Vujanoviq: Njohja e Kosovës ka tri dimensione për Malin e Zi

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti malazez, Filip Vujanoviq ka vlerësuar se Mali i Zi edhe më tej do të ketë një qëndrim të vëmendshëm ndaj njohjes së Kosovës, posaçërisht duke pasur parasysh synimet evropiane dhe euroatlantike të Podgoricës.

Ai ka saktësuar se sa i përket deklarimit mbi Kosovën, për Malin e Zi janë thelbësore tri dimensione: "Rrethanat në Mal të Zi, detyrimet e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Beogradin dhe Prishtinën dhe, natyrisht vlerësimi i asaj që janë integrime evropiane dhe euroatlantike të Mali të Zi”.

Sipas mediave malazeze, Vujanoviq gjithashtu thotë se është qeveria ajo që merr vendimin për njohjen e Kosovës, por gjithsesi për këtë çështje do të shprehet edhe Parlamenti i Malit të Zi. /qik/
 
Qendrimi i Malit te Zi ndaj ceshtjes Shqiptare dihet
Dhe miqesia e Sebise me Malin e Zi dihet
Mali i zi kete rradhe dhe gjithmone kur ka patur probleme politika sllave ne ballkan , ka dale nga dera e pasme , pa derdhur pike gjaku . Ndersa shqiptaret ( pa perjashtuar dhe ish republikat e tjera ) derdhen gjak

Tani ju bejani vete pyetjen vetes se a duhet te besojme ne ne njohjen e Malit te Zi?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top