Valbona, oaz freskie mes alpeve

Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Kjo do te thote qe duhet tju bashkoj une :))) si klv nga malet mija? Nje gote vere e shijove?

....tobenestrafkulla!! nuk pi alkol une..
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Nk.kan qene me kane thene se eshte e bkr, sivjet nqs,me del koha,

Kam qene ketej nga mali i Monelles e nga Lura e me ka plq,shume.

Thethi e Razma jane gjithashtu te bkr, e me ajrin e shendetshem.

Ku ke qen ti kam qen edhe une .. ja do ikim ta shikojme e te themi vertet qenka bkr ose cuq :)
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Ahaha. sh.bkr.është atje ku isha unë me tê ver8.
Mos jemi parê gjëkundi ne në Gjegjan :)

Hahahaha gjegjan i pu ska qene por kam.patur nje shoqe klase nga gjegjani .. sa njeri i mire uroj te ket fat ne jete.
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Me 28 eshte nje organizim per andej me traget neper liqen. Nese vendosi me shku do ju njoftoje e hiq, hiq foto nga atje ju dergoje :teleskop:
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Nëse do të thithësh oksigjen, të çlodhësh sytë në ujërat gurëkali të lumit, të hash ushqim të mirë, të ecësh maleve e të zbulosh vende si të skalitura me dorë, këtë mund ta gjesh në Valbonë, në këtë thesar natyror që s’duhet lënë pa u zbuluar. Rruga më e shkurtër e pa mund për të mbërritur në Tropojë është përmes Kosovës. ثshtë tërësisht e asfaltuar deri në destinacionin final. Nuk zgjat më shumë se 4 orë edhe me një ndalesë në mes.

Procedurat në kufi janë të shpejtuara e nuk na duhet të presim aspak. Kjo Rruga e Kombit na ka afruar aq shumë me Kosovën, sa duket vetëm një hap larg. Për të shkuar në Tropojë duhet të kalojmë përmes Gjakovës. Përballë fushave të mbjella me perime lartëson mali i Shkëlzenit.

Pika kufitare ndodhet në Qafën e Morinës dhe duhen vetëm 17 kilometra, sipas tabelës, për të mbërritur në Tropojë. Qyteti është vendosur në këmbët e malit e në anë ka masivin gjigant të gështenjave që është mbi 3 mijë hektarë, ndërsa para ndërpritet nga ujërat e kulluara të Valbonës. Qyteti është në festë, është 3 qershor dhe në këtë ditë nis zyrtarisht sezoni turistik. Daullja kërcet dhe djemtë e vajzat kërcejnë vallen e Tropojës para muzeut të qytetit.

SALIU
Tropoja është një vend i pasur minerar, ashtu si dhe alpet përreth ka krom, kuarc… Në një ndër dhomat e muzeut ku janë ekspozuar foto nga bukuritë natyrore, veshjet karakteristike, vegjë dhe vegla pune, ndodhet një maket, i vetmi në Shqipëri i këtij lloji, maketi gjeologjik i alpeve. Sali Gabraj, gjeolog në pension, i qëndron pranë. E ka bërë këtë maket me duart e veta, 26 vjet më parë. “E kisha me shumë dëshirë ta ndërtoja këtë maket. Kam punuar shumë derisa e realizova dhe është i pari i këtij lloji në gjithë Shqipërinë”, thotë Saliu. Maketi u inaugurua në vitin 1989 nga Ramiz Alia, i cili pa dyshim që mbeti i surprizuar nga puna e gjeologut. Por Saliu nuk rresht së dashuri punën e tij. “Në fund të këtij viti do të kem gati maketin gjeologjik të gjithë Shqipërisë në shkallë 1 me 100 mijë. Jam duke e punuar dhe ndihem kaq mirë”, – thotë Saliu.

Miku i tij, Skënder Hoxha, gjeolog në pension, kur e pyesim se si është situata e kromit sot, tund kokën. “Pas investimeve të italianëve në vitin ’39 dhe riaktivizimit në vitin 1955 nga gjeologë rusë e gjermanë, minierat në fillimet e veta nxirrnin 15 mijë tonë në vit, deri në 80 mijë. Sot prodhimi është si në fillimet e punës në miniera, sepse taksat janë shumë të larta, sa paguhet edhe taksë lagështie e minerarit, një gjë non sens”, thotë Skënderi. Sigurisht që një pjesë e jetës së tropojanëve lidhet me minierat, një pjesë me gështenjat e bimët medicinale, pjesa tjetër ku të mundet.

VALBONA
Për të shkuar drejt thesarit, largësia është vetëm 23 kilometra, në një rrugë të shtruar me asfalt së fundmi deri në destinacion. Rruga gjarpëroshe rrethuar me maja të larta e lumin përbri është bukuri e rrallë. Në këtë vend ka liqene alpine, plantacione boronicash, bjeshkë, shpella fantastike, maja, parqe natyrore e parqe kombëtare të kategorisë së parë, ka kalanë e Lek Dukagjinit dhe kulla të bardha që kanë mbetur të paprekura, ashtu si dikur… Lugina ka festë e dhjetëra vizitorë nga Vlora në Shkodër janë bërë pjesë. Nuk mungojnë as deputetët e Tropojës, prefekti e kryetarët e bashkive fqinje.

Koncerti me këngë e valle vendase na befason me një mizaskenë të dasmës tradicionale ku gruaja vjen mbi kalin e bardhë me duvak dhe qan me ngashërim në ditën e saj të martesës, që në fakt duhej të ishte një ditë e gëzuar. Gjithsesi ky ka qenë një zakon i hershëm sepse sot s’ka më lot. Pas festës, të gjithë vizitorëve u shërbehen ushqime karakteristike të trevës, fli, lakror me miell misri e lakra të egra, djathë, petulla me mjaltë… raki e verë vendase. Festa vazhdon sërish, sepse të gjitha hotelet e bujtinat janë të zëna nga vizitorët që kërcejnë e këndojnë.

JO VETثM
“Tropoja është e bukur në çdo skaj të saj, nga Brisa në Padesh, nga Curraj e Epërme në Bytyç e Berishë, nga Valbona në Fierzë, ndaj duhet t’i shihni”, thotë me dashuri për vendin e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. Sipas tij, turizmi është një nga asetet kryesore që do të sjellë zhvillim në Tropojë, ndaj po bëhen shumë përpjekje për ta promovuar. “Në emër të Bashkisë së Tropojës, dua të falënderoj ata që na kanë dhënë një ndihmesë të madhe në këtë drejtim, shoqatat e turizmit të alpeve, këshillin e qarkut Kukës, veçanërisht fondacionin gjerman ‘GIZ’, dhe kërkoj që të vazhdojnë të na mbështesin me njohjen dhe shfrytëzimin e këtyre resurseve. Ne duhet t’i orientojmë turistët të dalin nëpër asfalt deri në Markaj apo Kërrnajë dhe të shijojnë Parkun e Gështenjave, më të madhin në Ballkan, të shkojnë në qytezën e bukur të Fierzës për t’u shpjeguar hidrocentralin dhe një nga digat më të larta të Europës”, thotë kryebashkiaku Dushaj, duke shtuar se bashkia bashkë me banorët e këtyre zonave janë duke punuar për të hapur sa më shumë rrugë e shtigje të asfaltuara.

(el.sp/Gazeta shqiptare/BalkanWeb)
 
Në Valbonë mund të pushosh edhe në dimër

Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit, është një destinacion shumë i vizituar.

Shtrihet mes majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare.

Të bësh një udhëtim në dimër në Luginën e Valbonës, është një mrekulli shpirtërore përsa u përket emocioneve që të ofrojnë peisazhet e saja.

Në mbrëmjet e bujtinës, mitet e zonës do t’i kesh këmbëkryq pranë të zotit të shtëpisë. Gatimet e veçanta tradicionale, ku vendin kryesor e ze mishi i pjekur, turshitë vendase, gështenja, mbretëresha e zonës, si dhe zjarri në oxhak e çifteli me këngë epike e lirike.

Ato janë të bukura dhe mbresëlënëse.

Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, që të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.

Agjencitë turistike të krijojnë komoditet në udhëtimet e fundjavës. /a.ke/ transmeton Shqiperiaime
valbona1.jpg
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Vitin e kaluar shkova disa here per peshkim, sivjet do e dyfishoj. Aty te rritet jeta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top