"Votat, per ata qe i shkelin me pak premtimet"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
INTERVISTA/ Me analistin e njohur Janusz Bugajski, drejtor i Projektit te Demokracive te Reja Evropiane ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne SHBA. Vlereson se "njerezit, do te votojne per ata qe i shkelin me pak premtimet e fushates". Pohon se "kujtesa e komunizmit i ben njerezit qe te duan te nderrojne sa me shpesh partine qe qeveris, por ata druhen se opozitaret sapo kthehen ne pushtet fillojne te bejne pikerisht ate qe kane kritikuar kur ishin ne opozite"



Z. Bugajski, SHBA dhe BE kane bere nje paralajmerim qe zgjedhjet ne Shqiperi te jene te ndershme dhe te lira. Nje rezolute eshte propozuar ne Senatin amerikan nga John Kerry, po me kete qellim. Keto paralajmerime behen per shkak te problemeve zgjedhore ne te kaluaren apo ka shenja qe parashikojne manipulime te mundshme?

Shqetesimi pasqyron si te sotmen ashtu edhe te kaluaren ne historine e zgjedhjeve te Shqiperise. Kur ishin ne opozite, ata qe qeverisin sot ankoheshin se qeveria po manipulonte. Tani eshte opozita e sotme qe ankohet se parregullsite ne procesin zgjedhor nuk po ndreqen nga kjo qeveri. Eshte jetike qe ceshtje si listat zgjedhore dhe identifikimi i votuesve te mos e minojne procesin dhe se asnje qytetari shqiptar te mos i mohohet e drejta per te votuar. Vezhguesit do te ndjekin nga afer zgjidhjet pikerisht per keto arsye.

Shqiperia hyri zyrtarisht ne NATO ne prill dhe sipas shume raporteve nderkombetare rritja ekonomike dhe tregues te tjere kane qene shume pozitive. Si shpjegohet qe Partia Demokratike e Sali Berishes e cila ka qeverisur gjate ketyre sukseseve nuk e ka "ne xhep" fitoren? A ka arsye per te kerkuar nderrim ne qeverisje kete diel?

Kjo eshte pjese e ritmit politik qe vihet re ne te gjitha demokracite e reja evropiane. Shume rralle ndodh qe e njejta parti te fitoje dy zgjedhje radhazi duke qene se votuesit kerkojne pergjigje te reja dhe nganjehere fytyra te reja ne qeverisje.

Qytetaret gjithashtu zhgenjehen shpejt nga partite ne fuqi sidomos nese premtimet e bera gjate fushates se meparshme zgjedhore nuk permbushen apo nese ekonomia ngec ne vend. Une besoj gjithashtu se ka nje prirje te pergjithshme ne subkoshiencen e njerezve sipas te ciles asnje parti nuk duhet te qendroje gjate ne qeverisje, pasoje e traumes qe ka lene pas periudha e dhimbshme e komunizmit.

Edi Rama, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe udheheqesi kryesor i opozites se majte, i perket nje brezi me te ri dhe premton nje stil te ri qeverisjeje. Ai beson se korrupsioni ne qeveri apo incidente si ai i Gerdecit garantojne fitoren e te majtes. Mirepo sipas anketimeve gjasat jane per nje beteje maje me maje... Nese njerezit duan ndryshim pse atehere opozita nuk e ka te sigurt fitoren?

Se pari, eshte nje segment i cimentuar i popullsise qe mbase nuk do te votoje kurre per Socialistet, sado i ri e i cfaredo identiteti te jete udheheqesi i radhes. Se dyti, akuzat per korrupsion kunder qeverise jane bere sot praktike standard per te gjitha partite opozitare ne rajon dhe shumica e njerezve besojne se rolet thjesht do te nderrohen nese Socialistet fitojne zgjedhjet. Se treti, njerezit jane shume me te shqetesuar per te ardhmen ekonomike te tyre dhe do te votojne ate per te cilin mendojne se do t'i shkele me pak premtimet parazgjedhore.

Zakonisht eshte bardhezi ne politiken shqiptare: Demokratet kunder Socialisteve. Ne zgjedhjet e vitit 2005, Levizja Socialiste per Integrim u perplas me te dy blloqet e medha dhe mori mbi 8%. Kete vit ata pretendojne me shume, po ka edhe pretendente te tjere per t'u bere "partia e trete". Duke pare mundesine ne rritje qe asnje nga te medhate te mos marre 50%, a ka shans qe nje parti e trete te vendose se kushdo te qeverise?

Ne te kaluaren, kemi mbetur shpesh te zhgenjyer nga premtimet apo parashikimet e daljes se nje partie te trete te qendrueshme ne Shqiperi. Prandaj do ta le gjykimin tim per kete ceshtje pas perfundimit te zgjedhjeve. Megjithate, jam dakord qe eshte e rendesishme per demokracine shqiptare qe te levize pertej sistemit te polarizuar te dy partive dhe te ofroje me shume pluralizem, me shume konkurrim dhe me shume nxitje per t'u angazhuar ne procesin politik.

Ne prill, Shqiperia aplikoi per anetaresim ne BE. Partite e opozites e trajtuan si gjest per efekt parazgjedhor. Mirepo, Qeveria e Berishes, duke marre zemer edhe nga hyrja ne NATO, thote se ka shanse reale te anetaresimit ne BE ne kater vjetet e ardhshem. Si do t'i vleresonit mundesite e Shqiperise per te hyre ne BE? Sa jane keto zgjedhje nje prove edhe ne ate drejtim?

Aplikimi per te hyre ne BE nuk eshte nje efekt parazgjedhor, por nje sinjal i rendesishem se Shqiperia kerkon te jete pjese e te gjitha institucioneve Evropiane dhe te behet pjese e begatise se Evropes. Megjithate, kjo eshte gjithashtu nje kujtese se Qeveria dhe Parlamenti duhet te perveshin menget per t'i hyre punes se veshtire te permbushjes se kritereve per hyrjen ne BE.

Une nuk mund te parashikoj afatet kohore te anetaresimit, sepse edhe vete BE-ja sot eshte me shume e perqendruar te struktura e saj e brendshme dhe aprovimi i Traktatit te Lisbones. Por, ne parim, kualifikimi i Shqiperise per te hyre ne bllok do te gjykohen nga zhvillimi i saj e jo nga retorika parazgjedhore.

* Autori eshte redaktor i gazetes "Illyria", Nju Jork
Koha jone

sali-berisha1.jpg
6814.jpg
 
Pse, a ekzistojne ata ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top