhe dialogut per te arritur ne nje pike te perbashket.
Po ashtu nga e djathta kemi nje qendrim stoik per nga lloji (edhe pse teper absurd)

Gjendur ne keto kushte , ne si popull nuk jemi me ne gjendje te dime se me ke mendje duhet te behemi pale!
Ajo cfare sot eshte ne gojat e te gjitheve , te majte e te djathte eshte vetem nje togfjalesh - Jo me 97!, pasi askush sdo kishte me takat ta niste serisht nga zero.
Po le te ndalemi pak dhe bejme nje analize pak me te detajuar (kshu me aq sa di une kuptohet )

E majta ka deshtuar ne disa reforma , por nuk mund te mohohet edhe vullneti dhe arritja ne disa reforma te tjera. Pa i hyre detajeve se cfare ka arritur e majta, do doja te fokusohesha tek ajo qe eshte tema e dites tanime.

E djathta, Po degjojme cdo dite te thuhet "Republike e re". Ok , le te jete nje republike e re , por me gjithe deshiren e mire per te besuar ne kete ndryshim i cili edhe ne kohe nuk eshte i larget (vetem 4 vite) , cfare ka bere te ndryshoj mentaliteti apo vendosmeria e dikujt i cili ka qene ne krye te Tiranes per 4 vite rresht?
Cfare e frymezon sot Lulzim Bashen ne lidhje me Republiken e re, kur personalisht ne gjithe keto vite ne karrieren e tij i vetmi feedback qe kam marre eshte:

1.Rruga e Durres -Kukes nga ku u vodhen 230 milion euro! Alias Minister i Transporteve
Sot e shohim Lulzim Bashen nga cadra te na drejtohet me veshjen e Robin Hood , ku kerkon te marri te pasurve ,pasurine per ta ndare ate me pas me te varfrit...pra ne popullin. Teorikisht jam 100% dakort, por me lind pyetja - A do bej te njejten me pasurine e tij z.Basha? A do bej te njejten me pasurite e cdo "republikani te ri" si koncept sepse jane po ato fytyra te republikes se vjeter?
Praktikisht nuk i besoj , sepse vjedhja e tij e miliona lekeve , asnjehere nuk u gjykua dhe ai kurre nuk dha nje shpjegim te qenshem per te me bindur se nuk i kish vjedhur kurre ato para.

2.Shitja e detit kur z.Basha ishte Minister i Jashtem

Qe ne 1913 kur u vendosen kufijte e Shqiperise ne menyre te padrejte , askush me skish guxuar te falte apo dhuronte me nje copez toke nga ajo cka mbeti e eshte ende sot Shqiperia.
Lulzim Basha guxoi!
Asnjehere nuk e degjova te shpjegonte perse? , cfare ishte ne mesin e kesaj afere? asgje....thjesht u perpoq te hidhte hi syve per te treguar se ku ishte realisht pika qe do ndahej deti!
E per ata qe se dine , dijeni se ne Sarande, Peme e thate do ishte me shume toke helene se jona!

3. 21 Janari - Minister i Brendshem

Nuk do merrem fare me shtjellimin si rrodhen ngjarjet , pasi te gjithe e dime dhe nuk perben lajm, por shpesh ne diskutime kam degjuar apo lexuar.
Ku i coi Edi Rama ata njerez? Sot me lind pyetja...Po Lulzim Basha ku do i coj ata njerez ne 13 maj?
Edi Rama i coi mish per top....te njejten do bej edhe Luli?
Rrota historise me sa duket kthehet si nje ekran , ku ne kete episod te filmit ndryshojne aktoret por jo skenari!

4. Luli - Kryetar Bashkie !
As ketu nuk do ndalem sesi i fitoi ato zgjedhje, ku vota u perdhunua "LIVE" e nuk beri kush as demostrata e as mitingje me....
Do ndalem tek ajo cfare beri Lulzim Basha ne 4 vite pushtet lokal.
Dua te di nga ju , nje projekt te Bashkise se Tiranes asokohe te nisur dhe perfunduar nga ky Kryetar? Keni?
Personalisht nuk di asnje, kerkova per koherence ne google dhe nuk me rezultoi asgje!
Pra ju te djathtet , thoni Tiranen nuk pati mundesi sepse 2 vite kishte buxhet e me pas projektet iu bllokuan....po 2 vitet e para cfare beri?
Me kerkohet ti besoj "Republikes se Re" Shqiperine , kur kohe me pare iu besua vetem TIrana dhe pervecse e nxiu , nuk beri asgje...asnje vijezim rrugesh?
Epo kjo eshte te vendosesh symbyllur dhe me vetdije te plote qe ne keto 4 vite ti ske te drejte te flasesh ....

Nisur nga te gjitha keto ku Z.Basha , te pakten te kish shkelqyer ne njerin nga funksionet , do i besoja dhe do isha disi entuziaste ne llumin ku ndodhemi sot.
Sikur z.Basha te shfaqte sadopak deshiren per ti bere gjerat ndryshe ....te votonte ate reformen e drejtesise , e me pas te drejtohej tek cadra , do besoja cdo fjale te tij! Sikur z.Basha te largonte gjithe lukunine e njerezve pa dinjitet qe ndodhen ne te djathten Shqiptare , do i besoja serisht.
Por jo smund ti besoj dikujt qe per te shpetuar veten....ngriti nje cader dhe mori peng te tere ata qe besojne tek kjo force politike!

U lodhet? e o mire se edhe une u lodha qe e shkrujta.....

Darius argumenta jo fjale boshe ..miracomando!

Monique, te kujtoj se Basha ka shume gjera pozitive, qe shqiptaret si "ti" nuk jane mesuar ti shohin ne politike, por qe po i mesojne prej tij. Se pari, do ti thoja bravo Bashes per "politiken ndryshe" nga parardhesi i tij. Per kater vjet Basha demaskoi dhe rrezoi koalicionin Rama-Meta jo me retorike boshe, jo me sulme bajate, por me prova e fakte te aferave korruptive te njerezve ne pushtet me krimin e organizuar e korrupsionin. E beri kete para qytetareve shqiptare qe u njohen me keto fakte, dhe para institucioneve te atij vendi, si Prokuroria qe i heton keto akuza.

I beri edhe keto akuza te faktuara edhe para partnereve nderkombetare, ne Shqiperi e jashte saj. Per dekriminalizimin e politikes Basha ishte i pari qe foli, e sot retoriken e Bashes e degjon nga goja e ambasadoreve te partnereve tane me te medhenj ne bote. Avionet e droges e lumenjte e droges qe kalonin nga Shqiperia ishin me pare "off-limits", sot burgjet e Italise, Greqise, Gjermanise e Hollandes jane mbushur plot me trafikantet shqiptare te droges qe komandoheshin nga njerezit ne pushtet ne Shqiperi.

Ne protesten e rradhes se opozites me 13 Maj, ne rradhet e PD do te shohesh edhe shume socialiste, njera nga ato mund te jesh edhe ti. Sepse Monique, dallimet politike tanime ne Shqiperi nuk jane me "demokrate e socialiste", dallimet politike sot ne Shqiperi jane qytetaria perballe babezise se njerezve te inkriminuar e korruptuar.

Te ishin vetem keto 4 pika...

-"Erdhi Demokracia", 1990...

1. ...shkaterrimi i ushtrise, industrise, fabrikave, uzinave, ndermarjeve (edhe armiku do mundohej shume per ta kryer kete!)
2. ...arratisja e popullit ne mergim si qeni i leshuar nga zinxhiri dhe jo mirembajtja ne Atdhe (edhe bomba atomike s'te hedh kaq perteje!)
3. ...vjedhja e popullit permes piramidave sikur skishin cipe ne faqe (edhe ne kazino te thone se do humbasesh)
4. ...prishja e bunkereve qe shqiptaret hanin nje kafshite buke per t'u ndertuar (edhe fotografine e grisur mundohesh ta ngjitesh)

+ ...ato 4 pikat qe ke permendur edhe ti me siper...
+ ...asnje lloj perparimi...

Erdhi Demokracia?!
-Jo!!!
 
Shyqyr qe te njoh majen e lapsit e si shkruan se mu duk vetja nje cast sikur isha ne FB e lartmadhenise....lol
Mua nuk do me shohesh askund as majtas e as djathtas te protestoj sepse per mua nuk ekziston ende kauza e mirefillte.
Ti thua se ka dicka ndryshe Luli...po cfare pra?
Ti thua se ka denoncuar aferat e te majtes....bravo , por a po ndiqen penalisht ato? A ka shkuar z.Basha ne prokurori me dokumenta faktues? Apo prokuroria eshte e inkriminuar?
Te gjitha denoncimet qe njoh une jane ato te personave digital nga fb digital.....mos i jep atribute bashes qe nuk i ka.
E di cfare , pd do kish patur me shume popullaritet me Berishen sesa ka me Bashen dhe kte e di edhe ai Basha vete!
Platforme sesi do luftoj krimin qe ka kapur cdo qelize ka Basha? Ke do vendosi minister te brendshem? Paloken? Ristanin? Apo ke?
 
Te ishin vetem keto 4 pika...

-"Erdhi Demokracia", 1990...

1. ...shkaterrimi i ushtrise, industrise, fabrikave, uzinave, ndermarjeve (edhe armiku do mundohej shume per ta kryer kete!)
2. ...arratisja e popullit ne mergim si qeni i leshuar nga zinxhiri dhe jo mirembajtja ne Atdhe (edhe bomba atomike s'te hedh kaq perteje!)
3. ...vjedhja e popullit permes piramidave sikur skishin cipe ne faqe (edhe ne kazino te thone se do humbasesh)
4. ...prishja e bunkereve qe shqiptaret hanin nje kafshite buke per t'u ndertuar (edhe fotografine e grisur mundohesh ta ngjitesh)

+ ...ato 4 pikat qe ke permendur edhe ti me siper...
+ ...asnje lloj perparimi...

Erdhi Demokracia?!
-Jo!!!

Nuk fola per gjithe historine ...por historite e thagmave te Bashes!
 
Tani eshte e qarte qe interesi i te majtes eshte te pershpejtoj procesin dhe te dali me tezen se ska me asnje mundesi per te ndryshuar.
Nga ana tjeter kemi nderkombetaret qe i meshojne bisedimeve dhe dialogut per te arritur ne nje pike te perbashket.
Po ashtu nga e djathta kemi nje qendrim stoik per nga lloji (edhe pse teper absurd)

Gjendur ne keto kushte , ne si popull nuk jemi me ne gjendje te dime se me ke mendje duhet te behemi pale!
Ajo cfare sot eshte ne gojat e te gjitheve , te majte e te djathte eshte vetem nje togfjalesh - Jo me 97!, pasi askush sdo kishte me takat ta niste serisht nga zero.
Po le te ndalemi pak dhe bejme nje analize pak me te detajuar (kshu me aq sa di une kuptohet )

E majta ka deshtuar ne disa reforma , por nuk mund te mohohet edhe vullneti dhe arritja ne disa reforma te tjera. Pa i hyre detajeve se cfare ka arritur e majta, do doja te fokusohesha tek ajo qe eshte tema e dites tanime.

E djathta, Po degjojme cdo dite te thuhet "Republike e re". Ok , le te jete nje republike e re , por me gjithe deshiren e mire per te besuar ne kete ndryshim i cili edhe ne kohe nuk eshte i larget (vetem 4 vite) , cfare ka bere te ndryshoj mentaliteti apo vendosmeria e dikujt i cili ka qene ne krye te Tiranes per 4 vite rresht?
Cfare e frymezon sot Lulzim Bashen ne lidhje me Republiken e re, kur personalisht ne gjithe keto vite ne karrieren e tij i vetmi feedback qe kam marre eshte:

1.Rruga e Durres -Kukes nga ku u vodhen 230 milion euro! Alias Minister i Transporteve
Sot e shohim Lulzim Bashen nga cadra te na drejtohet me veshjen e Robin Hood , ku kerkon te marri te pasurve ,pasurine per ta ndare ate me pas me te varfrit...pra ne popullin. Teorikisht jam 100% dakort, por me lind pyetja - A do bej te njejten me pasurine e tij z.Basha? A do bej te njejten me pasurite e cdo "republikani te ri" si koncept sepse jane po ato fytyra te republikes se vjeter?
Praktikisht nuk i besoj , sepse vjedhja e tij e miliona lekeve , asnjehere nuk u gjykua dhe ai kurre nuk dha nje shpjegim te qenshem per te me bindur se nuk i kish vjedhur kurre ato para.

2.Shitja e detit kur z.Basha ishte Minister i Jashtem

Qe ne 1913 kur u vendosen kufijte e Shqiperise ne menyre te padrejte , askush me skish guxuar te falte apo dhuronte me nje copez toke nga ajo cka mbeti e eshte ende sot Shqiperia.
Lulzim Basha guxoi!
Asnjehere nuk e degjova te shpjegonte perse? , cfare ishte ne mesin e kesaj afere? asgje....thjesht u perpoq te hidhte hi syve per te treguar se ku ishte realisht pika qe do ndahej deti!
E per ata qe se dine , dijeni se ne Sarande, Peme e thate do ishte me shume toke helene se jona!

3. 21 Janari - Minister i Brendshem

Nuk do merrem fare me shtjellimin si rrodhen ngjarjet , pasi te gjithe e dime dhe nuk perben lajm, por shpesh ne diskutime kam degjuar apo lexuar.
Ku i coi Edi Rama ata njerez? Sot me lind pyetja...Po Lulzim Basha ku do i coj ata njerez ne 13 maj?
Edi Rama i coi mish per top....te njejten do bej edhe Luli?
Rrota historise me sa duket kthehet si nje ekran , ku ne kete episod te filmit ndryshojne aktoret por jo skenari!

4. Luli - Kryetar Bashkie !
As ketu nuk do ndalem sesi i fitoi ato zgjedhje, ku vota u perdhunua "LIVE" e nuk beri kush as demostrata e as mitingje me....
Do ndalem tek ajo cfare beri Lulzim Basha ne 4 vite pushtet lokal.
Dua te di nga ju , nje projekt te Bashkise se Tiranes asokohe te nisur dhe perfunduar nga ky Kryetar? Keni?
Personalisht nuk di asnje, kerkova per koherence ne google dhe nuk me rezultoi asgje!
Pra ju te djathtet , thoni Tiranen nuk pati mundesi sepse 2 vite kishte buxhet e me pas projektet iu bllokuan....po 2 vitet e para cfare beri?
Me kerkohet ti besoj "Republikes se Re" Shqiperine , kur kohe me pare iu besua vetem TIrana dhe pervecse e nxiu , nuk beri asgje...asnje vijezim rrugesh?
Epo kjo eshte te vendosesh symbyllur dhe me vetdije te plote qe ne keto 4 vite ti ske te drejte te flasesh ....

Nisur nga te gjitha keto ku Z.Basha , te pakten te kish shkelqyer ne njerin nga funksionet , do i besoja dhe do isha disi entuziaste ne llumin ku ndodhemi sot.
Sikur z.Basha te shfaqte sadopak deshiren per ti bere gjerat ndryshe ....te votonte ate reformen e drejtesise , e me pas te drejtohej tek cadra , do besoja cdo fjale te tij! Sikur z.Basha te largonte gjithe lukunine e njerezve pa dinjitet qe ndodhen ne te djathten Shqiptare , do i besoja serisht.
Por jo smund ti besoj dikujt qe per te shpetuar veten....ngriti nje cader dhe mori peng te tere ata qe besojne tek kjo force politike!

U lodhet? e o mire se edhe une u lodha qe e shkrujta.....

Darius argumenta jo fjale boshe ..miracomando!

Woooooooow, keto qe thua ti nuk quhen.
Jeta politike shqiptare ka filluar ne 2013.
Cdo ndodhi apo ngjarje para 2013 eshte fshire nga memorja e popullit shqiptar.
Keta te ofendojne e te bejne k... kanari.
Republike e dyte me salul berashen......lol lol lol
Ka shume rendesi ama qe as vete nuk i besojne pallavrat qe thone.
Republika e dyte me keta politikane majtas e djathtas qe kemi ne as ne horizont nuk duket.
 
Woooooooow, keto qe thua ti nuk quhen.
Jeta politike shqiptare ka filluar ne 2013.
Cdo ndodhi apo ngjarje para 2013 eshte fshire nga memorja e popullit shqiptar.
Keta te ofendojne e te bejne k... kanari.
Republike e dyte ne salul berashen......lol lol lol
Ka shume rendesi ama qe as vete nuk i besojne pallavrat qe thone.
Republika e dyte me keta pilitikane majtas e djathtas qe kemi ne as nuk duket ne horizont.

Une se di a i lexoi Darius , si i vetmi opozitar qe eshte ketu ato qe mua me shkoi djersa vu teksa i shkruajta :p
Serio tani

Do pranoja vertet nje rotacion ndryshimi por me politikane qe figuren e tyre e kane te paperdhosur, me politikane qe i kane idete e qarta se cfare do ofrojne ne kete 4 vjecar, me politikane ku do zhduknin kasten e vjeter dhe do ishin revolucionar edhe ne vendimarrje.....
Por deri tani jemi ende ne pritje!
 
Monique, te kujtoj se Basha ka shume gjera pozitive, qe shqiptaret si "ti" nuk jane mesuar ti shohin ne politike, por qe po i mesojne prej tij. Se pari, do ti thoja bravo Bashes per "politiken ndryshe" nga parardhesi i tij. Per kater vjet Basha demaskoi dhe rrezoi koalicionin Rama-Meta jo me retorike boshe, jo me sulme bajate, por me prova e fakte te aferave korruptive te njerezve ne pushtet me krimin e organizuar e korrupsionin. E beri kete para qytetareve shqiptare qe u njohen me keto fakte, dhe para institucioneve te atij vendi, si Prokuroria qe i heton keto akuza.

I beri edhe keto akuza te faktuara edhe para partnereve nderkombetare, ne Shqiperi e jashte saj. Per dekriminalizimin e politikes Basha ishte i pari qe foli, e sot retoriken e Bashes e degjon nga goja e ambasadoreve te partnereve tane me te medhenj ne bote. Avionet e droges e lumenjte e droges qe kalonin nga Shqiperia ishin me pare "off-limits", sot burgjet e Italise, Greqise, Gjermanise e Hollandes jane mbushur plot me trafikantet shqiptare te droges qe komandoheshin nga njerezit ne pushtet ne Shqiperi.

Ne protesten e rradhes se opozites me 13 Maj, ne rradhet e PD do te shohesh edhe shume socialiste, njera nga ato mund te jesh edhe ti. Sepse Monique, dallimet politike tanime ne Shqiperi nuk jane me "demokrate e socialiste", dallimet politike sot ne Shqiperi jane qytetaria perballe babezise se njerezve te inkriminuar e korruptuar.

Darius

Po mire mo, c'te keqe ka "koalicioni" ("kryelidhja") Rama-Meta, qe po e deshmon me kaq krenari demaskimi?!

E di pse Shqiperia e mundi Rumanine ne futboll, qe te merte kupen Portugalia?!
...ndersa ti u qan hallin "tregetareve"!

Jo mo jo, dallimet politike ne Shqiperi jane "ligji i xhungles" me "ligjin e shkretetires"!!!
 
Une se di a i lexoi Darius , si i vetmi opozitar qe eshte ketu ato qe mua me shkoi djersa vu teksa i shkruajta :p
Serio tani

Do pranoja vertet nje rotacion ndryshimi por me politikane qe figuren e tyre e kane te paperdhosur, me politikane qe i kane idete e qarta se cfare do ofrojne ne kete 4 vjecar, me politikane ku do zhduknin kasten e vjeter dhe do ishin revolucionar edhe ne vendimarrje.....
Por deri tani jemi ende ne pritje!

Opozitar jemi te gjithe ne kur behet fjale per te ardhmen tone.
Mos doje te thoje si i vetmi militant?
Aaaaa atehere po.
 
he mo se ben kot e ai :p
opozitar duke qene se ti e une kemi mendime te njejta...ai na kundeshton (ne kete kendveshtrim e kisha)
per pjesen tjeter nuk emertoj une :p
 
Kriza politike - PD: Më 13 maj lind republikë e re. Rama: Duan të kthejnë 97-ën

Partia Demokratike ka publikuar spotin ku i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e së shtunës 13 maj në Tiranë.
“Ditën e shtunë do të shpallim falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e republikës së re” deklaroi Basha gjatë fjalës së tij para mbështetësve në çadrën e protestës.
Në spot bëhet thirrje për të mos e lënë qeverinë të vjedhin votën. “Nga qëndresa po lind një republikë e re”.

Nga ana tjetër në postimin e tij në facebook Rama duke uruar Dotën kombëtare të Drejtësisë akuzoi PD-në se po kërkon të kthejë vitet e 1997.
Postimi i Rames: Mirëmëngjes dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97.

Oranews
 
A do të shuhen partitë e vjetra?!

sala-dhe-ramizi-905x395.jpg

Nga Bedri Islami

Sido që të jetë, deri më tani, por si duket edhe në një periudhë tjetër, të pacaktuar kohërisht, Shqipërinë e kanë qeverisur dy partitë e mëdha, njëra si përfaqësuese e së majtës dhe tjetra e së djathtës. Mes tyre kanë qenë parti të tjera, që kohët e fundit u bënë të domosdoshme, për vetë peshën e tyre vendosëse në peshoren e kësaj politike që bëri gjithçka që mundi që t’i nxirrte jashtë loje.

Kufiri mes së majtës dhe së djathtës në Shqipëri nuk ekziston më. Që nga përcaktimi i Nanos se, zemra ime rreh majtas, por shikimi im është djathtas, pikëpamjet politike e ekonomike u bënë të njëjta, megjithëse asnjëra prej tyre, askurrë, nuk ka pasur një përcaktim të qartë social e politik, veç asaj që jashtë vendit janë bërë pjesë e strukturave të mëdha politike evropiane, secila në një kah, por, edhe ashtu, asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljet, përcaktimet dhe në filozofinë e tyre politike, kur kanë patur të tillë.

E majta në pushtet, në katër vitet e fundit, më shumë rëndoi atë shtresë që duhet të mbronte dhe më shumë përkëdheli atë pakicë që duhej ta kishte pasur dyanshëm, edhe aleat, edhe kundërshtar. Ndërsa u rrit përqendrimi tek hallexhinjtë që nuk paguanin dot as dritat, shikimi përkëdhelës shkoi tek oligarkia financiare, që, aq sa kishte qenë “e djethatë”, por aq shpejt dhe po aq befasishëm, u bë e “djathtë”.

E djathta, në opozitë, më tepër se të jetë zë i klasës së lartë financiare, si një parti e re marksiste thërret në ndihmë togfjalëshin, “verdikti i popullit”, a thua se kur ishte në pushtet i bëhej vonë për këtë verdikt. Lideri i saj juridik shkon edhe më tej kur deklaron haptas se, kur të vijë në pushtet, do ua marrë pasurinë të pasurve dhe do u ndajë të varfërve, duke rikthyer edhe një herë kohën e pas vitit 1945, kur përmes ligjeve për fitimet e jashtëzakonshme të kohës së luftës, bëhej sekuestrimi i pasurisë.

Në këtë ngatërresë, jo të rastësishme dhe jo të ndershme, kur filozofitë politike asgjësohen dhe mendjet ndrydhen, kur rikrijohet një elitë politike parlamentare nën nivelin e përgjithshëm intelektual, kur mendjet e njohura të kombit nuk qasen as si dëgjues dhe rruga kërkon të zëvendësojë mendjen, rutina dhe tradita, më shumë se sa mendimi, edhe një herë do të mund të vendosin që Shqipëria të qeveriset nga një dyshe politike, e thyer në përbërjen e saj me parti të tretë, edhe një herë të domosdoshme.

Në 27 vite bëhet kjo rokadë. Tetë vite njëra, tetë vite tjetra. Në mes një tjetër, që, aq sa i lejon të kenë hapësirat e tyre, po aq kërkon edhe hapësirën e saj.

A do të ketë një ditë asfiksim dhe humbje të kësaj ngarkese politike dhe ridalje në skenë të partive të reja politike, që mund të kenë frymëzim të ri, ose edhe ripërtëritje të vetvetes.

Në vendet evropiane po ndodh kjo. Disa nga partitë tradicionale sa vijnë e rrudhen, të tjera po i qëndrojnë kohës, nga jashtë tyre futen në lojën e madhe të politikës parti të reja, disa herë me qëndrime ekstreme, të së majtës apo të së djathtës, joshëse, sidomos në një moment krize, angazhuese, sepse mbledhin rreth vetes figura karizmatike, gjejnë lideri të drejtpërdrejtë, që, ndërsa nuk kanë se çfarë humbasin, mund të fitojnë gjithçka; që nuk kanë qenë deri tani pjesë e humbjeve, zhgënjimeve dhe rënies, por që premtojnë një ringritje. Shembujt janë të shumtë, që nga shteti grek e deri në Francë, ku një figurë e panjohur politike, i brishtë në pamjen e parë, tani është presidenti i saj, megjithëse ende nuk ka asnjë deputet në parlamentin francez.

Në Shqipëri, ndoshta nga intuita e tij politike ose nga ideja e rimishërimit të vetvetes, Edi Rama, duam apo nuk duam e ka filluar këtë eksperiment, duke bërë shndërrimin gradual të socialistëve në një Rilindje, e cila, nga e shkuara ka disa norma, parime, qëndrueshmëri dhe anëtarësinë e saj, por që nga filozofia politike, lirshmëria dhe roli i liderit është ndryshe nga sa më parë. Hapja e mendimit politik për të pranuar, jo si faj, por si domosdoshmëri, përkrahjen e ish-të përndjekurve politikë, të cilët ishin “mish i huaj” në PS-në tradicionale; qëndrimi ndaj pronës – qoftë edhe përmes një regjistrimi të paparë të pronave dhe pasurive të paluajtshme, si risi progresive, ka pasur edhe tendencën ndaj angazhimit të një përfaqësi politike nga bota e financës, që kanë bërë jo pak herë shumicën parlamentare, si dukuri negative. Koha e militantëve entuziastë, të papaguar, që kishin vizion dhe ide për të bërë një Shqipëri ndryshe, edhe përmes një force politike fillimisht të anatemuar, si duket po shkon dhe në të majtën kryesore po vjen bota e financës.

Basha, ndoshta edhe përmes një mendimi jashtë Shqipërisë, po e kthen gradualisht PD-në tradicionale, nga një forcë politike e së djathtës, në një mish-mash politik, ku vendin e grupit parlamentar e zë çadra politike, ku ngujimi paraqitet si vlerë dhe çjerrjet si forcë, në të cilën strukturat janë formë e zbutur e heshtjes dhe heshtja ndaj liderit paraqitet si besnikëri; ajo po shket gradualisht por pashmangshëm drejt kthimit në regres të politikës, megjithëse kthesa e saj ka nisur që në krye të herës. Toni ushtarak në politikë, qoftë i Berishës, si ujku i vjetër i politikës pëdëiste, qoftë i Bashës, si vazhdues i tij, nuk lë më asnjë shenjë në mendimin progresiv që mund të jetë brenda saj, por në të njëjtën kohë edhe për të djathtën tradicionale të saj; ish-të përndjekurit politikë apo shtresat e dikurshme të përmbysura. Basha po e kthen PD-në në një turmë politike dhe gradualisht të militarizuar, ku mendja është larguar prej kohësh dhe në të cilën, vendin e shumë figurave të njohura intelektuale e ka zënë vetëm emri i një akademiku.

Në Shqipëri janë krijuar kohët e fundit parti të reja, mes të cilave LIBRA e Blushit dhe SFIDA e Bojaxhiut. Në fakt janë parti të reja ndërtuar përmes figurave të vjetra, të cilët, përmes posteve ose funksioneve që kanë pasur në partitë nga kanë ardhur, njëri në PS dhe tjetri në PD, nuk të ngjallin besimin për ndryshim dhe se janë pikërisht ajo që i duhet ndryshimit. Të dy sëbashku dhe veç e veç, në rastin më të mirë, janë të vonuar në rebelimin e tyre.

Në të vërtetë koha e ndryshimit ka ardhur dhe sa vjen e po largohet. Përmes ndryshimit është e dobishme nëse bëhet edhe shuarja e një mendimi politik tejet konfliktual dhe i dëmshëm, pasi, vazhdimi i kësaj ndezje politike, më shumë se sa tek liderët, që paradite zihen e pasdite puthen, ndikon tek një rrjedhë tjetër njerëzore, të cilët ende duan të besojnë se ata e kanë seriozisht kur flasin në emrin e tyre.

Edi Rama, megjithëse me sakrilegje dhe me një rrugëtim herë-herë të pa marrë vesh, jo rrallë i vetmuar dhe i anatemuar, ka nisur atë që mund të quhet një frymë e re tek socialistët. Mund të jetë rruga e duhur për sa kohë ajo është rruga e pushtetit, por mund të jetë edhe e disfatës kur nuk je më në pushtet.

Gabimi i tij i deritashëm është në mendimin se gjithçka fillon tek ai. Nëse reformimi përkon me kohën e tij, trashëgimia është përtej kësaj kohe.

Basha është njeriu që ende nuk e di se çfarë i kanë besuar, dhe, duke mos e ditur, po luan lojën më të rrezikshme për forcën e tij politike, por më dobiprurëse për jetën e kombit. Ai, pa dashur e pa ditur, po dërgon drejt asfiksisë një force regresive dhe, nëse e bën këtë si duhet, do të bëjë ndoshta të vetmen të mirë që kur e futën në politikë dhe deri sa do e nxjerrin prej saj.

Të tjerët janë ende në lojën pa top. Përjashtim bën vetëm njëri që, edhe pasi pranoi të ishte presidenti i këtij vendi, mbetet njeriu që ngriti një forcë politike nga hiçi, nga zemërimi apo vizioni – këtë nuk e di askush, por që në fakt, edhe pse kundër dy forcave që donin ta hanin, ia arriti që ata, të fortët, të hanin atë çfarë ai u shtroi përpara. Njërit i vuri përpara kurbanin e bashkisë dhe tjetrit ngjalën e qeverisë. Ty dy e hëngrën… ai vetë nuk agjëroi.
 
Si klientët e shtëpisë Hermes! (Mira Kazhani)

Duke hulumtuar neper internet gjeta kete shkrim....

po e ndaj me ju...

Të vret veshin kur dëgjon thirrje kundër sistemit të sotëm nga të gjitha ata që e ngritën sistemin. Ku nuk ka dyshim që ky sistem nuk është prej engjëlli dhe as prej floriri. Ka ndryshk e bakër edhe plot mëkate. Si kudo dhe siç ndodh prej shekujsh. Bota nuk ka qenë asnjëherë e kulluar dhe intrigat nuk u shpikën sot. Por të ulësh e të shash Ti që veç ke përfituar nga ky sistem është të shkulësh flokët!

Të gjithë pagatorë e të paguar me bulmetin e kësaj Republikës së vjetër dhe sot meqë kanë humbur pushtet, akses dhe nuk po marrin aq shumë para po shiten ekraneve si idealistë e revolucionarë. Para se të rrëzoni sistemin, falini dhe vilat tuaja, makinat e shtrenjta, se i keni bërë në këtë sistem qelbanik që duhet ta mposhtë Republika e Re. Jepuani të varfërve që ka shtypur Edi Rama! Bëjeni simbolikën e betejës tuaj morale, që më pas t’ju ndjekë dhe populli!

Në fakt kur jeton në vila dhe vetëm nëpër dreka me verë të shtrenjtë të mërzitet jeta pak dhe ke nevojë për ngjarje në qytet. ثshtë pak a shumë si me një histori të vogël që po ua rrëfej edhe si ilustrim:
Para disa javësh pata ditëlindjen dhe meqë nuk kisha bërë as pushime në verë, as në dimër, qoftë edhe një fundjavë, vendosa që t’i dhuroja vetes tre ditë pushim. Udhëtimi nuk ishte aq shkëlqyes sa dukej në Instagram, sepse humba kuletën tek H&M duke blerë një veshje për shkak se tersi ishte me bollëk sapo zbritëm në aeroport, kur mësuam se valixhet vinin ditën tjetër. Udhëtimi shkoi mirë pavarësisht se nuk bleva dot as dy bluza tek H&M dhe me shoqet shijova shëtitjen nëpër dyqane, bare dhe restorante. Në shëtitje e sipër për kuriozitet u futëm tek Shtëpia e Hermes.

Nga natyra dhe profesioni jam vetëm kurioze, dashtë Zoti bëhem edhe e pasur si shumë të tjerë në këtë vend po për momentin shijoj pamjet. Shtëpia e Hermes ishte e mbushur me aziatikë, arabë edhe europianë tek tuk. Blinin çanta 10 mijë euro. Një shall i hollë, që as nuk më pëlqen edhe po të ma falnin kushtonte sa një rrogë e majme mujore në Shqipëri. Ato shapkat e famshme Hermes ishin në të gjithë ngjyrat. Janë koti fare për shijen time, po gratë dhe vajzat e pasura i blejnë për status,- më thonë. Deri në këtë pikë jemi okay, sepse kur nuk je i pasur nuk mund t’i kuptosh disa rite dhe maraze mode. Ama shoqja ime, e cila nuk para lexon shumë libra dhe nuk i ka përzemër filozofitë për jetën, por që ka një ndriçim popullor për t’u pasur zili tha perlën e udhëtimit: “Ore, mirë ishte aty te Hermes, po njerëzit pse ishin të gjithë aq të mërzitur. Blinin një shalë kali 12 mijë euro, një çantë 20 e kusur, shapkat në të gjitha ngjyrat dhe mbanin turinjtë varur sikur t’u kishte rënë halli më i madh i botës?!”

Njerëz të bezdisur nga jeta e mirë. Të vrenjtur, të ngrysur, pa asnjë shprehi fytyre, tërë kohës uf-buf. Sikur sapo kishin dalë nga frigoriferi. Të ngrirë! Paguanin me kartat e kreditit dhe nuk ju qeshte buza. Ndërsa ne me kuletë të humbur, të veshur me Zara dhe H&M shëtitëm dyqan më dyqan dhe nuk u mërzitëm për ato gjërat luksoze, që përvese nuk i blinim dot, as nuk na pëlqenin.

Historiza që ju thashë më lart ka një lidhje me ata, që sot dalin dhe flasin kundër sistemit dhe që duan një Republikë të Re. Ngjajnë shumë me klientët e shtëpisë Hermes. Ju ka ardhur në majë të hundës kjo Republika që i bëri me vila, ju dha pushtet, sharm, histori paralele, fuqi, i bëri madje edhe të paprekshëm. Ke të drejtë të mërzitesh me jetën e mirë dhe vikërka një moment që ashtu si klientët e shtëpisë Hermes nuk të gëzon më asgjë. As e dashura, as gruaja, as vera e mirë, as miqtë hokatarë, as makina, as udhëtimet, as librat që lexon apo boton. Asgjë! Kërkon të jesh pjesë e historisë dhe meqë jetën e ke xham kërkon sherr. Se ndryshe nuk mund të shpjegosh dalldisjen e atyre, që sot i kanë fryrë kokën kryetarit demokrat se gjuha e dhunës, mos bindja civile, me shpirt lufta, është ajo që i duhet vendit ose atyre dhe atij! Nuk jam e sigurt se flasin për Shqipërinë edhe kur nuk kanë kamera përpara.
Luftë? Po për çfarë? اfarë është kjo Republika e Re njëherë? Kanabisi do thoni? Do zhdukë Kanabisin? Po tjetër kë do zhdukë? Se i bie të shfarosen të parët këta që flasin. Se ju që lexoni, ju vret ndërgjegjen kur vononi të paguani kredinë apo dritat e shtëpisë. Po nuk e dini çfarë ndodh në këtë planetin e “dijetarëve”!
Kthehem tek kanabis, se për atë jam plotësisht dakord. Shqipëria është mbjellë në kanabis! Po si zgjidhet kjo? Kush ia pa hajrin revolucioneve. Me dhunë? Me linçim? ثshtë tmerruese ajo që artikulohet ekraneve dhe nëpër rrjetet sociale. Sepse sidomos linçimi është bërë mjet për të mposhtur çdokënd, që guxon të mbrojë një anë që nuk është e tjetrit. Kuptohet kush bie në kurth, se ka që nuk dëgjojnë nga ai vesh dhe kanë ndaluar edhe screenshot-tet .

Pas linçimit vjen edhe dhuna. Dhuna po kthehet në alternativën e Republikës së Re. Jetojmë në një vend te vogël sa një bonbone. Në një vend ku nuk ka nevojë të sillemi si njerëz kaq të mëdhenj e të rëndësishëm. Jemi shumë më të vegjël nga çfarë delirojmë. Jemi shumë më pak të rëndësishëm kur bëhemi qesharak duke çliruar opsione dhune. Sot është 9 Maji, dita e Europës. Kjo bonbonia jonë Shqipëri nuk ka asnjë derë më të mirë sesa Europa.

Skënderbeun, ndaj historia e mbajti me të mirë, sepse më shumë sesa i fortë ishte një strateg e diplomat, ishte një Europian. Po të qe për dhunë e forcë nuk e mbante asnjë ditë në kontroll këtë tokë. Nuk kemi asnjë mundësi veç Europës. Shqipërinë nuk e duam kur na mungojnë lekët apo pushteti dhe nuk mund ta shkatërrojmë, se nuk na frymëzon më as pasuria që kemi vënë, se na ka zënë depresioni i jetës së mirë pa halle, se bie dëshira për seks dhe duhet veç një fabul për të shtyrë jetën dhe debatet televizive, kafet dhe tavolinat e Tiranës. Nuk mund ta urresh Shqipërinë sepse je në opozitë dhe ke ngut për të qenë prapë në pushtet. Duro dhe prit. Rritu me alternativë dhe jo duke thyer xhamat. Jemi thyer kushedi sa herë, zemrash, copash…

E kam kaluar adoleshencën spitaleve me vëllain e plagosur në ’97-ën nga një plumb qorr në ajër. Më vonë erdhi Fakulteti dhe puna për të mbajtur veten se kështu e kemi në jabanxhinjtë e Tiranës, ne të rretheve kemi ardhur me -50 milion në kryeqytet –thotë një shoku im. Po vështirësive nuk kemi pse ju fshihemi, as pse ju krenohemi. Për askënd nuk ka qenë jeta e lehtë në Shqipëri.

Vetëm kjo dekada e fundit ka sjellë një ajër Europë dhe sikur ka lëvizur disi ora e vjetër. Jemi bërë më të njohur. Jemi vend anëtar në NATO, lëvizim lirshëm nëpër Europë. Vitin që shkoi morëm pjesë në Kampionatin Europian të futbollit. Refugjatët e dikurshëm janë bërë njerëz të suksesshëm. Politikanët vishen më mirë sesa dikur, flasin anglishte më të mirë sesa dikur. Ushqehemi më mirë. Biznesmenët janë dobësuar dhe bëjnë vrap te liqeni. Kemi supermarkete më të mirë. Pastaj kemi një lumë hallesh, një mal me beteja kundër korrupsionit, padrejtësive dhe pamundësive, për të cilat duhet luftuar çdo ditë dhe jo me fushata, dhe sidomos pa nevojën e dhunës.

Druaj se gjuha e vrazhdë, veshur me mesazhet e dhunës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, nuk i bën mirë një shoqërie ku ende ka burra që i hedhin gratë nga ballkoni, i varin për këmbësh si lepuj dhe i vrasin në gjakftohtësi.

Ka kohë që civilizimet nuk vijnë më nga shkatërrimet. Shqipëria është shkatërruar kushedi sa herë. Pse duhet ta grisim prapë?! ثshtë e lodhur duke e nisur jetën nga e para. Mundemi ta bëjmë me oferta dhe propozime. Mundemi ta bëjmë me mjetet e demokracisë dhe jo të rrugës. Të kërkosh ta çosh ne fund se do ta ribësh ti që ishe në të gjitha herët kur ajo po bëhej, është veç një tekë absurde dhe diabolike. Jeni pak me vonesë, po nuk keni edhe faj.

Duan punë vilat për t’u mirëmbajtur. Po udhëtimet? Jetët paralele që të hanë shumë kohë e shpirt. Bëhet e mërzitshme çdo gjë në një periudhë të caktuar të jetës dhe nuk të ngacmon gjakun asgjë, veç gjakut! Po nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk e keni thjesht narracion Republikën e Re niseni nga vetja që t’ju ndjekim me besim. Bëjeni fillimisht duke dorëzuar çdo përfitim nga ky sistem që ishte dhe është më shumë juaji, se imi dhe të tjerëve. Se sa herë mendoj:- që ja u dogj Shqipëria, me del në imagjinatë Artan Fuga që shkruan statuse nga Parisi dhe plot të tjerë që do shohin si shkojmë për lesh ne të gjithë nga televizori i madh, ata vetë në vilat e bukura dhe panoramike./Tiranapost.al/

PS: Personalisht gjeta ne kete shkrim , indinjaten time me termin "Republike e re", friken e panikun per keqperdorimin e ketij termi dhe cfare mund te fshihet pas gjithe kesaj, merzitin sesi po na shitet sapuni per djath.....
Me pak fjale sikur Kazhani kish bluar ne mendjen time dhe kish shkruar te gjitha keto!
 
Kaubojsi Ndocaj i bashkohet çadrës së opozitës

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, i është bashkuar çadrës së opozitës.

I njohur për stilin e tij kaubojs, Ndocaj ka shkuar brenda çadrës dhe ka takuar liderin e opozitës Lulzim Basha.

Në fjalën e tij për gazetarët, Ndocaj tha se ka ardhur koha që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Zyrtarisht jemi në koalicion me qytetarët dhe sigurisht me Partinë Demokratike”, – tha Ndocaj. Ndocajt tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në dobi të tyre, ku nuk ngurroi të akuzojë edhe qeverinë.

“Do jemi një zë në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Kjo qeveri e ka kompletuar misionin e saj. Ka ardhur koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka 25 vite që mohohet vota e emigrantëve.

PS e kishte në program votën e emigrantëve dhe na tradhtoi, siç na tradhtoi në 2015-n dhe 2017-n tani. Nuk duhet një ligj për këtë, por mjafton vullnet.

Ishim të regjistruar në KQZ, por nuk prezantuam kandidatët sepse nuk mund të futemi në zgjidhje, sepse listat e zgjedhësve nuk janë të ligjshme”,- tha deputeti Ndocaj.

me lot...nje mut heshtje hahahahahahhahahha
 
Po ky mos tha gje per republiken e re?
E do apo se do republiken e re ky ?
Nejse tani cadres ju rrit serioziteti dhe pesha lol
 
Skenarët/ Ja çfarë ndodh nëse Kolegji Zgjedhor rrëzon 18 qershorin

lul-basha-e-re-ne-cader.jpg

Ekspertët zgjedhorë nuk kanë asnjë dyshim, se nëse Kolegji Zgjedhor ia pranon opozitës kërkesën për të çregjistruar kandidatët për deputetë, 18 qershori nuk do të jetë më dita e zgjedhjeve parlamentare dhe situata më pas do jetë e paprecedentë.

Por çfarë ndodh më pas, nëse ky vendim merret? Kur zhvillohen zgjedhje dhe kush e shpall datën e tyre? Këtu ekspertët, të gjithë ish-kryetarë të KQZ, me të cilët Top Channel u konsultua, ndahen.

Ata që afrojnë më shumë me njëri-tjetrin janë اlirim Gjata dhe Kristaq Kume. Në kushtet kur Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar zgjedhje me datë të caktuar, por pa kandidatë, secili prej tyre sheh si skenarin më të mundshëm rishikimin e Kodit Zgjedhor.

Për këtë, ata sugjerojnë mbledhjen e Parlamentit për të miratuar një rregull të ri për caktimin e datës së zgjedhjeve. Kuvendin e sheh si zgjidhje edhe Ilirjan Celibashi.

Por, ndryshe nga të tjerët, ish-kryetari i KQZ-së është i mendimit se KQZ-ja ka hapësirë ligjore për ta caktuar vetë datën e zgjedhjeve.

Por që kjo të ndodhe duhet pritur konsumimi formal i procesit më 18 qershor dhe KQZ-ja, me shumicë të cilësuar, pra me pesë vota, të caktojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 4 javë pas shpalljes së pavlefshmërisë së procesit.

Por Arben Ristani i Partisë Demokratike ka një opsion tjetër. Nëse Kolegji vendos në favor të opozitës, ish-kryetari i KQZ-së mendon se është presidenti ai që e zgjidh situatën duke caktuar një datë tjetër për zgjedhjet.

Në çdo rast, secili prej opsioneve të çon në një skenar: rrëzimi ligjor i 18 qershorit i hap rrugën, ose më saktë lë vetëm një rrugë: që dy palët të detyrohen të ulen përballë njëra-tjetrës. Një rrugë që Partia Demokratike duket se e dëshiron.

“Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme. Duke i hedhur poshtë me ligjin e Republikës së vjetër do t’i japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave”, deklaroi këtë të mërkurë kryetari i PD, Lulzim Basha.

Kjo rrugë do ta kthejë edhe PD në Kuvend, formalisht për të ndryshuar Kodin, por do të detyrojë edhe maxhorancën të mos mbajë zgjedhje në 18 qershor.

Të dyja palët tërhiqen nga pozicionet aktuale, por pa u akuzuar nga mbështetësit se po tradhtojnë kauzat e tyre. Dhe në fund, kur s’mbetet vlefshëm asnjë afat ligjor që lidhet me 18 Qershorin, t’u japë palëve edhe një shans për marrëveshje.

Top Channel
 
Shiko fotografinë 30386

Relator i ceshtjes ne kolegj eshte gjin gjoni.
Hajdeni pastaj me flisni per republike te re!
 
Po ky mos tha gje per republiken e re?
E do apo se do republiken e re ky ?
Nejse tani cadres ju rrit serioziteti dhe pesha lol

PO pra mo...kesaj republike (qeveriut dmth) iu permbyll cikli (sdi pse me vjen ne mend ai cikli femeror :p) , edhe po thoja qe ky ka pike ne zemer pse nuk votojne emigrantet, dhe sipas ketij kjo qeveriu e kishte ne plan ,por nuk e zbatoi ....a kuptove>??
kjo pra mo ishte arsyeja, sepse republika re ia dha garancine qe emigrantet nga "tropoja" do votojne te gjithe lol
 
Une jam shume i sigurt se zgjedhje ne qershor nuk do te kete por ajo qe me befason eshte se cfare deshiron te arrije PD ne keto zgjedhje te cilat i i kishte te humbura edhe pa situaten e krijuar e le me ne situaten e tanishme.

Shume jam kureshtar ta dije qellimin e saj te pa qellimte.
 
Sikurse e kam thene edhe me pare, ajo qe opozita po ben, ne nje vend normal, duhet te mbeshtetej nga gjithe qytetaret e atij vendi qe akoma e ruajne qytetarine e tyre si te shenjte. Qytetar nuk te ben ligji, te ben vota e lire.

Opozita nuk po kerkon te vije ne pushtet, opozita po ben nje kerkese te thjeshte: "Te shkojme ne zgjedhjet e ardhshme jo me keta njerez qe na qeverisin sot ne pushtet qe jane te implikuar direkt nga mafia e droges ne vend, por me nje qeveri te perkohshme teknike, ne menyre qe te shohet besimi i qytetarit e botes tek zgjedhjet tona."

Fakti qe shqiptaret jane te ndare edhe ne kete kerkese kaq demokratike, kaq legjitime, kaq te nevojshme per demokracine e sigurine kombetare te vendit, tregon qe shqiptaret si popull kane rrjedhur aq shume, sa mund te jete teper vone qe te ringjallin rendin demokratik ne vend.

Darius
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top