Vdekja e një heroi;Navalny, cili është mesazhi që nuk mund ta humbasim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Natyrisht, Navalny nuk ishte një liberal. Por ai jetoi dhe vdiq si hero. U hodh në fushëbetejë, sepse donte të jetonte e të luftonte në vendlindje. Ekziston një mënyrë për të mos bërë që sakrifica e tij të shkojë dëm: të kuptojmë se nëse Putini fiton, ne të gjithë do të humbasim
1708444628259.png

Tani do të përpiqen ta njollosin, tashmë po e bëjnë, dezinformimi rus është shumë i organizuar dhe i artikuluar. Do të thonë se ishte shovinist, jo shenjt. Një ekstremist, një i çmendur, i cili kishte edhe skeletet e veta në dollap, në fund të fundit të gjithë i kanë, apo jo? Por mos u mashtroni.

Alexei Anatolevich Navalny është një hero.

Ai jetoi si hero dhe vdiq si hero.

Të shumtë janë ata që thonë se janë gati të vdesin për vendin e tyre; dhe deri në këtë pikë është retorikë. Por kur dikush vdes vërtet, në burgjet siberiane të tiranit, nuk është retorikë; është mish dhe gjak. Shumëkush i mban kundërshtarët në burg, ka më shumë diktatura në botë se demokraci. Por pak diktatorë bëjnë luftëra agresioni, si ato të nisura nga Putini në Gjeorgji dhe Krime, pak kanë masakruar sistematikisht popullsi të tëra siç bëri Putini me çeçenët.

Por çeçenët janë myslimanë dhe Gjeorgjia është shumë larg. Pastaj Putini sulmoi Ukrainën, në kufijtë e Evropës, duke shkaktuar një përshkallëzim dramatik të një konflikti që ekzistonte tashmë. Për Navalnyn, ai tha: “Po ta kisha helmuar unë, ai do të kishte vdekur”. Tani është i kënaqur.

Le të jemi të qartë: Navalny ishte një nacionalist rus. Ai nuk ishte liberal, aq më pak një i majtë. Ai ishte një patriot që, ndryshe nga krimineli i luftës Putin, donte të mirën e vendit të tij, për të cilin vuri në rrezik pasuritë, të dashurit, vetë jetën e tij.

Navalny kishte kaluar më shumë se një vit në arrest shtëpie. U helmua, përfundoi në koma, rrezikoi të vdiste. Gjermania e mirëpriti. Por Navalny nuk donte të jetonte në mërgim; aq më pak të bëhej peng në konfliktin mes Putinit dhe Angela Merkelit. Navalny donte të luftonte dhe, nëse ishte e nevojshme, të vdiste në shtëpi. Kështu ai u kthye në Moskë, ku e dinte se do e prisnin prangat dhe qelia, duke treguar një kurajo fizike të kohërave të tjera, të denjë për një hero të Rilindjes italiane. Sidoqoftë, Garibaldi ishte njeriu më i famshëm në botë në kohën e tij. Fatkeqësisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për Navalnyn. Arrestimi, persekutimi i bashkëpunëtorëve të tij – të gjithë në internim apo burg -, represioni brutal i demonstruesve që dolën në rrugë në mbrojtje të tij, nuk kanë ngjallur në opinionin publik botëror emocionin që meritojnë.

Sigurisht, shumë nga idetë e Navalnyt ishin të diskutueshme, siç doli nga intervista me Paolo Valentinon në Corriere della Sera, tetë vjet më parë. Në sytë e tij Enzo Bettiza kishte parë atë “dritë çmendurie”, që sipas tij shkëlqeu “në vështrimin e rusëve të bardhë”. Por Navalny nuk është plotësisht i izoluar. Herën e fundit që ai mundi të kandidojë në zgjedhje, kur kandidoi për kryetar bashkie të Moskës në vitin 2013, mori 27%. Ankesat e tij për korrupsionin e regjimit u vërtetuan nga faktet.

Diktaturat zakonisht bien kur humbasin luftërat. Të mundësh Rusinë është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur. Duhet hapur një negociatë, duhet gjetur një kompromis. Por kjo luftë nuk mund të mbyllet pa gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që garanton sigurinë e kufijve lindorë të Evropës. Është një gabim fatal të mos kuptojmë se nëse Putini fiton, humbim të gjithë, nëse diktatori ka një fushë të hapur, secili prej nesh është në rrezik.

Nëse e kuptojmë këtë, sakrifica e Navalnyt nuk do të ketë qenë e kotë; për popullin e tij dhe për botën. / Corriere della Sera
 
O @Tartarian pse qesh me heronjet ti. :p
shume gabim.
Hero eshte ai qe sheh punen e vet, e nuk bezdis te tjeret, ai qe punon me djersen e vet per familjen e rrethin e tij, ky lart ska asje veti te nje heroi, pervec fatin e mjere qe pas vdekjes ta bejne "martir" sic kane bere me dhjetra here ne te kaluaren.

Corriere della Sera eshte gazeta me "qeveritare" ne Itali, dhe mbase ne planet.!!
Ajo gazete qe para ca vitesh kur Putin vizitonte Italine i "mbante qiriun" dhe e krahasonte me Carin e hershem...
E di cfare do keshilloja shume nga ata qe bien pre e ketyre shkrimeve plot "passion e fryme lirie" ??? Nje lexim te se njejtes gazete, pas 2/3 vitesh, e vec aty shohin sesi ata tallen me njerezimin, por per fat jo me te gjithe.!!
 
@Tartarian ne lidhje Nevaldin mendoj totalisht ne te kundert me ty, te them te drejten.
Tjerat nuk jam ne dijeni,si kam lexuar.
 
Hero eshte ai qe sheh punen e vet, e nuk bezdis te tjeret, ai qe punon me djersen e vet per familjen e rrethin e tij, ky lart ska asje veti te nje heroi, pervec fatin e mjere qe pas vdekjes ta bejne "martir" sic kane bere me dhjetra here ne te
Plotesisht dakort me ty dardan . E Nese nuk ben dhe ti si kjo me bold do i bashkohesh ktyre martireve .
Apo jo @Gjumashi ….
 
Hero eshte ai qe sheh punen e vet, e nuk bezdis te tjeret, ai qe punon me djersen e vet per familjen e rrethin e tij, ky lart ska asje veti te nje heroi, pervec fatin e mjere qe pas vdekjes ta bejne "martir" sic kane bere me dhjetra here ne te kaluaren.

Corriere della Sera eshte gazeta me "qeveritare" ne Itali, dhe mbase ne planet.!!
Ajo gazete qe para ca vitesh kur Putin vizitonte Italine i "mbante qiriun" dhe e krahasonte me Carin e hershem...
E di cfare do keshilloja shume nga ata qe bien pre e ketyre shkrimeve plot "passion e fryme lirie" ??? Nje lexim te se njejtes gazete, pas 2/3 vitesh, e vec aty shohin sesi ata tallen me njerezimin, por per fat jo me te gjithe.!!
Me fal se ore e von e nates por nuk mundesha te mos pergjigjesha mbi ate qe the qe nje hero eshte ai qe me djers punon per veten dhe familjen, la sciocchezza più grande qe mund ge lexoja ( vazhdimin e mendimit tend nuk e lexova sepse jam e lodhur ).
Ai jo djers por ai dha jeten dhe jo sepse donte te ishte nje “martir “ mbas vdekjes , ca i duhet nje njeriu te jet nje martir kur nuk gezon me familjen e tij.
Ishte njeri me ideale dhe me kurajo e pa frik per te perballuar i per tju imponuar kriminelit me te madh ne bot.
 
Rrespektoj mendimin tend por nuk e perfill ne fakt.
Te replikosh vec nga nje pjese shkrimi apo nje titull teme je siperfaqesore, sidomos kur jep nje mendim ofendues te maskuar dhe nuk denjon as te shkosh ne fund te tre rrjeshtave te tjere..
Tani ta marrin pak shtruar them une debatin; Ti ke lexuar mbi Navalny, jeten e tij, etj etj? Nese ke lexuar Corriere&CO E aty bazohesh mbi biografine e tij "heroike" mos me repliko, se humbas kohe kot. Une mendoj se kush lexon gazetat e regjimit jo vec qe nuk ja ka idene, por qe behet dhe "fan" i heronjeve te tyre.
Ai ska luftuar kurre per liri, dy deklarata te Cnn apo Bbc ste bejne hero besome.!
Seriozisht mendon se jeton ne nje shtet qe ke liri? Ti mendon se e di cfare eshte liria? Kam shume dyshime mbi kte.!
Lexo pak per ligjin e ri qe nxori "heroi" juaj ne France, Macron.. Nese ti del e thua dicka kundra "kures/mjekimit" apo doktorrates zyrtare, 3 vite burg e 45,000 euro gjobe, ja pra si eshte "liria" juaj!!
Ska njeri me skllavosur sesa ai qe mendon qe eshte i lire!!
 
Tartarian un nuk lexoj gazeten Corriere, shoh lajmet si te gjith ju, nuk bazohem mbi çka shkruan nje gazet ose nje tjeter, mendimi im mbi nje person që luftoj kunder nje krimineli eshte puro , thjesht fakti qe je kundra nje diktatori duhet te vdesesh dhe as familja ska te drejten d trupit te tij.
Ti po e gjykon sjelljen e te ndjerit mbi nje gazet. Pastaj çfare lidhje ka Macron ,” i juaji” jo mer djal se nuk eshte i imi Macron, kupton sa larg po i bjen nje thelbi qe per mua eshte shum e thjesht. A. Navalny vdiq nga dora e nje krimineli, pse? Sepse kishte ideale ndryshe .
 
Po ku e di ti psh kush e vrau?
Me thuaj ti nje fakt qe ai ka luftuar per "liri" apo ku di une se ca psh?
Me thuaj ti nese ke lexuar nje gazete ruse ne jeten tende...?? Sma do mendja, e pra ti mendon se i njeh detajet, i di te gjitha versionet..?!
Pastaj ne 2020 vdiqen dhjetra veta, i moren i dogjen ne Bologna e askush nuk i beri trima apo heronje, e asnje familiar nuk u lejua ti shihte per here te fundit, apo e harorve?
Kush eshte krimineli ketu, se une e di por ti besoj sja ke idene?
 
Un nuk e dij kush e vrau, sikurse shum te tjer por hamendesoj, duke menduar qe me i forti nder vite ne Russi eshte Putin. Nuk kam kohe as te merem me gazeta dhe te merem me kriminalisten e çeshtjeve, kam detyra dhe priorite tjera ne jet. Ne nje fare menyre influencohem mbi ate qe thuhet ne Tg, sepse eshte e pamundur te shkoj e te verifikoj çdo gje si persona.
Krijoj përshtypjet e mija mbi çdo situate , si pershembull fakti qe covid mori shum jete njerzish , per mua nuk eshte e vertet, sepse ate e kam provuar dhe e kam par me syt e mij, vaksina mori jet njerzish.
Gjithsesi ket lajmin e vdekjes dhjetra njerez ne Bologna nuk e di.
 
Per Bologna i referohesha te vdekurve nga Plandemia ne Bergamo, qe i derguan ne Bologna dhe i dogjen dhe si pane kurre me.
Tani pse e kapin te gjithe muhabetin me Putin se kuptoj, por nejse se aq dine..
Kjo qe the lart, qe vaksina vret, te keshilloj te kesh kujdes nese e ben neper social-mediat e regjimit, sepse sic thash ne France, te pohosh dicka te tille ke 3 vite burg e 45k € gjobe, e na rrofte liria neve ne vendet e "civilizuara"
Putini qe thua, OBSh e largoi qe diten e pare te Plandemise nese mban mend, dhe jo vetem ate, por sdo i rrjeshtoj se vete gjate lista e dalim jashte teme.
Nje lider, udheheqes apo mbret qofte, qe kujdeset per popullin e vet, per mua nuk eshte "diktator, kriminel etj" sic e quajne, pastaj qe ka anet e erreta, i ka qe çke me te, por te fokusohemi ca na intereson neve si shoqeri, jo ca ben Putini pas darke...
 
Epo kur degjon lajme nga Mega apo Sky e Alpha normalisht qe do e mendosh ndryshe😋
Oh My God Wow GIF
 
Nuk pash nje teme per 130 veta qe vdiqen ne Rusi ama per Navalnin loti vu...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top