Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në një nga ditët e acarta të këtij fillimviti, në një kafene të qytetit tim, afrohet një bashkëqytetar i thjeshtë, e me droje nxjerr nga xhepi i një xhupi prej meshini të vjetruar, pak si vjedhurazi, një pako të vogël të mbështjellë. “Mund ta hapësh e ta lexosh në shtëpi ose në zyrë, e, nëse ka ndonjë vlerë, shkruaj diçka në gazetë. “Për momentin u befasova dhe u hutova, pasi nuk kuptova se ç’ka fshihet në atë mbështjellëse gazete. Aq foli, e nuk pranoi të pinte as kafe, por iku për t’u takuar të nesërmen e për t’ia kthyer pakon, siç u shpreh ai. Kur shfletova atë mbështjellëse gazete, më doli e m’u duk si ëndërr, një pasaportë paksa e zhubravitur nga vitet (e lëshuar në vitin 1924, pra para 85 vjetësh), ku shkruante me një shkrim me bojë dhe kaligrafi shumë të bukur, siç shihet në foto: z. Bajram Curri, me nr .269, me 24 faqe, dygjuhësh, e me shkrimin e shtypit në faqen e pare: “ N’emën të Shtetit Shqyptar, gjithë auktoritetet civile e ushtërore janë të lutun me e lane të kalojë lirisht. “Përseri me kaligrafi dore shumë të bukur, shkruhet: “Tiranë, më 4 / IX / 1924, i vjefshëm përnjëmot. Nënshkrimi i kryetarit të zyrës, B. Rusi,vula.
Në faqen e dytë janë gjeneralitetet e mbajtësit të pasaportës 1-vjeçare për Europë, në vitin 1924,Bajram Curri;

Emni i t’et: Shaqir
Emni i s’amës: Hava
Data e lindjes: 1866
Vendi i lindjes: Gjakova
Banimi: Tirana
Profesia: pronar
Udhëton për: Europë
Qëllimi i udhëtimit : për shendetsi

Më poshtë është vula e prefekturës së Tiranës.Në faqen e tretë, shënime, janë të dhëna për shtatin, moshën, ballin, sytë, hundën, gojën,mjekrën, mustaqet dhe ngjya, të cilat janë shkruar për 58-vjeçarin Bajram Curri. Në faqet në vijim, te faqja 4 dhe 5, udhëtojnë bashkë me mbajtësin, ka një vulë dhe firmën e B. Rusit. Në faqet 6, 7, 8, 9 ndodhen vulat dhe firmat

NJث DOKUMENT ORIGJINAL PثR HEROIN gjatë lëvizjeve nëpër Europë si, Itali, Francë, etj., nga data 7. 9. 1924, deri më 14.10.1924, pra 5 javë. Nga faqja 11 deri në 24 nuk ka të shënuar asgjë. Kjo pasaportë për jashtë shtetit, e njërit prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, një relike historike e pazëvendësueshme, publikohet për herë të parë. ثshtë interesant fakti që, pasaporta nxirret për arsye shëndetësore, ndërkohë kur periudha shtator-dhjetor 1924 është e mbarsur me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit është i
gjithanshëm për çështjen kombëtare, duke qenë përkrahës i qeverisë së Nolit. Pikërisht në fillim të shtatorit 1924 mori pasaportën njëvjeçare për të udhëtuar nëpër Europë për propagandimin e çështjen shqiptare, duke vajtur edhe në Francë, ku siç dihet, ajo e kishte lënë në harresë.
Udhëtimi i fundit në Europë i Bacë Bajramit, Garibaldit shqiptar, siç e kishte quajtur Halim Xhelua, ishte 12 tetor 1924, për t’u vendosur në Krasniqe, afër Gjakovës së tij të dashur, e për të qëndruar dimrit të ashpër, deri më 28 mars 1925, kur pushoi së rrahuri zemra e tij. E vajtojcja Xhufe Sylja prej Geghyseni e qau:

“Qajo pushkë, vlla, si muer ty,
Muer Krasniqen ship për ship,
Gash, Bytyç, deri në Dri,
Muer Kosovën bytevi…”

E rrëzë Majës së Hekurave, në Alpe, shtrihet një qytet me tetë mijë banorë, më problematiku deri para pak vitesh, por që tashmë i është kthyer jetës normale, me dëshirën që kanë gjithë shqiptarët: futjen në Europë, NATO dhe mbarimi sa më shpejt i këtij tranzicioni të stërzgjatur
shqiptar. E ky qytet quhet qyteti Bajram Curri. Në bulevardin kryesor, një statujë me pushkë në dorë dhe me shikimin kah Gjakova, përshëndetet çdo mëngjes me vogëlushët që nxitojnë drejt shkollës, drejt dijes. E nuk e dinë vocërrakët bajramcurras, se ishte pikërisht ai që gati para një shekulli mblodhi ndihma për studentët në Austri, ndonëse vetë nuk kishte asnjë klasë shkollë…

Pass.jpg

Shekulli_Fundjava
 
Titulli: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

SHume interesant :)
 
Shum interesan,,,,,me pelqej shum,,

po perfundimi i kti matriali,,,,pjesa me te kuqe, nuk ka kuptim fare,
nese se kan dit Bajramcurrsit deri sot,,,,as te tjeret se kan ditur,se ky zbulim i ri qenka:gallate:

Por nuk e di ke po nenkupton ti me fjalen bajramcurrsit,,,,le qe po provon te ofendosh dike,,,por e ke treguar nje rrespekt te pa par duke e shkruar edhe me te vogel,((bajramcurrsit)):fuck:

per cilin do qe ta kesh pas fjalen,
sa per sqarim,,,,,ne nuk jemi Bajram Curras,,por jemi Tropojan,
Dhe Bajram Curri,,,,nuk asht HERO I Tropojanve,,,,por nese asht HERO,,,asht i krejt Shqiptarve.

Historin e Tropojes e kan ba Tropojant,:poezi:
[ame=http://de.youtube.com/watch?v=EnjpbnAi568]YouTube - Shqipet e ILIRIS[/ame]
 
Attachments

  • Pass.jpg
    Pass.jpg
    58.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top