Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Mos më lëndo, se të kam besuar shumë me zjarrminë e fatit tim!
Mos më lëndo me dritën e qartë të syve të tu,
se zemrën e lashë peng kur marrëzisht i dashurova ata sy!
Mos më lëndo, o e huaj, duke u kthyer te dashuria ime çdo mëngjes,
se pa fre dëshirën time për ty do ta lëshoj qiejve
dhe si ndëshkim prej tyre në stuhitë e jetës i vetëm do të vdes!

Shvarc
 
LAMTUMIRE MIKU IM.

Miku im i shtrenjte,lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshire,
Po diku do shihemi serish!

Lamtumire mik,pa fjale e lot!
Vetullat ti ngrysesh,s'ka perse!
Vdekja s'eshte gje e re ne bote!
As te rrosh nuk eshte gje e re!


SERGEI ESENIN!
 
Ishte koha me kthye andej kah erdha

te zanafilla dhe e mbylla librin

si mbyllen dý flegra dritaresh

dhe më doli para kuadri diptik

i thyem midis prej një kurrizorje

ashti njeriu

dhe në tê pasqyra e jetës ndá përgjysë

poezí në dy fletë ku çdo fjalë rrinte

në shërbim t’idesë ”palimpsest”.

Martin Camaj
 
Ajo që ndjej për ty është një ndjenjë e marrë

Një drithërimë shpirti, ethe që vijnë dendur.

Dashuri kam njohur, shijuar dhe më parë

Por dashuria jote është ndjenja mě e çmendur .

-Ble Y...
 
NIZAR QABBANI: DU ME SHKRUE FJALË TJERA PËR TY…

Du’ me shkrue fjalë tjera për ty,
veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetër
në përputhje me masën e trupit tand
e të dashtunisë t’eme.

Due me i ikë fjalorëve të gjuhës,
e buzët me i lan’ mbrapa.

M’asht mërzitë goja eme,
tash dua nji gojë tjetër,
që herë bahet
pemë qershije, e herë kuti shkrepsash.

Nji gojë nga e cila fjalët vijnë
si nymfat prej detit,
a si zoçkat e bardha të pulës
nga kapela e magjistarit.
 
PYESNI KUR TË KTHEHEM ... !

Mos trokisni më , jo në derën time
Nuk do të jem aty , e keni të kotë ...
Do të ik vërtet , por jo me pushime
Do të ik të mbyllem në të timen botë ... !

As në telefon , mos më merrni më
Mos u shqetësoni , jam dhe do t’jem mirë
Çfarë pse nuk dukem , e as nuk nxjerr zë ?
Mbyllur n’botën time , jetohet më mirë !

Mos pyesni për mua , si u zhduka vallë ?
Pak kohë do të duhet , që të më harroni
Pas vitesh do të kthehem , ngarkuar plot mallë
Pyesni atëherë , pyesni ç’të doni ... !
 
Kristal


Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
 
Ja!
Edhe pak...
Bëj durim zemra ime.
Mbrëmja do t'zbres.
Gjumi qepallat e syve
Ka me ti rëndu..
E ke me qen sërisht më të.
Deri në mëngjes..
E ke me u përpëlit në krevat.
Në mëngjes...
Për mos me ju largu.
E ke me i premtu se
Mbrëmja!
Ka me ardh sërisht.
Me ëndrra plot.
Dita!
Ska qen e shkruar
Për me qen bashk.
Po mos me u mërzit.
Në ëndrra ke mundësin
Me i dhan ngjyra qiellit
E me u puth me të
Edhe atje ku njeriu
Nuk preku kurr për fat.

Gerhard Pregapuca.
 
Do të ketë gjithmonë
Diçka
Që nuk mund të shprehet
As në gjuhë poetike

Fernando Pessoa
 
-Të ndahemi, mendoj!

-Ashtu them, dhe unë.

-Të largohem e diku të shkoj!

-Kam nevoj për net' pa gjumë.

-As muz nuk isha, e u bëra dot!
E dot, as më i vogli për ty frymëzim.

-Është e vërtetë ti nuk më frymezon.
Frymën ma ndal deri në dëshpërim .

-Atëher , them dhe ca të rri.

-Mendoj, veprim i menduar mirë.

-Të lëviz nëpër shtëpi..

-Pa ty gjithçka duket e ngrirë .

-Valixhet, nuk po i rëndoj
me plaçka e më the e të thashë.

-E drejtë , zhvishu më mirë e më kthe
ngadal të gjitha puthjet që të dhashë .

Gerhard Pregapuca.
 

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë…
Kujt ia fal ti përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?
Dalngadalë po shuhen dritat në bulevard…
Shirat nisën prapë…zogjtë po ikin,
dhe unë mbeta,
si një endacak!​

Sa çudi, kur ti më thua:
“Në zemër të kam”.
Unë e ndiej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban…
E pastaj sërish largohesh,
nga sytë më humb, mallin të ma shtosh…
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
qytetit s’dal dot!​

U bënë muaj që s’të shoh,
dhe blirët janë tharë…
Piano-baret, bulevardet,
pa ty, heshtin, qajnë…
I mungon, ti, këtij qyteti,
në çdo skaj dhe çdo sekondë.
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra t’u ftoh.​

Dhimbjen kush nuk e provoi,
zemra ime, në këtë botë?!​

 
Nese 1 dit largohesh....te lutem mos u kthe me kurr...!
Dhe un e kam 1 organ ne trup, quhet zemer dhe jo gur...
Nese do te me lendosh, mos me kerko kurr ne jet...
I lenduar jam dhe sherim akoma skam gjet!
Nese kam gabuar me ty...te kerkoj falje...
Nel tunelin e erret qe u futa, gjeta rrug pa dalje..
Nga ti skerkova asgje, as ti mos kerko nga une...
Plag me plag nuk sherohen..vec zgjerohen me shume.
 
Jam mësuar të mbaj dhe mas peshën e fjalës.
Jam mësuar të mbaj pesh' edhe jam munduar të mos i bëhem peshë askujt!
Jam mësuar t'i pres mendimet, të respektoj kritikat, gjykimet dhe injorancën e njerëzve.
Jam mësuar të qesh, të flas, edhe të hesht.
Jam mësuar t'i njoh injorantët, nga injoranca e tyre, pasi nuk kan fuqin apo strategjin t'a mundin atë, e të prezantohen si të kulturuar!

Por..

Prap kam buzëqeshur, pozitivisht apo negativisht, tek un asnjë jashtë unit tim nuk ka ndikuar.
S'kam shfryrë, as inatet e mia tek askush, por... të tjerët janë shfryrë tek un' edhe unë kam buzëqeshur!

Kam mësuar sesi të jetoj, edhe të vdes njëkohësisht.
Kam mësuar të jem i fortë, i dobët, por jo të dorëzohem.
Kam mësuar të veproj, edhe të gaboj,
edhe kam gabuar, shumë herë!

Ndaj... nuk më intereson cfarë thua ti, ai/ajo, ata/ato!
Sepse... ju jeni mësuar të merreni me të tjerët, edhe jetën tuaj, tu a lini të tjerëve t'a menaxhojn!
Por unë... s'jam mësuar kështu!
 
Dashuri ...

Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri !?

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj... E humb më shumë
S'gjen themel zemr' e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë !

Ti më do edhe m'a thua.
Mirëpo unë s'di s'i ta them.
Të pohoj ''dhe unë të dua''
Eshtë një varg, jo një poem'...

Sespe thjeshtë, ndjenjat e mia
Nuk i nxë veç një fjali
Nuk mjafton as poezia
Do me dhjetëra, poezi!

Ti më prek, unë shkrij si hekur
Përpëlitem, bëhem hi
Kur largohesh, jam i vdekur
Pikë. Kjo quhet dashuri.

@Bledi Y
 
Asgjë, nuk dua nga ty...!

As hund!
As buzë!
As sy!
As trupin, me puthje të ta përshkojë !
As flokët!
Si dikur të ti ledhatoj!
Asgjë nuk dua nga ty...!
As hënën !
As yjet !
As diellin që na ngrohu të dy!
As netët, epshore në orët e vona!
As fjalët, që vetëm ne I thamë!
Asgjë, që mban brënda kujtimet tona!
As këmbanat e lamtumires!
Kur pas teje ranë!

Gerhard Pregapuca.
 
Sot dua nje person
Nje person qe me pyetje nuk te bombardon...
Nje person qe nuk kerkon llogari...ku je çfare ben...kafen me ke po e pi...
Nje person qe me shikim te kupton...
Nje person qe nuk ankohet per çdo gje qe e rrethon...
Sot dua nje njeri...
Nje njeri qe nuk largohet kur ne jeten time bie shi...
Nje njeri qe nuk trillon por qe ka nje histori...
Nje njeri qe ecen me mua ngadale...
Nje njeri qe kur gaboj nuk me ofendon me fjale...
Sot dua dike te jete origjinal...
Dike qe nuk deliron per famen ne nje portal...
Dike qe me mua flet kur me takon...
Dike qe ne tavoline perkushtohet e nuk chaton...
Sot kerkokam shume do thoni...e di...
Por ju lutem mos harroni...nuk kerkova disa...kerkova vetem 1...
 
Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! Tek bëj kështuzë,
Hop! Të shoh këtuzë!
Ha! Tek bën ashtuzë,
Hop! Buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf, moj zemrë-e mjerë…!

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
 
Mungesës së tij...

E kur ditëve më mbyt malli
Shpirti digjet si një letër
Trupi i vdekur për se gjalli
Do kët' botë, a botën tjetër?!

Natën pres për ta takuar
Lutem në ëndrra at' ta gjej
Të dy bashkë të përqafuar
Për një çast veten gënjej.

Por në ëndrra rrall më vjen
Dhe pse shpesh aty kërkoj
Skutat e shpirtit ai i gjen
Më mjafton pak të gjurmoj.

Eh sa fjalë kam për ti thënë
Sa ankesa kam, pafund...
"Përse vetëm më ke lënë
kur e dije se pa ty s'mund"?

Faqeve rrjedhin pika loti
Malli shpirtin më ka mbytur
Sa më mungon e di veç Zoti
Pa të, në errësirë jam zhytur.

Pa të, i vrenjtur është dhe moti
qëkur qiellit, ai është ngritur...
 
FOBITË E MIA

I ftohti i motit çështje e ditës,
ngricat kanë ngritur mbretërinë e tyre,
kanë nënshtruar shtete e kontinente,
veç për to flitet...panik, kudo panik,
për ngricat e shpirtrave askush nuk flet
edhe pse prej shekujsh bëjnë kërdinë,
njerëzit nuk e njohin fobinë e vërtetë,
mua të tjera fobi më lenë pa frymë,
për ngricat e motit nuk dua t'ia di,
kam ende pranverën në shpirt,
diellin e gushtit në sy,
kripën e detit në lëkurë,
në flokë të purpurtën e vjeshtës,
në zemër thesare të pazbuluara ende,
më mjaftojnë për të gjithë
dimrat e jetës....

E di...
nga ngricat nuk vdes,
kam të tjera fobi...

Aida Previzi
 
Dashurinë e kam pa në shumë trajta...
e kam pa te nji nanë
e kam pa te nji fëmijē
te nji kangë
te nji poezi te nji lule.

E kam pa dhe tek Ti...
por Dashninë e vërtetë e kam pa te nji cigare
(o më saktë te ai që e pi).
E mendoj si dashninë ma të fortë
nji dashni që trunin ngacmon kur shija ta do,
nji dashni që delikatisht e kap me gishta
e ve ndër buzë...
dhe e puth,
e shtrëngon mos ikë e ndez,
dhe me tan forcën e shpirtit e thith...
e përmes nikotinës,
trunin deh.

At' moment asgja tjetër s' ka randsi
gjithçka fshihet,
përveç ne te dyve...
Nikotina, dhe Ti.

Aty i kuptoj guximtarët që nuk kanë frikē,
nuk kan frikë se kjo dashni i vret,
nuk kan frikë se kjo dashni i shpenzon,
nuk kan frikë se mjeksia e quan "helm".
Duan vet atë që shpirti e truni ua don.

Një dashni nga e cila divorcohen shpesh...
për tu bashkuar përsëri,
Dhe sikur të shkonin drejt një gijotine
dhe sikur shpirti tyne të shkonte për dreq.

Tani e kuptoj që cigarja është për guximtarët
që nuk kan frikē nga puthja,
as nga arom' e nikotinës,
as nga rreziku nuk kanë frikë,
nga marramendja,
as nga shkrirja nuk kanë frikë...
përkundrazi,
dehen nga dashnia.

Un nuk e pi cigaren
madje as nuk e vë në buzë,
ama...
buzët mashkullore që e thithin më ndjellin si një e fortē muzë.
Cigaren e shoh si ma të fortën konkurencë.
Në një kohë,
ku gjithë sytë e vëmendja janë te Ti,
Shijen e buzëve i merr ajo cigare,
dhe eliksiri saj përthithet nga yti trup,
e mbushet me det dashni.
(mallku e beku qoftë dehashpirti nikotinë)
 
MALL

Mall i pa gjumë.
Të mungon kur e ke pranë,
Larg, të mungon më shumë.

Mall për një puthje,
për një zënkë
në përkëdhelje shuar.
Mall për një fjalë,
që të bën t’vdesësh duke ëndërruar.

Mall, sa i mallkuar!
Mall për ç’iku,
Ëndërr për ç’ke dëshiruar.

©Ardi OMERI
 
I mugët është pasioni yt
si nata
Bie në gjunjë edhe i falesh
hedonizmit të marrëzisë tënde
Përpiqem të vjedh
pakëz nga ajo çmendje
me shpresën se do çlirohem
nga e imja marrëzi
Të afrohem
dua të të shijoj
e sa më shumë afrohem… drithërohem
Nga fryma jote përvëluese në ngjyrë alle
nga ai… demoni i zvetënuar
që fsheh brenda vetes
Dhe era mbështillet rreth meje
trazohet me flokët e mia,
pikëllimi i saj
Ulërin mëkati… brenda kurmit tim
digjen këmbët e mia
a thua se shkel mbi thëngjij
e megjithatë
Djall, nuk ta kam frikën
jo… frikën nuk ta kam
Të dashurova…
 
156313096_813816235883028_6169662576989552787_o.jpg
 
TË MOSKUPTOHEMI ËSHTË E TMERRSHME…

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top