Vath Koreshi "Nderi i Kombit”, post mortum

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shkrimtari dhe skenaristi Vath Koreshi u nderua dje pas vdekjes me urdhrin “Nderi i Kombit” gjatë një ceremonie të organizuar në Presidencë. Koreshi, i ndarë nga jeta dy vjet më parë, u dekorua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me motivacionin “personalitet i shquar i kulturës kombëtare, me kontribut shumë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe në kinematografinë shqiptare, në zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare”. Presidenti Topi ia dorëzoi urdhërin vajzës së shkrimtarit, znj. Ermela Hunçi (Koreshi), e cila në emër të familjes Koreshi u shpreh, se “ne e kemi të vështirë të flasim sot, të dashur miq, për një njeri i cili punoi gjithë jetën për të bërë gjithçka të mirë për vendin e tij, pa menduar kurrë se ç’do të bënte vendi i tij për të. Sot, falë jush, ne shohim se Vath Koreshi nuk është vetëm i familjes sonë”.

Vath Koreshi është autori i shumë librave si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, “Kur zunë shirat e vjeshtës”, “Mal mbi kënetë”, “Ulku dhe Uilli”, “Një grua me të verdha” etj. Punoi për një kohë të gjatë si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Firmën e tij mbajnë skenarët e filmave “Gjeneral Gramafoni”, “Balada e Kurbinit”, “Rrugë të bardha”, etj. Koreshi ka punuar gjithashtu gazetar tek “Drita” dhe “Zëri i Rinisë”. Gjatë viteve 1991-1992 ka mbajtur postin e ministrit të MTKRS-së.

Vath Koreshi u nda nga jeta në vitin 2006, në moshën 70-vjeçare.


Shekulli
 

Attachments

  • small_vath_koreshi.jpg
    small_vath_koreshi.jpg
    2.7 KB · Shikime: 59

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top