Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Lauri

Anunnak
Vatikani pranon ekzistencën e UFO-ve
- Kryeastronomi i Selisë së Shenjtë flet për “vëllezërit jashtëtokësore”
- Konferenca e fundit përpiqet të hedhë dritë mbi ekzistencnë e jetës jashtë tokës
Astronomi më i lartë i Vatikanit është shprehur se s’ka asnjë konflikt mes besimit tek zoti dhe tek mundësia e ekzistencës së “vëllezërve” jashtëtokësorë, mbase më të zhvilluar se njerëzit. “Për mendimin tim kjo mundësi ekziston”, tha reverendi Jose Gabriel Funes, kreu i Observatorit të Vatikanit dhe këshilltar shkencor i papa Benediktit XVI, në lidhje me jetën në planetët e tjera.
“Si mund të përjashtojmë faktin se jeta është zhvilluar dhe diku tjetër”, tha ai në një intervistë me gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”. Numri i madh i galaksive me planetet e tyre e bën të mundur këtë, sipas Funes.
I pyetur nëse ai i referohej qenieve të ngjashme me njerëzit apo më të zhvilluar se njerëzit ai iu përgjigj: “Sigurisht, në një univers aq të madh nuk mund të përjashtohet kjo hipotezë”. Në intervistën me titullin “Jashtëtokësori është vëllai im” ai shprehet se nuk sheh asnjë konflikt në besimin se këto qenie ekzistojnë dhe besimin tek Zoti.
“Ashtu siç ka një shumëllojshmëri krijesash në tokë mund të ketë dhe qenie të tjera, edhe inteligjente të krijuara nga zoti. Ky nuk është në kundërshtim me besimin tonë sepse ne s’mund t’i vëmë limite lirisë së kreativitetit të zotit. Pse të mos flasim për një ‘vëlla jashtëtokësor’? Do ishte pjesë e krijimit tonë”.
Funes, i cili drejton observatorin e vendosur në jug të Romës dhe në Arizonë mbështet mundësinë se raca njerëzore mund të jetë “delja e humbur” e universit.
Funes gjithashtu tha se dialogu mes shkencës dhe besimit mund të përmirësohet nëse shkencëtarët mësojnë më shume mbi Biblën dhe nëse kisha është më në korent me progresin shkencor. Ai besoi se si astronom shpjegimi më i mundshëm për krijimin e universit është “big bang”. Por ai tha se kjo nuk është në konflikt me besimin se zoti është krijuesi ynë.
“Zoti është krijuesi. Ne nuk jemi fëmijë të një aksidenti”. Së fundmi Vatikani ka mbajtur një “javë studimi” me 30 astronomë, biologë, gjeologë dhe liderë fetare për të diskutuar mundësinë e ekzistencës të jashtëtokësorëve.
Konferenca kishte si qëllim të fokusohej tek perspektiva shkencore mbi subjektin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe konsideroi perspektiva të ndryshme nga shkencëtarë ateistë dhe liderë kristianë njëkohësisht. Ishte një ndarje në tetë segmente që niste me çështjet mbi jetën në tokë, origjinën e jetës, banueshmërinë e tokës në kohë dhe mjedisin.
Më pas vinte segmenti i hetimit të jetës diku tjetër, në kërkim të strategjive për planetë ekstra-diellorë, formaconi dhe vetitë e këtyre planetëve e deri në kulminimin e segmentit të fundit, jeta inteligjente diku tjetër dhe “jeta hije” – një jetë me biokimi krejtësisht të ndryshme nga ajo në tokë.
Folësit në këtë aktivitet përfshinin fizikanët e famshëm Paul Davies dhe Jill C. Tarter. Shumë astro-biologë dhe astronomë ishin të pranishëm për të mbajtur leksione. Aktiviteti u mbajt për të shënuar Vitin Ndërkombëtar të Astronomisë dhe pjesëmarrësit kanë si synim t’i përfshijnë fjalimet në një libër.
Edhe pse janë zbuluar rreth 400 planetë jashtë sistemit tonë diellor, çështja e jetës jashtëtokësore mbetet pa përgjigje në sistemin tonë diellor. Edhe pse kjo pyetje nuk mori përgjigje në këtë konferencë, ekzistenca e jetës jashtë asaj që ne njohim këtu në tokë ka një impakt të madh në shkencë e po ashtu në besimin fetar.

========================================================================
-Mqs shteti i Vatikanit ka mesuar diqka nga gabimet e tije qe prej 400 vjet me pare dhe tani po mundohen te ecin me kohen, po myslimanet qe jane si delet pa bari? Cfare mendojne per ufot?
"Shkencetaret" mysliman kane 5 marsha indjetro dhe nje perpara. Ata thone qe Toka eshte e rrafshet, dhe jane informacione te gabuara ata qe sjellin shkencetaret NASA dhe nga satelitet. Dhe qe Dielli eshte me i vogel se Toka. (LAURI)
=======================================================================

klik ketu: http://www.forumivirtual.com/bindje...5641-kush-tha-qe-toka-eshte-rrumbullaket.html

foto: Oservatori astronomik i Vatikanit.
"Megjithate rrotullohet" Galileo Galilei
 
Attachments

  • observatori-vatikanit.jpg
    observatori-vatikanit.jpg
    17.8 KB · Shikime: 35
Last edited by a moderator:
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Vatikani pranon ekzistencën e UFO-ve
- Kryeastronomi i Selisë së Shenjtë flet për “vëllezërit jashtëtokësore”
- Konferenca e fundit përpiqet të hedhë dritë mbi ekzistencnë e jetës jashtë tokës
Astronomi më i lartë i Vatikanit është shprehur se s’ka asnjë konflikt mes besimit tek zoti dhe tek mundësia e ekzistencës së “vëllezërve” jashtëtokësorë, mbase më të zhvilluar se njerëzit. “Për mendimin tim kjo mundësi ekziston”, tha reverendi Jose Gabriel Funes, kreu i Observatorit të Vatikanit dhe këshilltar shkencor i papa Benediktit XVI, në lidhje me jetën në planetët e tjera.
“Si mund të përjashtojmë faktin se jeta është zhvilluar dhe diku tjetër”, tha ai në një intervistë me gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”. Numri i madh i galaksive me planetet e tyre e bën të mundur këtë, sipas Funes.
I pyetur nëse ai i referohej qenieve të ngjashme me njerëzit apo më të zhvilluar se njerëzit ai iu përgjigj: “Sigurisht, në një univers aq të madh nuk mund të përjashtohet kjo hipotezë”. Në intervistën me titullin “Jashtëtokësori është vëllai im” ai shprehet se nuk sheh asnjë konflikt në besimin se këto qenie ekzistojnë dhe besimin tek Zoti.
“Ashtu siç ka një shumëllojshmëri krijesash në tokë mund të ketë dhe qenie të tjera, edhe inteligjente të krijuara nga zoti. Ky nuk është në kundërshtim me besimin tonë sepse ne s’mund t’i vëmë limite lirisë së kreativitetit të zotit. Pse të mos flasim për një ‘vëlla jashtëtokësor’? Do ishte pjesë e krijimit tonë”.
Funes, i cili drejton observatorin e vendosur në jug të Romës dhe në Arizonë mbështet mundësinë se raca njerëzore mund të jetë “delja e humbur” e universit.
Funes gjithashtu tha se dialogu mes shkencës dhe besimit mund të përmirësohet nëse shkencëtarët mësojnë më shume mbi Biblën dhe nëse kisha është më në korent me progresin shkencor. Ai besoi se si astronom shpjegimi më i mundshëm për krijimin e universit është “big bang”. Por ai tha se kjo nuk është në konflikt me besimin se zoti është krijuesi ynë.
“Zoti është krijuesi. Ne nuk jemi fëmijë të një aksidenti”. Së fundmi Vatikani ka mbajtur një “javë studimi” me 30 astronomë, biologë, gjeologë dhe liderë fetare për të diskutuar mundësinë e ekzistencës të jashtëtokësorëve.
Konferenca kishte si qëllim të fokusohej tek perspektiva shkencore mbi subjektin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe konsideroi perspektiva të ndryshme nga shkencëtarë ateistë dhe liderë kristianë njëkohësisht. Ishte një ndarje në tetë segmente që niste me çështjet mbi jetën në tokë, origjinën e jetës, banueshmërinë e tokës në kohë dhe mjedisin.
Më pas vinte segmenti i hetimit të jetës diku tjetër, në kërkim të strategjive për planetë ekstra-diellorë, formaconi dhe vetitë e këtyre planetëve e deri në kulminimin e segmentit të fundit, jeta inteligjente diku tjetër dhe “jeta hije” – një jetë me biokimi krejtësisht të ndryshme nga ajo në tokë.
Folësit në këtë aktivitet përfshinin fizikanët e famshëm Paul Davies dhe Jill C. Tarter. Shumë astro-biologë dhe astronomë ishin të pranishëm për të mbajtur leksione. Aktiviteti u mbajt për të shënuar Vitin Ndërkombëtar të Astronomisë dhe pjesëmarrësit kanë si synim t’i përfshijnë fjalimet në një libër.
Edhe pse janë zbuluar rreth 400 planetë jashtë sistemit tonë diellor, çështja e jetës jashtëtokësore mbetet pa përgjigje në sistemin tonë diellor. Edhe pse kjo pyetje nuk mori përgjigje në këtë konferencë, ekzistenca e jetës jashtë asaj që ne njohim këtu në tokë ka një impakt të madh në shkencë e po ashtu në besimin fetar.

-Mqs shteti i Vatikanit ka mesuar diqka nga gabimet e tije qe prej 400 vjet me pare dhe tani po mundohen te ecin me kohen, po myslimanet qe jane si delet pa bari? Cfare mendojne per ufot?
"Shkencetaret" mysliman kane 5 marsha indjetro dhe nje perpara. Ata thone qe Toka eshte e rrafshet, dhe jane informacione te gabuara ata qe sjellin shkencetaret NASA dhe nga satelitet. Dhe qe Dielli eshte me i vogel se Toka
klik ketu: http://www.forumivirtual.com/bindje...5641-kush-tha-qe-toka-eshte-rrumbullaket.html

foto: Oservatori astronomik i Vatikanit.
"Megjithate rrotullohet" Galileo Galilei

te dishe ti lauri bashke me vatikanin se myslimanet e hershem para se te linde muhamedi qe jetonin me codin e babilonise dhe persise filluan te ndertojne piramidat, me dnimen e jasht-toksoreve dhe xhamijat ne forme rakete qe i kane kopjuar nga ufot qe uleshin ne toke.

vatikani ka pranuar humbjen e betejes fetare dhe tani nxjerr prrocka te vjedhura tek feja myslimane.

jeni te mbaruar kot lodheni sepse myslimanizmi eshte me i vendosur per te fituar vetem prit se do te vij atje ne Puke te var ne ndonje dru si krishitin,
hahahahaha lol
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Eshte fare e qarte hipokrizia a e ketij perfaqesusesi te kishes.Kur shkenca ka ecur kaq shume do te ishte gomarllek i madhe te vazhdohej te besohej ne bibel qe bota u krijuar vetem 4000 vjete me pare.Eshte shume vone,tashme njerezit qe e mbajten ate peng dhe godinat e tyre,kane marre fytyren tregtare si aktivitetet e tjera konkuruese( ne shitjen e mishit,sallamit e te tjera,)kuptohet,fitimprirese.
E dyta,vazhdon me nje gabim te emrit qe ka kopjuar kete artikull nga kushediseku.Ky u sugjeron myslymaneve qe ...,e te tjera.
Vazhdon shypja e injorantit:Qe besimi im eshte me i mire.I yti eshte i gabuar.Kete llogjike mban trurin i helmuar nga propaganda fetare(jo besimi fetar).
Eshte njesoj si ajo qe kemi diksutuar kushedi sa here;Cfare thome per historine tone te tjeret jane te drejta,ndersa cfare shkruajme ne vete,jane te gabuara.E njeta dogma e injektuar ne nje forme pak me te ndryshuar.
Cfare mendojne e bejne te tjeret.
Mendo njehere vete.Futu nje rotullim te vogel mendjes tende dhe rizgjoi qelizat e te menduarit ne menyre te pamvarur.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

-Burr-el si nuk u bere kurr burr.
-Orakulli. Gjalle qenke
- Alko. Postimi im ishte i vequar dhe i ndare nga artikulli per ata qe duan ta kuptojne. Shiko se ke probleme shume me te rendesishme dhe me serjoze ne forum mqs ka pasin pothuajse ne cdo nenfrum.
 
Me fal Lauri, por une pata veshtiresi ta dalloja megjithese e kuptova me ne fund qe eshte mendimi i yt ai tekst e jo i artikullit. Ne menyre qe te mos kete konfuzion ashtu si Burreli qe mendonte se e ke bere tere artikullin Copy, mu desh ta ndaja.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Dhe kur flet per shkencetaret musliman, mos i merr per baze palacot tjeter here, duke e ditur qe ai person as shkencetar nuk ishte dhe t'ia mveshish islamit, gje qe e kishe shprehur edhe vet ne ate teme.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

sa per ufot thuhet dhe ne kuran qe egzistojne seshte naj gjo e re
 
Mund te me orientoni me qarte ta shikoj vete kete, psh me numer kapitulli, faqeje apo dicka tjeter.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

15: 27. Ndërsa xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.

55:15.Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
 
xhin don me than ufo?!
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Jo, don me than krijesa tjera perveq njerezve. Edhe Ufo-t jan plan i xhineve (demoneve) ne bashkepunim me elitistet. Do te mundohem ta gjej nje interviste te nje biznismeni qe ka hyre ne shoqeri okulte dhe cfare ka pare e degjuar aty nga Luciferi vet. Aty perfshihen edhe UFO-t.
 
Redaktimi i fundit:

Edhe ne Bibel permenden qenie te natyrave te tilla, por nuk me duket aq specifike per te folur per gjera konkrete.
 
E di qe flitet edhe ne Bibel, por une kam ardhur ne kete perfundim kahere dhe para se ta shihja ate video interviste. Ajo mi vulosi dyshimet e mija.

Duke i ndjekur ngjarjet e tanishme dhe profecite Biblike per te ardhmen si dhe profecite e besimit islam per te ardhmen, ku flitet per te njejtin subjekt Antikrishtin-(Dexhallin) i cili ben mrekulli ne sy te njerezve qe ne fakt jane mashtrime te medha. Aty flitet per aftesit e tij ne mashtrime dhe se me ndihmen e demoneve(xhineve) i kryen ato sepse kan nje aleance ne mes vete dhe do te arrij ta mashtroj shumicen e njerezve. Ufo-t jane ne plan te futen kur te harxhohet letra e terrorizmit. Per keto ka deklarata nga shkencetari nacist Wernher Von Braun qe u morr ne USA me operacionin e famshem paperclip pas luftes se dyte boterore se bashku me 2000 te tjere. U eshte dhene shtetesia dhe vendi i punes. Von Braun eshte ai qe e projektoi raketen e pare Amerikane per misionin ne hene.

Kerko per Wherner von Braun per me shume.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

ne kuran mesa mbaj mend thuhet qe cdo gje e gjalle qe jeton ne toke dhe ne qiej dhe duke perjashtuar xhinet dhe engjejt qe dihet cdo gje i perket allahut dmth perderisa thuhet perjashtuar ka dhe jete te tjera ne qiej qe i bie jete jashtoksore qe ne i quajm alien ose ufo po te shikoni ne youtube "Quran Ufo" disa video tregohet me sakte se per cfare behet fjale
 
Mos ke dashur te thuash "Perfshire" dhe jo "perjashtuar"? Nuk ka ajet te tille qe thot perjashtuar. Nese e ke fjalen per "اka ka ne toke dhe ne qiej dhe ne mes tyre e madheron Krijuesin" ashtu po.
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

Si duket keni perzier dy civilizime te cilat dallojne vetem siperfaqesisht :gjujpeshk:
 
Titulli: Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore

nuk e di tamam po ne anglisht te nje video qe kam pare thuhet excluding a dicka e tille nuk jam shume i sigurte por vete une besoj qe allahu mund te kete krijuar dhe qenie te tjera pervec atyre qe ne dime
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top