Vanesa Krasniqi befason jurinë e SuperStar në Gjermani!

METi

-=EdoLorEli=-
Shqiptarja nga Kosova Vanesa Krasniqi ka shkëlqyer në spektaklin SuperStar në Gjermani që ka për qëllim nxjerrjen dhe zbulimin e yjeve të reja. Ajo është vetëm 13 vjeqare dhe ka një zë shumë të bukur dhe aftësi të mrekullueshme vokale. Juria e SuperStar mbeti e mahnitur me performancën e saj mbrëmë ku ajo këndoi këngën e Kelly Clarkson - Because Of You!

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=R7pquRXqM30]Vanesa Krasniqi - Because Of You[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Bravo MEti si gjithnje i perpikte edhe shume i sakte ne zgjedhjen e materialave qe poston(kete se them per te bere lajka).
Kjo goca te them te drejten me emocionoi edhe mua,mbase per vet faktin se eshte shqiptare,e lere me po te isha ne salle,do qaja dhe une :D
 
paska vertete ze te fuqishem, me emocione te pafundme ndersa e kendon kengen jo qe e ben ate te jete perjetuese e vertete dhe jo thjeshte interpretuese. Per moshen e saje dhe mungesen e praktikes, kjo vertete eshte shume e talentuar dhe premton nje te ardhme te arte ne skene.

I lumte vajzes!
 
Kjo ne Gjermani ? Un sot e pash ket video dhe me than ne Zvicerr, po sigurt gabim paskan mar vesh njerzit. Sidoqoft pak rendsi ajo, kryesorja qe kjo Vanesa vogel isht YLL i madh, bile pertej tij kur bejm krahasimin me kengetaret e estrades tone. Sigurisht, po bazona ne moshen e saj 13 vjeç me knu LIVE hitin qe beri te famshme Kelly Clarkson-in. Sigurt ka mu mahnit edhe kjo e fundit kur ta degjoje si e kendon kangen e vet nje babyface qe hala nuk i takon leternjoftimi haha.
Sa i perket kengetareve tona , un me plot qef isha krenu para nje te huaji me ket qiken e vogel, se sa me genten e noren qe ne cdo kenge nje pjese jo te vogel te zerimit e bejn ne menyre artificiale ( rroft kompjuteri ) !
 
Paska vertet ze shuuum te bukur,po nuk duket aspak si 13 vjecare jep pershtypje si me e madhe ne mosh.
P.s. ju duket qe i ngjan pak Leona Lewis si nga zeri edhe nga fytyra :D
 
Keto jane vertete gjera qe te bejne te ndihesh me gjithe zemer krenar per origjinen qe ke..:)
Uroj qe talente te tille, nga Shqiperia, te zbulohen me shume ne te gjithe fushat..:)
 
mire qe kjo goca ska fatin te jetoje ne Greqi se tani do e kishim vene ne listen e tradhetareve te kombit :p

Bravo ka talent
 
mire qe kjo goca ska fatin te jetoje ne Greqi se tani do e kishim vene ne listen e tradhetareve te kombit :p

Bravo ka talent

Hahahaaa, ne Greqi ndoshta sdo e kishin lene te arrinte deri aty, se kishin pranuar qe ne fillim...
 
Me rrenqethi kjo vogelushja....Shume ze te bukur dhe te fuqishem.S'mora vesh asgje nga ato qe i tha juria,por s'ka problem..:D
 
sa bukur ka kendu kjo goca...ta shohim se si do i eci gjate emisionit...:D
jane edhe disa shqipetar te tjere qe kane lene pershtypje jashtezakonisht te madhe....
 
Sot nga nje shok i imi degjova kete :)
Vajza ish e gjitha me talent :) Zerin e kish te ngjajshem me Kelly Clarkso-it Ngritjet dhe uljet njejt :) nuk munda ta dalloja se ishte Vannesa apo Kelly :) por me interesant me erdhe ai Zezaku kur desh e qmendi vajzen :p duke bertitur neper Sken ...Hallall i qoft Vaneses :)
 
Sot nga nje shok i imi degjova kete :)
Vajza ish e gjitha me talent :) Zerin e kish te ngjajshem me Kelly Clarkso-it Ngritjet dhe uljet njejt :) nuk munda ta dalloja se ishte Vannesa apo Kelly :) por me interesant me erdhe ai Zezaku kur desh e qmendi vajzen :p duke bertitur neper Sken ...Hallall i qoft Vaneses :)

bruce darnell...i cmendur fare hahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top