Zana Krasniqi fytyrë e Sherri Hill

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zana Krasniqi fytyrë e Sherri Hill

f.0827050853988_m.jpg



Pas suksesit në Miss Univers 2008, bukuroshja kosovare ka arritur të nënshkruajë një kontratë në fushën e modës.Ka qenë Sherri Hill, një nga emrat më të njohura të modës, që i ka ofruar Zana Krasniqit mundësinë për të qenë fytyra e këtij biznesi.

Sapo klikon në faqen zyrtare të Sherri Hill, tashmë është porta hyrëse për të parë një ndër koleksionet më të mëdha online të modës, të stiluara nga Sherri Hill.

Kontrata është firmosur vetëm pak ditë pas përfundimit të Miss Univers, ngjarje kjo e cila e ka renditur bukuroshen kosovare në listën e 10 më të bukurave të universit dhe automatikisht, edhe fituese e një kontrate njëvjeçare. Telegrafi
 
E ka filluar goxha mire kjo vajze ...

Eshte dhe merite e fotografit Berisha qe i "zbuloi" bukuroshet shqiptare duke i dhen mundesira te medha per te ecur ne jeten e tyre por edhe per ta perfaqesuar bukurin shqiptare para "botes" ...

Suksese te metejshme Zanes ...!
 
1216094674-zana.jpgDayana Mendoza, 22 –vjeçarja nga Venezuela është Miss Universe 2008. Vajza me sy të gjelbër, 1,78 cm e gjatë, nga dje mban kurorën e bukurisë, që meritoi në skenën vietnameze në qytetin Nha Trang. Përfaqësuesja shqiptare, Matilda Meçini, nuk arriti të klasifikohej ndër më të bukurat e Universit. Ndërkohë që kosovarja Zana Krasniqi, kanakarja e Fadil Berishës (kujtojmë debatin për përzgjedhjen e saj), qëlloi shumë më me fat. Ajo arriti të renditej në dhjetëshen më të mirë.

“Miss Universe 2008” nisi garën me 80 përfaqësuese nga e gjithë bota, që pretendonin të fitonin kurorën më të lakmuar të bukurisë. Por numri u reduktua në 15 gjysmëfinaliste, që mbajtën edhe pjesën më të rëndësishme të spektaklit. Ato ishin nga Venezuela, Kosova, Meksika, Vietnami, Afrika e Jugut, Australia, Japonia, Republika Domenikane, Italia, Kolumbia, Rusia, Hungaria, Republika اeke, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanja. “Miss Kosova” e la garën tek dhjetë më të mirat e garës, pa mundur të klasifikohet ndër 5 finalistet.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” e ka konsideruar të veçantë edicionin e këtij viti, duke qenë se disa prej konkurrenteve kishin kaluar në jetë eksperienca jo të zakonshme, apo kishin dëshira të çuditshme. Lista nis me “Miss Albania”-n, e cila është një basketbolliste profesioniste; “Miss Argjentina” thoshte se kishte kaluar një përvojë paranormale; “Miss Antigua & Barbuda” ishte e magjepsur pas gjarpërinjve; “Miss Venezuela” (fituesja) kishte qenë viktimë e një rrëmbimi një vit e gjysmë më parë; ndërsa “Miss Angola” kishte pasur një përvojë arratie gjatë luftës civile në vendin e saj.

Konkurrentja më e shkurtër e këtij edicioni ishte “Miss Salvador” 1.61 cm dhe më e gjatat “Miss Xhamaika”, “Miss Meksika” dhe “Miss Peruja” nga 1.82 cm. Shekulli
 

Attachments

  • 1216094674-zana.jpg
    1216094674-zana.jpg
    16.2 KB · Shikime: 0
halo me Zanushen ju:D...nuk m'plq veq nqs ju realizohen onrrat m'vjen mir..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top