Valbona, oaz freskie mes alpeve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Valbona është padiskutim një nga zonat më të bukura në të gjithë bjeshkët e Malësisë dhe Bjeshkëve të Nemuna, që shtrihen në tri shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. E gjithë zona është shqiptare dhe për të, tri qeveritë kanë hartuar dy vjet më parë një program për shpalljen si park natyror në një sipërfaqe toke prej rreth 200 mijë hektarësh. Drejtuesit lokalë të pushtetit shprehen optimistë që në verën e sivjetme Valbona të vizitohet nga rreth 30 mijë turistë. E duket se kjo po vërtetohet më së miri. Lugina e Valbonës, në rrethin e Tropojës, në këto ditë të nxehta të motit është shndërruar në një oaz të freskët, ku si rrallëkund në bjeshkët e Shqipërisë gjen aq turistë, por edhe banorë të zonave që shkojnë për të pushuar. Valbona këto ditë i ngjan një metropoli alpin europian, që bie në gjumë vetëm pas mesit të natës, për t‘u ngritur vetëm pas pak orësh, në mëngjes, ku dielli ka pak që është ngritur në qiell. Aty ke mundësinë të shijosh natyrën me të gjitha nuancat e ngjyrave, freskinë e ujit të ftohtë, ajrin e pastër dhe relaksin. Ka aq shumë hapësirë, sa çdokush do ta gjejë veten vetëm me ujin, lisat e lartë dhe këngën e zogjve. "Parajsa s‘ka brirë, ja kështu është", tha një pushues nga Prishtina.

Infrastruktura

Deri pak vite më parë, Valbona ka qenë "mollë e ndaluar" dhe e vështirë për t‘u arritur, jo vetëm në kuptimin e udhëtimit të gjatë dhe të lodhshëm, por edhe për problemet me akomodimin. Por duket se shtetit shqiptar më në fund i ka "tepruar" diçka edhe për luginën e Valbonës. Kjo vihet re qysh në aksin që lidh Valbonën me qytetin e Bajram Currit, ku rruga jo vetëm që është asfaltuar me trotuare dhe bordura mbrojtëse, por është krejtësisht e ndriçuar me drita. Një gjë të tillë e ndesh shumë rrallë në zonat rurale. "Jemi kthyer edhe ne kah jeta; deri para dy-tre vitesh kemi qenë të harruar, por sot kemi miq të shumtë që po na shtohen nga dita në ditë", thotë Man Slia, një burrë i moshuar, banor i zonës. Pemët e larta, ajri i freskët gjatë ditës, një puhizë e ftohtë në orët e natës, përbëjnë "sekretin" e suksesit për turizmin në zonën e Valbonës. Por në këtë mes nuk duhet anashkaluar edhe vëmendja e Ministrisë së Kulturës, e cila ka investuar jo pak në restaurimin dhe sistemimin e mejhaneve të vjetra, bujtinave karakteristike të zonës. Në këtë mënyrë është zgjidhur problemi i akomodimit dhe sigurisht kjo ka ndikuar në afrimin më tepër të turistëve.

Turizmi

Valbona është prej shumë kohësh një park kombëtar, por vetëm këto vitet e fundit është bërë e njohur për të huajt, që mbeten të mrekulluar dhe tërhiqen gjithnjë e më tepër nga bukuritë e kësaj zone. "Turizmi po kthehet në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone. Këtë vit, edhe në dimër nuk kanë munguar turistët, duke bërë kështu që zona të jetë e preferuar për turistët gjatë gjithë vitit", na thotë kryetari i komunës, Rexh Biberaj. Sa për sezonin dimëror, ai shtoi se dimrin e fundit, një grup turistësh nga Izraeli u bllokuan nga dëbora dhe ndonëse kishin ardhur për 3 ditë, u detyruan të qëndrojnë një javë, për shkak të reshjeve të dëborës.

Besnikë të traditës

Nga elementet që bëjnë më shumë përshtypje te bujtësit dhe vizitorët ditorë është mënyra origjinale e jetesës, ku tradicionalja, me gjithë tendencën teknologjike, vazhdon të mos preket. Kjo i ka dhënë Valbonës edhe "namin e mirë" që gëzon. Nga ana tjetër, për fatin e mirë të shqiptarëve, por edhe të të gjithë atyre që u bie rasti të vizitojnë dhe shijojnë bukuritë e Valbonës, është fakti se viti i rrëmujshëm 1997 nuk la asnjë shenjë në të dhe ajo nuk u dëmtua. Edhe pyjet u ruajtën, ndoshta se pse nuk kishte rrugë normale për makinat, apo ndoshta thjesht nga fati!

Fshati

Fshati i Valbonës (buzë lumit) në një lartësi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit me shtëpi të shpërndara, ka rreth 300 banorë. Një pjesë e madhe janë zhvendosur prej vitesh në kërkim të një jete më të mirë. Por tashmë atyre banorëve që kanë mbetur aty, siç tregojnë dhe vetë ata, fati u ka buzëqeshur. Tashmë ai ka hyrë në faqet e guidave turistike më të njohura në Europë. Kjo ka bërë që në muajt e verës, fshati të "përmbytet", jo vetëm nga turistë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit. "Këtu vazhdimisht ka pasur tentativa për eksplorim turistik nga kosovarët, por nganjëherë edhe nga të huajt, të cilët të nesërmen iknin, sepse nuk kishte rrugë, nuk kishte rrymë elektrike", thotë një 30-vjeçar, i cili punonte në han si kuzhinier. Duke vijuar ligjëratën shton se tani nuk është e vështirë të udhëtohet në Valbonë, ka një rrugë automobilistike 6 metra të gjerë, të asfaltuar, me trotuare e ndriçim. "Kjo rrugë i ka dhënë një fytyrë të re Valbonës, kur vjen këtu ndihesh mirë dhe e ke të vështirë të ikësh", thotë një pushues nga Deçani i Gjakovës, i cili na rrëfen se që prej tre vitesh shkonte me pushime njëjavore me familjen.

Investimet

20 milionë lekë të rinj dhënë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e ujësjellësit kanë zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të njërës prej pikave më të frekuentuara të kësaj lugine turistike. Bashkë me rrugën e asfaltuar me një gjatësi prej 25 km, falë një fondi prej rreth 5 milionë dollarësh, ndërtimi i 6 banesave të reja turistike, si restaurimi i disa haneve të vjetra janë tregues i kthimit të "vëmendjes" te Valbona dhe që i kanë dhënë asaj motivin dhe shanset për të qenë një perlë e kërkuar në Europë e përtej saj.

Drejtues të komunës tregojnë se është investuar disa dhjetëra milionë lekë edhe për rikonstruksionin e kanalit të Krasniqes, si edhe për asfaltimin, ndërtimin e trotuareve e ndriçimin e rrugës kryesore të qendrës së Komunës Margegaj. Në Qarkun e Kukësit janë të rrallë fshatrat ku mund të ecësh në rrugë të asfaltuara dhe trotuare të ndriçuara.

Banorët e zonës, duke kuptuar fatin që zhvillimi i turizmit është një mundësi e madhe që u ka dhënë natyra e që duhet ta shfrytëzojnë me nikoqirllëk, duket se i janë përkushtuar me energji. Gati çdo familje e ka orientuar zhvillimin e vet kryesisht mbi turizmin. Madje edhe blegtorinë, pemëtarinë, apo të mbjellat bujqësore i bëjnë në funksion të turizmit.

Shërbimi

Kuzhina tradicionale

Në Valbonë këto ditë janë të pranishëm rreth 800-1200 turistë, shumica e tyre janë kosovarë, ndërsa rreth 250 janë të huaj. Nga ana tjetër, janë disa qindra turistët ditorë që udhëtojnë luginës me veturat e tyre dhe kthehen brenda ditës. Për turistët gatuhen thjesht gjellët tradicionale. Mish të thatë në pranverë dhe të freskët tani në verë, fasule, çorbë, gjizë me spec djegës, qumësht, mjaltë e të tjera sipas kërkesave. Nga gatimet më të preferuara mbetet edhe trofta e lumit të Valbonës, një specie, e cila gjithnjë e më tepër po rrallohet. Gjuajtja pa kriter e troftës me tritol po rrezikon seriozisht shfarosjen totale të kësaj specieje ujore. "Trofta e Valbonës po shkonte drejt zhdukjes, por tani gjuetia kontrollohet nga policia komunale, apo inspektorët e Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor", tregon kryetari i komunës, Rexh Biberaj.




Jetesa

Banesat alpine, grishëse për turistët

Banesat alpine prej guri, me dritare të vogla, janë një mjet tërheqës për turistët. Në fshatin Valbonë janë rreth 15 të tilla, me rreth 100 shtretër gjithsej, ndërsa sapo janë ndërtuar edhe 4 të tjerë që do të jenë gati këto ditë. Njëra prej banesave është ajo e Selimajve, e ngritur në mes të fshatit, e cila thuajse asnjë ditë nuk është bosh. Të gjitha orenditë e shtëpisë janë prej druri, që nga shtretërit e deri te karriget dhe tavolinat. "Këto ditë kemi 16 kosovarë", thotë një prej punëtorëve të shtëpisë dhe shtoi se deri në fundin e shtatorit ka prenotime, ku ndër ta janë edhe disa italianë që do të vijnë në fillim të gushtit. Turistët çdo ditë kryejnë marshime në majat e maleve aty pranë, ndërsa një pjesë e tyre preferojnë të gatuajnë vetë. Atyre u shitet vetëm lënda e parë, mielli, mishi, vezët dhe gjërat e tjera të nevojshme.
*shqip*

normal_tropoje.jpg
normal_valbone_3.jpg
valbona_tropoja_district.jpg
 
Vitin e kaluar kisha hapur nje teme te tere me nje shkrim nga kjo perl e natyres shqiptare me plote e perplote foto magjepsese, por, qe fati i forumit qe fshiu shume tema.

Po i sjell ca foto te bera enkas:
kitrra-123-albums-miresevini-picture5293-kasollja.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4897-hpim1383.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4874-maje-guri.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4872-img-0017.jpg
 
Hej Kiterr , kete foton e fundit mos e ke bere nga lugina e çeremit dhe kjo mos eshte gje maja e kollates?
 
Shume bukur :) Kur tvi per pushime do shkoj edhe aty :)



:djalle:
 
Hej Kiterr , kete foton e fundit mos e ke bere nga lugina e çeremit dhe kjo mos eshte gje maja e kollates?


Hartini, te them te drejten emertimet ( apo siq thuhet ne zhargonin shkencor: toponimet) e ketyre majeve nuk i di. Une kam qene atje per nje vizite nje ditore me koleget e punes dhe nje pjese mjafte te mire te rruges e kam bere kembe ( i vetem se te tjeret udhetonin me makina), por, kam verejt se shtepite ishin shume te rralla dhe puthuajse shume pak te banuara. Vetem te fshati Valbone munde te gjeje pak me shume shtepi dhe munde te gjeje edhe bujtin per buajtje. Pra, perkunder deshires se madhe, aty kam takuar shume pak vendas, dhe nuk kam njohuri te medha rreth toponimeve.

Jam i bindur se ne mundesin e radhes do te shkoje atje dhe do beje nje vizite me te gjate.

kitrra-123-albums-miresevini-picture4896-hpim1382.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4899-sdc10315.jpg


kitrra-123-albums-miresevini-picture4871-fresku.jpg
 
Fantastike fotot por me fantastike vendet.....
 
Valbona ehste nje nder perlat e veriut te Shqiperise,,,deri ne Koman kam qene dhe liqeni i rrethuar nga malet ehste nje mrekulli po se shpejti do shkoj dhe ne Valbone sepse kam miq andej dhe me kane thene qe ehste nje mrekulli per syrin dhe gjithashtu per shendetin, eshte nje klime qe te mbush me jete,,,
 

Attachments

  • Photo387.jpg
    Photo387.jpg
    33.1 KB · Shikime: 24
  • Photo355.jpg
    Photo355.jpg
    33.3 KB · Shikime: 23
  • Photo321.jpg
    Photo321.jpg
    55.7 KB · Shikime: 34
  • Photo174.jpg
    Photo174.jpg
    47.9 KB · Shikime: 30
  • Photo169.jpg
    Photo169.jpg
    60.2 KB · Shikime: 27
Kitrra nqf se dikush eshte me motor pak i larte mund te shkoje ne keto vende e di qe ka rruge por mund te kalohen pa patur 4X4 a ku di une se me intereson shume flm
 
Kitrra nqf se dikush eshte me motor pak i larte mund te shkoje ne keto vende e di qe ka rruge por mund te kalohen pa patur 4X4 a ku di une se me intereson shume flm


Ne thjesht kemi shkuar me furgon te zakonshme madje te sterngarkuar ne te.
Rruga nuk ishte aq e keqe dhe ishte duke u rregulluar nje rruge mjafte e mire e asfaltuar, pra kishte nje projekt diku 5 milion euro dhe besoj se tani eshte ne perfundim.

Por te them te drejten se rregullimi i rruges mua nuk me ka bere pershtypje sepse ai rregullim do dergoje atje shume njeres qe do e shkaterrojne ate natyre te virgjer. Une nuk do e kisha rregulluar rrugen e asfaltuar per ate zone. Bjeshkataria eshte sport dhe duhet te mbetet sport. Ky eshte mendimi im. :gjujpeshk:
 
Ne thjesht kemi shkuar me furgon te zakonshme madje te sterngarkuar ne te.
Rruga nuk ishte aq e keqe dhe ishte duke u rregulluar nje rruge mjafte e mire e asfaltuar, pra kishte nje projekt diku 5 milion euro dhe besoj se tani eshte ne perfundim.

Por te them te drejten se rregullimi i rruges mua nuk me ka bere pershtypje sepse ai rregullim do dergoje atje shume njeres qe do e shkaterrojne ate natyre te virgjer. Une nuk do e kisha rregulluar rrugen e asfaltuar per ate zone. Bjeshkataria eshte sport dhe duhet te mbetet sport. Ky eshte mendimi im. :gjujpeshk:

aha ok faleminderit shume......e drejte kjo e rruges por po te behemi pak te vemendshem dhe vetdijshem besoj se nuk do e shkatrojme thjesht duhet rruajtur ....Une dua te shkoj deri diku me motor ose makine se pastaj dua te vertitem me kembe.......
 
Kitrra a i nderrojme bashke ,mi jep mua keto malet ..dhe ju andej merrni detin :D

Vertet te bukura , do ishte gje e mire nese njeriu nuk do vinte dore ne te .
 
Kitrra a i nderrojme bashke ,mi jep mua keto malet ..dhe ju andej merrni detin :D

Vertet te bukura , do ishte gje e mire nese njeriu nuk do vinte dore ne te .


o IDA keto male qe po i shikon ne keto foto jane ne Shqiperi dhe une kam qene atje i kam vizituar.

Me motor keso te rrugeve te veshira ate rruge e bene shume leht sepse ka fare pak qarkullim, ndersa me veture lluksoze akoma nuk do mundesh te shkoshe.

Edhe une gjate vizites kam ecur diku 8 kilometra. Gjate ecjes isha i vetem dhe u ndjeva mbret ne mes atyre majeve, shushurimes se gjetheve me nje komponim te papare te gurgullimes se ujit dhe cicerimes se zogjeve. Pra, nje simponi e krijuar nga flora e fauna e cila lente gjithqka per te deshiruar.

kitrra-123-albums-miresevini-picture5371-dsc05188.jpg

kitrra-123-albums-miresevini-picture5372-sdc10267.jpg
http://www.forumivirtual.com/members/kitrra-123-albums-miresevini-picture5372-sdc10267.jpg
kitrra-123-albums-miresevini-picture4872-img-0017.jpg
 
Pe: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Të udhëtosh në Valbonën e Bukur

29-300x256.jpg


Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore



Kështu ka magjepsur edhe Catherine Bohn, duke bërë të dashurohet jo vetëm me Alfredin, djalin shqiptar, por sidomos me shkrepat e lëndinat, kthjelltësinë e ujit, freksinë e ajrit dhe mikpritjen e malësorve.

Një udhëtim që ka nisur bukur jetën e amerikanes e jo vetëm


110.jpg


Lugina e Valbonës

Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura.

Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Të bësh një udhëtim në vjeshtë, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë,

i cili tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë.

valbona-300x245.jpg


Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.

Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës.

اfarëdo aspekti që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujrash, nëpër luginën e Fierzës, ku vjeshta ka mundur të ndryshkë vetëm shkurret e shpateve të thyera, duke e kthyer peisazhin në një spektakël të vërtetë gjyrash -

nuanca të së kuqes – që pasqyrohen mbi syprinën e gjelbër të liqenit.



Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, prane digës së hidrocentralit të Fierzës.

Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 km. Valbona ndodhet 25 kme larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës.

Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, udhëtimi kalon nëpërmjet një lugine të ngushte, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ah e bredh, ndërsa rruga është e paasfaltuar. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit, pasohen nga gryka e ngushte me shpate të thepisura e Klisyrës.

Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, më kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe më të vjetra. Në të të rrjedhës së Valbonës ndodhët një ujvarë disa dhjetra metra e lartë, që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, ndodhet shpella e Bajram Currit.

Valbona ka mahnitur shumë vizitorë të huaj, të cilët për të pranuar magjepsjen, janë kthyer ta vizitojnë sërish. Por deri më tash nuk kishte ndodhur ndonjëherë që vizitorët të mbeteshin përgjithmonë aty. Kjo ndodhi me Catherine Bohn, që erdhi nga Amerika e largët e u “shitua prej zanave”, të këtij vendi të egër.

Zanat e maleve shkundën shkopin e tyre magjik mbi kryet e Alfredit dhe malësori e magjepsi vajzën aq sa ajo nuk donte të shkonte më në Amerikë, por donte të rrinte aty, mes shkrepave e lëndinave ku ai kishte shtëpinë, e jetonte me vëllezërit e nënë Sosen.

Ndonëse thjesht me xhinse e atlete, e jo me veshje tradicionale e kësulë të bardhë mbi kokë, efekti tek Catherine ishte i njëjtë, ajo u dashurua me këtë djalë dhe vendosi të jetonte me të aty mes maleve, duke braktisur përgjithmonë tokën e premtuar.

Të flasësh sot për Valbonën, është e pamundur të mos përfshish në rrëfimet e tua Alfredin dhe Katerinën, të ciltët jo domosdoshmërsht por natyrshëm, janë njerzit e parë që ju presin sapo shkelni në Valbonë, nëse keni ardhur aty për të gjetur mikpritje dhe aventurë.

310-300x226.jpg


“Journey to Valbona”

Sot, askush nuk i njeh shtigjet e Valbonës më mirë se ajo. Cath, përshkon dhe përshkruan me dashuri çdo pëllëmbë tokë, çdo shteg të rrahur e të parrahur, çdo luginë e çdo pemë, çdo majë mali e çdo segment të lumit të kristaltë,

duke vënë në pah çuditshëm një dashuri që tingëllon gati ireale. Nga dashuria dhe pasioni për natyrën e Valbonës, ajo bashkë me Alfredin, themeluan një organizëm që të udhëhiqte njerëzit drejt bukurive të Alpeve, duke e shoqëruar me një faqe në internet,

ku civilizimi dhe njohuritë e saj, u vunë në dispozicion të natyrës dhe njerëzve që vinin ta vizitonin atë. “Journey to Valbona”, e shqipëruar si “Udhëtimi drejt Valbonës” e quajtën shoqatën e tyre Catherine dhe Alfredi.

Ky i fundit e kishte nisur qysh më parë aktivitetin e pritjes së turistëve, me shtëpinë e tij, bashkë me të vëllezërit. Dhe Catherinen e takoi pikërisht në njërin prej grupeve që shoqëronin nëpër Valbonë.

E pas qëndrimit të Cath, ata e zgjeruan aktivitetin duke hapur hotelin Rilindja. E gjithë familja kontribuon në mbarëvajtjen e një qëndrimi, duke filluar prej strehimit, e deri te udhëtimet në natyrë me guida të stërvitura mirë, që njohin çdo shteg.

Por në vëmendjen e kësaj organizate është e gjithë struktura pritëse e Valbonës, madje e gjithë Alpeve. Nëpërmjet komunikimit me këtë faqe, mund të lidhesh në kontakt me të gjitha shtëpitë pritëse në Valbonë e më përtej. Për të patur një ide të përgjithshme mbi koston e akomodimit,

një natë në një shtëpi pritëse ose hotelin Rilindja, kushton afërsisht 25-30 euro, me të gjitha vaktet e përfshira.

63.jpg
81-300x295.jpg



Si shkohet në Valbonë

Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtosh shtatë orë nga Tirana. Pjesa kryesore e udhëtimit, është segmenti Tiranë-Bajram Curri, që përfshin edhe udhëtimin me traget nëpër liqenin e Komanit.

Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit, janë të paharrueshme.

Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malore. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigante të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.

Udhëtimi me traget zgjat dy orë e gjysmë dhe kushton 300 lekë të reja, ndërsa udhëtimi nga Tirana në Bajram Curri me furgonat e linjës, kushton 1000 lekë të reja. Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës, shkohet me mjete të tipit 4 x 4 por edhe me furgonë të linjës, bileta e të cilëve kushton 150 lekë të vjetra.

Kushtet klimaterike

Ka klimë malore, por me diell gjatë verës. Temperaturat nuk janë kurrë tepër të larta për shkak të pozicionit të zonës në lartësi. Në dimër ka mjaft dëborë që shtresëzon deri në një metër e në periudha të caktuara, edhe më shumë.

Rreshjet vjetore janë të bollshme, pjesa kryesore e tyre bie në vjeshtë dhe në dimër. Klima në këtë rajon është më e përshtatshmja për turizëm gjatë verës dhe në dimër gjithashtu. ثshtë për t’u theksuar fakti që infrastruktura e vështirë nuk ju lejon të udhëtoni vetëm,

e aq më tepër që rrugët në dimër bllokohen nga dëbora. Por duke kontaktuar guidat vendase, nëse jeni të vendosur që ta vizitoni në dimër, mund të lëvizni “me rrathë.



Mikpritja malësore
mikepritja-malesore.jpg

ثshtë folur shumë për mikpritjen e famshme të malësorëve në të gjitha Alpet shqiptare por në terma të përgjithshëm nuk mund të përfshihesh emocionalisht në ca kode njerëzore që ruhen mrekullisht në këto zona të Shqipërisë.

Në asnjë nga mënyrat e mundshme nuk mund të përshkruhet ndjesia që provohet nga kjo mikpritje. Nëse nuk shkon vetë të dëgjosh se çfarë fjalësh të thotë nana Sose kur të uron mirëseardhjen, nëse nuk shikon vetë se sa e lumtur është Catherine,

me djalin e saj shqiptar, nëse nuk e sheh Alfredin dhe të vëllezërit se me sa dashuri i përgatisin gjërat që do të marrin me vete turistët për shtegtim, se si i përkëdhelin kuajt, se si i shtrojnë vaktet, se sa dashuri hedhin në çdo gram ushqimi që servirin e gatuajnë,

nuk mund të kuptosh asgjë nga kjo mikpritje. Prandaj e vetmja mënyrë për të shijuar është të provosh, e vetmja mënyrë për t’u argëtuar është të guxosh, e vetmja mënyrë për të ndjerë Valbonën e bukur, është të shkosh atje e ta jetosh mikpritjen e saj….


R.Shqip
 
Pe: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Flora dhe fauna
Park ndërkufitar me vlerat më të larta të biodiversitetit. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), pyje të gështenjës (Castanea sativa) në gjendje natyrore, përrenj e lumenj malorë, etj. Park i pasur në endemizma e subendemizma. Parku është gjithashtu dhe një zonë e vetme e takimit të hormoqit (Picea abies). Takohen gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kope me dhitë e egra (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), etj, ndërsa nga shpendët veçojmë praninë e gjelit dhe të pulës së egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës së malit (Aquila chrysaetos), etj. Në ujrat e lumit të Valbonës takohet lloji globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra).

Aktivitete dhe sporte të ndryshme
Përgjithësisht dominojnë shëtitjet në natyrë por mund të ushtrohen edhe lloje të ndryshme sportesh, ngjitje në shpatet e maleve. Mund të ushtrohet edhe sporti i gjuetisë por vetëm gjatë sezonit dhe duke marrë informacionin paraprak se për cilat kafshë të parkut është e ndaluar gjuetia. Të apasionuarit mund të ngrenë kampingje, duke respektuar ambientin dhe duke u informuar më parë për zonat e lejuara. Valbona është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe segmente e rrëmbyera të lumit me të njëtin emër, mund të jenë një sfidë për të apasionuarit e sporteve ekstreme.
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Shpella e Bajram Currit, apo e Dragobisë?

Të paktë janë ata që duan të shijonë aventurën e shëtitjes nëpër pyll dhe marrjes së shpërblimit duke shijuar shpellën e Dragobisë

dragobia.jpg_595_7ea649f3ba397ea1928faedb378c9e7e.jpg




Sa prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë. Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale. Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë, pikërisht shpellën e Bajram Currit.


Sa prej jush kanë dëgjuar për Valbonën, perlën alpine shqiptare? Shumë. Dhe besojmë shumë të tjerë edhe kanë qenë atje. Por pak (ose aspak) prej jush kanë qenë ndonjëherë në Shpellën e Dragobisë, pavarësisht se mund të kenë qenë në Dragobi. Këtu nuk duam të llogarisim speleologët ose studiuesit që mund ta kenë vizituar shpellën për qëllime profesionale. Në vazhdën e pikave tërheqëse turistike të Shqipërisë, të cilat mund të vizitohen edhe për qëllime të tjera, do të donim të veçonim këtë herë, pikërisht shpellën e Bajram Currit. Fshati Dragobi ndodhet në Luginën e Valbonës, një fshat me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200-vjeçare, me ujvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta e ruajnë akoma konstruktin tradicional të krahinës. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së ujit të Valbonës, mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Emër jo pak i njohur nga çdo shqiptar si Hero i Popullit. Bajram Curri ka qenë atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, më 29 mars 1925. Atje tej, në sfondin e errët të një shkrepi malor, ndodhet Shpella e Dragobisë, e cila është madhështore për nga bukuritë dhe atraksionin që ofron. اdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje në këtë zonë, por për fat të keq ata nuk kanë një program të mirëfilltë për këtë shpellë. Askush dhe asnjë agjensi nuk i sjell për ta vizituar, të paktë janë ata që duan të shijonë aventurën e shëtitjes nëpër pyll dhe marrjes së shpërblimit duke shijuar shpellën e Dragobisë, kaq shumë të përfolur nëpër librat e historisë. Ata janë nisur për në një tjetër destinacion, në Valbonë, ku nxitojnë të shijojnë ushqimin tradicional si mishin e kecit, “kingjin në hell” (fërlikun), troftë Valbone, çorbë, gjizë me speca djegës, qumësht, mjaltë trumze dhe djathë deleje, mazë, bukë misri (leqenik), kos të kulluar dhe fli, pra janë të gjitha produkte biologjike të zonës, të shijuara këto në prani të një natyre të paharrueshme. Shpeshherë dëgjojmë për atraksione turistike të ngjashme me shtëpitë apo vendvarrimet e Franz Kafkës, Sergei Eseninit, Elvis Preslit, ku pelegrinët mbajnë radhë të gjata, madje udhëtimi i shumë prej tyre është vetëm për këtë qëllim, vizita në këto vendvarrime, për të parë dhe për të vendosur një tufë me lule, për të bërë një fotografi, për të ndezur një qiri, etj. Ashtu si shumë prej nesh bëjnë pelegrinazh në kishën e Shën Ndout apo në malin e Tomorit, po kështu njerëzit mund të pelegrinonin (nuk po pretendojmë radhë të gjata) edhe në Shpellën e Dragobisë... Shqipëria ofron shumë vende të tilla, që lidhen me një histori apo personazh historik, për të bërë pelegrinazh, në çdo zonë të saj. Ne do ti zbulojmë dhe do t`jua përcjellim, duke shpresuar se në të ardhmen do të realizojmë reportazhe të bukura, për numrin e lartë të turistëve në këto atraksione historiko-kulturore shqiptare....

Albtravel
 
Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Këtë fundjavë është çelur sezoni turistik në Alpet Shqiptare. Trageti i rimodeluar Alpin, nisi lundrimet në Koman e Fierzë për të gjithë turistet, që duan të zgjedhin zhurmën e paqtë të mrekullive të Luginës së Valbonës për të pushuar.

Në mbështetje të turizmit edhe Eurosig. Kadri Morina, president i Eurosig tha se bjeshkët janë një mrekulli e natyrës shqiptare, duke garantuar mbështetje për turizmin.
Ndërsa ata udhëtarë që zgjodhën të lundrojnë me tragetin “Alpin” shprehen të impresionuar nga komoditeti dhe më pas nga mrekullia e luginës së Valbonës.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Paska bere reklam tragetit ky. Megjithate paskan bere mire me kete traget me komod.

Ne Valbone kam qene dy here dhe kujtoje se sezona turistike atje eshte e hapur 12 muaj e qe besa do duhej te ishte dhe 24 ore.

Nje vend enderr per ta shiju ne cdo pellembe. Do jetoja tere jeten atje sikur te kisha mundesi. U merzita ca kur asfaltuan rrugen. Them se nese se mbajme nen kontrolle do e bastardojne dhe shkaterrojne. Shpresoje qe jo!
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Shkoj gati cdo vit, dhe do vazhdoj te shkoj. Derisa te gjej nje shpelle arushe e ta provatizoj..:)
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Shkoj gati cdo vit, dhe do vazhdoj te shkoj. Derisa te gjej nje shpelle arushe e ta provatizoj..:)

Me na lshu nje za kur te shkosh :peshkim: e t'pime aty ne oborrin e kulles noj liter raki me ushqime bio dej t'na ve veshi tik :eek:kidoki:
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Po ja leshojme nje za edhe te zotit t'shpise hartinit, se po na acaron arushat e nuk na lane rahat lol
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Mund te vi edhe une??? dua ta shikoj kete mrekulli se kam pare e gjithmone kam lexuar e degjuar per te...
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Mund te vi edhe une??? dua ta shikoj kete mrekulli se kam pare e gjithmone kam lexuar e degjuar per te...

Patjeter Jana , por mos harro kepucet alpine se do ngjitemi deri ne Kollat .
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

boh sa i prapshte qe jam, e lexova va... valbones nje mrekulli si ne film :(


Mua keto vende me pelqejne me teper se plazhi, te shoh ke te bind per te ber nje rruge andej :)
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Patjeter Jana , por mos harro kepucet alpine se do ngjitemi deri ne Kollat .
Flm hartini se stha njeri po ncnncnc edhe te mendosh qe ec vete
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Flm hartini se stha njeri po ncnncnc edhe te mendosh qe ec vete

Na moj ti se nuk te iku trageti kemi kohe..:) kemi 10 vjet une e kitrra qe s'arrijme te behemi per nje kafe Lol
ps. Sot isha andej nga malet tuaja CN ..:)
 
Titulli: Lugina e Valbonës një mrekulli si në film

Na moj ti se nuk te iku trageti kemi kohe..:) kemi 10 vjet une e kitrra qe s'arrijme te behemi per nje kafe Lol
ps. Sot isha andej nga malet tuaja CN ..:)

Kjo do te thote qe duhet tju bashkoj une :))) si klv nga malet mija? Nje gote vere e shijove?
 
Titulli: Valbona, oaz freskie mes alpeve

Nk.kan qene me kane thene se eshte e bkr, sivjet nqs,me del koha,

Kam qene ketej nga mali i Monelles e nga Lura e me ka plq,shume.

Thethi e Razma jane gjithashtu te bkr, e me ajrin e shendetshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top