Vrasja pa autor e 21 janarit, Strasburgu gjen 2 shkelje të shtetit shqiptar, Berisha: Dosjet janë aty

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/4LPw_mB1jUQ?si=linkTnmd3ppvXakl
Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e Aleks Nikës, një prej katër protestuesve të vrarë më 21 janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ky është thelbi i vendimmarrjes së Gjykatës Europiane të së Drejtave të Njeriut në Strasburg, pas shqyrtimit të një ankimi të bërë nga e veja dhe vajzat e Aleks Nikës, vrasja e të cilit është ende një ngjarje pa autor të identifikuar nga drejtësia shqiptare.

Në Strasburg familjarët e tij pretenduan se hetimi për të kishte qenë jo efektiv. Pas shqyrtimit të çështjes, një trupë prej shtatë gjyqtarësh të Strasburgut vlerësoi dy shkelje nga drejtësia shqiptare të nenit të Konventës Europoane të të Drejtave të Njeriut që flet për të drejtën e jetës dhe për një hetim.
Sipas Strasburgut, hetimi i vrasjes së Aleks Nikës kishte qenë jo efektiv, pasi nuk kishte përcaktuar të vërtetën apo çuan në identifikime ndëshkim të përgjegjësve. Gjykata europiane listonte me tej një sërë mangësish në hetim, që sipas saj ngjallnin se autoritetet shtetërorë ishin përpjekur ta devijonin hetimin.

Gjykata bënte përgjegjëse autoritetet shqiptare edhe mbi mënyrën e përdorimit të forcës nga autoritetet, apo menaxhimin e sigurisë në protestën e 21 janarit, që solli për pasojë vrasjen e protestuesve. Strasburgu theksonte mangësi në kornizën ligjore që rregullonte përdorimin e armëve të zjarrit në tubimet masive, si edhe mungesë bashkërendimi mes Gardës dhe Policisë.

“I afërmi i kërkueseve nuk përbënte ndonjë kërcënim për Gardën e Republikës dhe Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja enjë ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse”, thuhej në vendim.

Pas publikimit të vendimit, ish-kryeministri i kohës, Sali Berisha tha se nuk ka patur dhe nuk mund të ketë kurrë pengesë hetimi prej tij.

“Kjo është komenti që bëj për çdo gjë. Se si është bërë hetimi, dosjet janë aty, vlerësimi që ka bërë gjykata. Nuk kam asnjë kundërshtim”.

Për 2 nga 4 të vrarët e 21 janarit 2021 në Bulevard nga drejtësia shqiptare është dhënë një dënim me 1 vite burg për Ndrea Prendin dhe 3 vite burg për ish-gardistin, Agim Llupo, të fajësuar për “vrasje nga pakujdesia”.

A2news.com
 
Lesh me qime moj Fatime.
Kte e vrane konkurentet e “biznesit”, ska pas lidhje fare me plumbat e gardes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top