Vdes Adem Demaçi

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Vdes Adem Demaçi



_Adem-Demaci-.jpg

Ish i burgosuri politik, Adem Demaçi ka ndërruar jetë sot në moshën 82 vjeçare.


Demaçi ishte arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.




Kush ishte Adem Demaçi


Ishte me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi, u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.


Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.


Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.


Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me اmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UاK-së.


Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.


Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.


Ai ka shkruar romanin “Gjarpërijt e Gjakut”, i cili iu ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.




Bota sot
 
me vjen keq qe nje figure e tille ndryshoj vendndodhje fizikisht, uroj te kujtohet nga te gjithe per kontributin e tije...
libri i tije gjarpernjt e gjakut nuk me ka pelqyer aq nga ajo cfar baca ose fati qe i ishte shkruar zhwiptareve qe gjarperi do pinte gjak.. vellai te vriste vellane... me ngjau ne ate kohe me shume se mesazh kundra gjakmarrjeve sikur kuronizonte nje mallkim te shqiptareve...
 
Qytetarë të shumtë po i bëjnë nderime veprimtarit të shquar Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 82 vjeçare. Autoritetet kanë shpallur tre ditë zie. Arkivoli me trupin e tij është vendosur në parlamentin e Kosovës ku u mbajt mbledhje përkujtimore dhe u vlerësua lart vepra dhe personaliteti i zotit Demaçi.

Qytetare te shumte po i bejne nderime... - VOA - Zeri i Amerikes





 

ndjej keqardhje qe shkoi Demaqi dhe u nda prej nesh…. ka vujt shum....


shpresoj shpirti t`i pushoj ne paqe tani…. Zoti e meshirofte.


Shum faleminderit per punen e pandashme...…… do te kujtojmë me mall.





 
Ademi ishte dhe mbetet LEGJENDE.
 
Momentet qe mua me kane mbetur ne mendje, teksa Serbia po vriste e priste njerez te pafajshem ne Kosove per tiu kunderpergjigjur akteve te UCK, Adem Demaci pati kurajon qe te dali perpara botes pa iu dridhur syri nga serbet apo faktori nderkombetar, qe ne ato dite e etiketonin UCK si "organizate terroriste". Adem Demaci e beri kete akt trimerie.

Ngushellimet me te sinqerta familjes.

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top