Zgjedhjet Lokale 2009 ne Republiken e Kosove-s

Ado

FISEBILIL-LAH
Zgjedhjet Lokale 2009 ne Republiken e Kosove-s


Kejt qka ka lidhje me zgjedhjet lokale 2009 ne Kosove me i postu ne ket tem ;)
 
Fitues në zgjedhje duhet të jetë shteti dhe qytetarët
Me rastin e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces, ndërkohë që ka shprehur bindjen e thellë, se do të ketë fushatë fer, fushatë të konkurrencës së vlerave.

Ai ka theksuar se fillimi i fushatës elektorale, zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur ka filluar mbarë.

"Me lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës, t'i uroj gjithë spektrit politik të Kosovës për fillimin e mbarë të fushatës elektorale, t'i uroj gjithë spektrit politik, kandidatëve, gjithë qytetarëve, për këtë mundësi të re për zhvillimin e demokracisë së re. Ne duam të besojmë fuqishëm se do të kemi një fushatë fer, të konkurrencës së vlerave, të një përfaqësimi sa më të madh të spektrit politik, por edhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeministri, ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të subjekteve politike në përgjithësi dhe atyre serbe në veçanti, duke thënë se është certifikim rekord i pjesëmarrjes në zgjedhje.
Thaçi ka shprehur besimin e plotë në zgjedhje të suksesshme, ndërkaq ka theksuar se fitues mbi të gjitha duhet të jetë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.

Procesi zgjedhor, sipas Thaçit, nuk do të ndikojë aspak në agjendën shtetërore dhe qeveritare, përkundrazi ballafaqimi i vlerave vetëm sa do ta forcojë angazhimin për implementimin e prioriteteve tona. /rtv21/telegrafi/
 
Tahiri: Vendin ku prehet Rugova, do ta bëj shesh të përkujtimit
Kandidati i AAK-së, për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, ka filluar fushatën zgjedhore duke bërë nderime para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Tahiri, tha se nëse do të vije në krye të Prishtinës, e para që do të bëjë është përkujdesja e madhe për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe të veteranëve të luftës së UCK-së.

Po ashtu, Tahiri me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ish presidenti Rugova, sipas tij, mbetet lideri i cili i priu proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova deri në pavarësimin e saj.

Vendi ku prehet Ibrahim, do të kthehet një shesh përkujtimor, nëse kandidati i AAK-së, do ta fitojë Prishtinën. /Telegrafi/
 
Salihu: E dua Prishtinën dhe dua ta ndryshoj
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën parazgjedhore, me besimin që kjo parti, pas 15 nëntorit, do të dalë fituese e zgjedhjeve lokale, madje edhe në Prishtinën që tradicionalisht e ka udhëhequr LDK-ja.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me fitore të reja dhe vizionin e vet të fuqishëm për ndryshime të gjithë Kosovës, por tash edhe të gjithë Prishtinës, kryeqytetit tonë të dashur”, ka thënë para simpatizantëve të PDK-së, lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi.

PDK-ja, siç tha Thaçi, ka zgjedhur për kandidat të Prishtinës, njeriun energjik, të punës, ndryshimeve dhe vizionarin për kryeqytetin e Kosovës.

Nga ana e tij, Astrit Salihu, kandidati i PDK-së, por kryetar të Prishtinës, tha se ka pranuar të kandidohet për shkak, siç ka thënë ai, e do Prishtinën.

“Unë kandidohem për shkak se dua ta ndryshojmë Prishtinën. Unë kandidohem për shkak se edhe ju e doni Prishtinën dhe se ju nuk do të lejoni që më Prishtina të jetë e njëjtë”.

Salihu ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen atij që të punojnë për një Prishtinë tjetër. /Telegrafi/
 
Përgatitjet për zgjedhje sipas dinamikës së paraparë
KQZ thotë se përgatitjet rreth organizimit të zgjedhjeve të para pas pavarësisë, po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi tha se një ekip i KQZ-së tashmë është në Slloveni për të parë si po shkon prodhimi i listave të votuesve.

“Do të ketë rreth 1.5 milion fletëvotime për këtë proces zgjedhor dhe natyrisht dhjetë për qind gjithmonë prodhohen më tepër”, tha Ajvazi.

Edhe kësaj radhe, diaspora kosovare do të ketë mundësi që të votojë përmes postës. KQZ-ja ka bërë të ditur se edhe rreth 5 mijë qytetarë të verbër, do të kenë mundësinë për të votuar sipas alfabetit të Brajtit. /rtk/
 
Mustafa: Do të udhëheq edhe për një mandat
Lidhja Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit, me një program, që sipas nënkryetarit, Lutfi Haziri, buron nga vlerat demokratike.

Dhe mbi këto vlera, Isa Mustafa ka krijuar bindjen edhe për një fitore tjetër. “Do ta fitoj Prishtinën edhe për një mandat katër vjeçar”, ka thënë, Mustafa, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në momentin e hapjes së fushatës elektorale.

Fushata e kësaj partie, filloi një minutë pas mesnatës, për të respektuar afatin ligjor i cili është 30 ditë para mbajtës së zgjedhjeve.

Të bindur të fitore, LDK-ja, sipas shefit të Shtabit Zgjedhor, Lutfi Haziri, i ka hyrë kësaj gare me vizionin e partisë për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur; një slogan ky që e ka pas LDK-ja qysh para pavarësimit të Kosovës.

Duke lavdëruar punën e kandidatit të LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Haziri ka thënë se Mustafa tashmë, si kryetar i Prishtinës ka vënë bazat e një qyteti modern të cilin, sipas tij, do ta zhvillojë në 4 vitet e ardhshme. /Telegrafi/
 
Ndërkombëtarët, thirrje për një proces të qetë zgjedhor
Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë bënë thirrje për proces të qetë zgjedhor më 15 nëntor.

Në ditën kur është nënshkruar Kodi i Sjelljes, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell u shpreh se këto zgjedhje do të jenë të jetike për ecjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës ndërkohë që u ka bërë thirrje kandidatëve në garë që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve elementare të qytetarëve.

“Duhet ta kemi parasysh se në fund të fundit këto janë zgjedhje lokale dhe ky është një rast që njerëzit të votojnë për gjërat që prekin jetën e tyre të përditshme, shkollat, rrugët, ndriçimin e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave, krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal”, tha Dell.

I njëjti mesazh është dhënë edhe nga e ngarkuara me punë në ambasadën e Suedisë në Kosovë, në emër të Presidencës së bashkimit Evropian.

“Mund t’ju siguroj të gjithëve se këto zgjedhje do të vëzhgohen me kujdes nga qendrat evropiane dhe më gjerë dhe do të shërbejnë si pikë e rëndësishme e referencës për procesin aktual demokratik në Kosovë”, tha Ingrid Johanson.

Zgjedhjet e 15 nëntorit do të monitorohen nga një mision i Komisionit Evropian dhe nga një numër organizatash joqeveritare vendore dhe të huaja. /alsat/
 
Prape erdhi gripi :eek:hh::eek:hh:
 
Haradinaj: Votoni AAK-në nëse doni një shtet stabil
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur të enjten manifestimin qendror të fushatës, me ç’rast ka shpalosur programin e saj për zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të votojnë për partinë e tij, nëse duan ta shohin një shtet stabil. “Nuk mund të jetë shteti i Kosovës stabil me gjithë këto ngecje në krijimin e shtetit demokratik. Nuk mund të jetë shteti i Kosovës me perspektivë me gjithë këta qytetarë të papunë, të mërzitur dhe të zhgënjyer”, ka thënë Haradinaj.

Kryetarja e Forumit të Grave të AAK-së, Donika Kada-Bujupi ndërkaq, ka thënë se kjo klasë politike që tashmë po qeverisë me Kosovën duhet patjetër të ndryshojë.

“Duke pasur parasysh dështimin e kësaj klase politike, e cila në fatkeqësinë e të tjerëve erdhi në pushtet, duke dëgjuar nga ju, nga qytetarët e Kosovës për hallet dhe problemet e tyre, unë sikurse edhe ju jam e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe fëmijëve e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Votën e qytetarëve në fjalimet e tyre e kanë kërkuar edhe nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, dhe këshilltari i Haradinajt Steve Schook.

Me këtë rast janë prezantuar kandidatët e AAK-së për kryetarë të komunave të Kosovës. /Telegrafi/
 
Thaçi: Prishtinës i duhet udhëheqja e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur të enjten fushatën zgjedhore për qytetin e Prishtinës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku të pranishëm përveç kryeministrit Hashim Thaçi ishin edhe pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar si dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Kryetari i PDK-së dhe njëherësh kryeministri Thaçi tha se Prishtinës i duhet udhëheqja e PDK-së, për shkak se nën udhëheqjen e PDK-së në nivel qendror Kosova ka ecur përpara ndërkaq, Prishtina ka ngecur prapa.

“Qytetarët e kanë kuptuar se me PDK-në rruga drejt ardhmërisë është e hapur. Dhe ne e mbajtëm fjalën. Por këto ndryshime duhet të ndodhin edhe në Kosovë. Andaj Prishtinës i duhet një njeri me ide dhe vizion si Astrit Salihu”, tha kryeministri Thaçi.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale të Prishtinës, i cili sipas tij, është kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ka qeverisje të keqe si dhe pa vizion. “Astriti do ta bëjë Prishtinën të funksionojë. Kjo është edhe motoja e fushatës sonë për Prishtinën”.

Ndërkaq kandidati për kryetar, Astrit Salihu, tha se fushata e PDK-së ka për synim që njëherë e përgjithmonë ta ndryshojë Prishtinën. “Prishtina është familja ime shtëpia ime. Shtëpia është aty ku rrah zemra e zemra më rrah për Prishtinën”, tha Salihu.

Edhe Salihu ka kritikuar kryetarin aktual, kandidatin e LDK-së Isa Mustafën i cili sipas tij ka dështuar në menaxhim me kryeqytetin. I bindur në fitore, Salihu u ka premtuar qytetarëve të Prishtinës, vende të reja pune dhe perspektivë më të ndritur. “Fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj ardhmërinë e tyre do ta kenë këtu e jo në mërgim. Ju premtoj se nuk do t’iu zhgënjej”, tha Salihu. /Telegrafi/
 
Koalicioni AKR-LDD, model i një qeverisje të suksesshme
Koalicioni, Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe Aleanca Kosova e Re, të enjten kanë filluar fushatën parazgjedhore, në qendër Prishtinës para simpatizantëve të dy partive politike.

Lideri i LDD-së, Nexhat Daci, tha para qytetarëve të mbledhur në sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, se koalicioni mes tij dhe Pacollit, do t’u sjellë komunave të Kosovës, një model qeverisje që qytetarët e Kosovës, nuk kanë pasur rastin ta shohin deri tash.

“Te ne bashkohen dy aleanca, ajo e Akademisë së Shkencave, dhe ajo e Biznesit të suksesshëm që përfaqësohet nga Behgjet Pacolli”, tha Daci.

Ndërkohë, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se AKR-ja dhe LDD-ja, sjellin shembullin e bashkimit, tolerancës dhe kuptimit mes rivalëve.

“Koalicioni që kemi krijuar me LDD-në, është shembulli që garanton se do ta çojmë Kosovën përpara, jo me dhunë, jo me ndarje, por të bashkuar siç jemi ne”, tha Pacolli në fjalimin e tij.

AKR-ja dhe LDD-ja, garojnë në Prishtinë me kandidatin e përbashkët që vjen nga Aleanca Kosova e Re, Vegim Gashi. Kandidati për Prishtinën nga dy këto parti, kërkoi votën e qytetarëve. “Nëse doni një qeverisje me ndryshe, një qeverisje që i duhet qytetarëve, votoni koalicionin AKR-LDD”, ka thënë Vegim Gashi.

Në ndërkohë, para qytetarëve, janë prezantuar kandidatët e këtij koalicioni për kryetarë të komunave të Kosovës. /Telegrafi/
 
Haziri: Votoni numrin e fatit, 77
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës, janë tubuar në mbrëmjen e së enjtes, për të vazhduar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në një manifestim qendror që u mbajt në Prishtinë.

Mijëra simpatizantë të kësaj partie, janë mbledhur në Pallatin e Rinisë, për t’iu bashkuar thirrjes së nënkryetarit, Lutfi Hazirit, për t’iu bashkuar partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

“Bashkoni me ne, për ta vazhduar vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për një Kosovë prosperuese dhe evropiane. Votoni numrin e fatit, numrin 77”, tha Haziri.

Në këtë manifestim, siç edhe pritej nuk mori pjesë, kryetari me post të ngrirë, Fatmir Sejdiu.

Në emër, të kandidatëve për kryetar të komunave të Kosovës, foli Isa Mustafa. Prezenca e madhe e qytetarëve në tubimin e LDK-së, e bëri Mustafen të besoj në fitoren e LDK-së.

“Kjo pjesëmarrje, tregon se LDK-ja është e madhe; sikur që është i madh edhe Ibrahim Rugova dhe presidenti Sejdiu”, tha Mustafa.

Në ndërkohë, Mustafa ka përshëndetur edhe familjen e presidentit të ndjerë Rugova, djemtë e të cilit ishin prezent në këtë manifestim partiak.

Në fund të këtij manifestimi, janë bërë publik edhe një herë, kandidatët e LDK-së për ato komuna që kandidon LDK-ja. /Telegrafi/
 
PSD-ja për një Prishtinë të re
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhore për Prishtinën. Kryetari I kësaj partie Agim اeku tha me këtë rast se kjo parti synon ta bëjë Prishtinën e re, moderne dhe evropiane duke e ndërtuar atë mbi vlerat dhe parimet socialdemokratike.

Sipas tij PSD-ja në këto zgjedhje disponon tri gjëra të rëndësishme; programin më të mirë, kandidatin për kryetar më të mirë dhe kandidatët më të mirë për qeverisjen dhe asamblenë komunale.

“Synojmë të ndërtojmë Prishtinën si një qytet funksional, stabil dhe ekonomikisht të qëndrueshëm”, tha ai.

اeku tha se kandidatët e kësaj partie do të angazhohen që të njihet Prishtina si kryeqytet i vlerave universale, kombëtare dhe morale. Ai ka theksuar se përmes kandidatit për kryetar të kësaj partie, Sadri Ramabaja, Prishtina do të ndryshojë pozitivisht.

Ndërkaq Ramabaja ka theksuar se programi i PSD-së për Prishtinën është i qartë dhe ka për objektiv transformimin e plotë të kursit qeverisës dhe zhvillimor të kryeqendrës.

Duke promovuar një sistem qeverisës modern Ramabaja tha se do të bëjë transformimin e plotë të shërbimeve publike, do të ngrejë një ekonomi të qëndrueshme që siguron vende të reja të punës. /Telegrafi/
 
Vegim Gashi premton mbështetje për bizneset e vogla
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore vizitoi bizneset e vogla në qendër të Prishtinës, pikërisht në sheshin Nëna Terezë dhe në Pallatin e Rinisë.

Gashi u njoftua nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen pronarët e këtyre bizneseve. Prioritet për Gashin sa i përket zhvillimit të bizneseve të vogla do të jetë ndërtimi i parqeve të biznesit.

"Një prej aspekteve kryesore ka me qenë ndërtimi i disa parqeve të biznesit në bashkëpunim edhe me komunat fqinjë të Prishtinës për shumë biznese. Koncentrimi i veprimtarive të ngjashme në vende të caktuara shpesh herë është tregu i suksesshëm, kështu që një prej aspekteve ka me qenë parqet e biznesit, gjithashtu do të shohim edhe mundësit e zvogëlimit të taksave për veprimtari të caktuara”, tha Gashi.

Gashi tha se bizneset e vogla janë zemra e ekonomisë se kryeqytetin andaj premtoi se do te mbështes këtë segment të biznesit nëse qytetaret do ta zgjedhin kryetar të Prishtinës. /rtv21/
 
Me fitoren e AAK-së, do të ndryshojë qasja për Podujevën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar ditën e dytë të fushatës në Pdujevë, duke kërkuar votat për AAK në këtë komunë.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar para qytetarëve të mbledhur pse duhet votuar AAK-ja. “Nga Xhamia e Llapit deri në Merdar, asnjë investim nuk është bërë nga qeveria Thaçi”, ka thënë ai.

Me fitoren e AAK-së, sipas Haradinajt, do të ndryshojë qasja për Podujevën.

Për kryetar të kësaj komune nga AAK kandidohet Ismet Abdullahu. Ky i fundit kërkoi votën e llapjanëve për të – siç u shpreh ai – luftuar korrupsionin në qeverisjen lokale.

“Me fitoren tonë, do t’ia kthejmë dinjitetin llapjanëve. Do të jemi shpresë për ata që e kanë humbur atë”, tha Abdullahu.

Para simpatizantëve të AAK-së u prezantuan kandidatët e kësaj partie për kuvendin komunal të Podujevës. /Telegrafi/
 
LDK-ja e vendosur ta zhdukë korrupsionin në Podujevë
Vendi që njihet si bastion i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Podujeva, ka pritur të premten një pjesë të kryesisë së LDK-së, për të hapur fushatën në këtë komunë.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka kërkuar votën e llapjanëve për lidhjen Demokratike të Kosovës, që sipas tij, është parti me vizion të qartë.

“LDK-ja, do të jetë partia e cila do ta zhduk korrupsionin në Kosovë”, tha Haziri, i cili vetën e cilësoi si gjysmë llapjan. “Pas Gjilanit, Podujeva është vendi i dytë që më ka votuar më së shumti”, tha Haziri.

Përpjekjen për ta rimarrë Podujevën edhe për një mandat, LDK-ja e bazon në fuqinë e Agim Veliut, kandidat i kësaj parti për kryetar të Podujevës.

Veliu tha se fitorja e tij, është vendimi definitiv për të ardhmen e Podujevës. “Tani është koha të vendosim për të ardhmen e Podujevës. Jam këtu për ta kërkuar votën tuaj, për t’u siguruar fëmijëve tanë një jetë më të mirë, duke krijuar kushte më të mira në të gjitha fushat e jetës. Programi im, bazohet në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Veliu, para vendaseve të tij. /Telegrafi/
 
Thyhet zyra e LDK-së në Skenderaj
Mbrëmë në Skenderaj është thyer një dritare zyrës së degës së LDK-së në këtë qytet.

Siç njoftoi përmes telefonit kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Skenderaj, Idriz Mecinaj, në dritaren e thyer me një gur, ishin të vendosur flamuj "dardanë" dhe partiakë.

Gjithashtu Mecinaj tha se të gjithë posterët e LDK-së të vendosur dje nëpër disa pika në qytet janë shqyer brenda një ore. /qik/
 
ENEMO vëzhgon zgjedhjet lokale
Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve, ENEMO, ka filluar vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2009 në Kosovë.

Puna e këtij rrjeti do të udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Qytetarëve “MOST” nga Republika e Maqedonisë, Darko Aleksov.

Zyra qendrore tashmë është hapur në Prishtinë dhe përbëhet nga 7 anëtarë kryesorë.

Anëtarët e ENEMO-s janë duke u përgatitur edhe për ardhjen e 12 vëzhguesve afatgjatë dhe 120 vëzhguesve afatshkurtër nga shtetet anëtare te OSBE-së.

Vëzhguesit do të vëzhgojnë dhe vlerësojnë zbatimin brenda kuadrit ligjor të procesit zgjedhor, ka thënë Aleksov. /ktv/
 
Policia dhe KQZ me plan operativ për procesin zgjedhor
Policia e Kosovës në bashkëpunim me KQZ-në filloi realizimin e një plani operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ky plan tashmë ka filluar të zbatohet dhe do të zgjasë deri më 13 nëntor. Ndërkohë policia po harton edhe planin e veçantë operativ për ditën e zgjedhjeve, pra për datën 15 nëntor, deri në ditën e shpalljes së rezultateve.

Zëvendësdrejtori i Operativës së Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se gjatë fushatës parazgjedhore nuk janë angazhuar policë shtesë për të ofruar siguri komisioneve komunale zgjedhore, por kjo do të bëhet nëse do të jetë e nevojshme.

Duke përmendur format e bashkëpunimit më Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Xhemajl Peçani, më saktësisht përmendi disa veprime që do të ndërmerren gjatë këtij procesi, që ai të përfundojë pa ndonjë problem.

Fillimisht, Policia e Kosovës ka angazhuar nga një zyrtar policor në komisionet komunale zgjedhore, ndërkaq krahas kësaj do të sigurojë edhe manifestimet zgjedhore të të gjitha subjekteve politike. /rtk/
 
Mustafa ua uron votuesve të vet fitoren e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpalosur programin e saj, për komunën e Prishtinës, ndërsa kandidati Isa Mustafa ka marrë epitetet më të mira nga zyrtarët e lartë të partisë.

“Ne ofrojmë për Prishtinën një akademik, që do të thotë dije...Ky është Isa i Prishtinës. LDK ofron njerëz normal që flasin pak e punojnë shumë. Gjatë këtij mandati ka investuar në Prishtine sa shtatë vitet e kaluara bashkë”, tha Sabri Hamiti.

Nënkryetari Hamiti ka folur edhe për partinë e tij, duke e cilësuar LDK-në si partinë më të madhe në Kosovë, ndërkohë që ka përmendur edhe ish- liderin, Ibrahim Rugova.

“LDK-ja, ka qenë dhe do të jetë partia më e madhe. Po ashtu ka pas edhe një lider shumë të madh siç ishte Rugova”, shtoi ai

Ndërkohë, Isa Mustafa, ka premtuar se angazhimi i tij, do të jetë edhe më i madh në mandatin tjetër.

“Do të vazhdojmë zhvillimin e Prishtinës nga të gjitha anët. Për dy vjet do ta hartojmë Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Urban Komunal. Do ta ndërtojmë Prishtinën e re me baza bashkëkohore të ndërtimit. Të gjitha rrugët dhe rrugicat e Prishtinës do të kryhen në dy vitet e ardhshme. Ju premtoj se gjatë mandatit të ardhshëm do të sigurojmë ujë të pijshëm për 24 orë”, tha Mustafa, i cili i bindur në fitore, që sot ua ka uruar adhurueseve të tij, fitoren e LDK-së.

“Me 15 nëntor do të zhvillohet një garë e fortë. Por, nga sot ju uroj për fitore”, ka thënë Mustafa.

Me këtë rast, janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Kuvendit Komunal të Prishtinës. /Telegrafi/
 
Vota për Muharrem Shabanin përmirëson jetën tuaj
Fushatën për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 në qytetin e Vushtrrisë edhe zyrtarisht të premten e ka nisur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Vushtrri, e bindur se me kandidatët e saj për Kuvendin Komunal dhe me kandidatin e saj për kryetar komune, Muharrem Shabani, do të fitojë në këtë komunë.

Të pranishëm para një numri të madh të banorëve të komunës së Vushtrrisë kanë qenë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, i cili u ka thënë qytetarëve të Vushtrrisë se nëse zgjidhet Muharrem Shabani, kryetar i komunës së Vushtrrisë, jeta e tyre në këtë qytet dhe komunë do të përmirësohet në të gjitha aspektet dhe ekonomia, arsimi, shëndetësia, shërbimet ndaj qytetarëve si dhe përkujdesja për të varfrit dhe kategoritë e tjera do të jenë shembull për gjithë Kosovën.

Me fjalë rasti është paraqitur edhe kandidati për kryetar komune nga radhët e AAK-së Muharrem Shabani, i cili nga të pranishmit është cilësuar si kryetar historik. Shabani u ka thënë vushtrriasve se ai me udhëheqjen e tij do të përkujdeset që të gjitha hallet dhe brengat e tyre do t’i zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shabani gjatë fjalimit të tij i ka përmendur “vuajtjet që banorët e Vushtrrisë po i përjetojnë sot nga qeverisja aktuale”, pasi – siç u shpreh ai - shumë fabrika janë mbyllur dhe me qindra familje kanë mbetur pa kurrfarë përkujdesjeje”. /Telegrafi/
 
Thaçi: Do të investojmë 100 milionë euro në Gjilan
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën në qytetin e Gjilanit. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shkuar në Gjilan për ta mbështetur, kandidatin për kryetar të kësaj komune, Qemajl Mustafën.

“Për katër vjetët e ardhshme, do ta ndryshojmë Gjilanin. Për ta bërë modern këtë qytet, do të investojmë 100 milionë euro”, tha Thaçi, i cili është i bindur në fitoren e PDK-së në këtë komunë.

“Qeveria e Kosovës, ka bërë shumë për Gjilanin dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Thaçi.

Ndërkohë, për Gjilanin, ka folur edhe ai që e ka udhëhequr për dy vjet këtë qytet. “Për dy vjet, e kemi ndryshuar qytetin e Gjilanit. Të gjithë ata që e duan një qytet modern, duhet të mendojnë me 15 nëntor. Unë do të jem ai i cili me taksat tua, do ta bëjë Gjilanin ashtu siç ju e doni”, tha para simpatizantëve, Qemajl Mustafa, i cili premtimet i mbështeti edhe në ndihmën që ofron qeveria.

“Këto investim që kemi bërë dhe mendojnë të investojmë edhe në të ardhmen, do të behën me mbështetjen e qeverisë së Kosovës”, tha Mustafa. /Telegrafi/
 
Dedaj: S’na duhen koncepte nga Kremlini
Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj, e ka çelur fushatën e partisë së tij, duke hedhur akuza në adresë të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Në aspektin ndërkombëtar Kosova dhe qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se nuk kemi nevojë të importojmë koncepte dhe praktika as nga Kremlini, as nga Kazakistani, as nga Beogradi, as nga Gadafi, por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Washingtoni, nga Brukseli, nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO”, është shprehur Dedaj, në një konferencë për gazetarë.

I pari i liberalëve të Kosovës, i cili është zëvendësministër në Qeverinë Thaçi, në këtë mënyrë i kundërpërgjigjet Pacollit, i cili një ditë më herët përdori një gjuhë të ashpër për të kritikuar partitë në pushtet. Madje ai përmendi edhe “kallashnikovë” në fjalimin e tij, para simpatizantëve të tij.

Dedaj vlerësoi se opsioni më i mirë për t’u votuar edhe në këto zgjedhje janë partitë që kanë koalicionin në nivel qendror, duke përfshirë këtu edhe PLK-në si pjesë e kësaj përbërje.

Ai tha se PLK këtë fushatë do të zhvillojë të qetë e modeste, vetëm duke bashkëbiseduar me qytetarë. /Express/
 
Daci e Pacolli premtojnë se do t’ia kthejnë namin Mitrovicës
Liderët e AKR-së dhe LDD-së, Behgjet Pacolli dhe Nexhat Daci, të premten në një takim elektoral në Mitrovicë, premtuan se këtij qyteti do t’ia kthejnë namin që dikur kishte, duke zhvilluar ekonominë dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Me këtë rast, Pacolli tha se koalicioni AKR-LDD do të punojë për zhvillimin e Mitrovicës dhe përmirësimin e kushteve jetesës për të gjithë qytetarët.

“اdo fshat i Mitrovicës do të ketë së paku rrugën e vet, do të ketë një subjekt ekonomik, çdo lagje në Mitrovicë do të ketë të zgjedhur problemin e ujit, rrugës dhe nga një subjekt ekonomik”, tha lideri i AKR-së.

Për më tepër, kreu i AKR-së është zotuar se Mitrovica do të jetë një zonë e lirë ekonomike dhe se nuk do të ketë ndarje në të ardhmen.

Ndërsa, lideri i LDD-së Nexhat Daci tha se Mitrovica është pa shërbime cilësore shëndetësore dhe në gjendje të rëndë janë fakultetet dhe krejt shkollat këtu, por me ardhjen e kandidatit të tyre në pushtet këto probleme do të zgjidhen.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës i propozuar nga këto dy parti Nexhmendin Spahiu premtoi në Shalë do të hapë fabrikën për përpunimin e metaleve, ndërsa në fshatrat e Luginës së Ibrit do të mundësohen investimet e rekreacionit dhe hotelerisë, kurse në atë të Luginës së Sitnicës investimet e Bujqësisë. Ai po ashtu premtoi se do ta çojë në vend amanetin e patriotëve tanë.

“Do ta bëjmë rivarrimin eshtrave të Isa Boletinit, të cilat që 10 vjet qëndrojnë pezull. Do t’i sjellë nga Stambolli eshtrat e ish-kryeministrit Rexhep Mitrovica, dhe nga Amerika eshtrat e ish-ministrit dhe kryetarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva”, tha ai.

Spahiu premtoi edhe hapjen e një universiteti në gjuhën angleze ku do të vijnë studentë nga gjithë Ballkani dhe hapjen e dy gjimnazeve në gjuhën angleze ku do shkollohen nxënësit më të mirë nga gjithë Kosova. /rtv21/
 
Kujt po ja nin per zgjedhje se pffffffffffff
 
Jëlldëze Gorani me një vizon të ri për Prizrenin
Alternativa Demokratike e Kosovës të premten bëri hapjen qendrore të fushatës në Prizren. Në këtë manifestim morën pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të ADK-së dega në Prizren si dhe shumë qytetarë të Prizrenit.

Fushatën e shpalli të hapur vetë kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri, e cila veçoi dy momente që i bëjnë këto zgjedhje të veçanta: fakti që janë zgjedhjet e para të Kosovës së pavarur dhe e dyta, nevoja për ndryshim.

“Me synime për ta zhvilluar qytetin me standarde evropiane, ADK garon në këto zgjedhje me një koncept të qartë dhe me objektivin tonë kryesor ‘për një Prizren me shpirt’”, tha kryetarja Tahiri.

Ajo shtoi se në thelb të programit të ADK-së “është një qeverisje efektive dhe e ndershme, një qeverisje vizionare e thellësisht të profesionale, një qeverisje e cila i kupton dhe ndjen shqetësimet e qytetarëve dhe bashkë me ta punon për një të ardhme më të ndritur të qytetit tonë”.

Ndërsa, kandidatja e ADK-së për kryetare të Prizrenit, Jëlldëze Gorani, tha se ka marrë mbi vete një sfidë që së bashku me qytetarët ta bëjë realitet një vizon të ri për Prizrenin.

“Një zhvillim i fuqishëm i duhet qytetit të Prizrenit. Vitaliteti i qytetarëve të mos has në pengesa dhe vuajte të panevojshme. Jeta e përditshme kërkon një organizim të mirëfilltë. Gjenerata e re të rritet pa frikë, pa acarime, në një atmosferë të punës efikase, me pritje të respektuar kudo në vendin e punës, pa zvarritje të obligimeve e pa grimasa korruptive. Pra, kudo në vendet e punës të largohet burokratizmi i panevojshëm. Ky është synimi im”, tha kandidatja e ADK-së për kryetare të Prizrenit Jëlldëze Gorani. /Telegrafi/
 
Besnik Tahiri: Mos bëni fushatë ofenduese
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, ka ftuar kundërkandidatët nga partitë tjera që të jenë të kujdesshëm me mënyrën se si ata sillen gjatë fushatës zgjedhore.

“Ka kaluar koha e ofendimeve dhe fryrjeve. Kandidatët duhet që t’u tregojnë qytetarëve të Prishtinës, çfarë ofrojnë për ta, e jo të merren me ofendime ndaj njëri-tjetrit”, tha Tahiri.

Po ashtu, Tahiri ka thënë se është i pakuptimtë arsyetimi i vazhdueshëm i Isa Mustafës, se nuk ka mundur ta zhvillojë Prishtinën në mungesë të ligjit për kryeqytetin.

“Në fakt, ligji për Prishtinën, vetëm ka treguar se në çfarë gjendje është koalicioni PDK-LDK”, ka shtuar Tahiri.

Këto komente, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, i bëri gjatë një konference për shtyp, ku prezantoi programin për të rinjtë. Përmes këtij programi, Tahiri premton që rinisë së Prishtinës, tu garantojë punë, arsim cilësor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.
Pas, konference, Tahiri, doli nëpër qytet, për t’ua prezantuar të rinjve programin e tij për ta. /Telegrafi/
 
Vegim Gashi do t’i kushtojë kujdes të veçantë kulturës
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, ditën e tij të tretë të fushatës ia ka kushtuar monumenteve të kulturës dhe jetës kulturore të kryeqytetit.

Duke vizituar Kullën e Sahatit, një objekt i ndërtuar në shekullin e 19 ai tha se “sa e rëndësishme është kultura për drejtuesit e sotëm të Prishtinës, sapo e patë tek Sahat Kulla, një grumbull plehrash para një objekti monumental i ndërtuar nw shekullin 19-të”.

“Prishtina ka shumë mungesa në atë që jep shpirtin çdo kombi dhe çdo shoqërie. Në kulturë duhet të investohet më shumë, të ketë përkushtim më të madh, tu jepet mundësi të rinjve, talenteve të reja. Prishtinës sot i mungon një ciceron kulturor i cili do t’i ndihmonte të huajt të orientoheshin për vlerat kulturore të Prishtinës”, tha Gashi.

Një mungesë tjetër që është kthyer në shqetësim, sipas Gashit, është mungesa e sinjalizimeve të objekteve dhe monumenteve të kulturës.

Gashi premtoi se do t’i kushtojë një kujdes të veçantë kulturës në përgjithësi monumenteve kulturore, krijimit të hapësirave të reja për të rinjtë e talentuar. E po kështu hapjes së seksioneve të ndryshme nëpër shkolla si ato të artit figurativ, muzikës etj. /Telegrafi/
 
Rexhep Osmani shpreson në votat e LDK-së
Kandidati i ADK-së për kryetar të Prishtinës, Rexhep Osmani, mendon se atë do ta votojë edhe LDK-ja.

“Më 15 nëntor, kur i gjithë elektorati do ta votojë kandidatin e Alternativës Demokratike të Kosovës, edhe dega e katërt e LDK-së, do ta mbështes ish-kryetarin e saj”, tha Rexhep Osmani, në një konferencë për media.

Osmani tha për vete se është kandidat më i mirë sesa të tjerët që garojnë për kryetar të Prishtinës. Isa Mustafën e quajti kryetar në shkuarje. Ai e argumentoi këtë prirjet e Mustafës, për t’i ikur debateve televizive, e sidomos kushtëzimet e Mustafës për mospjesëmarrjen e Osmanit në ato debate.

Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri, kritikoi Isa Mustafën, duke thënë se e ka lënë Prishtinën, sikur të ishte në shekullin e kaluar.

“Prishtina ka mbetur në shekullin e kaluar, sepse është drejtuar nga një njeri i sistemeve të kaluara, dhe një kryetar hije, i cili, doli në dritë vetëm tani kur filloi fushata”.

Rexhep Osmani, bëri publik projektin e tij për një Kryeqytet, që ai e cilësoi si model të qeverisjes lokale.

“Unë ju thërras për një Prishtinë evropiane, qytetin e të tashmes dhe e të ardhmes sonë e të fëmijëve tanë”, tha Osmani. /Telegrafi/
 
Zgjedhjet Lokale ne Kosove

Ne kete teme le te postohen te gjitha temat qe kane lidhje me kete proces per te patur nje pike referimi per te informuar te gjithe ato qe duan te informohen mbi kete proces te rendesishem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top