Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Qetsor Ferunaj, fituesi i spektaklit televiziv Big Brother Albania në edicionin e dytë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës nën akuzën dhe dyshimet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes.
Ngjarja është bërë e ditur në orën 17.00, kur duke cituar burimet e policisë së Vlorës, njoftoi se Policia e Vlorës ka vënë në pranga sot me akuzën e vjedhjes së tubave metalikë, Qetsor Farunajn, personazh i njohur për pjesëmarrje në emisionin Big Brother Albania 2.
Burimet zyrtare thanë se rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit: Daniel Bardhyl Sadikaj, vjec 22, banues në fshatin Lubonjë të Rrethit Vlorë; Gjovalin Zef Mikaj, vjec 28, banues në fshatin Boge, Malësi e Madhe dhe Arsen Esat Fisti, vjec 24, banues në fshatin Dukat i Ri Vlorë.
Nga shërbimet e policisë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Komisariat dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se tubot e hekurit që po priheshin nga shtetasit e sipërpërmendur kanë qënë në pronësi të Drejtorisë së Ujrave Vlorë dhe kanë shërbyer për vaditje. Këto tubo ishin nxjerrë nga toka nga shtetasi Qetsor Merko Farunaj ,vjeç 37, banues në Orikum; dhe se këta persona ishin punësuar për prerjen e tubove.
Nga Komisariati i Policisë Vlorë është bërë ndalimi i shtetasit Qetson Ferunaj për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Daniel Sadikaj.
Ky nuk është rasti i parë i ndalimit të Qetsor Ferrunajt, pasi ka ka pasur përvoja me policinë edhe vitin që shkoi kur u ndalua për shkak të protestave të banorëve të Dukatit për pronat e tyre në Orikum.

infoshqip
 

Attachments

  • qetesor_ferrunaj1.jpg
    qetesor_ferrunaj1.jpg
    15.9 KB · Shikime: 21
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

HAHHAHAHAH dalle stelle alle stale thot italione nga maja ne birruc thot shqiptari na fulliqen vipa duke vjedh hekur hahahahah .
 
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Ka thene ta provoj nje here keshtu, mbase behem me i famshem se atje ku isha lol, kokrra barrbonit
 
Arrestohet për vjedhje Qetsori i Big Brother

11140.jpg

Nga ekrani në qelitë e ftohta të Vlorës. Qetsori, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Albania, është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën për vjedhje. Duket Qetsori ka vendosur ti jap imazhit të tij mediatik llustrën e “djalit të keq”. 37 vjecari Qetsor Ferunaj, është arrestuar në Orikum sëbashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone.
Mëngjesin e sotëm, shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit, 22 vjecarin Daniel Sadikaj, 28 vjecarin Gjovalin Mikaj dhe 24 vjecarin, Arsen Fisti.
Tre të arrestuarit kanë deklaruar për policinë se ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetsor Ferunaj”.


G.shqip
 
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Po do ta bej te tijin Orikumin ky gangua...
 
Pe: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Nuk merret orikumi duke vjedh tuba o cun se e bere byc edhe ate fam qe kishe :p
 
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

po ky te pakten nuk paska shkuar per baker tek kabina eletrike :pLOLLOL ....ncncncn thua beson njeri kete lajm??!!
 
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Ca thua ore??? mos na hiq petllen tani me keto gjerat kot....smerret sheshi flamurit po vodhe nje top LOL LOL LOL

hoqi tubat e vaditjes beri si ne shtepin e tij dukaqoti....lexoje gjerat mire dhe ti se sdo te japim syze qorri LOL LOL LOL
 
Titulli: Vlorë, arrestohet për vjedhje Qetsori, fituesi i “Big Brother Albania 2”

Jemi apo sjemi leber... :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top