Zgjedhja e një Pape në fillet e Krishterimit.

BeniT

Donatorë
Jezu Krishti e emërton Pjetrin me këto fjalë“ “Edhe unë po të them: Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!
Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mt 16, 18-19)



Zgjedhja e një pape në fillim të Krishterimit, sipas historisë së Kishës, përveç Shën Pjetrit që ishte i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga vetë Jezusi për t’u udhëhequr Kishën. Ashtu vetë Shën Pjetri e themeloi këshillin e krishterëve të Romës, në të cilin këshillë ishin 24 meshtar (priftë) dhe xhakon. Fillimisht ky këshillë e ka zgjedhur papën, pasardhësi i Pjetrit si ishte Lini (67-79).
Sipas disa shkrimeve papët e parë deri tek papa Bonifaci II (530 -532), ishin papate ata të cilët e kanë zgjedhur pasardhësin e tyre. Në fillim nuk e kanë zgjedhur udhëheqin e krejt Kishës por vetëm ipeshkvin e Romës që ishte i zgjedhur prej klerit dhe besimtarëve të Romës. Kjo traditë zgjati deri ardhjen e Kostandinit të Madh, i cili me Ediktin e Milanos 313 e shpalli edhe fenë krishtere të barabartë me fetë tjera (sepse deri tani ishte feja krishtere e ndaluar si dhe e përndjekur nga Perandoria romake).
Nga periudha e Kostandinit të Madh dhe më tutje fillojnë perandorakët të ndërhyjnë në zgjedhjen e papës. Rasti më i njohur është zgjedhja e Bonifacit I (418). Pas shkatërrimit perandorisë së Romës, pushtetari më i fortë i asaj kohës ishte Teodori Ostrogot që ndikoi në zgjidhjen e papës. Po ashtu edhe Kostandinopoja kishte ndikim të madh për zgjidhjen e papës. Kjo mënyrë të zgjedhjes së papës zgjati deri më papën Bendikitin II (684 -685), edhe pse edhe më tutje në Mesjetë, pushtetarët e fortë kishin ndikim në zgjedhjen e papës, si fjala vjen, Karlli i Madh, e miraton zgjedhjen për papë Hadrianin I (772 -795).
Papa Bonifaci i III (607) sjell rregulloren se si duhet të zgjidhet papa, zgjidhësit duhet të mblidhen për ta zgjidhur papën e ri pas tre ditëve që është bë varrimi i papës. Kurse Sinodi 769, përcakton dhe thekson se papa mund të zgjidhet prej radhëve të priftërinjve apo xhakojve, kurse laiket apo besimtarëve që jashtë rrethit të priftërinjve dhe xhakojve ju ndalohen për të votuar për papën e ri. Kjo rregullore shkaktoi revolt, kurse papa Nikolla I (857-867) përkatësisht gjatë vitit 862 lejon rishtas bujarëve, fisnikëve dhe aristokratëve të Romës të marrin pjesë në zgjidhjen e papës.
Ndryshim të madh për zgjidhjen e papës bëri papa Nikolla II (1058 -1061), që në fillim duhen kardinalët të vendosin për kandidatët e mundshëm (potencial për papë). Po ashtu papa vendosi që zgjedhjet për papë mund të bëhen edhe jashtë Romet kur në Romë nuk është e mundshëm.
Kurse në Sinodin ekumenit i X gjatë vitit 1139, për zgjedhjen e papës janë të autorizuar vetëm kardinalët, gjatë pontifikatit papës Aleksandërit III, vendoset për zgjidhjen e një papës së ri duhet të ketë dy të tretat e votave të kardinalëve. Për arsyet se kardinalët nuk ja arrin ta zgjidhin papën në shekullin XIII për dy vite dhe natë muaj. Për mos me ndodh diçka e tillë vendoset në Sinodin e Lyonit që votuesit duhet të takohen 10 ditë pas vdekjes së papës, pikërisht në atë qytet ku ka vdekur papa. Aty vendoset që kardinalët nuk duhet të kenë kontakte me botën e jashtëm derisa nuk zgjidhet papa. Ky vendim paraprinë konklave, përkatësisht vendi i caktuar për zgjedhje për këtë qellim ishte brenda territorit shtetit të Vatikanit ashtu siç e njohim edhe sot e kësaj dite.
Gjatë pontifikateve të shumta të historisë së Kishës, kishte mjaft ndryshime sa i përket zgjidhjes së papës. Ndryshimet e fundit i përpunoi Papa Gjon Pali i II në dokumentin “Universi dominimi gremis” nga viti 1996, drejtën në zgjedhjen e papës e kanë kardinalët të cilët nuk i kanë mbushur 80 vjet. Numri maksimal i kardinalëve në zgjidhjen e papës nuk bënë të kalojnë numrin 120. ثshtë e ndalur të zgjidhet papa prej perlave të lartë kishtar, apo prej laikëve, anëtarët e Koncilarëve ose konferencës ipeshkënore. Të gjithë kardinalët që kanë drejtën e votës duhet të marrin pjesë në zgjidhjen e papës. Këshillin e kardinalëve i fton dekani i këshillit të kardinalëve. Pas 30 herës rreshta nuk arritët shumica e dy të tretave të votave atëherë mjafton më se gjysma e votueseve për ta zgjedhur papën.
Konklave janë tipit të mbyllur dhe nuk kanë kontakte me tjerët apo tjerët me kardinalët që votojnë, dhe të gjithë kardinalët me drejtat e votës nga fillimi i konklavës deri në te zgjedhja e papës janë të vendosur “Domus sanctae Marthae” (Shtëpia e Shën Marisë). Akti i votimit bëhet në kapelën e Sikstinit, që gjendet nën pushtetin e kardinalit që udhëheq zgjedhjet. Këshillit të kardinalëve ju bashkëngjiten edhe personat që ju ndihmojnë:

sekretari i kuvendit të kardinalëve
drejtori papnor i kremtimit liturgjik me dy ceremonier
dy rregulltarë që ju është besuar sakristia e papës
një klerik i zgjedhur nga këshilli i kardinalëve që u ndihmon në detyrën e kardinalëve
disa rregulltarë të gjuhëve të ndryshe që kremtojnë sakramentin e pendesës
dy mjekë dhe
dhe disa persona të caktuar për të shërbyer
Të gjithë këta duhet të bëjnë betimin se do ta ruajnë fshehtësinë për informata që i dinë lidhur me zgjedhjen e papës.

Si kureshtje, fjala “Papë“ e ka burimin nga fjala latine “atë“ kurse në gjuhën e greqishtes “pappas” titull i ipeshkvit të Romës, përkatësisht patrikut një prej pesë patrikëve të Kishës së hershme apostolike. (Jerusalemi, Antiokia, Aleksandria, Kostandinopoja dhe Roma) nga e merr më vonë emrin Kisha katolike.
Kurse në Lindje emërtimin me fjalën papë e mbajnë ipeshkvit, abatët si edhe disa prift. Deri në shekullin e tretë ishte titulli i ipeshkvit, pastaj prej shekullit 5 ishte titull i nderit kryetari i Kishës romake katolike. Në historinë e Kishës romake katolike emrin “papë“ lajmërohet për herën e parë në varrin e Marcelit (304), kurse ipeshkvi i parë i Romes që e ka emrin papë ishte papa Siricus (385-399), kurse emërtimin për ipeshkvit e Romës e sjell papa Gregori (Gega) I (590 -604). Përveç se ipeshkvit e Romës e kishin emrin papë, gjatë historisë së Kishës kemi edhe emërtimin tjera, si për shembull papa Gregori (Gega) I: Servus servorium Dei (Shërbëtori i shërbëtorëve të Zotit). Sot e shfrytëzojnë edhe titullin Summus Pontifex (Prifti i madh), dikur ishte edhe titulli i ipeshkvijve.
Deri në kohën e papës Gregorit I, ipeshkvit e Romës bashin titullin Pontifex Maximus që e sjelli papa Leoni (Luani) (440-461), emri që vjen nga periudha e Republikës së Romës së hershem . Me këtë titull u quheshin përdoret e Romes deri me perandorin e Romes Flavi Gratinia (375), i cili nën ndikimin e Shën Ambrozit të Milanos dhe konfliktit arian, e refuzoi këtë titull Pontifex Maximus - prifti madhëror.
Në mesjetë hasim në njëjtën kohë disa papa për njëjtën kohë, përveç papës të zgjedhur në mënyrë kanonike kishte edhe antipapa. Arsye ishte dasia e kardinalëve në mes vetes si edhe perandorakët romak si dhe familjet aristokrate kanë vendosur se kush duhet të jetë papa, ashtu kemi 2, 3 edhe 4 papa të njëjtën kohë.
Pastaj kemi disa papa që ishin të dëbuar nga Roma dhe vdesin jashtë Romet, janë të njohur rasti i Avignon në Francë nga viti 1305 deri më 1377.

Don Noshi .
Forumikatolik.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top